Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175

    Rrezatimi rreth Marsit mund të dëmtojë udhëtarët e hapësirës

    Mjekësi dhe Shkencë Rrezatimi rreth Marsit mund të dëmtojë udhëtarët e hapësirës.


    Ata që udhëtojnë për në Mars, duhet të kenë kujdes. Një satelit amerikan në orbitën e planetit të kuq tregon se rrezatimi i hapësirës rreth Marsit është shumë i fortë. Një gjë e tillë paraqet rreziqe të mëdha për shëndetin e eksploruesve të ardhshëm.

    Informacionet nga anija Odyssey që ndodhet në orbitën e Marsit tregojnë se agjencisë amerikane të hapësirës, NASA do t’i duhet të marrë masa të forta për t’i mbrojtur vizitorët e ardhshëm nga rrezatimi që bombardon planetin.

    Prej një viti, anija Odyssey po mbledh të dhëna mbi aspekte të ndryshme të mjedisit marsian. Një nga shkencëtarët që po studiojnë rrezatimin, Cary Zeitlin i Institutit Kombëtar të Hapësirës për Studime Biomjekësore në Houston, pohon se Marsi është një vend i rrezikshëm për njerëzit.

    Ai thotë se një astronaut mund të thithë një sasi rrezesh kanceroze në një mision trevjeçar në Mars, të barazvlefshme me atë që NASA lejon gjatë gjithë karrierës së një astronauti. Zoti Zeitlin vë në pah se doza vjetore e rrezatimit në Mars është deri në një mijë herë e madhe sesa rrezatimi natyror i tokës.

    “Këto doza janë shumë më të larta nga ato që dikush mund të merrte në sipërfaqen e tokës. Kështuqë pa dyshim pakësimi i rrezikut nga rrezatimi është diçka për të cilin duhet të marrin masa ata që planifikojnë misionet e ardhme”, thotë ai.

    Rrezatimi e bombardon Marsin nga Dielli dhe nga burime të panjohura në galaktikën tonë. Rrezet godasin edhe tokën, por atmosfera jonë na mbron nga pjesa më e madhe e tyre. Atmosfera marsiane është shumë e rrallë dhe për këtë arsye nuk ofron të njëjtën mbrojtje.

    Intensiteti i rrezatimit diellor ndryshon në një cikël prej 11 vjetësh. Zoti Zeitlin thotë se në kulmin e rrezatimit, në fund të ciklit, shpërthimi i grimcave të rrezatuara diellore mund të shkaktojë për një kohë të shkurtër një rrezik të madh për shëndetin e udhëtarëve të hapësirës.

    Satelitët amerikanë, evropianë dhe japonezë po studiojnë Diellin dhe disa prej tyre masin stuhitë diellore që shkaktojnë bombardimin e planeteve me grimca të rrezatuara. Në sajë të tyre, shkencëtarët janë në gjendje të parashikojnë aktivitetet e shtuara diellore dhe të paralajmërojnë për shpërthime që megjithëse jo aq të rrezikshme sa rrezatimi mund të ndikojnë në fushën magnetike të Tokës dhe të shkaktojnë dëme tek rrjeti elektrik.



    Parashikime të tilla do të duhet të bëhen edhe për vizitorët e ardhshëm të Marsit, pra që ata të kenë kujdes. Zeitlin thotë se rrezatimi është i përballueshëm nëse ata banojnë në struktura të posaçme të mbrojtura.


    Me Respekt AJ.
    " not yet "

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Me sa di une, mbrojtja ndaj rrezatimeve behet nepermjet mburojave te plumbit. Per nje rrezatim te kesaj shkalle, NASAs do ti duhet me sa duket te integroje ne tuten e saj superteknologjike edhe nje goxha sasi plumbi me nje spesor te konsiderueshem. Hehehe me te vertete qesharake. Ka shume mundesi qe keta austronaute ti ngjajne me shume kavaliereve te mesjetes dhe te mund te shikojne mjedisin qe i rrethon vetem nepermjet kamerave.

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder
    Me sa di une, mbrojtja ndaj rrezatimeve behet nepermjet mburojave te plumbit. Per nje rrezatim te kesaj shkalle, NASAs do ti duhet me sa duket te integroje ne tuten e saj superteknologjike edhe nje goxha sasi plumbi me nje spesor te konsiderueshem. Hehehe me te vertete qesharake. Ka shume mundesi qe keta austronaute ti ngjajne me shume kavaliereve te mesjetes dhe te mund te shikojne mjedisin qe i rrethon vetem nepermjet kamerave.
    per sqarim:

    Ne fizike te tere keni bere se ne nje sfere metalike bosh te mbyllur radiacioni eshte zero brenda sferes. Eshte Gauss Law. Trashesia e sferes ketu eshte relative ne baze te radiacionit. Skin depth penetration.

    Duke ditur kete njohuri....Anijet kozmike nisen me shtresa llamarine te holla dhe te lehta ne kozmos.

    Llamarina Strips & microstrips manifactured enkas per te i duruar radiacioneve. Jane teknika komplexe qe i perkasin elektronikes se frekuences se larte eshte lengthy very complex mathematical/physical integration/derivations, do te keni njohuri te forte nga elektromagnetizmi do ishte sikur do flisja me veten time te merrja mundimin te i shpjegoja (me duket se jam tani?)

    heh. Deri me sot nuk kam pare anije kozmike te jete veshur me pllaka plumbi. Anijet kozmike ecin ne kozmos dhe radiacioni nuk i ben asgje paisjeve te tyre brenda per shkak te mbrojtjes qe i eshte bere. Njerezit kane pare X-Ray. Metodat ekonomike qe perdoret plumbi kunder radiacionit. Sa karburant do ta ngjitesh ne ajer? Si do fluturonte ne kozmos me tonelata plumb besoj se e kuptoni se ku e kam llafin? do ishte cmenduri.

    ehhh shikojeni vete: google search per Gauss Law: http://www.cartage.org.lb/en/themes/...plications.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alket123 : 15-06-2004 më 20:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •