Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Varrezat

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Varrezat

    pjese e shkeputur


    Kur ishim te vegjel, shkonim shpesh nga varrezat. Jo gjithmone per te njejtat arsye. Nje here gati e urdherova Enin te shkonim ne varrezat e qytetit. Rastisi qe ishim te dy tek shtepia e nje te afermi dhe kur dolem ne oborr e vume re se ishim gati ne oborrin e varrezeva. Nuk mendova se do ishte shume me ndryshe nq se shkonim brenda tyre dhe i benim nje vizite gjyshes. Tek varri i saj shkonim gati cdo te diele, ishte rruge e gjate nga shtepia tone dhe zakonisht ne femijet e kishim si eskursion nje udhetim te tille. Eni ne fillim kundershtoi, po une kam ditur gjithmone si tu mbush mendjen njerzve per te arritur qellimet e mia. Eshte kaq e thjeshte, njerzit jane kaq te lehte. Ishte atehere kur te gjithe njohjet e reja fillova ti shikoja si skica te thjeshta. E kur e kupton skicen, manipulimi i saj kthehet thjeshte ne loje te lehte. Tani qe kujtohem atehere kam qene vetem 12 vjec...Sot edhe pse eshte e veshtire te shikoj skicat e femijeve, gjithmone me frikson fuqia qe ata kane. Eshte thjesht ceshtje zbulimi. Nq se njeri prej tyre zbulon fuqine e skices, atehere une mund te jem cjapi tek kasapi per lojen e tyre. Kur rritesh frika e vdekjes nga uria te ben ti harrosh lojrat, si rrjedhim njerzit harrojne te perdorin fuqite e tyre dhe kthehen ne te dobet. Keshtu fillojne varen tek fuqia e trurit. E fillojne e perdorin aq shume sa shpesh e nxjerrin jashte perdorimi pa e kuptuar perse. Gjerat jane me te thjeshta se cdo njeri nga ne ka menduar. Ne fund te fundit akoma ushqehemi me mish, te cilin do e kemi te pranishem per aq kohe sa do rritim lope.

    Keto mendime me kishin zene syte teksa prisja copat e mishit per te bere dreken. Arjani hyri ne shtepi me te njejtin shikim, si dje, si pardje, si nje dite para saj... Kishte kohe qe nuk e shikoja me nga paraqitja, madje tani qe po mundohem, nuk mund te kujtoj dot nese ate dite kishte veshur kemishen e 'tij' bojeqielli. Me shikimin e tij, mu afrua dhe me perkedheli ballin me buze. I sigurt si gjithmone se kjo gje me pelqente. Ai me kishte treguar qe kur ishim shoke se sa shume e vleresonte nje gjest te tille dhe se dicka te tille mund ta perdorte vetem per nje njeri shume te dashur. Kur filluam te dilnim bashke dhe ai me puthi ballin per here te pare une... Ai mu afrua, i ndrojtur disi nga reagimi im, me buzet e ngrohta mė preku temthin e ballit. Ate pjesen atje ne qoshe, nje midisje e ballit dhe veshit, atje ku gjithe venat e trurit bashkohen. Dhe o Zot si vershonin...
    Une gjithmone kam qene disi impulsive. Shperthej atehere kur nuk ta pret. Dhe deri ne nje fare moshe fajin per kete ja u vinim hormoneve. Me pas te gjithe u mesuan dhe jo vetem qe nuk habiteshin apo ndruheshin nga shperthimet e mia, po fillonin reagonin ne te njejten menyre. Nje here nje nga profesoret e mi ne universitet nxorri nje prezantim timin si me te veēantin ne te gjithe klasen. Edhe sot nuk mund te kuptoj cfare kishin te vecante nje liber, nje emer, nje restorant dhe nje makine. Ate dite me hyri frika per skicen time. Ndoshta imja ishte me te vertete aq e thjeshte. Gjithe klasa kishte shkruar nje liber, nje emer, nje restorant dhe nje makine, por vetem skica ime me kishte tradhetuar e me kishte nxjerre lakuriq para te gjitheve. Gjithe emrat e tjere ishin zhubravitur ne nje kosh te perbashket, ndersa skica ime qendronte e xhveshur para derrases.

    Eni ishte djale dhe si i tille, ndonese kishte dy tre vjet me pak se une, u tremb nga kercenimet e mia. E dinte shume mire se nq se une betohesha se do i thoja gjithe shokeve te tij sa frike kishte te shkonte ne oborrin e varrezave gjate nates, do e mbaja premtimin. Shoket e tij jo se do me ndiqnin mua ne nje "aventure" te tille, po duke qene se nuk jetonin me mua, as nuk do ju binte rasti dhe per momentin do "turperonin" e tallnin sa te mundnin. Une kaperceva murrin, se dera ishte e mbyllur per vizitore gjate oreve te nates, dhe u hodha ne oborr. Ai me ndoqi pas dy tre minutave. Une fillova te vrapoja dhe te qeshja me sa e kisha ne koke, ndersa ai ecte qete. - Do kthehemi ?! - me thirri - "Jo, jo. Do shkojme tek varri i gjyshes. Ne erdhem deri ketu, do i behet qejfi." Varret naten jane me te qeta se diten. Dhe te vdekurit nuk ecin rrugeve, as nuk dalin te ulen neper gurret e tyre per te pire kafene e mesnates me fqinjin. Nuk e di cfare i ishte fiksuar ne koke Enit, po patjeter dicka e tmerrshme perderisa rrinte gjithe kohen ne pjesen qendrore te varezava, pa marre guximin te lexonte emrat dhe datat e te vdekurve. Si mund te shkosh ne varreza dhe mos behesh kurioz per datat?! Ngjitur me nenen tone kishte varrin nje djale i vogel. Kisha degjuar se kishte rrene mbi nje tenxhere me uje te nxehte dhe ishte djegur. Eni me thirri perseri dhe ate rradhe per cudine e tij (dhe timen), nje ze tjeter ju pergjigj. Ishte Ylmi Qorri! Ai flinte ne varreza qe kur nusja e zboi nga shtepia. Kur jetoja me nenen, para se ajo te nderronte jete, Ylmiu na vinte shpesh tek derra dhe ne i jepnin ndonje fele buke. Me pas gjithe femijet e lagjes e ndiqnin nga pas qe ta trembnin. Ylmiu ishte vertet qorr. Thoshin se syte ja kishte nxjerre nusja me mashe, po une asnjehere nuk e kisha besuar kete. Eni nuk kishte pasur rastin ta njihte Ylmiun dhe kur syte e tij te kuq i ndriten ne erresire, ai u be qull dhe ja dha vrapit andej nga erdhem. Une qendrova pak dhe i dhashe Ylmiut sheqerken qe me kishin dhene miqte, para se une me Enin te dilnim jashte.

    Sot mezi po prisja qe Arjani te vinte ne shtepi. Kur erresohet kam frike te jem vetem. U rrita dhe u bera skica mė e thjeshte e gjithe lojrave te mija. Dhe aq e dobet dhe aq e varrur...

    Nuk e di nese Arjani e mban mend perse filloi te me puthte ne balle. Nuk e di nese une e mbaj mend perse e doja Arjanin. Por tani dicka eshte e sigurt. Kam frike te jem vetem, qofte dhe midis te gjalleve. Te vdekurit kane filluar te shumohen dhe nq se dikur njihja vetem gjyshen mes tyre, sot i gjen te tere atje bashke. Nje shoqe, nje shok, nje te aferm, dy, prinderit e dikujt. Te gjithe... ikin me rradhe gati cdo dite. Shpesh e vrisja mendjen cfare do beja nese Arjani do ikte me ta?!



    vazhdon...

  2. #2
    Gjirokaster ballergjende Maska e Albioni
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Arizona
    Postime
    225
    Faktikisht ne asnje lloj imagjinate nuk mund ta krijoj jeten me te perkryer se sa kjo qe eshte realisht. Keshtu qe skemi pse behemi teper tragjik shpesh here.
    Per te gjitha deshirat, ndienjat dhe mendimet qe kemi, duhet ti jemi mirenjohes kohes e cila na ka dhene dhurate lindjen dhe vdekjen.

    Ne pergjithesi me pelqen
    Urime dhe gjithe te mirat per kete vit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albioni : 11-01-2004 mė 10:55
    Be peacefull in your pursuit of a beautiful life.

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Faleminderit Albion!

    Me pelqeu mesazhi, kam pak a shume te njejtin mendim.


    Urime dhe ti per Vitin e Ri!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  2. Tirane- Athine, Marreveshja: Do ndertohen varrezat greke.
    Nga detiad nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-11-2008, 09:03
  3. Bashkia: Nė Tiranė nuk ka mė varre nė varrezat e Sharrės
    Nga Flori nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 15:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •