Shqipëria është future në listën e zezë angleze e cila krahas disa kompanive ajro-re të cilësuara si të pasigurta ka përfshirë edhe kompaninë e vetme shqiptare të fluturimeve Albanian Airlines. Në listë me të janë edhe disa kompani të ven-deve si Siera Leone dhe Kongo, Guinea Ekuadoriale.
Lista e këtyre kompanive e cila nga dita e sotme nuk do të kenë mundësi të prekin tokën e shtetit ishull britanik është bërë publike dje nga Qeveria Angleze, pas incidentit të ndodhur në Egjipt javën e shkuar ku humbën jetën shumë qytetarë anglezë që ktheheshin nga pushimet në Sharm El Sheik. Emrat e shoqerivë ajrore të listës së zezë ju bënë publike Parlamentit Anglez nga ministri i transporteve Tony McNulty. Sipas shpjegimeve të ministrit në parlament mësohet se këto masa radikale merren nga Anglia pasi vëndet e përfshira në listë nuk përmbushin standartet e kërkuara të sigurisë në areoportet e tyre.
"Viktimat" e ashpërsisë angleze të cilat duhet ti thonë lamtumirë fluturimeve drejt Anglisë janë, Equatorial Guinea, Gambia, Liberia dhe Tajikistan, të gjitha për probleme sigurie.
Pëveç shteteve të pasigurta, në listë përfshihen edhe avionë të kompanive si Star Air Ltd, Air Universal nga Sierra Leone, Cameroon Airlines, Albanian Airlines, si dhe Central Air Express nga Democratic Republic of Congo të cilët nuk përmbushin kriteret e duhura. Gjatë fjalës së tij në Parlament në lidhje më këto masa ministri McNulty tha se "Britania e Madhe ka një ndër rregjimet më rigoroze në botë përsa i përket sigurisë të kompanive ajrore. Nëse ne kemi prova dhe të dhëna të cilat na tregojnë se standartet ndërkombëtare nuk janë realizuar atëherë ne nuk na mbetet gjë tjetër përveç se pezullimi dhe rrefuzimi i fluturimeve. Ai shtoi se "lejet e fluturimit mund të refuzohen edhe për arsye të mospagimit të gjobave që këto kompani duhet të paguajnë nga trasportimi i emigrantëve ilegalë. Sipas të dhënave nga ministria e Transporteve angleze mësohet se që nga 1 Janari 2000 një numër kompanish airore kanë aplikuar për të marrë leje fluturimi, por ato janë rrefuzuar për mos përmbushje të kushteve të ICAO (International Civil Aviation Organisation) dhe standarteve që kërkohen nga kjo organizatë.
Të njëjtin fat pati edhe kërkesa e agjencisë së vetme shqiptare në Britaninë e Madhe Alban Travel në Londër të cilës kërkesa për vendosjen e një linje direkte Londër-Tiranë me avionat e Albanian Airlines u rrefuzua sepse sipas palës angleze Aeroporti "Nënë Tereza" nuk ishte i sigurtë dhe se si pasojë mund të shërbente për kalimin e emigrantëve ilegalë. Kjo ka qenë arsyeja e refuzimit të dhënies së lejes për këtë linjë direkte. Autoritetet shqiptare paraqitën si argument kontrolloet e imta policore që realizohen në areoport për të ndaluar transportin e klandestinëve por britanikët nuk u bindën aspak nga ky veprim. Leja nuk ju dha Albanian Airlines. Ministri britanik nuk sqaron se cila është arsyeja që është penguar edhe kjo kompani. Ai rendit vetëm disa arsye që përfshijnë të gjitha vendet në listën e zezë.
Xhafaj: S'kemi njoftime për lista të zeza
Merita Xhafaj drejtoreshë e aviacionit civil e pyetur nga Gazeta Shqiptare thotë se "nuk ka mbëritur gjë në zyrat tona në lidhje me ndonjë listë të zezë. S'besoj se është e vërtetë që Shqipëria të jetë future në ndonjë listë të tillë sepse organizata ndërkombëtare për aviacionin civil ka bërë një kontroll në tetor. Raporti i dalë nga ky raport ka qenë shumë pozitiv". Zyrtarë të areoportit "Nënë Tereza" në Rinas dje kanë garantuar sigurinë në këtë areoport pas masave të mara së fundi nga ana e policisë shqiptare në angazhimin kundër terrorizmit.
Anglia refuzoi fluturimet e Albanian Airlines në Londër
Anglia përjashtoi Shqipërinë nga vendet të cilat kishin të drejtë të vendosnin linja ajrore. Një agjensi udhëtimesh private në Londër morri inisativën për të vendosur një linjë të Albanian Airlines mes Tiranës dhe Londrës. Zyrtarët britanikë të Transportit nuk e dhanë lejen për këtë linjë direkte. Ata bënë një kontroll në Rinas dhe më pas përgjigjia e tyre ishte negative me gjithë garancitë që dhanë zyrtarët shqiptarë në lidhje me sigurinë në të vetmin areoport shqiptar. Gazeta Shqiptare botoi disa muaj më parë vendimin e marrë nga ana e autoriteteve britanike për të mos lejuar vendosjen e linjës direkte mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Krijoni Kontakt