-
Barra
Barra
Barra i ish ngarkuar nė marri e sipėr. Erdeti e kish mbartur me vete deri nė ditėn, kur kockat po pėrpiqeshin ti ēanin lėkurėn e ti dilnin pėrmbi. Nė atė pikė dhimbja nuk pyeti mė pėr kufijtė e trupit; depėrtoi mes kockave, mishit tė tretur, damarėve tė gjakut e lėkurės qė rrethon jetėn e brendisė pėr tė ngrirė pas shpėrthimit nė ajrin e ftohtė.
Erdeti pa majtas e djathtas. Njerėzit mbartnin njė barrė tė ngjashme me tė tijėn. Pėrftimi i shumė shenjave e bėri tė kuptonte, se edhe tė tjerė po pėrjetonin tė njėjtin kalim kufijsh prej dhimbjes si dhe ai vetė. Me pėrpjekje arriti tė shihte edhe mbrapa. Nė largėsinė e kohės sė shkuar shqoi njė djalė tė ri qė ecte me trupin e kėrrusur deri nė ēastin, kur vėshtrimi i Erdetit u mbėrthye mbi tė. Djali u duk se mori vrull e pas pak u gjend me trupin drejt. Ēaste mė vonė njė pėrēartje zhurmash e thatėsi krismash mbėrriti deri tek Erdeti. Njė barrė ishte plandosur pėrdhe e bashkė me tė edhe djali vetė.
Erdeti ktheu sytė nė kohėn nė tė cilėn jetonte. Kush me kocka tė ngjitura pas lėkurės e kush me vrunguj dhjami mbi gjymtyrėt, gjithsecili prej njerėzve ecte me gjunjė tė pėrthyer pa shfaqur ndonjė shenjė shqetėsimi si pasojė e jehonės sė mbėrritur prej kohės sė shkuar.
I marrė jam, i marrė, thirri ai dhe nisi tė vajtonte. Gjeti forcėn pėr tu drejtuar duke e lėnė barrėn tė binte nė tokė. Vdis aty ku je, tė paktėn tani jam i lirė, thirri pėr sė dyti, para se tė ulej tė ēlodhte gjymtyrėt e tė qetėsonte zjarrminė e vajit.
Prania e njė tė vetėquajturi i marrė, pėrmbushja e njė urimi pėr vdekje dhe kėndimi i njė vaji tėrhoqėn mė nė fund vėmendjen e bashkėkohėsve. U ndodhėn mes tyre Gentė, Teuta, Rozafa, Albanė, Taulantė, Amantė, Desaretė, Argjiro e shumė tė tjerė. Me shėndoshjen e mendjes, secili prej tyre e kuptoi, se ēduhej bėrė pėr shėndoshjen e trupit tė sėmurė brenda realitetit tė marrė, tė cilin e vajtonte Erdeti.
Njė fund i lumtur do tė kėrkonte qė ndriēimi tė mbėrrinte nė mendjet e tė gjithė njerėzve e tė ēonte nė rrėzimin e barrės. Atėherė ndoshta do tė shkruhej: Prej asaj dite trupi i Erdetit ka filluar tė rimarrė formė; Shtylla kurrizore ka rifituar funksionin e saj kryesor, mbajtjen e trupit drejt. Mendja i lundron e lirė netėve dhe i flet kthjellėsisht nė rizgjim.
Por zhvillimet dėshmojnė tjetėr gjė. Megjithė pėrpjekjen rrėzuese tė personazheve tė kėtij tregimi, barra vazhdon tė frymojė; Nė jetė e mbajnė shpirtrat e atyre qė nuk deshėn (duan) tė dėgjojnė. Personazhet e kėtij tregimi u ndėshkuan, disa prej tyre me vdekje nė janarin e akullt tė detit. Me vete e tė tjerė Erdeti nisi vajin mė tė ri pėr gjakun.
Janar 2004
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt