Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    "Gjyshja shkodrane vrau mbesën 5-ditëshe"

    Faqja 11 - AKTUALITET Shkurt 18, 2004


    73-VJEÇARJA: FOSHNJEN E VRAU KUSHERIRI 3 VJEÇ

    "Gjyshja vrau mbesën 5-ditëshe"
    Londër, nis gjyqi ndaj shkodranes Gjyle Hoti


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra, Muhamed Veliu


    Salla 14 e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Londër dje ka pasur një të pandehur të pazakontë. Mbase është personi me moshën më të madhe në historinë e kësaj gjykate legjendare, që nga hapja e saj 70 vjet më parë. Bëhet fjalë për plakën emigrante me origjinë nga Shkodra, Gjyle Hoti (Çangaj), 73 vjeçe. Me një trup të madh...
    e veshur me një shami të bardhë mbi kokë dhe mbi shpatulla mbante një xhaketë blu me zinxhir në mes, ka dëgjuar pa asnjë shenjë nervozizmi akuzën e ngritur nga Prokuroria, të cilën ia përkthente një vajzë shqiptare.
    Kur mendonte se pleqërinë e saj do ta kalonte gëzueshëm pas bashkimit me djemtë dhe vajzën e saj emigrantë në Londër, para dy vjetëve, papritmas jeta e saj ka marrë një kthesë të papritur 360 gradë. Gjyle Hoti (Çangaj) është përballur dje mbasdite me trupin gjykues prej 12 vetash, në gjykatën "Old Baily", e akuzuar për vrasjen e së miturës pesëditëshe Jetmira Shala, më 25 korrik 2003 në lagjen "Totenham", në veri të Londrës.

    Akuzat

    Pas betimit të një jurije të përbërë nga pesë meshkuj dhe shtatë femra, prokurori Mark Elison ka filluar të lexojë akuzën e ngritur ndaj Hotit, e lindur më 14 janar të vitit 1931, për "vrazjen e një fëmije 5-ditëshe". Elison e ka akuzuar të pandehurën se ka vrarë të miturën Jetmira Shala. Sipas akuzës, mesditën e 22 korrikut 2003 e mitura është lënë nën kujdesin e plakës nga nëna e të porsalindurës, Lumturie Shala. Ajo, së bashku me një miken e saj, Bukurien, kanë dalë në pazar për të blerë ushqime për Jetmirën, pasi e ëma nuk kishte qumësht të mjaftushëm për ta ushqyer. Në shtëpi ka qëndruar Gjylja së bashku me djalin e Bukuries, i quajtur Sabah. Kur doli, Lumturia kishte lënë gjellën në zjarr dhe i ka kërkuar Gjyles që krahas kujdesit për vajzën t'i hedhë dhe qepën, gjë për të cilën Hoti është shprehur e gatshme. Në momentin e largimit të s'ëmës vajza ishte duke fjetur në karrocën që e përdornin dhe si krevat. "Hoti është larguar për në kuzhinë. Pas disa minutash është rikthyer në dhomë ku kishte lënë Sabahun dhe Jetmirën", ka vijuar së shpjeguari kronologjinë e vrasjes prokurori Elison. Duke iu referuar fjalëve të 73-vjeçares në polici, Jetmira 5-ditëshe kishte rënë nga karroca ku po flinte, kishte marrë disa të gërvishtura në fytyrë, ndërsa ajo për momentin nuk ka vërenjtur ndonjë dëmtim në kokë. "Pse e vrave fëmijën e të tjerëve". Këto kanë qenë fjalët e plakës drejtuar 3-vjeçarit Sabah në ato momente. Ai, sipas dëshmisë së Hotit në polici, nuk ka folur dhe është fshehur poshtë tavolinës. Tejet e shqetësuar, duke mos ditur asnjë fjalë anglisht, Gjyle Hoti ka dalë në rrugë dhe në ndërtesën përballë shtëpisë ku ishte vajza e plagosur ka kapur dy punëtorë ndërtimi anglezë, i ka futur në shtëpi duke bërtitur dhe treguar vajzën, së cilës i ishin mbyllur sytë dhe i ishte nxirë fytyra.

    Enigma

    Shqiptarja nuk ka pranuar akuzat për vrasje, duke thënë se nuk e ka vrarë Jetmirën. "Vrasja ka ndodhur në kushtet e një misteri të plotë, në një shtëpi ku ishin vetëm e pandehura dhe Sabahu", është shprehur prokurori. Por, për të zbardhur këtë vrasje dhe në ngritjen e akuzës për vrasje ndaj 73-vjeçares, për Prokurorinë ka qenë e lehtë. E vetmja armë në duart e Akuzës që fajëson shqiptaren janë disa raporte patologësh, të cilët janë marrë me hetimin e plagëve të gjetura në kokën e Jetmirës. Në seancën e djeshme prokurori i ka treguar gjykatësit të çështjes, Barker, një katalog grafik të përgatitur me kompjuter, ku janë ilustruar plagët e viktimës.
    Sipas mjekëve, plagët janë marrë nga një goditje të qëllimshme nga një i rritur dhe se këto plagë nuk mund të shkatohen nga goditja apo përplasja e mundshme e një fëmije tre vjeç, sa Sabahu. Patologët, në dëshmin e tyre me prova shkencore, kanë mbrojtur tezën e tyre se foshnja ishte goditur nga një i rritur. Sipas tyre, nuk mund të jenë kryer nga Sabahu, i cili i është nënshtruar testeve të ndryshme për matjen e forcës së tij.


    Prokuroria: Lumë mashtrimesh nga e akuzuara e të afërmit

    Prokurori Elison nuk ka ngurruar ta quajë të pandehurën dhe të afërmit e viktimës si mashtrues. "Gjatë gjithë procesit hetimor ata kanë gënjyer se cilët janë identitet e vërteta të njerëzve të afërm që kanë lidhje me prindërit e viktimës dhe të akuzuarën", ka deklaruar Elison. Hoti ka pohuar në polici se është gjendur rastësisht në famijen Shala dhe se ata ishin thjesht miq. Por, sipas prokurorit, e vërteta është ndryshe. Gjatë hetimeve 7-mujore, hetuesit britanikë kanë zbuluar se Hoti është nëna e Lumturies, kjo e fundit nëna e viktimës. Bukuria, që shoqëroi Lumturien për në pazar është nëna e Sabahut dhe bashkëshorte e djalit të madh të Hotit, Rifatit. Po ashtu, Hoti mësohet të ketë përdorur në Angli dy karta mjekësore me datëlindje të ndryshme. Por, mbrojtja thotë se ka prova që vërteton se ajo është 73-vjeçe. Iliri, babai i viktimës mësohet të jetë nga Vlora dhe të jetë deportuar njëherë në Shqipëri, ndërsa bashkëshortja e tij, Lumturia nga Shkodra, ka qenë në pritje të përgjigjes për azil.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LONDER/ "DJALI 3 VJEÇ ISHTE GATI I HUTUAR"

    "Si e gjetëm foshnjën e mbytur"
    Gjyqi ndaj Gjyle Hotit, dëshmojnë dy punëtorët


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra, Muhamed Veliu


    LONDER

    Dy punëtorë ndërtimi në Londër kanë dëshmuar dje në seancën gjyqësore në ngarkim të shkodranes 73-vjeçare Gjyle Hoti (Çangaj). Kjo e fundit akuzohet nga drejtësia britanike për vrasjen e foshnjes së saj 5-ditëshe Jetmira Shala, më 23 korrik të vitit të kaluar. "Isha në brendësi të dhomës, kur kam parë gruan e vjetër në krahun tjetër të rrugës, duke bërtitur në një gjuhë që nuk e kuptoja". Kështu ka filluar të dëshmojë Gilbert Eduart Taska në seancën e djeshme në ngarkim të Gjyle Hotit. "Së bashku me kolegun tim Philip McArthy iu afruam asaj. Ajo godiste kokën me grushta, në dorë mbantë një palë çelsa, që i lëshoi në tokë dhe i mori përsëri. Mendoja se kishte një problem në banesën e saj", ka vazhduar dëshmitari Taska. Po sipas dëshmisë, gruaja e moshuar ka tërhequr nga krahu McArthin dhe të tre së bashku janë drejtuar për në shtëpi. "Së pari, shkova në kuzhinë, pashë që ishte mbushur me ujë dhe nga një tenxhere që vazhdonte të valojë derdhej ujë. Plaka na drejtoi drejt dhomës së gjumit. Në të ishte një djalë i vogël rreth dy-tre vjeç, i ulur në divan dhe në karrocë qëndronte një fëmijë i vogël, të cilit i kishte ikur ngyra dhe kur e preka ishte i ftohtë. E tunda, ai nuk reagoi dhe kështu kuptova se problemi i së moshuarës ishte fëmija. Nuk vërejta asnjë të gërvishtur në fytyrën e bebit, ajo ishte e mbështjellë me rroba dhe i dukej vetëm fytyra. Duart i kishte të lira. Kam telefonuar menjëherë ambulancën, e cila erdhi pas 8 minutash. Në lidhje me djalin e vogël në dhomë, u mundova ta bëja të fliste, por ai ishte i mpirë dhe tejet i hutuar. Më pas kam vazhduar punën normalisht", ka përfunduar së dëshmuari Taska. I pyetur nga avokati i Hotit rreth gjendjes së plakës, Taska është shprehur se gjendja e saj ishte tejet kritike. Bërtiste, bënte shenja me duar dhe godiste kokën me grushta. Ndërsa kolegu i tij Phlip McArthy ka përsëritur po të njëjtin itinerar të lëvizjeve. Ndërsa për djalin 3-vjeçar, të cilin Hoti e akuzon për mbytjen e foshnjes 5-ditëshe, McArthy ka thënë se dukej tërësisht në një botë tjetër, i zbehur në fytyrë, njësoj sikur ta kishe hipnotizuar.

    ---------






    Shijakso!


    Vrasese te femijes jane ato dy shu-rrufllat.. qe dalin me bredh pazarit e ja len plakes 80 vjece jo vetem femijen 5 ditsh por dhe femijen 3 vjecar si dhe kullundrisjen e kazanit te gjelles..

    Njera nga shurufllat eshte shal-thata Lumturi..nena e femijes 5 ditsh..e tjetra ruspija .. nena e femijes 3 vjecar..


    Normalisht dy femra me tru ne kok e jo nen shale..do vepronin keshtu..

    Lumto Shala ..nena e femijes 5 ditsh duhej ti thoshte asaj Kunates a shoqes me fmi 3 vjecar.. se a ka mundesi te shkosh deri ne dyqan (nder dugaja) e te na blesh ca gjera e une e plaka ta mbajm 3 vjecarin..

    Dhe mundesia qe Nena e 5 ditshit te mbaj nen kujdes dhe nje 3 vjecar kur ka ndihme dhe nga plaka ..eshte me e sigurte se sa si femin 5 ditsh e si 3 vjecarin e bashk me te dhe gjellen me ja lan plakes ...80 vjece..

    Ose.. kjo shal holla a shal trasha ti bente nji xerr burrit ne celular..(se ska Tutor-katunar Shkodre ne Londer pa celular) qe do ket qen tu bredh pabeve e ti thoshte.. qe .. le ti lej defrimet e ti blej ca ushqime sepse fmin 5 ditsh smund tja lej kuj..e aq ma teper nji plake..

    Policia angleze do m-ut qe eshte kap me plaken..se ska gjyshe qe vret fmin e se bijes..

    turp..

  3. #3
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Bo bo c'po na shohin syte dhe c'po na degjojne veshet!!! Ku kane arritur njerezit! S'gjej dot fjale se ne cfare speciesh ti fus. Te jete nje prind kaq i pakujdeshem?

    dhe oh, London Shijaks, thuaji atij gazetarit qe e ka shkruar ate artikullin ne anglisht, kur jeta e njeriut ndryshon 360 grade, ai person kthehet ne origjine; dmth. s'ka asnje lloj ndryshimi Duhet 180 grade.
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Gazetaret po kthehen ne "nastradine"

    As nje e cmendur nuk i vret femijet jo me nje plake normale
    Pastaj ajo "shkenca angleze" ka vertetuar se femija eshte qelluar me "leve" dhe kurrsesi nga 3 vjecari pasi nuk ka aq force.
    O pika ju, e shkences suaj.e atyre shurr'ufullave'' qe dalin shoping
    e pika plakes atje ne burg ...po cdonte ajo ne Londer
    rrjella logjike me con ne perfundimin se"femija 3 vjec mund ta kete goditur bebin me dicka te forte (nuk eshte rati i pare qe femijet behen agresive ndaj femijeve)
    Nipi im 2 vjec me ka goditur nje dite me dicka dhe nje muaj kam ndjere dhimbje ," o shkenca angleze" nuk duhet shume force per te vrare nje femije 5 ditesh.
    gjynah e faqja e zeze per te gjithe.
    muzg i heshtur

  5. #5
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Postuar më parë nga Brari
    Vrasese te femijes jane ato dy shu-rrufllat.. qe dalin me bredh pazarit e ja len plakes 80 vjece jo vetem femijen 5 ditsh por dhe femijen 3 vjecar si dhe kullundrisjen e kazanit te gjelles..

    Njera nga shurufllat eshte shal-thata Lumturi..nena e femijes 5 ditsh..e tjetra ruspija .. nena e femijes 3 vjecar..


    Normalisht dy femra me tru ne kok e jo nen shale..do vepronin keshtu..

    Lumto Shala ..nena e femijes 5 ditsh duhej ti thoshte asaj Kunates a shoqes me fmi 3 vjecar.. se a ka mundesi te shkosh deri ne dyqan (nder dugaja) e te na blesh ca gjera e une e plaka ta mbajm 3 vjecarin..

    Dhe mundesia qe Nena e 5 ditshit te mbaj nen kujdes dhe nje 3 vjecar kur ka ndihme dhe nga plaka ..eshte me e sigurte se sa si femin 5 ditsh e si 3 vjecarin e bashk me te dhe gjellen me ja lan plakes ...80 vjece..

    Ose.. kjo shal holla a shal trasha ti bente nji xerr burrit ne celular..(se ska Tutor-katunar Shkodre ne Londer pa celular) qe do ket qen tu bredh pabeve e ti thoshte.. qe .. le ti lej defrimet e ti blej ca ushqime sepse fmin 5 ditsh smund tja lej kuj..e aq ma teper nji plake..

    Policia angleze do m-ut qe eshte kap me plaken..se ska gjyshe qe vret fmin e se bijes..

    turp..
    Brari,
    per sa kohe te kam lexuar, me ke pelqyer, por ketu po e tepron. Une u rrita nga gjyshja ime (70+ vjec) sa linda deri sa isha 7-8 vjec. Ajo ka mbajtur mua, dhe 2 femije te tjere ne te njejten kohe. Ziheshin, grindeshim, benim zhurme e rremuje, por nuk u vra asnjeri. Nuk i shkon akujt ne mendje qe e ema do i vrasi femijen! Ashtu sic e trajton ti ngjarjen, une duhet te kem frike nga mamaja ime kur ta le me femijen tim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 21-02-2004 më 17:31
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Braro.
    Me duket e paske tepruar nje cike me ate komentin.
    Nuk behet fjale per tutores hkodrane sic thua ti. Jane nje familje e varfer nga nje fshat i shkodres i cili i ka rene nje hall i madh.
    sikur te parashikohen gjerat ato do tu parandalonin dhe bota do te ishte ndryshe.
    Kujt ja merrte mendja qe femija do te gjendesh e goditur dhe me pas do te vdiste.
    Burri i Lumturies eshte nga Vlora, dhe ai ate dite u kishte cuar qe ne 6 te mengjesit per te vajtur ne pune ne ndertim.
    Te shohesh nje plake 73 vjecare pas hekurave eshte tragjike.
    Te shohim si do vene seancat e tjera.
    Te fala
    Shijaksi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2002
    Vendndodhja
    united kingdom [london]
    Postime
    30
    Dreri asnje nuk e di te vertetn e kesaj ngjarje secili flet sipas interesave po ti qe thua nuk eshte rasti i pare qe femija behet agresiv ndaj femijes se te ka ndodhur ty qe te ka goditur nipi.Jo nje muaj dhimbje po nje vit ta kishe ne allci nuk do me vinte keq.Po si mund te godase nje femije tre vjec kur ai ne momentin qe kan ardhur dy punetoret angleze ka qene komplet ne nje bote tjeter.Kaq kisha un nuk jam me mendim se si u shpreh Dreri.




    Me respket Marseli[spajkorrsi_uk]

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    O Marsel,
    Femija kush e di edhe s'ka kuptuar c'ka bere, por kur pa tronditjen e te tjereve, ngriu vete. Mbase kuptoi qe cfare beri ishte dicka e keqe... por teper vone atehere. Nuk eshte ndo nje gje e cuditshme, qe femija te tronditet e te sillet ashtu pasi ka bere dicka.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    O Marsel
    Une nuk thashe te "verteten" te me thuash ti..se nuk eshte ashtu, thjesht bera nje supozim.
    Fakti qe femija 3 vjec eshte gjetur i shokuar te le te kuptosh se ai eshte fshehur diku poshhte tavolines si i zene ne faj.
    Une nuk jam femije , qe te argumentoj egresivitetin e femijeve ndaj te vegjelve, pse nipi im me ka goditur mua, doja te thoja qe nuk duhet shume force Dhe nuk prisja keqardhjen tende per "allcine" qe me shkaktoi nipi
    Eshte me logjike qe "faji" ti mbetet femijes, dhe shkaku braktisja e s'emes.
    Une nuk dua te perdorin anglezet nje argument me shume per diskriminim ndaj jush se pari qe jetoni atje , dhe ndaj te gjithe ku do qe jemi
    muzg i heshtur

  10. #10
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    E pati kush e pati fajin, kjo histori ka marre fund. Femija vdiq. E vetmja gje eshte qe ne te tjeret te mesojme dicka nga kjo. Kaq!

    Per mendimin tim, megjithese prinderit tane i duam shume dhe do t'ua besonim te na i rritnin femijet, une jam kundra faktit qe nje plake 70 e ca vjecare te kujdeset per dy femije te vegjel dhe te gatoje ne te njejten kohe. Njerezit ne ate moshe kane nevoje per kujdesje (pleqeria eshte si femija thote populli) prandaj une shikoj papergjegjesi dhe neglizhence nga ana e prindit.

    E vrau gjyshja? Well, plake eshte...ndoshta ka "rrjedh" kur thote populli e keshtu s'i ve dot faj. E goditi kusheriri i vogel? Ai femije eshte. Aq ia pret. Une kur kam qene e vogel i kam futur karficen ne fyt vellait qe ishte bebe (gati sa nuk vdiq) dhe ika e u fsheha me vrap poshte tavolines nga frika. Epo eshte prindi ai qe duhet ta mbikeqyre femijen.

    Nga kjo ane, i heq kapelen atyre familjeve amerikane qe kam pare sepse tregojne shume kujdes per te vegjelit. Fatkeqesisht edukata ne lidhje me femijet mungon tek nenat shqiptare
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rosela Gjylbegu, "etheistja" shkodrane
    Nga Ermelita në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 26-08-2021, 08:17
  2. Historia e kenges popullore shkodrane & tekstet
    Nga bjanku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 15-09-2015, 22:36
  3. Letërsia humoristike shkodrane!...
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 03:44
  4. A doni shkodrane ma....
    Nga sexy-shkodrane në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 29-01-2003, 10:10
  5. EDhe nje shkodrane me shume...
    Nga shpirti_i_vogel në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •