-
i larguar
Per chat-istat ...
Eshte nga bejtet e mia te preferuara. I kushtohet te gjithe atyre qe u pelqen te chat-ojne. 
11 vjecari
"Chat-ist i vogel jam
operatorėt frikė s'i kam
10 marr ne mėsime
babin peshkatar e kam
mami shet fruta perime.
Me shoket on- line
bėjm' gallatė pėrditė
t'u u sha me fjalė
mė keq se sa fmitė.
Shoqet i kam t'mira:
ca jan' t'bukra kinge
e ca jan' shėmtira
disa shtirren t'zgjuta
dhe te fusin kunja
po un kom qen' portier
dhe nuk pys per bomba.
Rroftė interneti
se na qiti m'dritė
shėroi ene gjyshin
qė s'shifte ka sytė.
Nė shtėpine tonė
e kena bo me listė
n'orėn 5 tė mjesit
nizet kompjuteri shpisė.
I pari osht babi
qe rri lexo lajme
po janė me figura
e me teta te zhveshme
se i pashė i dite
ke vrima e derės
dhe ai po thoshte:
"Ene kto rruspie
te lejnė pa menje !"
Pastaj futet gjyshi
qe kliko ke bursa
se lekė ka investu
do me i shtu me tepėr
se Sudja i pat morė ne brekėt !!!
Gjyshin e kom trim
futet dhe nė chat
me emrin "i bukri"
i hodhi ne tokė gratė.
Pastaj gjyshja vje,
futet ne dhomė
i rras gjyshit shpulla
se ngeli nė chat
me robt tu u zonė
e na flliqi fare
kėt' mėhallen tonė.
Ka ora 7 mami vje me vrap
kliko te horoskopi
me pa a o' me fat
pastaj shko ke ca
faqe kot mė koti
me lule e lajna,
ku shesin rroba t'vdekmish,
bizhuteri gabi
dhe receta supash
me lėkure arabi.
Masanej m'syn gjyshja,
po mu nuk me lejnė,
mė bojn gati shpejt
e me nisin n'shkollė.
Gjyshja shko ke lojnat,
kazinot, bixhozi
se luhen pa pare
dhe fito dollarė.
U bo nja 2 vjet
qe lu pa pushu
po gjo i mu*
ajo s'ka fitu
se i bojn me hile
- me thotė ajo mu.
Deri n'orėn 1
n'rrojn venet me gjyshin
karrigen ngroft e majn
deri sa vje klyshi,
- kshu m'qujnė ato mu.
Per 5 minuta drekė haj un'
i laj durėt shpejt
me ujė, pa sapun
shkoj dhe puth gjyshin
dhe i them t'u ju lut
venin te ma lshojė
se kom rradhėn un'.
Ai mė shikon dhe thotė me pėrti:
"Hė mor kopil a u ktheve ti?
Ē'ne kaq shpejt sot
apo i le or't e funit
pėr me ardh nė shpi?!?"
Jo mėr - i them una
- kisha 6 orė
dhe mezi kom ardh
se po bje ne borė !!!
Hmm ,- thotė gjyshi
dhe shkon nė dritare,
kur borėn shikon
ai habitet fare.
Bre, bre- thot' edhe kokėn tund
- dikur binte me flokė
tani e hedhin kėshtu me 1 copė,
po si nuk e pashė fare,
po kur ra ne tokė ?!?
Po kėshtu eshte kur rri aty
ulur mbi ekran e merresh me lopė !!!
- ja pret gjyshja teksa gjellėn bėn.
Me vrap ne karrige
shkoj e ulem un'
me miun e vogėl
klikoj tek chat-i, ose ēatia,
siē i thot' per shkurt ajo teze Xhevrija.
Dhe futem ke Dhoma Shqipria
pickoj nja 2 goca
e shkruj zhgarravina,
ngacmoj Lozonjaren se ajo lu me mu
e shtyj katunaren se ajo do pak dru
i boj filma Lolitas
se ajo m'do shum' mu
kujto se jam i mirė,
20 vjec djal' me pasuni e veturė
ne kupė per tu pirė.
Ene kshu me rrena
kom zonė 2 dashnore:
njona quhet Djella tjetra Salvatore.
E para osht stiliste, e dyta piktore,
thonė jan' simpatike
po m'duken konviktore,
m'thonė se jan puntore,
sidomos me gojė, qėndisje e pun' dore.
Po gjyshi m'ka thonė:
femnave naze mos u boj
se t'gjitha jon t'veēanta
asnji nuk o isoj !
Dhe orėt kalojn'
prindrit ne shpi vijn',
mami thesin e lakrave ke dera e hedh
shtrihet ne divan
se o bo telef.
Babi vje mė vonė
sjell 5 a 6 peshq
duket shume i lodhur
me flokėt si dreq.
E plas muhabeti, lesh politike
fillojn' t'shamet keq
fluturojn' jastikėt,
po un rri ke dhoma e myllem me cels
Kompjuterin s'e lshoj deri nesėr n'mjes !!!"
glaukus
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga glaukus 001 : 14-08-2002 mė 12:04
-
-
i larguar
Kjo bejte eshte shkruar per te gjithe ata qe fituan lloterine per ne Amerike. 
Telebingo
NAmerike erdha un
tre vjet tashi kom bo
onrrat na u bone tverteta,
Amerike te keqen mo.
Diten qe merdh llotaria
e maj men si me qen dje
e kom puth postjerin fort
i kom dhon ne 1000 lek.
Po nuk kish fat mo tmodh
kur per sdyti zarfin mprun
kena kercy zhvesh me grun
ene fene ja kena lujt.
Analiza,vertetime,copa letrash e sajime
avokate e matrapaze shume leke mi moren mu
po hajt mo, skisha maraz
se vec jasht dojsha me shku.
Vizen kur kom mor
syte me jon lotu
maratona e gjate tashi kish mor fund.
Bome i darke te modhe
e u ndame me fisin
e te gjithe thoshin
se dit me tmira do shifshim.
Rinas-Nju Jerk i hypem avionit
apo shecte shpejt pilot pelivoni.
Mu trem ene gruja
syte i mate myll
kurse cuni vogel s'e cate hic kryt.
Ene kamarieret ose stjudentesat
ishin tbukra fort vec se si kuptosha
e koken e tunsha e : po, po-ju thosha.
I kurs tshkurter e bona nTirone
jes i spik english- nji kaq di mi thone,
mo shume di cuni,ke ai kom shpresa
se ka bo ne shkolle,aty ke Medresja.
Naeroport e humem krejt
Na u desh gjys ore rrugen me e gjet.
Aty ke dogana pasaportat dhame,
atij amerikonit me kemishe te bardhe
qe filloi tu i pa e thote me vete:kull,kull (cool),
dhe me kujdes neve na vrete.
Fillova shum me u merakos
dhe cunit i thosh:Po ky mer ,dashka qe ne me u "kull",
pse mer ne ktu u dashka leke me hudh?
Po cuni shyqyr na bitisi mire
ashtu copa-copa ,vulen na e vune
dhe fishek per dere dolem ne ne rruge,
po prap u kthyme, ... se bagazhet harrume.
Me vrap u futem,robt edhe i shtyme
shyqyr plackat tona, s'i kish prek njeri
kishin ngel aty me valixhe ttjera tu u rrotullu.
Qyteti, bukuri dynjoja po shumzhurm e modhe,
nmes tgrataqelave jeta aty vlote.
Ca shitshin salcice ke rruga,
te tjere bertitshin si tcmen
taksi tverdha mush veni plot
qe spytshin, vec per pare,
mo keq se nTirone
te shtypshin pa zhurme fare.
Rruget plot me rob, ftyra nga mo tnryshme
Kinez e zezake,indjon e polake.
Po ne dimer ftote aty bonte
bora nuk t'u ndate,
qirate tu u ngrejt perdite
njelem tu honger po buke e domote !
Shkum nKaliforni, tham do bojm qef
se ka emer tmodh,
klime te bukur, ene oqeon
jeta e vertete ishte duke ardh.
Po shum u habitem, gabele gjithanej,
zezake hesapi,meksikon mo shum
si ke Bregu Lumit kerciste ahengu e rrepi ne rrug.
Bandat me gangsterra ishin gjithanej
dhe mu nja dy here tu me rraf kon qen
po shyqyr thuj, qi vrapoj ne shpejt,
se kisha natrru lagje,
kisha hy ke qent!
Qyqa tha gruja- ca o kshu mer burre,
ktu qeka rrumuje,
mo mir ishte Tirona
ktu shum gjona paska po spo shof furgona !
Nejse mo,ashtu si me bezdi,
fillova pune ke i Mek Donald
(e kish shpik nji fare Meku - i demel,
qe ne kull nalt e dote buken me gjalp)
tu bo hamburgera me tete dollare ora
hajt mo ,mo mir ktu se sa llac me bo.
Manaxheri nfillim emrin ma ngatrrote:
Smajl,Smajl (smile) vazhdimisht me thote,
e un tu buzqesh i thosha me lezet:
E kom Xhevdet mer ti lanet,
dhe ai tu qesh me thote: oqej,
se ne un anglisht kuptoj ka i her.
Ne telefon nones i thosh
se pune kam fillu e ceke (check) kom more,
Nona u habit e tha si me zor:
Po cte duhen ceket ty ne Amerike
Ti shef e merr tyt vlla
Se i dola by*** tu punu nfabrike !
Ktu nKaliforni , si me qene nShqipni
dritat na i presin e fare nuk pysin,
oshte krize thon,jon bo njerez shume
po ato se dine se kan ardh shqiptaret
qi filmin i bojn e lujn me sahatet.
Ne tham se shpetume, qirite sna u ndane
romantike gjith jeten tamom si italiane,
A-mer-ik, per te vujt paskena le
se ene ti, sna boke fajde ne !
glaukus
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt