Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 126
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    31

    Ndarja e popullit Shqiptar nga ai "Kosovar" dhe anasjelltas!?

    Ka shume gazeta ditore, radio e televizion qe tentojne qe te imponoj me dhune termin dhe kombin e ri "Kosovar"! Ne gjdo artikulle dhe ne gjdo shkrim ketu perdoret fjala ndarese dhe e dyshimt "Kosovar"!
    Tani ka filluar te flet edhe per letersine "kosovare" dhe gjuhen "Kosovare"....!!!???
    Si te quhen shqiptaret ne ish Jugosllavi?! "Kosovar"?!!!
    Po,c'fare te bejme me shqiptaret jashte Kosoves? Si te quhen shqiptaret ne Maqedoni? Maqedonas!?
    Po shqiptaret ne Mal te zi? Malazez!? Po ne Bujanoc,Medvegje e Presheve...!?
    Kufijte e Kosoves jane kufij politik, jane ideologjik e historitk, janė te ngushtuar e te pergjakur...! Ne rajonin gjeografik te ballkanit ka vetem Shqiptar,serb,grek, bullgar...etj.
    Po te pranonin te gjithe shqiptaret ne ish Jugosllavi te jetonin ne Kosoven me kufije te natyrshem, ateher a do te ishte "e arsyeshme" te quheshin "Kosovar"?
    Termi, fjala, produkti artificial "Kosovar" a mos eshte copezim, vetizolim dhe vetshkaterim i identitetit e letersise e kultures e gjuhes Shqiptare?
    Shqiptari nga Peja!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Se pari kam nje pyetje per juve albanino. Jeni ju per Pavaresine e Kosoves? Nese po,, atehere si mendon se do te arrihet kjo paveresi, me bashkimin e tokave Shqiptare.

    Karta e OKB's thote se dy shtete me emer te njejte,flamur, hymn, etj nuk mund te egzistojne. Nuk di se pse i frigoheni ketiij termi aq shume. Nuk ka per qelllmin copetimin e kultures apo popullit Shqiptar. Zvicra dhe Austria, dhe me sa me duket mua edhe Gjermania kane nje histori te njejte nga aspekti i prejadhjes, por tash jan etre shtete te cilat kane te njejten kutlrure dhe flasin te njejten gjuhe. Ne jo vetem qe duhet friguar ketij termi, por duhet edhe perqafuar. Mua nuk me pengon kur me therrasin Kosovar. Mburrem se jam shtetas i Kosoves. Me mire qe dikush te me therret Kosovar se Shqiptar i Kosoves. DMth, me kete term, une qenkam vetem nje popull perberes i Kosoves.

    Ky term eshte ka perdoret me qellim nga politikanet tane. Per arsye te larte-permendura. PO te behemi te Pavarur edhe flamurin duhet nderruar.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Dikur, nga vitet '70, Bashkim Paēuku vjen nė Shqipėri me mision tė caktuar, tė bisedojė me Enver Hoxhėn pėr ēshtjen qė mė vonė do merrte pėrmasa tė mėdha. A tė ngriheshin apojo shqiptarėt nė Kosovė pėr Republikė. Hoxha nuk ia mbėshteti kosovarėve rebelimin pėr Republikė, ndonėse propaganda e RTVSH ishte nė mbėshtetje tė plotė tė kauzės sė tyre, pėrderisa ata kishin zgjdhur njė rrugė tė tillė. Enveri nuk ia mbėshteti nocionin Republikė, me arsyetimin se Shqipėria kish bėrė ēmos qė tė mos aneksohej si republikė e shtatė e Jugosllavisė sė pasluftės sė 2-tė botrore , kurse kosovarėt tashmė kėrkonin pikėrisht atė, republikėn e shtatė tė Jugosllavisė. Gjė qė edhe mua mė dukej arsye e shėndoshė tė mos mbėshtetj. Pra, kosovarėt po kėrkonin nė njė farė mėnyre legjitimitetin e tė qenit pjesė e Jugosllavisė. Vitet kaluan dhe rrjedha e ngjarjeve erdhi kėtu ku jemi sot. Kosovarėt, edhe sot po legjitimojnė nė njė farė mėnyre atė qė kėrkon bota, pra serbia, qė Kosova kurrėsesi tė mos bashkohet me Shqipėrinė. Ndoshta unė ende nuk jam futur bash aty ku ėshtė tema. Ja, po mundohem:
    Nėse vullneti i kosovarėve ėshtė qė mė mirė tė jenė tė veēuar qoftė nga shkau e qoftė nga Shqipėria dhe tė krijojnė identitet tjetėr administrativ, gjuhėsor, kombėtar, shtetėror, monetar e me gjithēka pėrbėn integritet e sovranitet i njė shteti, atėhere ashtu u bėftė. Ama, kur shohim se ėshtė vetėm njė klasė e caktuar politike pėr momentin qė e kėrkon kėtė dhe, me ēdo kusht mundohet tė legjitimojė rrymėn e krijimit tė identitetit tė ri, kjo nuk duhet tė ndodhė.
    Mua sot mė duken absurde termat " mardhėniet-amerikano-kosovare", "takimet e njėpasnjėshme shqiptaro-kosovare". Tė presim se si do ndėrtohen (mos)mardhėniet, kosovaro-preshevare apo ato gostivaro-kosovare. A nuk e shihni groteskun?! Unė pėr vehte vetėm se mllef, se sa pėr optimizėm, nuk shoh kėrkundi. Kur me qindra stacione televizive, radio, gazeta, shoqata, "investime" punojnė parreshtur tė krijojnė klimė tė pėrshtatshme pėr tė pėrpunuar mendjen e njerėzve, gjė qė nuk ėshtė edhe aq e vėshtirė nė dėshpėrimin qė i ka kapluar masat, nuk do habitesh qė absurditetet e mėsipėrme, brenda vitit tė jenė realitet i pranueshėm, a mos mė keq.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pellazgu : 16-08-2002 mė 04:59
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  4. #4
    Atehere, shqiptaret e Kosoves nuk kane kerkuar PAVARESI, por Autonomi prej Serbise.

    Dhe Tito ua dha. Gabimi historik per mendimin tim i shqiptareve te Kosoves ka qene mos kerkimi i Pavaresise se Kosoves nen kuadrin e federates jugosllave.

    Nuk kishte Enver Hoxha pse i frikesohej faktit qe Kosova do te behej Republika e 7-te e Jugosllavise, ne nje kohe kur ajo nuk kishte as Autonomi, pra ishte komplet pjese e Serbise dhe quhej Serbi me te gjitha kriteret ligjore, administrative, etj etj.

    Shqiptaret e Kosoves duhet te kekonin me cdo kusht shpalljen e Republikes se Kosoves. Duhet patur parasysh qe Tito ishte kroat dhe jo serb dhe nuk mund te thuhet qe Kosoven e urrente me teper se Serbine, kur dihet qe Serbia humbi jo pak rendesine e saj gjate regjimit te Titos. Madje Serbia humbi shume me teper nga lavdia e dikurshme.

    Ne rast se Republika e Kosoves do te krijohej, ajo do te cilesoj e nje rangu me Kroacine, Sllovenine dhe Republikat e tjera dhe jo pjese e Serbise. Do te ishte nje faktor me teper ne shperberjen e Jugosllavise.
    Autonomine sic ja dhane ashtu edhe ja moren.


    Ne lidhje me termin Kosovar dhe atij Shqiptar.

    Une e kam thene edhe here te tjera.

    Po krijohet nje tendence e rrezikshme. Bota duke patur te veshtire zgjidhjen qe kerkojne shqiptaret e Kosoves dhe ideja e bashkimit me Shqiperine terrorizon cdo shtet ballkanik dhe europian, por mundohet te krijoje nje Komb te Ri, Kombin Kosovar.

    Ma Arin jam dakort deri ne nje pike, kur thote se Bota nuk mund ta na perkrahe idene e pavaresise se Kosoves ne rast se mban te njejtat simbole me ato te Republikes se Shqiperise, por deri diku mund te shkoje diferencimi de jure dhe jo ai de facto.

