Biznesi shqiptar i duhan-cigareve deklaron se rreth 75 % e cigareve tė importit hyjnė kontrabandė
Cigaret kontrabandė, shteti humb ēdo vit 80 milionė $
B.Beqiri
Kontrabanda
Administrata tatimore humb ēdo vit mbi 80 milionė dollarė nga kontrabanda e cigareve. Edhe pse Shqipėria zė vendin e dytė tė konsumit tė cigareve nė tė gjithė Evropėn, pas Turqisė qė ėshtė e para, ajo importon ēdo vit rreth 9-10 mijė ton cigare. Ndėrsa Maqedonia dhe Greqia qė nga konsumi i cigareve renditen shumė larg vendit tonė, prodhojnė mesatarisht rreth 27 mijė ton cigare nė vit. Sipas prodhuesve tė cigareve nė Shqipėri, kėto statistika tregojnė qartė se kontrabanda nė vendin tonė ėshtė nė nivele shumė tė larta. Sipas statistikave zyrtare nė vendin ton zhdoganohen mesatarisht 2500 ton cigare, shifėr kjo qė tregon mjaft qartė se jo mė pak se 7 mijė ton cigare kanė hyrė kontrabandė. Prodhuesit e cigareve tregojnė se kontrabanda shkakton njė dėm ekonomik prej 54.3 milionė dollarė, para kėto qė nuk arkėtohen nga administrata doganore pėr llogari tė buxhetit tė shtetit. Prodhuesit vendas akuzojnė qeverinė se ajo ka ndėrmarrė politika diskriminuese ndaj industrisė sė duhan -cigareve, e cila qė prej datės njė 1 korrik ka ndėrprerė prodhimin e duhan-cigareve. Sipas tė dhėnave tė bėra publike nga Bashkimi i Investitorėve dhe Industrialistėve tė Shqipėrisė, rreth 75 pėr qind e cigareve tė importit hyjnė kontrabandė. Fare mirė kėto cigare mund tė dallohen edhe nė treg, ku ato tregtohen pa pullė fiskale dhe fshihen poshtė banakėve tė dyqaneve. Por shqiptarėt tashmė e kanė mėsuar qė nė treg qarkullojnė cigare kontrabandė, duke kėrkuar nė treg pikėrisht ato qė janė pa pullė, tė cilat konsiderohen edhe origjinale.
10/01/2004
marrė nga www.shekulli.com
Kjo duhet luftuar nga tė gjithė shqiptarėt sepse pėrveē 80 milionė dollarėve humbjeve nė buxhetin shqiptar nė vit, kemi edhe humbjet tjera qė i shkaktohen biznesit shqiptar, gjė qė do tė thotė mė pak vende pune e pastaj edhe ata qė punojnė nė kėtė industri rroga mė tė ulta etj. etj.
Ministria e Financės mund ta luftoj kėtė gjė pa asnjė problem jo vetėm nė dogana por edhe direkt nė treg sepse cigaret kontrabandė nuk kanė pullat e kėsaj ministrie, prandaj duhet ta bėj kėtė urgjentisht, dhe jo vetėm me cigare por edhe me mallrat tjerė.
Kjo ėshtė nė interes tė tė gjithė shqiptarėve.
Pėrshėndetje
Krijoni Kontakt