Cani: “Buxheti nuk mund tė pėrballojė kompensimin e ish-pronarėve”

Flet Shkėlqim Cani, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė


Kostoja pėr kompensimin e pronave tė ish-pronarėve mė duket njė kosto e papėrballueshme pėr buxhetin e shtetit. Sipas informacioneve tė mia, mendohet qė deri nė vitin 2014 ata ish-pronarė qė nuk do tė mund tė kompensohen me prona tė drejtpėrdrejta, nga viti 2005 deri nė vitin 2014 tė kompensohen me vlerėn e tregut. Nėse ky ėshtė njė informacion i saktė, unė nuk mund t’i llogaris nė moment kostot, por si ekonomist nė bazė tė pėrafrimit qė mund tė bėj, mė duket njė kosto e papėrballueshme dhe nuk e di se si mund ta pėrballojė buxheti i shtetit shqiptar.
Meqenėse pyetja mė drejtohet si njė ekonomist dhe jo si njė guvernator, apo mė thjesht si shtetas shqiptar, kam njė kėndvėshtrim tė tillė qė nuk ėshtė normale qė me tatim-taksat qė paguajmė tė gjithė ata tė kompensojnė ish-pronarėt apo pronarėt e rinj.
Kjo mė duket jo shumė e saktė dhe varianti mė i mirė pėr tė bėrė kompensimin duhet tė zgjidhet me referendum, nė mėnyrė qė populli ta zgjedhė se cili ėshtė mė i miri. Referendumi i vė vulėn ēdo lloj gjykimi, vendimi apo Kuvendi. Kjo do tė ishte rruga mė e qartė, mė e pastėr dhe mė e qetė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė pronave, pasi publiku vendos me votėn e vet pėr kėtė ēėshtje.
Sigurisht qė nuk ėshtė dhe aq e lehtė, por ky ėshtė mendimi im personal si njė shtetas.

Pronarėt: “Nga pronat tona kanė pėrfituar tė gjithė”

Sipas pronarėve, shteti shqiptar ka sekuestruar e ka pėrdorur nė favor tė tė gjithė popullsisė pasuritė e paluajtshme tė mijėra pronarėve, duke mos i dhėnė asnjė lloj shpėrblimi pėr shfrytėzimin 60-vjeēar tė tyre

Shoqata kombėtare e pronarėve “Pronėsi me drejtėsi” ėshtė shprehur kategorikisht kundėr opinioneve tė guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, pėr ēėshtjen e pronave. Veēanėrisht ata janė kundėr mendimit tė Canit qė tatimet dhe taksat qė paguajnė tė gjithė tė pėrdoren pėr kompensimin e pronarėve. Agim Toro, sekretari i pėrgjithshėm i shoqatės “Pronėsi me drejtėsi” tha pėr “Biznesin” se si guvernatori Cani, ashtu edhe tė gjithė shqiptarėt, duhet tė kuptojnė se kthimi e kompensimi i pronave nuk ėshtė njė privilegj, por ėshtė njė e drejtė e tė gjithė atyre subjekteve tė shpronėsuara nga regjimi komunist. Sipas tij, shteti dhe tė gjithė shqiptarėt u janė borxhlinj pronarėve. “Pronarėve fill pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet iu janė sekuestruar pasuri tepėr tė konsiderueshme pėr njė vend tė varfėr siē ėshtė Shqipėria. Tė gjitha kėto pasuri kanė shkuar nė favor tė thesarit tė shtetit. Pra, tė gjithė shqiptarėt kanė pėrfituar nga pasuria e kėtyre personave qė u janė sekuestruar fitimet. Vetė Banka e Shqipėrisė ka pėr kėtė njė dokumentacion tė gjerė pėr kėto pasuri. Aty provohen sekuestrimet e florinjve, stolive e shumė pasurive tė tjera. Pėr mė tepėr, shteti shqiptar ka sekuestruar e ka pėrdorur nė favor tė tė gjithė popullsisė pasuritė e paluajtshme tė mijėra pronarėve, duke mos i dhėnė asnjė lloj shpėrblimi pėr kėtė shfrytėzim 60-vjeēar.” Toro vuri theksin edhe te natyra juridike e pronės. “Njė shtet demokratik ku respekohen tė drejtat dhe liritė e tė gjithė individėve, duhet tė respektojė edhe tė drejtėn e pronės, kjo mbėshtetur nė Kushtetutė e nė konventat ndėrkombėtare nė tė cilat shteti ynė ėshtė palė. E drejta e pronėsisė ka si element kryesor karakterin universal tė kėsaj tė drejte. Kjo do tė thotė se jo vetėm pronari ka tė drejtė tė gėzojė lirisht pronėn e tij, por edhe tė gjithė tė tjerėt, si shtetit, ashtu dhe individėt duhet ta respektojnė kėtė tė drejtė e tė mos e cėnojnė pronarin nė ushtrimin e tė drejtave tė tij”.
Njė kėrkesė e pronarėve ka qenė kthimi i pronės. Kjo kėrkesė ėshtė shprehur qė nė ēastet e para tė pėrpjekjeve tė ish-pronarėve. “Partia Socialiste e ajo Demokratike synojnė qė gjendja e pronave nė Shqipėri tė mos ndryshojė dhe tė vazhdohet tė pėrfitohet nė mėnyrė tė padrejtė nė kurriz tė pronave tė ish-pronarėve. Janė forcat politike ato qė duan t’ua faturojnė tė gjithė shqiptarėve gabimet e tyre nė administrimin e pronave qė nga viti 1990, duke mos kthyer pronėn tek i zoti, por duke kėrkuar kompensimin e saj”, shprehet Toro.

Guvernator Cani ka kėrkuar qė ēėshtja e kompensimit tė pronave tė shtrohet nė referendum. Nė kėtė mėnyrė vetė populli do tė vendosė se si do tė zgjidhet problemi i kompensimit tė tyre. Sipas ish-pronarėve, paraqitja e kėsaj ēėshtjeje me referendum ėshtė antikushtetuese. Kėshtu, nė Kushtetutė (neni 151) pėrcaktohen disa raste kur nuk mund tė kryhet njė referendum. Aty pėrcaktohet se nuk mund tė shtrohen pėr referendum ēėshtje qė kufizojnė tė drejtat dhe liritė e njeriut. “Duam apo s’duam, vetė populli nė njė referendum ka miratuar njė kushtetutė, ku e drejta e pronės konsiderohet si njė e drejtė themelore e njeriut”, pėrfundoi Toro.


Projektligji “Pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronės”
…
Kreu III - Kompensimi i pronės
Neni 11 - Format e kompensimit
1. Pėr pronat e pėrcaktuara nė nenin 7 tė kėtij ligji, shteti kompenson subjektet e shpronėsuara:
a) me tjetėr pronė tė paluajtshme tė tė njėjtit lloj nė pronėsi tė shtetit;
b) me pronė tjetėr tė paluajtshme tė ēdo lloji, me vlerė tė barabartė, nė pronėsi tė shtetit;
c) me aksione nė shoqėri me kapital shtetėror qė kanė vlerė tė barabartė me pronėn e paluajtshme;
d) me vlerėn e objekteve tė cilat janė objekt i privatizimit;
e) me tė holla.
2. Subjekti i shpronėsuar paraqet me shkrim Komisionit Vendor pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave formėn nė tė cilėn kėrkon tė realizohet kompensimi.
Komisioni, brenda 30 ditėsh nga marrja e kėrkesės, me vendim tė arsyetuar vendos pėr pranimin e kėrkesės ose refuzimin e saj dhe i ofron subjektit tė shpronėsuar njė formė tjetėr kompensimi sipas pėrcaktimeve tė bėra nė pikėn 1 tė kėtij neni. Kundėr vendimit tė Komisionit pėr pėrcaktimin e formės sė kompensimit subjekti i shpronėsuar ka tė drejtė tė bėjė ankesė nė gjykatė brenda 30 ditėsh nga njoftimi i vendimit.

Kushtetuta
Neni 151
1. Ligji i miratuar me referendum shpallet nga Presidenti i Republikės.
2. Ēėshtjet qė lidhen me tėrėsinė territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė, me kufizimin e lirive dhe tė drejtave themelore tė njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare tė shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes sė jashtėzakonshme, me deklarimin e luftės dhe tė paqes dhe me amnistinė nuk mund tė shtrohen nė asnjė referendum.
3. Referendumi pėr tė njėjtėn ēėshtje nuk mund tė pėrsėritet pėrpara se tė kenė kaluar tre vjet nga zhvillimi i tij