Sapo instalova SuSe Linux 8.0 dhe punon per bukuri. Mirëpo kur fus një CD me këngë dhe e hap CD Player e klikoj tek Start, kënga luhet në player mirëpo zë nuk ka. Mua më thotë se Sound Card-ën time e njeh, dhe këtë e di me siguri sepse hap lojë në SuSe dhe kur i luaj, e dëgjoj zërin të dali shumë qartë dhe pa asnjë problem.
Si dhe nuk mund të lidhem në internet. Unë kam DSL dhe nuk kam asnjë problem në Windows. Provova të hyja tek paneli i konfigurimit dhe hyra, mirëpo aty nuk munda të bëja asgjë.
Ju falemnderit për ndihmën tuaj,
Krijoni Kontakt