Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Leter nje miku

    Mik!
    /Gjithcka ndoth per here te pare dhe te vetme/ Borhes.


    Perseritjet jane gabime.
    Qe kur nuk jemi pare kam arritur te kuptoj se njerzit ndahen ne dy kategori, ne te vetmuar dhe ne te vetmuar. Meqe mendoja se nuk beja pjese ne asnje prej ketyre kategorive, e kuptova se isha ndryshe nga te tjeret, e kjo me beri te ndihem i vetmuar . Vetmine e krijuan njerzit.
    Mungesa jote ma ka vrare vetmine, sepse vetem keshtu kam mundur te te mendoj me gjate, duke u kacavjerre ne te perbashketat tona, e duke lene pas ate qe na ben kaq te cfardoshem.
    Mungesat jane forma me e papercaktuar. Ato nuk reshtin se marri trajta perfekte deri sa nje dite dashurohesh pas tyre.
    Gjithmone mendojme se pjesa me e mire nuk ka ardhur akoma, e keshtu ngrehim mekanizmin e pritjes, ndjekim minutat qe dalin nga trupi i dites per te mos u kthyer me kurre.
    E keshtu nje dite, djali i vogel me atleten e grisur, qe ha hamburger perpara bustit te Aqif Pashes kur era e Krastes te rrezon edhe veshet pertoke, i kerkon nje patate te thare mikut te tij, duke i premtuar se nuk do tja harronte tere jeten zemergjeresine.
    hahahahahahahahahaha
    Ti del e rrezohesh qindra here nga vetja, e perseri e pret ate pjesen me te mire, ate qe nuk ka ardhur akoma.
    Perseritjet jane gabime i dashur mik.
    E gjithcka tjeter eshte mitologji.
    Ja ku vjen ti me pallton e re, i rruar e kerruar si kurre ndonjehere, e une xheloz per pamjen tende kaq perfekte te kepus nje kopse, per te te bere me te pranueshem.
    Me te pranueshem????
    Tan Paja ne te tilla raste do te kishte ngritur lart doren e tij te deformuar, dhe do te kishte therritur me sa ti hante zeri ( Ky eshte sakrilegj. Pastaj do te kishte filluar te qeshte, e guximshem do te kishte shfaqur te tere dhembet e tij te zverdhur nga duhani e kafeja)
    Pastaqj vijne shtriqjet, te mbushura me plane te pafunda ku ne perpiqemi te ndajme suksesin(sigurisht qe pjesen me te madhe te tij e merr ai qe paguan kafet).
    Jashte bie shi.
    Isai nuk eshte lare tani e tre jave te shkuara. Ka filluar te vije ere, po ne jemi mesuar me te, e nuk na ben pershtypje.
    Jupa ka bere nje tjeter poezi per Anat, e lexon me zerin e tij te keputur, shikon perreth reagimin tone, e i kerkon Zhanit (keshtu quhej kamarierja me sa me kujtohet) ti sjelle nje kafe.
    Ne mbetemi te tere atje, te mbuluar nga tymi i cigareve, ndersa mekanizmi i pritjes qendron i ngritur, gati per te fiksuar pjesen e mire qe nuk ka ardhur ende.
    I madhi Borhes tha njehere (gjithcka ndoth per here te pare dhe te vetme), e une mendoj se cdo gje tjeter eshte perseritje, e ne mos qofte e tille eshte mitologji.


    Me mall miku yt, Nit Roshi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Ne ishim te gjithe atje.Ne pritje te lajmit.Alekoja nuk fliste ,por gerrhiste.Kam nje lajm te madh thoshte dhe rrumbullakoste perhere e me shume nje"Sport expres".Pastaj ulte pak shpatullat ,shikonte perqarke dhe shtonte gati nen ze se nje nga gazetaret ishte agjent i Shik-ut.

    Nderkohe Tan Paja me bente shenja nga xhamat e "Skampes".Prit ketu i thashe Alekos dhe dola jashte.He i thashe cfare ka?Hic me tha,nuk ka gje,Me jep 10000 leke.Nxora paketen dhe i dhashe nje cigare.Une nuk kam turp-vazhdoi Tani,-une jam poet.Poeti eshte i varfer.Ik e me prit te klubi i Vangjelit -i thashe,edhe degjo po e pe Nitin i thuaj qe e kerkoj.

    Alekoja sa me pa qe u ktheva,ndaloi se shkruajturi dhe palosi nje leter te bardhe.He Leko?Hic tha ai jemi pa lajm sot.Ti te pakten ke lajmet e sportit i thashe.I kam tha Lekoja dhe u ngrit.Une nuk e pyeta ku shkonte dhe ai ngeli ashtu ne kembe,ne pritje te pyetjes.Si e kuptoi qe une as kisha ndermend ta pyesja foli si kot >Po shkoj njehere nga Prokuroria.Ik i thashe ik,dhe po pati gje e ndajme,Iku.Nje *** po shkonte ne prokurori.


    Vazhdoja te pija kafene i qete kur erdhi Tan Paja.Mbante mbi ngerdheshje ate doren e shtrember.Erdhi u ul.Mjaft u zgerdhive i thashe,fol.Niti ka nje lajm te madh me tha.


    ***

    Kjo sa per fillim.Me duhet te shkoj tani,nje here tjeter

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •