Tek ne shqiptarėt nė pėrgjithėsi tė kaluarėn ėshtė bėrė karrierė vetėm me punė antikombėtare duke marrė ndonjė pėrfitim tė vogėl personal nga vendet e interesuara pėr tė na shfrytėzuar ne dhe nė kėtė mėnyrė shikuar nė aspektin afatgjatė jo vetėm se i kemi bėrė dėm kombit por edhe fėmijėve e pasardhėsve tanė e edhe vet vetes sonė sepse duke punuar pėr kombin do tė kishim pėrfituar shumė mė shumė nė aspektin afatgjatė.
Kjo ka ndodhur pothuajse gjatė gjithė historisė sonė mė tė re, qė nga para-pavarėsia e deri nė kohėt e sotme nga shumica e politikanėve shqiptar dhe pėrveē nė disa raste shumė tė rralla kėta njerėz kėshtu kanė bėrė karrierė politike, pra populli natyrisht nga injoranca pėr arsye tė ndryshme nuk ka reaguar si duhet.
Nė ēdo vend tė zhvilluar tė botės sė sotme njerėzit votohen vetėm kur kėta me tė vėrtetė e kanė treguar veten e tyre se dijnė tė mbrojnė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme interesat e tyre, kurse tek ne kjo rrallėherė ka ndodhur dhe kjo ėshtė edhe njė nga arsyet kryesore se pse i kemi punėt ashtu siē i kemi.
Edhe nė Kosovė dhe trojet e tjera shqiptare tė ish-okupuara nga ish-Jugosllavia, deri nė fund vitet e 80-ta kėshtu ka qenė, patrioti apo ai qė ka mbrojtur interesat e popullit nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme ėshtė vrarė apo burgosur,malltretuar e gjithė familja i ėshtė terrorizuar kurse ata qė punonin pėr interesat e huaja pėrfitonin pasuri dhe gėzonin privilegj deri nė kohėn kur edhe kėta vet e pėsonin nga vet ata punėdhėnėsit e tyre. Por nė kėto troje e veēanėrisht nė Kosovė gjatė fundviteve 80 u bė njė pastrim i popullit e ata qė punonin kundėr popullit dhe vetes sė tyre sot sillen rrugėve tė qyteteve tė Serbisė, tė pėrbuzur nga tė gjithė, kurse ata qė me tė vėrtetė punonin pėr veten e tyre e kjo dmth. edhe pėr kombin merrnin votat e rrjedhimisht edhe pushtetin (edhe pse paralel nė atė kohė e nuk kishte pothuajse aspak, por tani e kam fjalėn mė shumė), gėzonin privilegje e edhe pėrfitonin.
Rugova qė tė gjithė besoj e dijmė se si ka ardhur nė krye tė LDK-sė, me rezistencėn e fuqishme dhe shumė tė guximshme tė asaj kohė qė ky bėri ndaj shovinizmit serb. E njėjta gjė vlen edhe pėr mbi 99 pėrqind tė stafit tė LDK-sė por edhe atyre tė partive tjera tė formuara nė atė kohė nė Prishtinė.
Gjatė luftės dhe pas luftės, u formuan edhe partitė tjera nga ish-UĒK-ja tė gjithė njerėz qė pėr kah vlerat kombėtare ishin edhe mė tė merituar se kėta tė parėt sepse kėta kishin sakrifikuar edhe jetėn pėr ēėshtjen tonė kombėtare.
Politikanėt shqiptarė tė Kosovės mbi 99 pėrqind e tyre janė ashtu siē e meriton njė popull ti ketė udhėheqėsit e tij, dhe pėr ta e tek ta asnjė nuk ka asnjė dyshim (pėrveē rasteve tė disa individėve shumė tė pakėt qė edhe pse e dijnė fare mirė pastėrtinė e kundėrshtarit, pėr tė fituar mė shumė kredo politike sulmon kundėrshtarėt politikė me akuza natyrisht tė paqena tradhėtie).
Dhe mė kryesorja nė politikė tek shqiptarėt e Kosovės nuk mund tė bėsh karrierė me punė antivetes qė dtth edhe antikombit sepse me kėtė mund ta presėsh vetėm greminėn.
Por kjo nuk qėndron nė shumicėn e rasteve nė Shqipėrinė e sotme.
Atje kryeministri i votuar nga shumica shqiptare posa erdhi nė pushtet e lėshoi atė deklaratėn antivetes sė tij dhe antikombit tė tuaj sė bashku me takimin poashtu antivetes dhe antikombit, tė tij me njeriun qė sot gjendet nė Hagė pėr krime kundėr njerėzimit dhe me tė cilin nė atė kohė as politikanėt pėrėndimor e amerikan nuk takoheshin.
Sot, kryeministri shqiptar qė bėn mė shumė pushime se cilido pushtetar tjetėr nė botė (duke pėrfshirė edhe pushtetarėt miliarderė tė Amerikės),edhe pse nuk jam kundėr pushimeve tė pushtetarėve por edhe kjo duhet tė bėhet me njėfarė mase dhe siē thotė populli duke shtrirė kėmbėt sa ke jorganin.
Sot, kryeministri shqiptar vjen pėr vizita nė SHBA dhe nė vend qė tė takohet me miliarderat e milionerat e shumtė shqiptaro-amerikanė prej tė cilėve vendi ynė do tė kishte pasur mundėsi tė thithte miliarda dollarė investime duke punėsuar me mijėra e mijėra shqiptar dhe duke i ecur zhvillimet ekonomike shumė mė shpejt se ē'kanė ecur e janė duke ecur, ai takohet me njė shkrues filmash shovinist grek i cili ka shkruar qindra shkrime shoviniste antishqiptare nė pothuaj gjithė gazetat amerikane.
Po ky shkrues filmash ka shumė mė shumė respekt jo vetėm nga kryeministri por edhe nga shumė politikanė tjerė e media shqiptare se ta zėmė krerėt e komunitetit shqiptaro-amerikan edhe pse tė gjithė e dijmė pėr pėrfitimet qė mund tė dalin pėr tė gjithė shqiptarėt nga bashkėpunimi sa mė i mirė dhe sa mė i madh me shqiptaro-amerikanėt dhe dėmet qė mund tė kemi dhe edhe i kemi pasur nga bashkėpunimet e takimet me shkrues filmash shovinist antishqiptar.
Dhe ky kryeministėr, kur vije puna te deklarimi i pasurisė pa turp fare deklaron qė nuk ka shtėpi e nuk ka pasuri kur e gjithė populli e di fare mirė se ēfarė ka e ēfarė nuk ka ai. Kush mund ta besoj nė botė qė njė kryeministėr nuk ka shtėpi sot nė botė, dhe sidomos kur ky kryeministėr vjen nga njė nga vendet me korrupsion ndėr mė tė lartėt deri para pak kohėsh. Por nejse se kjo edhe nuk aq e rėndėsishme krahasuar me faktet tjera kėtu.
Kryeministri shqiptar ka disa muaj qė emrin Kosovė nuk e ka nxjerrė asnjėherė nga goja (kur dihet se Kosova ėshtė njė nga problemet kryesore jo vetėm kombėtare por edhe europiane), se pėr shqiptaro-maqedonsat, ata tė malit tė zi, luginės sė preshevės e tė ēamėrisė as nuk mund tė merret me mend.
Kryetari i opozitės edhe ai bėn njė deklaratė antikombėtare nė kohėn kur ishte nė pushtet pėr punėn e Kosovės, pastaj gabimin me fajdet nė tė cilin edhe PS mban pjesėn e vet tė fajit, dhe tani sė fundi marrėveshjen antikombėtare me PBDNJ nė jug pėr zgjidhjet lokale.
Kėta politikanė pothuajse asnjėherė nuk vizitojnė shqiptarėt dhe trojet tona (qė nė tė njėjtėn kohė janė edhe tė tyret sepse janė shqiptar) jashtė.
Kėta politikan populli gjithmonė i voton dhe kanė bėrė e janė duke bėrė karrierė.
A duhet edhe nė Shqipėri njė pastrim i politikės si nė Kosovė?
Mendoj qė ēdo shqiptar normal do tė pėrgjigjej me po dhe shpresojmė qė kjo tė bėhet sa mė shpejt qė ėshtė e mundur sepse sa mė shpejt qė bėhet mė pak dėm vendit dhe mė shpejt nė zhvillimin ekonomik e nė ēfarėdo aspekti tjetėr do tė ec vendi.

Pėrshėndetje