POEMĖ
Letėr Presidentit !
Po e marr Pendėn e zezė dhe tė bardhėn letėr,
Kėtė mbrėmje tė ftohtė, dimri gjith acar,
Nė kohė tė merzitshme qė ma ndrydhėn zemrėn
Tė shkruaj ty, o President i lartė !
Ndoshta do tė ēuditesh mė shumė se ēudia,
Pėr letrėn time, krejtsisht tė veēantė
Pasi, para teje, do ta lexojė Vegjėlia,
Ata, qė tė pa sigurtė ndjehen pėr ēdo natė.
Them tė pasigurtė, sepse i tremb uria,
Uria pėr punė, pėr buk e pėr zhele
Uria pėr njė xham, pėr njė gjysėm tjegulle,
Uria pėr qetsinė, pėr bazėn e ksaj jete
Them tė pasigurtė sepse mafjozėt i trėmbin,
Ata qė kanė zėnė postet dhe po dridhin vėndin,
Ata qė vazhdimisht njerzit ua kanė vrarė,
Ata qė rregullisht i lanė duke qarė
Them duke qarė, por po vajtojnė nėnat,
Kur u vjedhin vajzat dhe ua thajnė zemrat.
Kur djemtė u arratisen pėr bukė e pėr punė
Kur detrave ua mbytėn, tė humbur pa gjurmė
Ah, lum Presidenti, ētė tė them mė parė ?
E di qė ke shumė punė dhe ay hall i madh,
Si njė sėmundje e keqe qė sidhet vėrdallė,
Tė gjithve ju ka mbėrthyer, dhe ty si krye i parė.
Semundja e vjedhjes, gryksisė e mashtrimit,
E paturpsisė, gėnjeshtrės, para e pas votimit.
Sėmundja e mafjozve, e vrasėsve, e krimit,
E qeverive klanore tė fisit e tė mikut
Ti mėndon se sėmundjet aspak nuk tė kanė prekur,
Por lėngim i gjatė qė ty aq tė mundon,
Ėshtė dhėnie e dekoratave miqve tė vjetėr
Deri kryeministrit, qė kurrė se meriton !
Ti bėn sikur skupton kur duhet kuptuar
Bėn sikur sdėgjon kur duhet dėgjuar
Veē kur Vegjėlia ngrihet nė kėmbė
Atėherė ngrihesh dhe ti, shtėrngon buzė e dhėmbė
Oh, po ti kupton, kėtė e dij shumė mirė !
Por ty nė Timon, tė kanė vėnė zinxhirė
Zinxhirėt e miqėsisė dhe tė shoqėrisė sė vjetėr
Zinxhirėt e mėndsisė qė nuk dukėn nė letėr
Nė letrat qė ti shkruan, apo qė lexon
Gjithsesi tė tjerėt ta dredhin at Timon
Kėtė e shoh qartė, unė dhe ēdo kush tjetėr.
Dhe kjo do tė shkruhet pėr gjithmonė, nė letėr
Dhe si pėr bisedė, veē pyetje pėr ty kam :
Vallė ti nuk e din se qeveritarėt tanė,
Ndėrtojne vila private duke vjedhur shtetin,
Mbi lluks e super lluks, hanė e pinė dhe shkelin ?
Po se qeveria, ministra e ēfarė janė
Nė poste, nėpėr zyra, farefisllejtė kanė
Dhe se fiset e tyre anė e mbanė Shqiprisė
Zėnė i kanė postet, me miq e rreth miqėsish ?
Ja Durrsi na qėnka nė dorė tė kryeparit,
Ja disa tė tjera nė dorė tė nėnkryetarit
Shqipėria e ndarė nė zona influencash
Nmes mafjes qeveritare, njė garė konkurencash.
Ja veriu i ngrirė, tėrsisht paralizuar,
Shkodėrlocja e dashur, dhunuar e shkatrruar
Kėrcnuar me errsirė, vrasje e gjymtim,
Pėr tė vetmin fakt, se don Demokracinė.
Qė nga Urė e Zezė e gjer nė Vermosh,
Sidhu rreth Tropojes e Dibres matanė,
Eja dil nė Krujė afėr me Tiranė
Vetėm njė ministėr dhe ai Pukjanė
Ēudi o Shkodra trime, legjenda e Ilirisė
Dymijė e pesqind vjet, kryeqendėr e njerzisė,
Deri edhe Romės i ke dhėnė mėsim
Sot nuk paske burra as gra, pėr qeverinė ?
Oh, se ke aq shumė, kėtė e dij mirė,
Se djepat tu pėrkundėn nė vite e dekada
Menēurinė e kombit e tė qyterimit
O dera e madhe e kulturės sė njerzimit.
Se ke moj Shkoderloce ashtu siē ka Malsia,
Burra e Gra tė menēura pėr nė qeveri
Tropoja, Dukagjini, Dibra edhe Mati
Kruja dhe Kurbini, ka Mirdita dhe Laēi
Ka pra gjithė veriu ma shumė se Skrapari,
Ka ma shumė se Fieri, Tepelen e Vlora
Por ata hajdut qė e shėmbėn shtetin
U nxitėn nga Athina dhe nė jug kanė vėndin.
Ndaj dhe ti po vuan o Shkoder martire,
Bashkė me gjith veriun pėr buk dhe pėr dritė,
Vuani edhe pak sa ti mbysė e vehtja...
Tė gjithė ata vrasės, hajdut nė politikė.
Ah, or president, veē pyetje kam pėr ty :
A shohin me vallė tė gjeneralit sy,
Se ēfarė po ndodh me shtetin,
Ēfarė ka ngjarė me ty ?
Po fondet e shtetit, vallė ku janė hedhur ?
Nė cilat vrima pusesh, ato i kanė derdhur ?
Rrotull teje sidhen dhe brėnda nė Tiranė
Tė gjithė qeveritarėt i ke dhe pronarė
Pronarė firmash mafjoze, per tregti tė vogla,
Nė Durrės e Vlorė e brenda nė Athinė
Nė Romė e Stambollė, nė Shkup e nė Bitola
Qeveritarėt Shqiptarė nbiznes-mafje po prijnė
Por ti ndjehesh i qetė, pse thonė, nuk ke gisht,
Sėpaku nė atė mafje qė shtrihet gjarpėrisht
Por me heshtjėn tėnde, je dhe bashkfajtor,
Pėr njė katastrofė, qė popullin po e lodhė !
Pra, ka ardhur koha qė tė lihėn fjalimet,
Pompozitetet nė salla e nėpėr tribuna
Apo intervistat pėr sensacione
Ashtu dhe buzėqeshjet, kur ta bėjne urra !
Shqipėrisė i duhet sot me shumė se kurrė
Pastrim i politikės, bėje po qe burrė !
Pastroj mafjozėt nga postet zyrtare,
Qė nga Kryeministri e deri nė Komunale
Ēliroje Shqipėrinė nga ankthi dhe nga stresi,
Ēliroj studentat nga dhuna arsimtare
Nga mėsuesat bastarda qė u lypin Pare
Nga termat Komuniste, deri nė Abetare
Ēliroje popullin nga frika e dhunės, e rrėmbimit,
Nga dora e policve qė i shėrbejnė regjimit
Nga zyrtarėt mafjoza deri nė Komuna
Qė po i fryjnė xhepat, nga shkresat e nga vula
Nuk ėshtė vonė pėr ty, as sot qė tė veprosh,
Pra, gjėndjen e shtetit vetė ta rregullosh
Me forcėn e ligjit tė funksionit tėnd,
Mos luaj mė me kohėn, kėtė ti mbaje mėnd !
Largoj Polic-drejtorėt qė po bėjnė kėrdinė,
Nė vjdhje e mashtrime, nė vrasje e burgime,
Ku njerzit e pafaj i rrahin e i tallin
Ndėrsa mbrojnė mafjozėt, hajdutėt, pushtetarėt.
Ja sot nė Tiranė, pas mbytjes nė Detė,
Tė dhjetra varfanjakve qė shkuan pėrjetė,
U ngrit kryemafjozi Drejtori i policisė,
Dhe nisi terrorin kundėr vegjėlisė,
Me kontrolle tė rrepta, deri sekuestrime,
Se gjoja vetėm sot u zbuluan ca krime
Dhe si njė fasade e qet, para mafjes sė vjetėr
Para vehtes sė tije dhe gjithė pjesės tjetėr.
Bandės sė pushtetit, don ti vejė mburojė,
Me masa ndaj atyre qė skanė Buk pėr gojė.
Don qė gjithė vemėndjen e tė mjerė shoqėrisė
Ta kthej nga grushti i hekurt i mafje policisė.
Dhe pse vetė mafjozi, drejtor i drejtorve
Ka miliona tė fshehur nė vila e hotele
Nė fis, e nė dhėndurr, nė shok e tė tjerė
Qė nga Podgorica e deri nė Gjenevė
Dhe sipas traditės sė mafjes dhe tė krimit,
U zgjidh dhe problemi i mbytjes, i zbulimit.
Kryministėr mafjozi me njė gjakftohtėsi
Me votat e shumicės, mbet nė qeveri.
Dhe nė anėn tjeter rrugve nė Tiranė
Filluan arrestime deri ngazetarė,
Mjafton qė tė duket dhuna nė pazarė,
E gatshme ditė e natė, pėr kush tguxojn tė dalė.
Kush guxon tė dalė kundėr qeverisė,
Kundėr mafjes shtetrore, dhunės policisė,
Kundėr presidentit, Nanos apo Toskės,
Kunder atyre drejtorve, ish tė enver hoxhės.
Ah lum presidenti, turp u mbushe sot !
Sepse burrėri, nuk pate si Shqipėtar,
Sepse nė gjamė tė madhe ti nuk shkove dot,
Sepse Nano tė mban lidhur, me njė fjalė
Gjama e gjithė njerzve e gjithe vegjėlisė
Qė preku shpirtin thellė, tė gjithė Shqiptarisė,
Harrim kurrė nė jetė, ngjarja nuk do ketė
As dhimbja e madhe, as ti si president.
Si president servil, i vaktė e i korruptuar
Qė tallesh e stertallesh me njerzit e mjeruar,
Bėn sikur sdėgjon kur duhet ndigjuar,
Dhe bėn sikur sshikon kur duhet shikuar.
Me kaq po e mbydhi, letrėn e merzisė,
Nė ditėt e ksaj gjame kur ti hesht e sflet
Kur veē i dekoron mafjozėt per lezet,
Dhe vet ti me qėndron si kukull-president.
Dhashtė zoti qė mafja ta ndal dorėn e zezė,
Kercnimet e Fatosit mos u befshin reale
Kundėr demokratve, kundėr gjith Shqiptarve
Pėrndryshe do na nisin prap njė luftė e madhe.
Se Ruēėt qė vranė Shkodrėn nė vitet nėntėdhjetė
Nanot e Metucet qė vranė Azemin e shkretė,
Do na vrasin prap, ndoshta dhe Salinė
Ndoshta shumė tė tjerė, ndoshta Shqipėrinė.
Dhe pastaj durimi ngrihet si stuhia
Qė e fshin me rrėnjė, far e fis e gjeth,
Ēdo diktaturė mafje, qė gjėndet midis nesh,
Vegjelia e madhe e fshin si rrebesh
Durimi do tė ngrihet, shumė shpejt, ta dish,
Dhe pse ti zgerdhihesh e qefin nuk e prish,
Ndoshta Xhin nuk pi, netet e vajtimit,
Kur Shkodra vajtonte nmes territ e harrimit
Siē pinte nė Tiranė i dekoruari yt,
Thanė se shtatėmbdhjetė i kaloj nė fyt,
Kur Toska me drejtorė, roje i qėndronte
Dhe gazetaret nė burg, atė natė seē i ēonte
Rruget e Tiranės ja mbante pastruar,
Drejtori, ai servil tejet mafjozuar
Ai me shokė tė tij, emruar nėpėr rrethe
Po i shikon njerzit, rrugve, porsi gjethe
Nuk kam pse tė lodhem duke tė treguar,
Atė qė e shikon dhe qesh vesh mė vesh,
Por me qė ja nisa nė ditėn e merzisė
Tu drejtova ty, por dhe Vegjėlisė.
Vegjėlisė i them tė ketė shumė kujdes,
Tė ruhet dhe tė ngrihet demokratikisht
Kundėr mafjes shtetrore, mafje-qeverisė,
Edhe kunder teje si kukull e Shqiperisė.
Populli dhe Shqipėria meritojne me shumė
Qeveri tė ndershme pėr punė e vetėm punė !
Dhe njė president qė tė ketė njerzi,
Besnik i sė vertetės e jo servil si ti !
E dij se thart do tdukėn vargjet e mija,
Si njė profeci, qė pėr ty nuk ka lezet
Dhe do tė mė kėrkosh, do sulesh tė mė gjesh,
Jo pėr dekorim, por pėr tė ma vesh
Njė shkelm pėr nė biruca, me tėnden porosi,
Mjafton vetėm njė urdhėr dhe brėnda mė ke shti,
Se i ke gati ministra e drejtorė
Qė do tė versulėn tmė kapin me dorė
Por unė do tė ēfaqem, le dhe tė gaboj,
Jo pse mė mundon, dukja a lavdija,
Vargun do ta shkruaj pėr faktet qė shikoj
Sepse aq mė mundon e juaja, padrejtsia.
Mua ma njeh penėn, vargun e mendimin,
Ēdo shqiptar i mirė i lodhur e i munduar,
Ma njohin tė gjithė zėrin edhe fjalėn time
Qė nė zjarr tė plumbave, tė Ramizit tė shkuar.
Kėsaj radhe me kaq, vetėm tė uroj,
Qė nė paē njerzi, vlera burrėrore
Thuaje njė fjalė hapur, kundėr gjithė mizorve,
Kundėr pushtetarve, kundėr mafjozve
Thuaju qė tė ikun shpejt dhe me tė mirė,
Nga postet zyrtare kush me krimin lidhe
Rrin tash kaq vite duke abuzuar
Nė kurriz tė shtetit, tė popullit tė varfėruar
Nuk kam ētė them mė gjatė, po kuptove Shqip,
Opingat dhe shkopin, merr o plak dhe ik !
Ik mė mirė me nder se sa i turpėruar,
Qė do tė ikėsh shpejt, e ke siguruar
Se fshesa e hekurt e varfėrisė
E lotve e vajtimit, e gjithė popullsisė
Nuk tė fal mė ty, as sojin tėnd !
Mos luaj mė me kohėn, ti kėtė mbaje mend !
Tani nė fund tė them ty, se kush unė jam:
Jam ai qė mė mbytet, nė Detrat pa anė,
Ai qė mė late pa varr dhe pa nishanė
Ai qė mė late, peshqit tė mė hanė.
Jam ai pra dhe ajo e mjera
Qė ferrėn mė ua vutė femijėve tek dera,
Qė fisin dhe familjen ma veshėt nė zi
Dhe fjalėn e keqe ma hapėt nė Shqipėri.
Mė bėtė prostitutė, mua mamanė e gjorė
Mė tėrhoqėt zvarrė brigjeve nėpėr Vlorė
Me vllezėr e shokė na latė dhe pa Vigj,
Na sodhėt nėpėr natė, sikur tishim armiq.
Jam unė pra Nėna, gruaja Shqipėtare
Qė pėr buk tė gojės pėr tė rritur fėmijė
Dėbohem prej jush, mafjoz nė qeveri,
Prej teje presidet, qė ndan vetėm stoli.
Jam unė djalėria e rinisė Shqipėtare
Qė Detit i hyj, pėr vdekje a shpėtim,
Se nuk mė jep punė, askush nė vėndin tim,
Se nuk po jetoj dot, nė krizė e nė mjerim.
Jam unė pra shpirti i atyre qė shkuan
Nė jetėn e pa sosun, nė qiellin pa mbarim,
Jam unė qė thėrras: Ruhuni ju tė tjerė,
Nga mafja qeverisėse, mos merini udhėtim !
Jam unė or president, ti mė njeh aq mirė,
Jam unė or kryeminister, ministra tė nxirė,
Unė jam o Drejtor i policisė sė shtetit
O ju kriminelė, o mafjozė tė vėndit
Jam unė dhe ne, e gjithmonė do tė jem,
Se fundi i juaj ka nisur dhe po vjen
Vilat e juaja me gjakun tonė tė lyer,
Gratė e zbukuruara me arin e pėrlyer
Do tė ua vrasin jetėn ju tė gjithė sa jeni
Qė nga polic rrugaēėt e gjer tek presidenti.
Do u bėhen helm nė jetėn tuaj banale,
Gjith parat e vjedhura nga mundi i Shqiptarve.
Jam unė pra, mė kėrkoni dhe vertet mė gjeni
Nė ēdo zemėr tė varfėr qė ka i yni, vėndi.
Tek ēdo i pa punė, e i pa shtėpi
Tek ēdo i uritur, grua, plak e fėmijė
Kėrkomėni tmė kapni dhe tmė arrestoni,
Nė burgje tmė degdisni dhe tme dėnoni,
Unė prap po ua them: O vrasės barbarė,
Kryeministėr kriminel dhe ju qeveritar !
Polic hajdut xhepash, oficer qelbsira,
Qė u vollėt dhe tė vdekurve unaza e zinxhira,
Ua hoqet Engjujve unazat nė gishtrinjė
I moret pėr nuset e juaja, o ju faqe zinjė !
O ju deputet tė klanit kriminal
Qė shumicėn mafjoze keni ulė nė sallė,
Ju qė e votuat serish pėr ta patur,
Turpin nė histori keni pėr ta mbajtur.
Si bashkpuntor tė mafjes dhunės edhe krimit,
Si mbrojtės tė vrasėsve tė vjedhjes e mashtrimit
Do keni jetgjatsi nė pushtetin tuaj,
Aq sa jetojnė krimbat nė zgavren e kalbėzuar.
Kėrkomėni e mė shihni, se kudo mė keni
Udhve tė Shqipėrisė, para syve tuaj,
Nė gjokset e grave me tė cilat fleni
Deri dhe aty ju mua shpejt do tmė gjeni
Sepse dhe ato nuk ju durojnė mė dot,
Erėn e babzitjes qė kundėrmon kah mot,
Ato nė frymėn time aq janė dashuruar
Frymėn e lirisė, paqes sė bekuar
Dhe ato shumė shpejt, do tė ua thonė hapur,
Se ju jeni qelbsirat qė ua prishėt natėn,
Netėt dhe gėzimet dhe gjithė harmoninė
Familjet ua prishėt me ttuajėn harbutrinė
Sepse u transformuat nė ulogė tė velur,
Qė mėsuat tė jetoni duke vrarė e vjedhur,
Streset e gjith krimeve ju bėnė impotentė...
Qė dėndeni nė alkol e nė gjumė si qentė.
Pra ju po pėrballeni me urrejtjen e madhe,
Tė popullit mbarė, tė tė gjithė shoqėrisė
Ky ėshtė fundi juaj, fundi i zagare,
Vrasėsve dhe hajdutve tė tė gjithė Shqipėrisė.
Shkruar nga autori LLesh Marash Delia.
Me 18 tė Janarit tė vitit 2004.
Krijoni Kontakt