    Kosovaret nuk jane Komb me vete, por kombesia e tyre eshte Shqiptare. Dhe perserisa ekziston teoria e vetevendosjes se Kombeve qe prej Presidentit Willson, atehere ne vete nuk kemi pse te pretendojme dy shtete te vecante me te njejten Kombesi, pasi eshte dicka absurde.

    Mund te permendet faktori austriak dhe ai gjerman, por po ti shikoni me hollesi se cfare eshte bere ne Europe gjate mijevjecarit te fundit, duken qarte qe kulturat dhe kufijte jane bere lemsh dhe vetem vitet e fundit duket se eshte marre nje konfigurim permanent.

    Ne nuk po diskutojme se si te bashkojme edhe Nishin, apo ku ta di une, por te mos krijohen ndarje ne Kombesi.
    Ne rast se nje ndarje e tille ndodh atehere ka per te qene dicka teper e demshme per ceshtjen kombetare dhe per te dyja shtetet, pasi si Republika e Kosoves ashtu edhe Republika e Shqiperise nuk kane miq ne bote, ashtu sikurse Serbia ka Rusine pas vetes.

    Ne rast se nuk ndodh ndarja midis Kombesise, pra qe si shqiptaret e RSH-se ashtu edhe ata te Kosoves ta quajne veten Shqiptare e Jo Kosovare apo ku ta di une, atehere edhe bashkimi kombetar do te ndodhe se s'ben, duam apo nuk duam ne.

    Ne rast se Shqiptari i Kosoves, do te bertase se une jam Kosovar perpara se te jem Shqiptar, atehere shkaun e ke perseri n'dere t'Prishtines.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Prap nuk kuptoj se c'fare ka te beje ky term, "kosovar" me ndarje te popullates Shqiptare. ME rendesi eshte se gjendemi ne prag te qellimit tone historik...shpalljen e Pavaresise se Kosoves.

    Si do te bashkohemi ne? Ikuadrimin e Kosoves ne kufijte e Republikes se Shqiperise. Te flasim realisht, te nderuar anetare. Kjo kurr nuk do te ndodh. Se pari do te filloj nje lufte tjeter ne Ballkan para se nje gje e tille te ndodh. Ne mund te bashkohemi n easpektin kulturor, arsimor, ekonomik, dhe deri diku ne aspektin politik. C'fare mendoni ju se Shqiptaret e Kosoves do te jene dakord mendimit qe ata te udheheqen nga Tirana..nga politikan Tiranas? Apo, mos ndsohta ju jenio pro-mendimit qe te udheheqni nga Ibrahim Rugova?

    Nuk di se si mund te dobesohemi nese Kosova behet e Pavarur. Ne kete menyre vetem do te behemi me te forte. Aleat njeri-tjetrit. Nese Kosova behete e Pavarur, edhe kufijte fizik mund te eliminohen deri ne nje nivel te caktuar.

    Ta fitoje Kosova Pavaresine, pastaj, dhe vetem pastaj, mund te kemi shanse bashkimi. Si dy shtete Sovrane, kemi te dejte shpallje referndumi per Bashkim. S'kam asgje kunder termit Kosovar. Nuk e konsideroj si kercenues se kultures Shqiptare.
    NE vitin 1912, situata e beri qe Kosova te mbetet nen regjimin serb. C'fgare thuani ju se per shkak te identitetit Shqiptaer, do te kishte qene me mire qe Shqiperia mos ta kishte shpalle Pavaresine? Ajo shpalli Pavaresine dhe KOsova mbet nen Thundrene Shkaut. Tash, situata tjot se ne duhet fituar Pavaresine, edhe nqs kjo do te thot krijimin e emrit Kosovar.

    Ju luitem, shikoni realitetin.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  6. #6
    Une nuk po them qe Kosova te bashkohet me Shqiperine perpara se te fitoje pavaresine sepse eshte e pamundur.
    Vetem disa organizata qe luftojne me mullinjte e eres si Aksh-ja etj e deklarojne ate gje.

    Une po them qe Kosova duhet te shpallet ne fillim e pavarur, pra te kete shteti e saj te vetin dhe pastaj nepermjet rrugeve te ndryshme si referendumi, e shume rruge te tjera, mund te arrihet bashkimi me Shqiperine.


    Por nese do te fillojme te bejme ndasi midis shqiptareve ne konceptin e kombit, atehere ai bashkim nuk ka per te ardhur kurre.

    Shqiptaret jane NJE. Se pastaj jane kosovare, came, malazese, maqedonas, epirote etj etj, kjo nuk ka rendesi.

    Rraca Shqiptare e paster dhe simboli i saj duhet te jene rruga e vertete per arritjen e qellimit tone, bashkimit kombetar.


    Por nese do te biem viktima te propagandave te ndryshme, ti cilat synojne percarjen e kombit tone shqiptar, atehere do te jete teper vone per tu kujtuar se ku kemi gabuar.

    Komunizmi dhe enverizmi ne Shqiperi beri nje dallim te papare ne histori midis ketyre krahinave.

    Mos harro qe Kosova eshte krahine e Shqiperise dhe jo subjekt me vete. Nuk e kam fjalen si subjek administrativ, politik apo juridik, pasi akoma sot nuk dihet statusi legal i Kosoves.

    Une per vete nuk kam kurrfare paragjykimi midis shqiptareve te te gjitha krahinave.
    Per mua le te jete Ibrahim Rugova President i Shqiperise ashtu sic mund te jete cdo shqiptar tjeter i Kosoves.

    Propaganden anti kosovare ne Shqiperi e bejne kryesisht komunistet dhe te indokrrinuarit e enverizmit, e bejne injorantet, ata qe nuk kane ndergjegje kombetare dhe gjithshtu rracat e tjera minoritare, vllahe, greke, rome, gollobordase etj etj, te cilet nuk e konsiderojne veten shqiptare por perkundrazi, kosovarin apo veriorin e Shqiperise e perbuzin dhe perdorin terma fyes si "malok", "njeri i trashe" etj etj.

    Sic ta ka thene edhe dikush me siper, Kur Bashkim Pacuku erdhi ne Shqiperi, Enver Hoxha nuk pranoi qe Kosova te kerkonte pavaresi.

    Tradhtia Kosoves i ka ardhur gjithmone nga poshte, nga Shqiperia, e cila ka qene gjithmone e udhehequr nga komuniste-marksiste, te cilet perpara ideollogjise kombetare vune ate internacionale.


    Republika e Shqiperise tani per tani eshte ne kaos persa i perket ndergjegjes kombetare dhe indoktrinimit stalinisto-enverist.

    Por e keqja me e madhe nuk eshte kjo, por indoktrinimi i nje pjese te konsiderueshme te popullsise se Kosoves, e cila akoma Enver Hoxhen e kujton si ndonje burre te mire, ne nje kohe kur ai tradhtoi cdo gje kombetare.

    Mos bini edhe ju viktima te kesaj propagande.

    Kosova nuk ka per te qene kurre e lire nese te tille njerez do te kene keto mendime.

    Nuk ka ndryshim midis Kosovarit dhe Shqiptarit, pasi jane e njejta gje. Mitrovica eshte qytet shqiptar, ashtu sic eshte Korca. Tirana eshte njelloj si Prishtina.

    Nuk ka rendesi se kush mund te jete kryeqyteti i nje Shqiperie te Bashkuar nese neser Kosova fiton pavaresi.

    Per mua te jete edhe Prishtina, Gjakova, Prizreni, Shkodra, Korca, Vlora apo kushdo qytet tjeter.

    Mjafton qe ta konsiderojme veten te nje GJAKU.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Dakord, redi, plotesisht jam me mendimin tend. Dmth, nuk ke gje kunder termit Kosovar..te perdoret si term tranzicional..deri sa ta arrijme kete qellim. E kerkon Ligji nderkombetare, mos harro. NUk e konsideroj si propagande, por si nje akt politik ne favor te Kosovareve, deri sa te shpallim Pavaresine.

    Me respekt
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  8. #8
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Po mire shkodraneve si ti themi shqiptare nga Shkodra?


    Nuk besoj se problemi themelor i ndarjes sone eshte termi "kosovar".

    Sot per sot duhet te bejme te bejme gjithcka per Pavaresine e Kosoves.

    Deshira nuk mjafton duhet pune konkrete.

    Kjo do te thote dhe flamur me vete dhe himn kombetar me vete, une nuk kam asnje problem me kete te ardhme.

    Rendesi ka qe Kosoven te mos ta kontrolloje mafia e te jete e pavarur.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #9

    Besafira te kendeshme ...

    Postuar mė parė nga Ari-Intimidator

    Si do te bashkohemi ne? Ikuadrimin e Kosoves ne kufijte e Republikes se Shqiperise. Te flasim realisht, te nderuar anetare. Kjo kurr nuk do te ndodh. Se pari do te filloj nje lufte tjeter ne Ballkan para se nje gje e tille te ndodh. Ne mund te bashkohemi n easpektin kulturor, arsimor, ekonomik, dhe deri diku ne aspektin politik. C'fare mendoni ju se Shqiptaret e Kosoves do te jene dakord mendimit qe ata te udheheqen nga Tirana..nga politikan Tiranas?

    Ju luitem, shikoni realitetin. [/B]
    Ari kam ca pytje ?
    Kishim ne Shqiptaret e Kosoves kulturen , arsimin , gjakun , flamur , himn , historin,gjuhen te njejt me Shkaun apo komebet tjera ne ish Jugosllavin ?
    Pse jetuam me shume se 50 vite nen Ish Jugosllavi ?
    Apo pse ata nuk kan qen Shqiptare kemi mund ta durojme sepse gjithemon kemi dashuri te madhe ndaj te huajit ndersa ndaj Shqiptarit jemi ujk.

    Kosova nuk ka pervoj ne shtetesi pasi qe kur nuk ka qen Shtet ,dikush do te thot se Kosova ka qen Shteti i pamvarur nga 1991-1999 po ku ishin ministrit e Shtetit Kosovar...ne Ekzil

    Shqiperia ka nje pervoj ne shtetesi edhe nese ajo shtetesi ka qen nendiktatur.Me ca ndryshime ne qeverin e Shtetit Shqiptare pa problem do pranoja qe kryetar i shteti Shqiptare ku Kosova do jete krahin e asaj Shqiperi te jet nje Shqiptare nga Shqiperia.

    Se di e dua gjakun tim sa do i mire apo i keq te jete ai.

    Pamvarsia e Kosoves eshte shume shume larg...


    Ju pershndes kudo qe jeni,
    Mjellma nje Shqiptare nga Kosova
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 16-08-2002 mė 14:41

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Mjellma, ju u pergjigjet nje pjese te vogel te pyetjes e cila ishte retorike. Ti do te pranoje nje Shqiperi si shtet, mirepo ai bashkim eshte pak me i nderlikuar: si te bashkohemi kur akoma jemi pjese zyrtare e Jugosllavise e mbikcyrur nga ligji nderkombetare.

    Pastja shkruan dhe thua se Pavaresia eshte shume shume larg. Mire qe po e din. Para se te behemi te pavarur, nu posedojme as shanse te vogel Bahskimi. Ajo pyetje ishte vetem retorike. Shfleto dicka mbi ligjin Ndekombetare (ke kujdes, mos e ngaterro me ligj shteteror..Ligji nderkombetare derivon prej marreveshjeve, Zakonit, dhe resolutave apo Konvenatve nderkombetare), nuk eshte i mbeshtetur nga ndonje organ egzekutiv...eshte teper subjektiv. Do te ishte mire te kesh njohuri mbi ligjin nderkombetare para se te shprehesh mendimin tend.

    Ligji Nderkombetaare, me OKB e diktojne situaten, e jo ndjenjat e tua patriotike. UNe s'kam asgje ndaj termit Kosovar, po qe se ky term bjen Pavaresine Nderkombetare. PO te ishe patriote evertete e Kosoves, do te beshe c'mos qe ta pranojsh kete term ,per hire te Pavaresise se vendit tend.

    Cdo respekt
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •