Brutalitet i autoriteteve shtetėrore nė pronat e Kishės Orthodhokse

Pėrballė neglizhencės sistematike tė organeve tė posaēme dhe autoriteteve shtetėrore pėr moscėnimin urban tė zonės, pronėsi tė manastirit tė Shėn Jorgjit, nė Dhemas-Ēukė, dhe kryesisht pėr tė shmangur masakrėn ekologjike qė po kryhet nė drutė e ullirit dhe bimėsinė tjetėr pėrreth, besimtarė orthodhoksė tė zonės vendosen tė realizojnė njė rrethim tė improvizuar me kolona tė lehta betoni, tė zonės nė ruajtje.
Pėrballė kėtij sensibiliteti religjioz, kulturor, mjedisor dhe me synim nikoqirllėkun nė zonė, hasin brutalitetin e Drejtorisė Shtetėrore tė Pyjeve, me nė krye z. Ferruz Basha, drejtor i Ndėrmarrjes Pyjore nė Sarandė. Eshtė me tė vėrtetė njė dyfytyrėsi e paskrupullt. Kjo drejtori, e cila ka pėr detyrė tė shmangė shkatėrrimin e pyjeve dhe kullotave tė vijė kundėr ndėrhyrjeve thellėsisht ekologjike pėr ruajtjen e kėtyre zonave. Nė vend qė tė ndėrhyjnė pėr tė ndėrprerė atė ē’ka bėhet nė tė gjithė atė zonė si gėrmime, prerje drurėsh, shkelje e koncepteve pronėsore etj., u kundėrvihen besimtarėve orthodhoksė, tė cilėt me njė histori shekullore dėshmojnė se kanė krijuar vetėm rezultat pozitiv.
U kėrkojmė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit si dhe organizmave urbanistike qė tė ndėrhyjnė me gjithė autoritetin e tyre pėr tė ndėrprerė veprimet abuzive me paramendimin korruptiv nė shfrytėzimin e bregdetit nė atė zonė, si dhe pėr dhėnien e zgjidhjes pėrfundimtare pėr Manastirin e Shėn Jorgjit, pronėsitė e tė cilit faktohen ligjėrisht.



NGJALLJA