Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31

Tema: Poezi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31

    poezi

    Nje shekull me pare
    dielli ishte ky qe eshte,
    ndersa une ndryshe.
    Flisja pak dhe
    enderoja.
    Rrezoja perdite copa te kaltra nga Qielli.

    Nje vit me pare
    Dielli ishte ky qe eshte,
    ndersa une ndryshe.
    Kerkoja nje cope te kalter ne Qiell.

    Sot eshte i njejti Diell.


    humbjet e thjeshta te kohes

    jane te barabarta.
    Renia e gjetheve
    eshte njesoj

    idiotet e rralle
    jane te njejtet si me pare.

    Koha eshte pjella jone
    por qe tani na rrit ajo neve.
    Dikur i matnim ikjet
    me ardhjen e henes.

    Tani ulim koken
    dhe na vjen rende
    meqe lumi krah nesh
    vazhdon ende te rrjedhe.

    Malet jane te njejtet dhe ata.
    sende gjigande
    te cileve nuk u ben pershtypje koha,
    por moti.

    Poezi dashurie

    Ditet e mia je ti e dashura ime.
    Ndersa ti ditet i fsheh nen carcaf.

    une zemren tende mbaj me vete
    si talisman.
    Ne gji te dhemb kur dy zemra mban.

    Ti me ditet fle e dashur
    kur une mbetem jashte.

    Ndersa une mbulohem me dy zemra bashke.



    Ne kohe

    stinet vijne si cdo here
    ne kohe.
    Nuk mungojne ne takim.
    ti pas xhamave
    sajis dometheniet.
    Stinet shkojne
    si cdo here
    ngadale me pertese.
    Ti
    ne xham
    le gjurmet e dimrit.

    Vetem une
    di te ta lexoj psheretimen

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Bled, sa e lumtur jam qe erdhe. Aq sa nuk me besohet.Ardhja jote me duket si nje dhurate qe me behet sot, per ditelindjen e te dashurit.
    ...
    Qe te them dicka per poezine tende, nuk ia vlen as e me e bukura fjale qe mund te perdor per te, pasi secila fjale imja e gjatur nuk ka per te qene ne nivelin e opinjonit tim , dhe as ne lartesine e poezise tende.
    ...
    Perqafime, dhe nje vit i mbare ky, sidomos ne krijimtari.
    macia...
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me sa me kujtohet:

    kam mbartur perdite takimin me ty,
    kur hena lind, si hena vdes,
    me tretet malli dhe gjithcka,
    me tret perdite i njejti ves.


    poezia e fundit qe kam dashur t'a mesoj permendesh.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Faleminderit Macja Blu.te kam kthyer pergjigje me posten tende.
    Kulla me bej nje nder te lutem.Me jep nje adrese dhe nje numer telefoni te Nitit.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Shqiperi

    Lumi buron nga mali perballe.
    Mali i Zanes i thone.

    Shkoj atje dhe mbledh legjenda,
    i thaj ne mendje,
    u ve nga nje kornize
    dhe ua dhuroj miqve.

    Ose dal te lumi ndonjehere.
    I hedh ne te
    qe legjendat te jetojne gjate.
    Deri ne det.

    Deri kur ndonjera syresh
    te na kthehet e rritur.

    Eshte shume i vogel vendi im.
    Vjen
    i vjedh nje legjende
    dhe shkon.
    Edhe fija e barit
    di te tregoje histori.

    Lumi buron nga mali perballe.
    Kur duan te vdesin
    shkojne atje njerezit e mi.

  6. #6
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    O bledstarova !
    O talenti i lagjes sime ! Me kuptove se kush isha eeee!!!
    Ja dhe nje vlere e pacmuar e forumit , gjen shoket anembane botes ...
    Ate talentin per te shkruar ne ato vite te paharruara te femijerise e ke marre . Por ke qene dhe talent ne futboll..
    Sa per poezit skam ca te them ke qene e do mbetesh talent..nuk e di nese ke vazhduar ndopak ne emigracion ti kushtohesh letersise , megjithese emigracioni ka halle dhe probleme...
    Nejse po te jape 1 vote se te kam shok femijerie .
    Po te nis dhe e-mail !
    pershendetje...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Pasoja

    Veprimi eshte rrjedha
    e buzeve qe behen.
    Te shpeshtat jane vitet
    pasojat jane mendimet.
    Ato qe vetem vijne
    dine te vijne.
    Pasoja eshte kaloresi
    qe te vret pa mendje,
    ose kur nuk te vret
    te plagos,
    ose kur nuk ndodhin keto
    te behet te vrasesh veten
    vetem per pasoje.
    Veprimi eshte shtrire
    ose shtrire.
    Pasoja jo.,
    E dime qe pasoja vjen e dyta,
    ndersa mua me vjen e para
    sic u vijne vajzave ato.
    Prej tyre behesh
    qe ben si ben
    dhe llogarit ditet.
    Ndersa pasoja zgjat
    te merr dhe ty,
    (mua me perpin),
    o djale,odjale,
    pasoja u shtri,
    une perplasa koken,rashe nga lart
    dhe beja kembadoras
    te ikja,te ikja...

    Pasoja me la
    veprimet e mia tani
    nuk bejne e as lene pasoje.
    Jo mua.
    Une shtirem
    dhe gjindja e pelqen
    behet e dashur me mua.
    Si mua
    qe munda.
    Tani u kallezova
    qe di edhe te rritem
    per kohen kur isha.
    Koken nuk e perplas me,
    vetem sa e perqas me te tjerat,
    mua,
    po prit o djale.
    Ika ,ika
    dhe ika
    bera ca buze qe ti puth.

    Elbasan 1998

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    MJEDISI

    Ti qe po me lexon tani
    je mjedisi.
    nuk eshte e thene
    te kesh lindur i tille
    behesh pa dashjen tende
    sepse keshtu eshte
    te ndalohet te mendosh
    por jo te flasesh
    njesoj.
    Tymnaja qe kam ne krahe
    eshte gjithashtu mjedisi
    qe me kall frike.
    Ky eshte nje nocion
    qe shkon mornice
    por nuk tregon asgje
    as edhe kurajo
    pasi kjo eshte
    nje tjeter gje
    qe s'ka te beje me mjedisin
    por me mua.
    Kur i mbyll syte
    jam une kufiri
    sepse cdo gje
    mbaron kur ka kufi
    ndersa kufiri nuk mbaron kurre.
    Kjo nuk eshte pervoje
    por mjedis.
    sepse une nuk mendoj gjate
    per ti sistemuar ato.
    Nje cast eshte cast
    dhe nuk ngaterrohet
    as edhe nje puthje
    me femren qe s'e njeh.
    Ndersa e dashura eshte mjedis
    pasi ty te rrihet gjate me te.
    Edhe une e kuptoj
    se tani gjithshka u ngaterrua.

    Duke me lexuar
    u bera une mjedisi.

    Bledar Starova 2000

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    MJEDISI

    Ti qe po me lexon tani
    je mjedisi.
    nuk eshte e thene
    te kesh lindur i tille
    behesh pa dashjen tende
    sepse keshtu eshte
    te ndalohet te mendosh
    por jo te flasesh
    njesoj.
    Tymnaja qe kam ne krahe
    eshte gjithashtu mjedisi
    qe me kall frike.
    Ky eshte nje nocion
    qe shkon mornice
    por nuk tregon asgje
    as edhe kurajo
    pasi kjo eshte
    nje tjeter gje
    qe s'ka te beje me mjedisin
    por me mua.
    Kur i mbyll syte
    jam une kufiri
    sepse cdo gje
    mbaron kur ka kufi
    ndersa kufiri nuk mbaron kurre.
    Kjo nuk eshte pervoje
    por mjedis.
    sepse une nuk mendoj gjate
    per ti sistemuar ato.
    Nje cast eshte cast
    dhe nuk ngaterrohet
    as edhe nje puthje
    me femren qe s'e njeh.
    Ndersa e dashura eshte mjedis
    pasi ty te rrihet gjate me te.
    Edhe une e kuptoj
    se tani gjithshka u ngaterrua.

    Duke me lexuar
    u bera une mjedisi.

    Bledar Starova 2000

    (nese Ndue Hila, eli Marku, Leke gjoka, jane e ardhmia e letersise shqipe, (ndihmo o zot) po ti , e ndonje si ti, cfare duhet te jene?
    Ndoshta e perhershmia e letersise(pa nevojne "shqipe")
    Ti m'i shton nje bukuri shpirtit tim , qe une nuk ia njoh, edhe pse shpirti imi eshte... !
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    31
    Ebukur,e bukur!!!!!!!!!!!


    Miremengjes njerez!
    jam ajri
    shenja e mberritjes ne skaj.
    per te mberritur tek une ju duhet nje eklips
    dhe nje shkujdesje ,sigurisht.

    Miremengjes njerez!
    nuk me duhen shkallet per te mberritur tek ju.
    sekretet tuaja per mua jane thjesht histori,
    nje histori e gjate sa muri kinez.
    Une jam shoku i Diellit dhe i zogjve qe shkojne drejt Diellit.
    Pershendetje krijesa!

    Une jam ide.


    Mall

    Kam veshur kemishen tende e dashur
    mberthyer deri ne gryke.

    Po plas nga deshira
    per te pasur gjinj.


    histori

    Ai djale i mbare,me shkolle e shtepi
    ajo jete cigane,si une e si ti.

    Atij i dhemb koka,ka hyre ne parti
    ajo,jete cigane,si une e si ti.

    Ai do femije,rregull,pasterti
    ajo jete cigane ,si une e si ti.

    ...Vdiq ai.


    Po te dua

    Dashurite e mia kane formen e konit,
    qe s'rreshtin se rrotulluari
    rreth vetes.
    Ndalesat jane piramida,
    ku te pakten
    mundem te marr fryme.

    Mirupafshim kohe te qeta.

    Po te dua
    ngre piramida
    me te medha se ajo e Keopsit.


    shiheni qiellin

    Ne mungese
    di te bej vrima ne qiell,
    ta pres vende-vende
    e te fsheh dicka nga vetja aty.

    Po ta shihni me kujdes
    qielli diku eshte i prere.

    Jam aq i kujdesshem
    sa pjeset e prera
    ti mbuloj me re.


    Tani kam perse shkruaj.Mezi pres te them dicka.Dikur shkruaja qe te merisja Tanin,Dorin,Nitin.I mblidhja te gjithe ne kafene,u pagoja dhe kafete,vetem e vetem qe tu tregoja keto qe po te tregoj ty tani .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •