Berisha: Albtelekomi, ja kontrata qė favorizon kompaninė e Nanos


N.Perndoj

TIRANE - “Albtelekom ka shkelur rėndė ligjet e funksionimit pėr liberalizimin e tregut duke favorizuar njė shoqėri tė drejtuar nga kryeministri Nano”. Kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha e ka shpjeguar nė kėtė mėnyrė, njė marrėveshje qė 4 vite mė parė, ish-kėshilltari i kryetarit socialist, Fatos Nano, Arben Ahmetaj ka nėnshkruar me ish-drejtorin e Albtelekomit, Dhimitraq Rafti. “Kam nė dorė njė marrėveshje,- nisi ai duke treguar para kamerave dokumentin,- qė kėshilltari financiar i Fatos Nanos, aktualisht zv/ministėr, Arben Ahmetaj, qė ka njė kompani tė pėrbashkėt me Fatos Nanon dhe Arben Malajn, ka nėnshkruar me Dhimitėr Raftin. Nė dispozitėn 27, thuhet se Albtelekom deklaron dhe garanton se, do tė trajtojė shoqėrinė “Hermes” si klientin mė tė favorshėm, pra kompaninė e Fatos Nanos. Kjo ėshtė konkurrenca nė Shqipėri dhe e firmosur poshtė nga Arben Nano (Ahmetaj) dhe Dhimitraq Nano (Rafti)”. Berisha shtoi se, kjo marrėveshje do t’i jepet pėr hetim komisionit hetimor parlamentar, pėr ta bėrė publike “Imagjoni se ēfarė vjedhje me marrėveshje ėshtė bėrė nė njė vend ku pretendohet, qė tė jetė tregu i lirė, nė njė vend ku pretendohet se, respektohet tėrėsisht ITU e cila nė tė gjitha nenet e saj tė telekomunikacionit, bėn fjalė pėr tregun liberal. Kėtu tregu liberal nėnkupton njė favor absolut pėr firmėn private tė qeverisė, ndaj dhe tregu telekomunikativ urban, nė Shqipėri, ndonėse duhet tė ishte tėrėsisht liberal, ndonėse pėr kėtė Kuvendi ka miratuar ligjin nė pėrputhje me ITU, ėshtė tėrėsisht monopol i kryeministrit Fatos Nano. Pra sipas kėsaj marrėveshje, Dhimitėr Rafti shpall Arben Nanon (Ahmetajn) klientin mė tė favorshėm”, -tha Berisha. Lideri i opozitės shtoi se, problemet nė fjalė janė “pjesė e njė regjimi”, qė duhen zgjidhur sa mė parė. “Vendosmėria mbarėpopullore ėshtė totale. Ne natyrisht duhet tė punojmė nė tė gjitha planet sepse mbrojtja e interesit publik ėshtė njė detyrė parėsore”, -tha ai.