Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31

    pOEZI TE HERSHME

    DESHIRE

    pOR VJEN NJE MUZG NGAHERE
    PERZJERE ME EMRIN TEND
    ngaterruar dhe une aty
    oret e pritjes,nje"mall"i rende.

    Mengjesi i bardhe do te vije serisht
    e ti mengjesin hutuar do ngresh
    do t'gjesh nen te ca endra te miat
    dhe veten tende mes tyre do gjesh.

    Por vjen nje muzg ngahere,
    mengjesi i bardhe do te vije serisht,
    mbremjet qe ti do per mua te mendosh,
    mbremjet per vete i mbaj,ta dish.


    ****

    I kam heshtur kaq kohe pranveres,
    me lodhte perhere blerimi.
    Nuk kisha me miq,
    qene humbur ujerave.
    leviste nga pas nje mal pikellimi.

    Por lulet me pelqenin,ah lulet.


    Matem perdite ne takimet me ty

    tek ty reflektohen sendet,
    mendimet,Dielli.
    Une matem perdite
    ne takimet me ty.
    Zvogelohem e tkurem
    kur fillojne mendimet
    behen te zhurmshme
    pastaj
    ndarjet,puthjet,
    oraret
    qe gjithashtu
    reflektohen tek ty.
    Me ndodh
    te puthem
    ndonjehere ne pasqyre,

    aq sa per tu rritur.


    Ne kohen kur lindnin poetet

    Ne kohen
    kur lindnin poetet
    qe ndryshe.
    Mungonin permasat
    metrote,atomi.

    I vetmi kritik
    asokohe
    qe mbreti,
    qe s'dinte
    shkrim e kendim,
    por te kepuste koken.


    Mbret

    Mbret kisha qene edhe me pare,
    po s'ia thashe kujt.
    E fsheha brenda vetes
    dhe me pelqente ta perkedhelja,
    ta doja
    dhe sidomos ta doja.
    Pastaj u plaka,
    gjera qe ndodhin mbreterive
    Nuk dija as emrin ,as shpirtin
    e pasardhesit.
    Nga frika e tjetrit
    nbeta pa vartes,
    pa lolo.
    Sigurisht qe kjo s'me pelqeu.
    Ndaj nisa te them
    te verteten e madhe:

    Une jam mbreti
    Une jam mbreti.

    Pastaj ndodhi
    ajo qe gjithmon ndodh.

    Me vrane meqe isha mbreti.


    takimi


    Kam mbartur perdite takimin me ty
    kur hena lind,si hena vdes
    me tretet malli dhe gjithshka
    me tret perdite i njejti ves.

    Me vjen pastaj nje mall pa shkak
    ku ti lodron si hena shpesh
    vegimet lindin,enden enkas
    nga endet enkas e njejta shprese.

    Se qenkan thene vec rastesite
    do ngelim bashke sic hena rend
    aty-ketu ca fjale te thena
    te tjerat fjale vec neper mend.

    Do ngelet prape dhe kodi i vjeter
    kur ti te shkosh pa thene kurgje
    dhe prape do endem serish i vetem
    veten dhe henen tek ty ta le.

    Packa ti s'vjen,as shkon me larg
    na mbledh perdite i njejti shesh
    une mbart me vete ate c'ka dua
    ti hesht po deshe,ne dac dhe qesh.

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    shume te ndjera keto vargje bledStarova. me pelqyen shume!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    u be kohe qe pres.
    Ti nuk vjen.
    ti vetem je
    une me vetmine tende luaj.

    Ne qe qeshnim dikur
    jemi tani kaq te huaj.

    Nuk eshte as vjeshte
    qe ti me gjethet te shkosh,
    eshte nate,
    nje nate e ngrohte.

    U heshtem
    u humbem
    u lame.

    Mbetem
    ne kujtesat tona
    si zogj shtegetare.
    takohemi
    ne nderrimet e stineve
    ne pershendetjet shtegetare.

    Kucove 1992

Tema tė Ngjashme

  1. Dallimet e Orthodhoksisė me Katolicizmin
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 09:12
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Roli i Tradites ne Kishen e hershme
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 17:26
  5. Sola scriptura ne Kishen e hershme
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-07-2002, 16:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •