Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Të drejtat e shqiptarëvë në trojet shqiptare në Mal të Zi

    Shqiptarët nën Mal të Zi mbajnë peticion, ndërsa UDSH është kundër
    Në Malësi filloi nënshkrimi i peticionit për rregullim të ri të shtetit: Shqiptarët kërkojnë të kenë tri regjione të veta

    09.01.2004, 08:09
    "Nuk pranojmë kurrfarë forme të komunës, sepse qeverisjen e llojit të tillë e kemi tejkaluar që moti. Zgjidhja e vetme për shqiptarët në Mal të Zi është regjionalizimi tri pjesësh i trojeve ku banojmë, gjegjësisht që Malësia, Ulqini me Krajën dhe Plava e Gusia të fitojnë statusin e regjionit brenda të cilave do të funksionin subregjionet. Në Malësi ka filluar nënshkrimi i peticionit si shenjë përkrahje për këtë ide, ndërsa interesimi është shumë i madh; brenda disa ditësh do të formohet një OJQ e cila do t'i bashkojë shqiptarët në Mal të Zi, dhe qëllimi i së cilës do të jetë regjionalizimi" - tha Nikë Gjeloshaj, njëri nga iniciatorët e nënshkrimit të peticionit dhe themeluesi i OJQ në të ardhmen.
    Ai theksoi se regjionalizimi është në përputhje me vendimet e pjesës së parë të Konferencës së Washingtonit e cila u mbajt në qershor, dhe ishte e organizuar nga Këshilli kombëtar shqiptar amerikan, Instituti për çështje shqiptare "Albanika" në Lubjanë në bashkëpunim me Qendrën për studime ndërkombëtare dhe strategjike dhe ekspertin e tyre Janusc Bugajski.
    "Vazhdimi i konferencës është caktuar për shkurt dhe atëherë do të definohet platforma për regjionalizimin e Malit të Zi, me çka janë të informuar institucjonet, kështu që nuk është rast që tani tentojnë me formimin e shpejtuar të komunave qytetare të na e imponojnë vullnetin e tyre" - tha Gjeloshaj.
    Sipas fjalëve të tij, me këtë potez ndihmohet integrimi i Malit të Zi në Europë, sepse regjionalizimi është standard në të gjitha shtetet e zhvilluara, e kjo është, siç tha, mënyra e vetme për rregulimin më në fund të çështjes së shqiptarëve në Mal të Zi.
    "Komunën është dashur të na e japin në vitet e 70-ta, kur edhe kishim nevojë për të, tani është ajo çështje e deplasuar dhe nuk do të kënaqemi me një formë të tillë të vetqeverisjes, çfarëdo kompetenca që të ketë. Më 13 janar është caktuar përsëritja e debatit publik lidhur me ligjin për kryeqytetin dhe atëherë do t'i prezentojmë kërkesat tona dhe të tregojmë se çka don Malësia - theksoi Gjeloshaj dhe shtoi se peticioni do t'i dorëzohet Asociacionit të rejgioneve të Europës në Strasbour, ndërsa institucionet malaziase do t'i njohtojë me rezultatet e aksjonit pas përfundimit të konferencës së Washingtonit dhe punimit të platformës për regjionalizim.


    marrë nga www.iliria.net

    Përshëndesim Nikë Gjeloshajn dhe gjithë vëllëzërit tanë në trojet shqiptare në Mal të Zi dhe urojmë në realizimin sa më të shpejt të kërkesës së tyre më se të drejtë për regjionalizim të trojeve tona në Mal të Zi.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Partitë serbe/malazeze: Shqiptarët duan federalizimin e Malit të Zi

    10.01.2004, 07:01
    Përfaqësuesit e partive parlamentare në Mal të Zi kanë dënuar dje ashpër iniciativën e filluar nga një grup i qytetarëve shqiptar për krijimin e regjioneve shqiptare brenda vendit.
    Funksionari i lartë i Partisë Demokratike të Socialistëve (partia në pozitë), Miodrag Vukoviq, vlerësoi se ajo ide "është e dëmshme, si për Malin e Zi, ashtu edhe për vet komunitetin shqiptar".
    - Regjionalizimi sipas vijave nacionale është kërkesë ekstreme e cila bie në pyetje integritetin territorial të Malit të Zi - deklaroi Vukoviq.
    Ai theksoi se shpreson që shqiptarët në Mal të Zi të jenë të kuptueshëm.
    Opozita deklaroi se përgjegjësinë për peticionin për regjionalizim të MZ e mban qeveria.
    Funksionari i lartë i Partisë Popullore Socialiste (ish-partnerë të Millosheviqit) Velizar Kallugjeroviq vlerësoi se iniciativa në fjalë është "e pakuptimtë, por edhe jodemokratike, jocivilizuese dhe e rrezikshme".
    - Në këtë shohim idetë ekstreme nacionaliste pas të cilave fshehet qëllimi përfundimtar për shkëputjen e disa pjesëve të Malit të Zi. Përgjegjësinë për paraqitjen e kësaj iniciativë e mban qeveria, e cila me propozimin ligjor të paqartë për kryeqytetin edhe më shumë gjeneroi këtë kërkesë - theksoi Kallugjeroviq. PPS, shtoi ai, përkrahë vendimin që territori i Malësisë të fitojë statusin e komunës me kompetencat, punët dhe mënyrat e finansimit të caktuara me ligj për vetqeverisje dhe finansim.
    Funksionari i lartë i Partisë Liberale Xhemal Peroviq theksoi se "bëhet fjalë për një qasje joserioze ndaj një problemi serioz".
    - Iniciatorët shihet se nuk janë të njohur me procesin e decentralizimit dhe regjionalizimit sa nuk iu intereson kurrfarë komune, sa shpallin teza të cilat mund të asociojnë në diçka nga e kaluara - ato janë tezat se nuk iu intereson kurrfaqë qeverisje dhe se çështja e shqiptarëve do të zgjidhet përfundimisht - tha Peroviq.
    Është e qartë, sipas Peroviq, se tani vjelen frytet e politikës joserioze të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili kishte qasje të ngjajshme gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa punonte plotësisht ndryshe në qeverisje.
    - Tani çuditëm si janë ata kundër atyre tezave të cilat vet i kanë krijuar. Prej kësaj mund të rezultojë vetëm ajo që e dëshiron qeveria - që qytetarët, pjestarë të pakicave të humbin kohë me një temë nga e cila nuk mund të lindë asgjë e mirë, pëveç thellimit të mosmarrveshjes në mes shqiptarëve e cila edhe ashtu veç ekziston në bazë fetare - përfundoi Peroviq.
    Nënkryetari i Partisë Popullore Serbe Goran Danilloviq është i mendimit se fajtor i vetëm për këtë iniciativë është qeveria "e cila do të detyrohet të publikojë çka iu ka premtuar përfaqësuesëve politik të shqiptarëve".
    - Kërkesa për regjionalizim të Malit të Zi paraqet qendrim ekstrem të fuqishëm të atyre të cilët kërkojnë diçka që e dijnë se nuk mund ta fitojnë. Kjo është krijim i hapësirës për pozitën, e cila është partner në koalicion me UDSH, të pranojë diçka që është ose do të paraqitet si projekt i tyre, e që është autonomia personale dhe territoriale, që paraqet maqedonizimin e Republikës tonë. Kërkesa për regjionalizim, respektivisht për autonomi territoriale, të cilat dëshirojnë të i paraqesin si zgjidhje kompromis, paraqet tentim të federalizimit të Malit të Zi në mes atyre që janë marrë vesh për këtë - tha Danilloviq, dhe shtoi se "Janusc Bugajski është faktori i përbashkët për PDS dhe këtë iniciativë". Tani, theksoi ai, do të shihet sa i drejtë është qendrimi i PPS që shteti i bashkuar (SMZ - vër.red.) është i vetmi kulm i sigurt për Malin e Zi.
    Zëdhënësi i Partisë për Prosperitet Demokratik Muhamet Nika u shpreh se ajo parti nuk është në dijeni për peticionin në Malësi. Ai përsëriti se regjionalizimi nuk është kurrfarë "gogoli", posaçërisht "nëse edhe në praktikë tregohet si zgjidhje e pranueshme dhe funksionale për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi".
    - PPD nuk është kundër regjionalizimit, por pa konsenzus të gjerë dhe përkrahje të mbarë trupit zgjedhës shqiptar në Mal të Zi, ai projekt është paraprakisht i dënuar me dështim - tha Nika, duke shtuar se kryetrët e UDSH dhe LDnMZ Dinosha dhe Bardhi, si deputetë që disa vite, duhet të marrin përgjegjësinë dhe të kanalizojnë potencialin politik të shqiptarëve në Mal të Zi.
    - Nëse Mali i Zi ka mjaft potencial demokratik që vetëm të zgjidhë çështjen e popujve pakicë, siç pohojnë Dinosha, Bardhi dhe përfaqësuesit e strukturës udhëheqëse, ne në PPD atëherë nuk e kemi të qartë pse kërkohet ndihmë nga jashtë - theksoi Nika.

    Dinosha: Nuk duam regjione por parlament me dy dhoma

    Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, tha dje se UDSH nuk e ka filluar nënshkrimin e peticionit që territoret ku banojnë shqiptarët të shndërrohen në regjione.
    - UDSH që moti e ka qendrimin e vet lidhur me statusin e ardhshëm të shqiptarëve n Mal të Zi dhe këtë e ka bërë publike me anë të platformës për statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ajo platformë kërkon autonomi personale me elemente të autonomisë politike dhe territoriale, si mekanizëm i definimit të statusit të shqiptarëve i cili nuk do të varej nga ndërrimi i qeverisë në Mal të Zi, por do të ishte i garantuar nga ana e shtetit, dhe i cili me asgjë nuk do të rrezikonte shtetin e Malit të Zi as integritetin e tij territorial - tha Dinosha dje për gazetën malaziase "Vijesti". Ai shtoi se, thënë me metaforë, UDSH-ja kërkon "dhomë të pakicave kombëtare", por ajo dhomë do të ishte në parlamentin e Malit të Zi. - Kërkesa jonë është që parlamenti të ketë dy dhoma, dhe njëra dhomë të jetë Këshilli i pakicave kombëtare - theksoi kryetari i UDSH. Në konferencën e Washingtonit është thënë se SHBA e përkrahë regjionalizimin, mirëpo kontaktet tona me administratën amerikane tregojnë të kundertën - tha Dinosha. Ai nënvizoi se nuk është e vërtetë që UDSH në fushatën parazgjedhore ka kërkuar regjionalizimin.

    Bardhi: Mundet edhe një regjion i madh

    - Zgjidhja e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi me principin e imtësimit, gjegjësisht me regjionalizimin në tri pjesë të trojeve ku ata përbëjnë shumicën, nuk është në frymën e programit të Lidhjes Demokratike - u shpreh dje kryetari i LD Mehmet Bardhi. Duke theksuar se për peticionin në Malësi ka mësuar nga "Vijesti", Bardhi nënvizoi se iniciativat e tilla nuk paraqesin kurrfarë risie, por ato vërtetojnë se pozita i ka humbur 12 vitet e kaluara duke i fshehur "nën dysheme" problemet jetike të popujve pakicë. LD nuk insiston, por nëse qeveria e republikës e sheh zgjidhjen e statusit të shqiptarëve jo në imtësimin, por në krijimin e një regjioni me shqiptarët shumicë, në neve do të gjej padyshim bashkëbisedues serioz dhe konkret. / iliria
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Prej 31 korrikut deri më 4 gusht, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, me mbështetjen e Shoqatës Patriotike të Krajës dhe Shoqatën Ana e Malit, ndërmori një mision të gjurmimit të fakteve në popullsitë shqiptare në Mal të Zi me Kongresmenin Tom Lantosh(Tom Lantos) dhe të shoqen Anet Lantosh (Annette Lantos). Delegacion ishte në zbatim të një plani të Lidhjes Qytetare për të filluar ndërkombëtarizimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi që ka marrë pikënisje më shumë se një vit më parë në Uashington. Nuk u desh shumë kohë për të shpalosur të vërtetën. Sepse shumë shpejt ne zbuluam se përpjekjet e shumicës sllave malazeze të sponsorizuara nga shteti për ta përzënë nga vendi ose për ta asimiluar popullsinë shqiptare në Mal të Zi, nuk është një temë e historisë, por një realitet bashkëkohor dhe shokues që kërcënon vetë ekzistencën e shqiptarëve në Mal të Zi. Kjo përpjekje është acaruar nga një racizëm vrastar antishqiptar që kërcënon gjithashtu të ardhmen politike dhe ekonomike të Malit të Zi si pjesë e Evropës. Pas dëgjimit të dëshmive nga ekspertë dhe veprimtarë shqiptarë në Ulqin, Ana e Malit, Krajë dhe Tuz, Annette Lantosh, e cila punon me Grupin Kongresional të të Drejtave të Njeriut (Congressional Human Rights Caucus), bëri vërejten se në trajtimin e tij racist të shqiptarëve, "Mali i Zi është njëqind vjet mbrapa pjesës tjetër të Evropës." Bazuar në ato që pa dhe dëgjoi, Kongresmeni Lantosh e përshkroi ndjenjën e tij si "një indinjatë sesi në Shekullin XXI ndaj njerëzve të qytetëruar që jetojnë në Evropë mund të ushtrohet një diskriminim kundër tyre kaq i thellë vetëm pse ata duan të mbajnë gjallë trashëgiminë e tyre gjuhësore, kulturore dhe etnike." Kongresmeni Lantosh deklaroi se, bashkë me miqtë e tij Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes, ai është "i përkushtuar emocionalisht dhe intelektualisht" për ta ndihmuar popullin shqiptar në Malin e Zi. Ai u zotua që "t"i trajtojë problemet e tyre në nivelet më të larta në Uashington."

    Kongresmeni Tom Lantosh i gatshëm për të ndërkombëtarizuar Çështjen e Shqiptarëve në Mal të Zi

    Dy qëllimet kryesore të udhëtimit tonë ishin të shikojmë, para së gjithash, kushtet në të cilat shqiptarët e Malit të Zi jetojnë sot dhe për ta sjellë këtë informacion në Kongresin e SHBA, kështu që Lidhja Shqiptare, duke punuar me Kongresmenin Lantosh, mund të ndërmarrë një zgjidhje që do t"iu japë shqiptarëve barazinë ekonomike, politike dhe ekonomike me sllavët malazezë. Pikërisht siç luajti një rol të rëndësishëm për të ndërkombëtarizuar çështjen shqiptare në Kosovë, Tom Lantosh është tashmë i përgatitur për të bërë të njëjtën gjë për shqiptarët e Malit të Zi. Anëtarët e delegacionit përfshinin Presidentin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, ish Kongresmenin Joe DioGuardi, Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi, dhe anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Luan Bukolla, Gjergj Dedvukaj, Adem Dukaj, Sadri Gjonbalaj dhe Marash Nuculaj; Xhevat Kraja (nënpresident) dhe Adem Cukaj i Shoqatës Patriotike të Krajës; dhe Xheladin Zeneli (nënpresident) i Shoqatës Ana e Malit. Faton Bislimi, student koordinator i Lidhjes Qytetare nga Kosova, ishte përkthyes zyrtari i delegacionit. Ndërkohë që Kongresmeni Lantosh u nis për në Budapest për të kremtuar 75-vjetorin e tij të ditëlindjes në vendin e origjinës së tij, disa nga anëtarët e delegacionit tonë udhëtuan për në Prishtinë për të mbajtur një konferencë shtypi më 5 gusht për hulumtimet tona në Malin e Zi. Fill pas konferencës, ne patëm fatin të takohemi me Azem Hajdinin, një nga pak të mbijetuarit e masakrës së 4300 luftëtarëve antifashistë në vitin 1945 në Tivar, Mal i Zi, nga forcat ushtarake serbe dhe malazeze. Azem Hajdini, i cili ka publikuar një raport të dokumentuar të masakrës, shpjegoi sesi ai, nën kërcënimin për vdekje, për shumë e shumë vite nuk ishte lejuar të fliste për këtë tragjedi. Ai shprehu shqetësimin e tij se shqiptarët e Malit të Zi dhe kudo në Ballkan do të vazhdojnë të përballen me rrezikun e përzënies dhe të shfarosjes nëse ne nuk do të kërkojmë ndryshimin e situatës.

    Emigrimi i detyruar forcërisht, konfiskimi i tokës dhe asimilimi i dhunshëm

    Në vijim të historisë mizore të genocidit kundër shqiptarëve të Malit të Zi, e cila filloi së pari me aneksimin e tokës shqiptare nga Mali i Zi më 1878, atje ka ndodhur një praktikë e vazhdueshme e emigracionit të detyruar forcërisht, konfiskimit të tokës dhe asimilimit të dhunshëm. Delegacioni i ndeshi këto realitete nga Ulqini në Tuz, gjithashtu në Plavë-Guci, ku pjesa e caktuar e grupit përfundoi misionin e hulumtimit të fakteve. Historiani Riza Rexha shpjegoi se qyshkur të ashtuquajturat Fuqi të Mëdha në Kongresin famëkeq të Berlinit i vunë shqiptarët nën kontrollin malazez, përpjekjet për ta ndaluar fjalën shqipe, mënyrën e jetesës dhe kulturën shqiptare dhe për t"i sllavizuar shqiptarët, duke filluar me vendosjen e prapashtesës sllave "-iç" në mbiemrat e shqiptarëve, ka vazhduar me intensitet. Sipas Riza Rexhës "shqiptarët përballen me të njëjtat çështje me të cilat janë përballur gjatë 123 viteve me radhë." Si rezultat, sot gjysma e popullsisë shqiptare të Malit të Zi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropën Perëndimore. Riza Rexha gjithashtu përshkroi një strategji paralele që synon vendosjen e malazezëve në zonat me popullsi shqiptare për të ndryshuar përbërjen e tyre etnike dhe strukturat politike. Disa nga shembujt më flagrantë të konfiskimit të tokave të shqiptarëve dhe të vendosjes së malazezëve në zonat e populluara me shqiptarë për të ndryshuar demografinë kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur në Tuz. Ne mësuam nga Anton Lajcaj, një profesor në Tuz, se brenda vitit të ardhshëm, 1200 sllavë do të vendosen në fermat dhe do t"iu jepen apartmente në tokat e konfiskuara midis Tuzit dhe Podgoricës. Në të njëjtën kohë, qeveria ka konfiskuar tokën në pronësi të sllavëve në rrethinat e Podgoricës me qëllim që të ndërtojë atje një burg. Qeveria iu ka premtuar pronarëve të shqetësuar të tokave se ata do të kompensohen me 60000 metra katrore tokë që do t"iu merret shqiptarëve. Qeveria gjithashtu, gjoja për të ndërtuar një park kombëtar, po ua merr shqiptarëve kilometra të tëra katrore tokash përgjatë Liqenit të Shkodrës, të cilat shqiptarët i kanë me tapi brez pas brezi. Kur Kongresmeni Lantosh pyeti se çfarë lloj kompensimi do t"iu bëhet shqiptarëve të cilëve ua ka marrë tokat e tyre qeveria malazeze, Anton Lajcaj u përgjigj se ata nuk do të marrin asgjë prej gjëje dhe se çdo protest do të shpërblehet me burg dhe me persekutim. Tuzi ka qenë gjithashtu i ndarë fizikisht nga ndërtimi i një baze ushtarake dhe i një depoje të mbeturinave e cila është burim i sëmundjeve të fëmijëve shqiptarë. Anton Lajcaj deklaroi se "politika malazeze dhunon të gjitha konventat evropiane të të drejtave të njeriut dhe se, po të vazhdojë kështu, e gjithë popullsia shqiptare do të largohet prej këndej ose do të asimilohet." Kur Kongresmeni Lantosh, zonja Lantosh dhe anëtarët e delegacionit tonë ishim tronditur thellë nga ato që kishim parë dhe nga guximi i shqiptarëve të cilët ne i takuan në Malin e Zi, ne ishim plotësisht të vetëdijshëm se politika shtetërore tashmë ia ka arritur të asimilojë shumë shqiptarë, të cilët nuk flasin më gjuhën e tyre amtare. Disa shqiptarë janë bashkuar tashmë me partitë politike malazeze dhe të tjerë kanë bashkëpunuar në mënyrë aktive me forcat qeveritare të sigurisë dhe me policinë speciale në kontrollin dhe në shtypjen e popullsisë shqiptare.

    Arsimi si një instrument i asimilimit dhe emigrimit të detyruar

    Delegacioni kërkoi të takojë presidentin (Petrit Gjokaj) dhe nënpresidentin (Nik Gjeloshaj) të Shoqatës Kombëtare të Studentëve Shqiptarë, si dhe liderë të degëve të kësaj shoqate në Ulqin. Ngaqë atje nuk ka arsim të lartë në gjuhën shqipe, të gjithë i ndjekin studimet universitare jashtë Malit të Zi. Shoqata, e cila ka 700 anëtarë, është themeluar kohët e fundit për të kundërshtuar asimilimin dhe për të ndihmuar studentët që të përballen me një sistem arsimor që është ndërtuar në një mënyrë të tillë që për studentët shqiptarë të mbyllen të gjitha rrugët. Petrit Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj folën për trysninë e pareshtur mbi studentët shqiptarë për të harruar identitetin e tyre dhe historinë e tyre dhe të heqin dorë nga aktiviteti politik. Në përgjigje të kësaj trysnie, Shoqata është duke kërkuar që arsimi në gjuhën shqipe të bëhet në shkollën e lartë dhe me një program mësimor që ua mëson historinë dhe kulturën shqiptare. Aktualisht, mësimet në gjuhën shqipe ekzistojnë vetëm në shkollën fillore, por as kjo madje nuk ka përhapje të plotë. Gjithnjë e më shumë serbishtja po shndërrohet në gjuhë të vetme të shkollës në të gjitha nivelet (studentët janë të detyruar t"i përkthejnë tekstet serbe në shqip), dhe programet mësimore janë plotësisht në shërbim të kulturës dhe të historisë serbomalazeze. Petrit Gjokaj tha gjithashtu se Shoqata e Studentëve ishte duke punuar me të gjithë trupën studentore në Mal të Zi për të çuar përpara çështjen politike të shqiptarëve. Ngaqë shqiptarët përbëjnë vetëm shtatë për qind të popullsisë së Malit të Zi, studentët theksuan se, duke u nisur nga standartet evropiane, ata nuk mund të shpresojnë që Mali i Zi të ndërtojë një Universitet në gjuhën shqipe. Megjithatë, ata thanë se studentët shqiptarë të Malit të Zi duhet të regjistrohen sa më shumë në universitetet e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë pa iu krijuar asnjë pengesë prej atyre universiteteve. Petrit Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj thanë se një kolegj në gjuhën shqipe për të përgatitur arsimtarë për shkollën fillore dhe tetëvjeçare do të duhej të funksiononte në Malin e Zi. Ata treguan sesi propozimi për kolegjin për arsimtarë është duke u hedhur poshtë në mënyrë sistematike nga politikanët malazezë dhe shqiptarë. Qeveria ka ofruar të ndërtojë një kolegj për arsimtarë në Nikshiq, i cili është në thellësi të një territori plot me sllavë dhe prandaj është i papranueshëm nga shumica e shqiptarëve. Ndërkaq, partitë politike shqiptare, në vend që të jenë të bashkuar për të kundërshtuar ndërtimin e kolegjit në Nikshiq, janë duke u ndeshur mes tyre se ku të ndërtohet kolegji në tokën shqiptare. Rezultati është një bllokim i situatës çka kërcënon të ardhmen e arsimit shqiptar në Mal të Zi. Studentët të cilët kanë mundësi ekonomike për të studiuar në universitetet jashtë Malit të Zi shpesh e shikojnë se e kanë të pamundur të rikthehen në Malin e Zi, sepse shteti nuk i njeh diplomat e atyre universiteteve dhe, prandaj, ata nuk mund të gjejnë punë. Por shumë studentë nuk arrijnë të studiojnë në asnjë shkollë të mesme. Për shembull, ne mësuam nga historiani Ismail Doda, kur po qëndronim bashkë pranë shtatores së Skënderbeut, ndërtuar me financimin e Shoqatës Patriotike të Krajës, se studentët nga Kraja janë të detyruar të shkojnë në Ulqin ose të marrin autobusin për të bërë një rrugë të gjatë që të mund të vazhdojnë shkollën e mesme. Shumë prej tyre nuk kanë asnjë rrugëzgjidhje. Nail Draga, president i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve në Ulqin dhe një drejtor shkolle që kohët e fundit është pushuar nga puna prej qeverisë së Malit të Zi, i tha delegacionit të Lidhjes Qytetare se "edhe pse Mali i Zi është një vend shumëkombësh , prandaj edhe shumëkulturor, kultura malazeze mbisundon." Ai tha se "deri sot qeveria e Malit të Zi nuk ka financuar qoftë edhe një projekt të vetëm kulturor ose shkencor shqiptar."

    Prapambetja zhvillimore ekonomike dhe pappunësa si një instrument i emigracionit të detyruar me forcë

    Askund tjetër nuk është më i dukshëm fakti se racizmi antishqiptar sjell pasoja negative ndaj shqiptarëve dhe malazezëve se në fushën e ekonomisë. Ulqini, një qytet ilir me bukuri magjepsëse që është themeluar në Epokën e Bronxit, është qendra më e madhe turistike në Detin Adriatik. Qyteti është në më shumë se 80 për qind shqiptar dhe një numër shumë i madh i turistëve që vizitojnë Ulqinin janë shqiptarë. Edhe pse qeveria qendrore në Podgoricë i merr përfitimet më të shumta nga turizmi i Ulqinit, duke e lënë bashkinë pa fondet që do t"i duheshin që ajo të vepronte vetë, ajo, pra qeveria malazeze, refuzon zhvillimin e infrastrukturës së zhvillimit të Ulqinit sepse Ulqini është një zonë me shumicë shqiptare. Rezultati është që Podgorica lë gjithë Malin e Zi pa kapitalin më urgjentisht të nevojshëm që do të sigurohej nëpërmjet industrisë së turizmit të zhvilluar në shkallën e duhur. Delegacioni mësoi se gjashtëdhjetë për qind (60%) e Ulqinit përbëhet nga brezi i ri i shqiptarëve, sepse ata kanë gjetur punë në turizëm dhe në administratën bashkiake. Megjithatë në Anën e Malit, Krajë, Tuz dhe Plavë-Guci, brezi i vjetër mbizotëron, për shkak të mungesës së punës dhe të infrastrukturës. Në Krajë, historiani Ali Gjecbritaj informoi grupin tonë se në vitin 1991, 4000 njerëz jetonin atje, por sot në Krajë banojnë vetëm 2000 shqiptarë, sepse nuk ka punë, nuk ka ujë të pijshëm (pavarësisht afërsisë së qytetit me Liqenin e Shkodrës) dhe nuk kanë lidhje me Internetin. Muhamet Gjokaj, një jurist në Tuz, na shpjegoi se qyshkur Tuzit, qendrës më të madhe të shqiptarëve të rajonit të Malësisë, i është hequr autonomia e tij si bashki më 1957 dhe është përfshirë nën Podgoricën, ekonomia dhe infrastruktura janë përkeqësuar deri në atë pikë sa që gjysma e popullsisë shqiptare ka emigruar tjetërkund. Në njërin nga momentet më tronditëse të udhëtimit tonë përmes Malit të Zi, Gjokaj na shpalosi shkallën e mjerimit, përfshirë mungesën e ujit të pijshëm, mungesën e elektricitetit minimal, mungesën e lidhjeve telefonike në fshatrat shqiptare të rajonit. I tillë është rasti i Dinoshës, fshatit më të madh shqiptar të asaj zone, i cili ndodhet vetëm pesë kilometra larg kryeqytetit Podgorica dhe ku banojnë 1500 veta. Kur Kongresmeni Lantosh pyeti sa fshatra malazeze janë në kushte të ngjashme, përgjigja ishte kuptimplote "asnjë". Në mënyrë alarmante, Gjokaj deklaroi se "kërkesa për ta bërë Tuzin komunë, si dhe çdo kërkesë për përmirësimine gjendjes së shqiptarëve, është e paragjykuar të konsiderohet si një vepër e "lëvizjes separatiste". Ai deklaroi se qeveria e Malit të Zi është duke i kaluar tani në parlament ligjet për t"ua ndaluar shqiptarëve kontrollin e pushtetit vendor përgjithmonë. Delegacion ynë mësoi se Bashkimi Evropian nuk ka bërë asgjë për të ndalur këtë tragjedi të pashoqe.

    Mestitull/ Mungesa e shërbimit shëndetësor si një instrument i asimilimit dhe emigracionit të detyruar me forcë

    Siç është shpjeguar më lart, emrat shqiptarë janë ndryshuar në çastin e lindjes që të duken sllavë. Kjo bëhet sepse asnjë nga shtëpitë e lindjes në Malin e Zi nuk drejtohen dhe nuk kanë në përbërje mjekë ose mami shqiptare. Dr. Sime Dobreci e informoi delegacionin se nuk ka pasur investime financiare në sistemin e shërbimit shëndetësor në asnjërën prej zonave shqiptare të Malit të Zi gjatë njëze viteve të fundit. Shumica e shqiptarëve në Malin e Zi nuk mbulohen nga shërbimet shëndetësore dhe, kur ata trajtohen nga këto shërbime, atëherë komunikimi me sistemin e shërbimit shëndetësor bëhet në serbisht. Spitali i Ulqinit është një institucion i varfër, pa personel të mjaftueshëm dhe funksionin vetëm për turistët, të cilët trajtohen për sëmundje dhe plagë, por nuk funksionon për vendasit. Delegacion vizitoi klinikën në Ana e Malit, një nga klinikat e pakëta të shqiptarëve në Malin e Zi. Vetëm dy mjekë iu shërbejnë 10000 banorëve. Dhe të dy vijnë nga Ulqini çdo mëngjes dhe rikthehen në shtëpi në orën 7:00 të çdo mbrëmjeje. Nga Dr. Zulfie Duraku, me mësuam se qeveria financon shkollimin e studentëve sllavë të mjekësisë por jo të studentëve shqiptarë. (Ajo e kishte financuar shkollimin e vet në moshën 38 vjeçe.) Dr. Duraku nënvizoi se klinika në Ana e Malit është "saktësisht ashtu siç ka qenë atëherë kur ajo kishte lindur, pra si para 38 vjetësh". Ajo na tha se klinika nuk merr asnjë fond nga qeveria.

    Mestitull/ Sistemi i drejtësisë antikrim dhe forcat e armatosura si instrumente të shtypjes politike

    Juristi Gezim Kalavrezi ia dha delegacion një pamje të hollësishme të sistemit të drejtësisë antikrim në Malin e Zi, ku "parimi i të drejtave të njeriut përpara ligjit nuk është praktikuar dhe ajo që është shkruar në Kushtetutë nuk është zbatuar," tha ai. Për shembull, ligji që thekson se minoritetet kanë të drejtën të përdorin gjuhën e tyre në të folur dhe në të shkruar nuk është zbatuar kurrë. Të gjitha procedurat gjyqësore bëhen në serbisht dhe pastaj përkthehen. Sipas Kalavrezit, përkthimi është shpesh aq i dobët saqë të drejtat e qytetarëve janë shfuqizuar plotësisht. Asnjë nga gjyqtarët në Gjykatën Supreme apo në zyrat e prokurorisë nuk janë shqiptarë. Gjatë prezantimit me delegacionin tonë, Muhamet Gjokaj na rrëfeu se ai ishte një prej 300 shqiptarëve, nga mosha 18 deri 35 vjeçe (shumë prej tyre, si Gjokaj, i martuar, me grua dhe fëmijë), të cilët sapo kishin marrë fletëthirrjet ushtarake të Serbisë për t"u paraqitur në shërbimin ushtarak më 3 shtator. Ky rekrutim, pra regjistrim i shqiptarëve të Malit të Zi në ushtrinë e Serbisë, është shpallur si një përpjekje "multietnike" e shtetit, tani që shqiptarët dhe sllavët "nuk janë më në konflikt." Dhe kur është këtu fjala, historikisht, shqiptarët kanë qenë objekt i racizmit dhe brutalitetit të tejskajshëm në ushtritë e ish Jugosllavisë nën komandën serbe dhe malazeze.

    Mestitull/Konkluzion

    Situata e shqiptarëve të Malit të Zi është e tmerrëshme dhe ogurkeqe. Siç na deklaroi Nail Draga gjatë vizitës sonë, "qeveria malazeze i "pranon" problemet e saj kur delegacionet ndërkombëtare e vizitojnë Podgoricën, por në praktikë ata kurrë nuk bëjnë ndonjë gjë." Mendësia e ngulitur në qeveri është thellësisht raciste dhe ende si në kohën e komunizmit. Draga beson se problemi i të drejtave qytetare të shqiptarëve në Malin e Zi mund të zgjidhet vetëm përmes ndërhyrjes diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Anëtarët e delegacionit të Lidhjes Qytetare janë të përkushtuar të punojnë me Kongresmenin Lantosh për të ndërkombëtarizuar gjendjen e shqiptarëve në Malin e Zi. Ne nuk do ta mbështetim pavarësinë e Malit të Zi derisa popullsia shqiptare të ketë fituar plotësisht të drejtat ekonomike, politike dhe kulturore. Dhe ne fuqimisht do të kundërshtojmë pranimin e Serbisë dhe të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe NATO gjersa të dyja të kenë vullnetin e mirë për të pranuar dhe mbrojtur legjitimitetin e shqiptarëve, duke hequr dorë nga një qind vjet të spastrimit etnik e të genocidit dhe të përqafojnë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E Shtune, 07 Shkurt 2004


    SHQIPTARET NE MAL TE ZI KERKOJNE ME SHUME TE DREJTA

    Nga Gjeke Gjonaj, Ulqin

    Shqiptaret ne Mal te Zi, qe perbejne 7,9 per qind te popullates se pergjithshme, nuk jane te kenaqur me statusin e tyre. Pozita e tyre, sikurse edhe e pakicave tjera, nuk eshte ne pajtim me standartet dhe normat demokratike ne boten e civilizuar, andaj shteti malazez do te duhej ne te ardhmen te tregoje me teper kapacitet demokratik per avancimin e ketyre te drejtave. Ky mendim dominoi gjate diskutimit publik midis perfaqesuesve shqiptare, te cilin para pak ditesh e organizoi Qendra Nansen per Dialog ne Podgorice me teme "Pozita e shqiptareve ne Mal te Zi". Te tre perfaqesuesit shqiptare, edhe pse te partive dhe orientimeve te ndryshme, u dakorduan se aktualisht pozita e shqiptareve ne Mal te Zi nuk eshte ne nivelin e duhur dhe se ajo duhet te permiresohet nese Mali i Zi pretendon te jete shtet demokratik dhe te inkuadrohet ne familjen e madhe e te civilizuar evropiane. Ata po ashtu u shprehen se web-faqen ne internet, mbi gjoja, Ushtrine kombetare te Malit te Zi, e instuluan ata te cilet jane edhe kunder interesave te shqiptareve dhe kunder Malit te Zi.

    Kjo gjendje per shqiptaret e palakmueshme dhe e papranueshme, sipas anetarit te Lidhjes Liberale dhe deputet i kesaj partie ne Parlamentrin malaez Xhemal Peroviqit, eshte e trasheguar. Shqiptaret deri ne vitin 1997, sikur edhe pakicat tjera, jane pengje nga periudha komuniste. Ata jane pengje te nje politike te djallezuar e te cmendur e porositur nga nje qender, e cila shkaktoi krime njerezore ne ish-republikat jugosllave, e qe sot pergjigjet per krimet e veta para Gjykates se Hages. Ne shiptaret jemi edhe pengje te konfliketeve serbo-maelazeze, tha Peroviqi, duke shtuar se shkalla e lirise se te drejtave te pakicave eshte testi me i mire i demokracise. Ai duke e komentuar idene mbi rajonizimin e territoreve shqiptare ne Mal te Zi, peticionin e quajti kerkese legjitime. Rajonizimi, sikurse cdo kerkese tjeter e cila shkon ne drejtim te zgjidhjes se nje problemi, eshte e drejte legjitime. Kete e njohin dokumentet nderkombetare te cilat trajtojne zgjidhjen territoriale te pakicave, mirepo nuk ka nje model te perbashket qe keto probleme te zgjidhen ne menyre te njejte ne dy shtete, pohoi Peroviqi. Ai, po ashtu, akuzoi pushtetin malazez per paraqitjen e web-faqes ne internet mbi gjoja UKMZ. Kete web-sajt famoz e ka instaluar pushteti i Malit te Zi. Minisztria e Puneve te Brendshme ka deklaruar se do te zbardhe autorin e tij, mirepo nuk e beri kete per shkak se ata deshiorojne te jene rojtar te stabilitetit ne Mal te Zi, ne mnenyre qe problemet aktuale te vendosen ne plane te dyte, vleresoi Peroviqi

    Kryetari i Unionit Demokratik te Shqiptareve Ferhat Dinosha, shprehu mendimin se me keto pune mirren ata qe nuk ia duan te miren as shqiptareve e as Malit te Zi. Mali i Zi eshte para nje projekti qe quhet definimi i statusit shteteror, kurse shqiptaret jane para nje projekti qe quhet definimi i statusit te tyre breda Malit te Zi. Dikush qe nuk e do as njeren as tjetren me siguri perpiqet te instrumentalizoje dike, por nuk do t'ia arrije. Shqiptaret edhe ne kohe me te veshtira kane ditur t'i refuzojme projektet e ngjashme, dhe besoj edhe ne te ardhmen do te vazhdojne ne menyre transparente dhe demokratike te realizojne te drejtat e tyre ne pajtueshmeeri te plote me standartet demokratike evropiane, tha Dinosha . Ai edhe kesaj here perseriti qendrimin e tij tashme te njohur se eshte kunder rajonizimit te territoreve shqiptare ne Mal te Zi, per te cilin u shpreh se eshte i papranueshem sepse nuk ka perkrahejn amerikane. Dinosha tha se shqiptaret ne Mal te Zi deshirojne te integrohen krahas ruajtjes se identitetit te tyre nacional dhe kerkojne te jene subjekt politk relevant, i cili krahas raporteve te partneritetit me pushtetin demokratik, do te ndertoje shoqerine demokratike.

    Kryetari i OJQ "Malesia", Nike Gashaj, duke u shprehur i pakenaqshem me poztiten aktuale te shqiptareve ne Mal te Zi, ka thene se disa segmente te pushtetit malazez tregojne mosmirekuptim te madh ndaj disa kerkesave te shqiptareve, sic jane realizimi i te drejtave individuale dhe kolektive te pakicave ne sferen e punesimit, perfshirjen proporcionale te tyre ne institucionet e sistemit politik, pastaj ne fushen e arsimit, te kultures, informimit, veprimtarise botuese etj. Ai me kete rast vcecmas potencoi kerkesen e shqiptareve per formmin e komunes se Tuzit, e cila me projektligj mbi kryeqytetin propozohet te jete komune urbane, e jo e mevetesushme , sic e kerkojne shqiptaret. Disa segmente te pushtetit e kundershtojne kete kerkese, tha Gashaj dhe shtoi se nese kjo nuk realizohet sipas vullnetit dhe deshires se qytetareve te Malesise, jane te mundshme pasojat e medha ne raportet shqiptaro-malazeze. Ai saktesoi se shume shkencetare dhe eksperte nga fusha e marredhenieve ndernacionale nga perendimi e deri ne lindje tregojne se ne shtetet multinacionale nuk eshte e mjaftueshme vetem mbrojtja e lirive dhe te drejtave individuale te njeriuit, por eshte e nevojshme edhe sigurimi i te drejtave kolektive, duke i permendur modelet, sic jane jetesuar ne Spanje, Belgjike, Itali, Finlande, Britani te Madhe etj. Pjesemarresit shqiptare ne kete dialog publik po ashtu u dakorduan se raportet e malazeeve dhe shqiptareve jane tardicionaelisht te mira dhe se kane kredibilitet historik, i cili eshte deshmuar me tolerance edhe ne dekaden e fundit, cka nuk eshte rast ne shtetet fqinje.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  4. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •