Sheettt…E zgjova gjyshen time te vdekur. Ajo po flinte e mbuluar ne varrin e saj. Nuk dua ta quaj keshtu. Me vjen frike nga ai emer. Tani eshte nate, e mua me hyjne te drithurat kur nuk e pres. Pak me pare po levizja ne mendje gjithe guret e kohes, derisa pashe te vinte ajo tek une. Ti therras me emer? Kam frike mos me njohe. E di qe do rreshkase tek une e do me peqafoje me krahet e tejdukshem. E kam kot te trembem duke e menduar te tretur ne eshtra. Eshte prapa meje. E shihni dhe ju? Mos me pyesni mua per kete. Une nuk kam kohe te kthehem. Zemra ime eshte e dobet te shpertheje ne psheretima e lote. Dua te qendroj keshtu edhe per pak kohe. Ajo do mbeshtetet ne nje cep dhome. Nuk do beje ze. S’do me njohe akoma. S’e di qe nipi i saj eshte rritur. Sot eshte larg, flet nje gjuhe tjeter me zerin e tij te trashe, ne buze shtrengon nje cigare te markes, kurse kokeulur mendon te shkaravite. Jo, eshte e pamundur te me therrase mua me emer, te shikoje rrobat e mia e ti njohe duke i prekur pas rradhes nje e nga nje te gjitha.
Ben ftohte jashte, po une i kam lene hapur te dyja kanatat e dritares. Sikur te mos i besoj asaj qe lind ne mendjen time. Me ankthin mos prapa meje nuk ndodhet njeri e une mbetem vetem.
-Por edhe sikur...,-mendoj, e me behet sikur dikush qe rreshket nga larg, ve kemben ne parvazin e dritares i gatshem te rreshkase poshte menjehere. Nuk eshte e drejte keshtu. Une jam keq. Prej kohesh me kane mbyllur brenda kesaj dhome me deshiren time. Nuk le njeri te futet brenda. Brava e deres ka kohe qe eshte e prishur.
Me thene te drejten nuk e di ne eshte akoma mire qe jam ketu. Mbaj mend vetem qe isha nisur me nje vrap te cmendur perpara. Syte e mi te uritur gllaberonin driten me shpejtesi. Nuk kishte njeri te me pengonte ne vrapin tim. Sikur te isha mallkaur te levizja me ate ritem pa pushim drejt. As vete s’e di se ku. Me shpresen e vakur mos ktheja prapa koherat e te humbisja memorjen time. Sikur te kisha frike mos deri tani kisha bere pak per veten time e do vinte koha kur te pendohesha drejt per aq pak sa kisha bere. Ja, tani e di se ku jam. I mberthyer brenda kesaj dhome, kam kohe te flas e te ndiej pershpirtjet e barit qe renkon poshte hapave te tjere. Me ndjekin. Sikur ta dija. Nuk kam idene me te vogel se ku kam perfunduar e gjithe ai vrull i imi i ka bere per vete te tjeret. Ata qe duan te dalin perpara me do kusht. Edhe sikur t’i prese humnera ne fundin e mundimeve te tyre.
Po c’dite eshte sot?-me duket sikur i them vetes pa menduar qe e kam te kote perdridhjen e zerit. E ke mund te genjej vec vetes sime? Madje une s’e di as vete kush jam. Sikur e dine ata qe me ndjekin prapa… Te me japin nje fytyre tjeter, c’fytyre… ne emrin tim te nderrojne vendin e nje germe, pastaj ta shohin me ke kane te bejne. Se deri tani kane mesuar te veprojne si iu do qejfi. Le te presin ndeshkimin e tyre pastaj. Ah, te mos kem me kete emer po nje tjeter. Gjithcka do jete me ndryshe me vone. Njerezve do t’iu beje pershtypje emri im. Une s’do kem frike, ai qe kam s’do njolloset edhe sikur une te jem bastardi i kesaj bote. Do jem nje tjeter, ose une, ai tjetri, s’do kem me vend ne kete bote e do i le vendin nje boshti te dyte. Te riut. Jo timit.
C’do behet me mua atehere?-peshperis, e me duket sikur eshte me mire mos e di. Nuk eshte pak, ta dini te gjithe, qe une te marr kete mesymje te cmendur i vetem. Por o zot, cfare kenaqesie qe eshte t’iu japesh gjerave timbrin dhe ngjyren qe ke qejf me shume. Jo! Ai tjetri do jete me i lire se une. Mbase kjo ishte endrra qe une ndiqja deri me sot. Kush e di se kur do vinte koha te genjeja veten time keshtu, por mos e thente zoti qe s’do ishte ndryshe gjithcja pastaj. Po me mire po e braktis kete rruge. Une tanime jam i mbyllur brenda nje dhome plot erresire. Prapa kurrizit tim duhet te ngrihet nje mur eshtrash qe une kam frike ta shoh. Ndiej nje makth te kobshem qe me paralizon gjithe qenien. Sikur prapa meje nuk vjen ere krizantemash e qiparisesh. Sikur pertoke mos jete shtruar nje qilim dheu i erret e me ere. E kundertae behet sikur eshte nje njeri i gjalle qe vrapi im e solli me afer, deri tek une. E tani pret te flase. E lodhur, e derrmuar nga gjithe ai vrap per ti ardhur ne pah shqetesimit tim. Edhe po te jete keshtu? Njeriu prapa meje te kete perspier mishin e te gjalleve, e zeri i tij te dale jo prej fund dherit, po nga shpirti i shkaterruar prej rruge? Ke thirra une? Tani po shtrengoj dhembet si nje i pafat. C’ti them? Gjyshja ime e vdekur nuk degjon. Prej kohesh syte e saj jane bere dhe, e mua me vjen te qaj kur e kujtoj. Gijthcka brenda meje eshte reale sa une klith pa ze. Nuk dua te me degjojne te tjeret.a ta qe do kuptojne tjeter per tjeter kujen time e do me tregojne me gisht si te dobet. Njerezit. Ata jane ikset qe me bien ne qafe. E une jam nje prej tyre. Sa keq,-ulerij e lus zotin mos jete e vertete asnje prej ketyre. Me mire te mendoj sikur gjithcka do kaperceje vetveten e do rreshkase ne pozicionin fillestar. Tani po qe ndihem me mire. Vendi im eshte relativ. Une ne vend te nje tjetri eshte po njelloj. Rendesi ka te nderrojme vendet kur te me behet mire mua. Atehere po qe do dal i fituar e trasten e mendimeve do ia le barre ne kurriz nje te paemri pa fat. Qe do me kujtoje e do me mallkoje gjithe jeten per telashet e bera.
Por sa te vije ajo dite do shume. Une per momentin nuk e di si kam erdhur deri ketu. Me vjen frike te zgjas koken jashte dritares. Njehere me behet te hidhem fare e mundimet e mia te marrin fund njehere e pergjithmone. Pastaj nuk e di ne ke lartesi behem. Keshtu eshte e kote. Sikur mos arrij te vras veten per qejfin tim, ka mundesi te dorezohem i gjalle nen kembet e parandjekesve. Ata po qe do bejne qejf me mua pastaj. Do ndezin nje zjarr ne perkushtimin tim e do me adhurojne si viktime. Se te tjeret, gjithmone behen heronjte e librave kur vlen te respektohet morali i turmes. Domethene morali i tyre. Sa gje e peshtire,-them e peshtyj, por perlyhem sikur edhe une te isha gati si ata.
Kjo ide nuk me tremb. Me bind qe jam si ata. Por prandaj kam marre kete vrap. Ndoshta eshte e kote t’iu flas juve, qe rreshkisnin rreshtat njeri pas tjetrit. Vertet s’ia vlen, kur une per ju jam antagonisti i ketij vrapi fatkeq. Te gjithe vraponi, por mos me ndiqni edhe mua. Apo ju duket sikur une ju ndjek juve. Sa e rralle eshte kjo gje. Por me kot t’iu jap shpjegim per keto. Ka aq shume gjera qe mund te beni me veten tuaj. Shfrytezoni nje pjese te injorances per kete. Tjetren, ate qe iu tepron, e meritoni ta merrni me vete ne gjallje e siper. Me tej do jeni vec ikona niperish, ne breza te tjere, qe do ju therrasin pas olimpiadave ne dhoma te erreta e me kanata te hapura. Per se tjeter vec t’iu kerkuar mendje?...
Enderroni gjera bosh…Kete me mbetet t’iu them, sepse tani me duhet te merrem vertet me jeten time. Nuk me lene rehat as te kthej koken prapa e te shikoj ne ka njeri apo jo. Kjo dhome te kall tmerrin, megjithate zera poshte dritares sime me therrasin. Gati me bindin qe te dal e te var koken. Sikur te me kerkojne te hidhem? E po te jete lart, shume lart dritarja ime? Pastaj duhet te mbaj premtimin tim. Turma qe do jete mbledhur aty pret prej meje. Te poshtrit, peshperis pa nderruar pozicion. Bej si mundem e afrohem pak e nga pak. Aq sa arrij te shoh njerez. Shume. Qe levizin pa pushim lart e poshte pa e pasur mendjen tek parvazi im. Kjo me ben te ndihem pa vlere. Pastaj e mbledh mendjen. Bejne kot ashtu. Kjo eshte e gjitha loje e tyre. Por une s’jam aq mendjelehte sa te dyshoj ne bindjen time. Presin qe une te marr persiper pergjegjesine e vrasjes. Kot e kane. Une e di qe shume shpejt ata do terhiqen si milingonat. Do mblidhen e do ngrene zerin poshte dritares sime. Do kerkojne me zor te marrin hak per padrejtesine e bere. Do me lusin qe une te vdes, e ata te kene mundesine te shperndahen neper shtepira. Jo! Nuk eshte kjo zgjidhja ime. Do zhgenjehen, te poshtrit! Rreth daljes ata do vendosin tela me gjemba. Guret e dore do arrijne brenda dhomes sime. Mua aq me ben. Le te sillen si vandale. Gjithe jeten e tyre kane qene te tille. Kane dashur te qellojne me pa te drejte mbi mua. Pa me njohur. Kurse sot, neser, une do kem mundesine te rri rehat. T’iu jap dicka qe ata s’kane merituar te presin. Po le te duroj edhe pak. Ja, aty u mblodhen disa veta. Po flasin per qejf. Guxojne edhe te qeshin. Hiqen sikur vemendja e tyre nuk bie aspak mbi mua. Do bjene dashuri mbi bar pastaj. Kur? Eh, te mos i mendoj te gjitha keto tani. Pak me perpara fola mbi diellin dhe planetet rreth tij. Te gjithe, pa perjashtim, i vijne rrotull diskut te zjarrte. E akoma me keq planetet e rrotullojne vetveten. Kurse une, njeriu i kesaj toke, vrapoj me ankth perqark vetes, kur gjithcka eshte e kote, aq e kote sa edhe sikur te rri ne vend une do leviz e do ndjek pa asnje percapje diellin tone. Po prisni, edhe kjo do e kete fundin e saj. Une nuk jam bere per fjalime te kota. Perkundrazi, erdha te mbyllem brenda kesaj dhome e te kujtoj dike. Te mos harroj edhe qenien time. Ate kafshen qe turfullon me nofullat e mberthyera e kerkon te jetoje. E gatshme ti varet ne fyt te porsalindurit per te ngacmuar etjen per jete.
Jo zoti im, eshte akoma heret mos e mendoj veten time te pervecem. Te presin. Une do mbyll syte si femije i pabindur e do pres. Ashtu, ne erresire do me behet sikur nuk me sheh njeri e do shaj, do mallkoj ke te me vije nder mend. Truri im do pjelle gjemat e pabera e une do shuaj nen rrufete e zjarrit te mallkuarit. Te paemertit. Qe guxojne e shkelin hapat qe une hedh perdite. Jo, jam egoist, por edhe i drejte. E drejtesia ime me thote qe une me shume se gjithkush ka te drejte te marre fryme ne kete bote. Ketu ku jam, i mbyllur me deshiren time ne kete dhome te erret, po blatoj plane.
-Ku je ?-dhe nje grusht eshtrash rreshket mbi floket tim, shkul nje tufe e i merr ere.-Ti qenke,-degjoj fjalet qe jehojne kaluar mbi gjakun tim. Dejet sa s’me pelcasin e i mbuluar nga nje tmerr qe me merr frymen, shtrengoj syte.
-KY eshte fundi,-peshperis me nje fije zeri, e keputem i paralizuar pertoke...
X X X
-Perse nuk me therret me me emer? E ke harruar si me quajne? Vogelushi im, mos me shiko drejt ne sy. Duhet te mesohesh njehere, mos ki frike. Tani do kaloje e tera.
( Nuk i ishte dukur ndonjehere nje emer qe ja vlente te shqiptohej i pervecem ai i gjyshes se tij. Tani shtrengonte me sa mundej duart e mpira, kalonte neper dhembe fjale qe duhej t’i lidhte e thyheshin si kristale me te dale nga goja e tij)
- Me kishte marre malli per ty! Ti e di se sa shume te dua une! E mban mend diten kur te varrosen. Isha une i vetmi femije qe erdhi e u shtri mbi ty. Qava. As vete nuk e di sa lote kam derdhur ate dite, me duket edhe sot sikur kisha nje jete te tere qe vajtoja vdekjen tende. Te tjeret me shikonin e vetem me pershendesnin me koke. Iu dukeshe gje e bukur ajo qe po beja une. Sa inat me vinte. Nga njera une vazhdoja te gelltitja lot akoma me shume, sikur te ishte nje gare per te treguar se sa te doja. Te doja vertet gjyshe…
( U degjua nje zhurme e shurdher ne dhome. Me kurriz e kthyer, ai mori me mend qe kishte rene poltrona prapa tij. Ajo ishte penguar sic dukej)
-Edhe e vdekur nuk shikon me gjyshe? Qe kur te mbaj mend me duket sikur ke qene e verber. E di, semundja jote ishte shume e keqe. Ti bere mire qe vdiqe. Keshtu thoshin te gjithe. Fillove mos flasesh shume shpejt, derisa tumori te zbrazi nga zhurmat. Humbe degjimin, kurse mua me dukej sikur prej teje dilte nje lume i eger, nje det zhurmash e fjlalesh qe ti kishe thene me te lindur ne kete bote. Sa keq me erdhi. Aty e kuptova qe po vdisje. Kurse me vone, kur e dergjur ne shtrat prekje me mundim gjerat e syte e ty lexonin vetem erresire, une nuk vija me tek ty. Kisha frike.
(Tani filloi te ndjeje eren e keqe te asaj dhome. Nuk kishte asnje ndryshim me aromen e ikjes se tij. Gjihtcka e hidhur dhe e peshtire si bota jashte. Nje lageshtire e shpelare, sikur muret te ishin te zhytur ne uje papritmas, me t’u mbullur dera qe e izolonte nga jashte)
-Gjithe kjo lageshtire,-foli e kaloi nje laps neper duar sa i theu majen.-Nuk je rehat ketu, e ndiej. Kockat e tua do ndihen te lodhura nga ky ajer i lagesht brenda. Kam lene edhe dritaren hapur, sikur te te prisja te vije andej.
-Kush jane ata njerez poshte?-foli pas shume kohesh hija prapa. ( Ai u tremb. Kishte ardhur per te zbrazur ne tavoline te verteten e madhe.) Tani qe Ajo po hynte ne intimitetin e ankthit te tij, po i vinte keq qe erdhi aty.
-Me presin mua,-tha….Heshtje.
-Presin per mua,-perseriti me gjysem zeri, por nuk u degjua asgje. Kur papritur ndjeu nje jehone te hidhur, nje perqeshje e larget qe i binte mbi shpatulla sa i shkundte nje kolle te pahonepsshme.
-Me vjen te them lamtumire vetes nga casti ne cast. Ti je e vetmja e vdekur qe une njoh gjyshe. Prandaj dhe te thirra ketu sot. Mos te duket pak turma jashte. Asnje nuk me njeh. Vetem une i di te gjithe me gishta. Eh kjo zemra ime eshte aq e madhe sa rreh per te gjithe. I kam ndihmuar me te tera. Mosmirenjohesit. Une iu afrohem ne majen e gishtave mos bej zhurmen me te vogel. Kujdesem e tregohem i meshirshem me te panjohurit. Neteve pa hene une dal rrugeve i vetem e shperndaj lemoshe. Sikur ti ndjell vetes fatkeqesine e dikur per mua te ndizen qirinjte e borxhlinjve te mij. Por eeshte e kote. Te futa edhe ty ne kete mes. Mos ke ftohte, gjyshe? Muret kane marre pak lageshtire, e di. Nuk te duken edhe ty te trashe ata njerez poshte? E sheh ate me floket e qethura shkurt? Eshte i pari qe nuk me njeh dot nga afer. Me duket sikur pret me padurim te me beje nje djallezi sot apo neser. Erdhi tek une e kerkoi t’i jap nje dore ne shlyerjen e borxhit. Une firmosa fundin tim me kete gje. Te gjithe te tjeret u derdhen mbi mua e me mbuluan me qindra kerkesa. Te pabeset. Une nuk rri me dot mes tyre. Nuk me c’tu jap. Prandaj hiqen indiferente sikur me kane harruar.
-A nuk eshte me mire sikur mos fryje me ajer ne stepat e fungjoksit, brenda mosmirenjohesve tend, nip ? i gjithe ai shesh qe t’i e kerkon bosh, do zbrazet sa hap e mbyll syte. Nje mortaje e eger do t’i marre te gjithe pas vetes. U tha u be...
...u pervodh deri te dritarja me shpatullat e kthyera hijes e zgjati me frike koken. Nuk shihte me gje. Nuk degjonte me gje. Njerez qe leviznin dhe ruanin dritaren e tij as qe ekzistonin. C’kishte ndodhur atehere ?
i pervojtur, si nje endacak rrugesh shkundi koken aq sa rrezikoi ta rrokullise supesh. Iu shpif krimi i tij. Pastaj i erdhi qejf. Peshtyu nje top lecke nga goja e u be te luaje me te per te shtyre kohen. Por ishte e pamundur ta mbante vendi. Tanime te tjeret ishin zhdukur.
-Faleminderit gjyshe,-mendoi per te shumten here, e me shpatullat e klthyera, kaperceu me nje hap kanatat e hapura, per te rene marrezisht pa fryme, mbi rrugen e zbrazet te asaj shetitoreje.