Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2004
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    8

    NE cilin vend shqiptaret e ndjejne veten me te diskriminuar?

    Nga pervoja ime disa vjecare ka rezultuar se ne disa vende, te qenit shqipetar nuk pritet mire nga vendesit.KJO duhet te kete arsy pse sillen keshtu?? JU LUTEM SHPREHNI MENDIMET DHE PERVOJEN TUAJ. .............A KANE TE DREJTE QE SILLEN KESHTU? ............. A JEMI NE TE KEQIJ ?.................A JANE ATO RACISTE?............JEMI TE PAPRANUESHEM NGA PERKATESIA FETARE?.............CILI ESHTE VENDI QE DISKUTON E EKZAGJERON ME SHUME PER TE BEMAT E SHQIPETAREVE

  2. #2
    Dora Vete Maska e tironce4ever
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    66
    Hello!
    Une mendoj se shqiptaret jan me diskriminuar
    ne Greqi______ une vete ndodhem ne Canada
    por me sa kam degjuar nga te tjeret
    Por mua sme pelqen fakti tjeter qe te tere shqiptaret
    ne Greqi ndrrojne fene emrin me nje veprim te tille
    ulin veten e tyre edhe kombin e tyre por sic thashe ky eshte thjesht mendimi im personal wrong or right its my idea
    thankyou
    Life goes on.......

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    I dashur nismetar i temes,

    ky eshte nje problem qe haset nga te gjithe emigrantet e te ashtuquajturave vende te pazhvilluara. Niveli i racismit eshte ne raport me numrin e emigranteve si dhe me historina e vendit prites. Pa hyre ne detaje per racizmin, emigracionin, etj, une desha te thosha qe shqiptaret, fatkeqesisht/fatmiresisht, (varet si pozicionohesh) asimilohen(brezi i dyte).

    Si rrjedhoje, ata nuk i kane me problemet e rracizmit qe hasin pjesa me e madhe e emigranteve ne brezat qe vazhdojne, per shkak te ndryshimeve fizike apo intelektuale.
    Ne jemi brezi i pare i emigranteve ne menyre masive dhe jemi te ndjeshem ndaj ketij fenomeni, kush me shume, kush me pak.
    Sido qe te jete, integrimi yne eshte i deshtuar qe ne baze, dhe do te shtoja i panevojshem (flas per integrimin per syrin e masave italiane, greke, gjermane, angleze etj.)

    Detyra jone eshte te respektojme ligjet ne vendet perkatese, te punojme sa me mire ne sektorin ku jemi dhe te rruajme gjithmone lidhjet me Atdheun.Kompleks inferioriteti kane ata qe kane probleme edhe po te ishin ne Shqiperi. Ne nuk duhet te na rruhet nga qyrraveca greke apo lango italie. Fshataret e gjermanise me penda ne koke apo pederastet francez apo anglez
    nuk na vine as ke kyci.
    Ne duhet te jemi krenare, por per kete duhet qe femijet tane te mesojne shume mire, ne te dime nje pjese te historise e te zakoneve te vendeve perkatese, mos te shikojme si guaker perendimin si gje perfekte, te jemi te armatosur per ti bere balle me intelekt dhe me financa veshtiresive te ndryshme.
    Mund te zgjatemi shume rreth kesaj teme mor plak, kryesorja eshte mos ta ulim koken dhe te duam Shqiperine duke ja trasheguar kete femijve tane.

    Hajt pra , mos e rruani shume per legenat qe ka neper bote. Dhe nje gje se harrova: BENI SA ME SHUME FEMIJE! DERGOINI NEPER SHKOLLA! MESOJUNI GJUHEN SHQIPE!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jetoj ne Greqi dhe une mendoj se problemin me te madh Shqiptaret e kane ne Greqi, por sipas mendimit tim, kjo nuk ndodh vetem per arsye se Greket jane me raciste se shtetasit e vendeve te tjera. Ndofta edhe mund te jene, por duhet kuptuar se numri me i madh i Shqiptareve emigrante kane ardhur ne Greqi.

    Une per veten time nuk besoj ne popuj te keqij dhe popuj te mire, apo popuj raciste dhe popuj jo raciste. Une besoj ne njerez raciste dhe ne njerez jo raciste. Te gjykosh nje popull mendoj eshte nje sjellje raciste.

    Po perse atehere ne nje vend shfaqet me shume ndjenja e racizmit sesa ne nje vend tjeter? Une besoj se ka disa faktore qe ndikojne kete gjendje. Mund te jete politika e shtetit, media, si dhe feja.

    Le te jap nje shembull. Greket per turqit kane pasur nje urrejtje te madhe, dhe mardhenjet politike kane qene pak a shume armiqsore. Por qe kur qeveria Greke filloi te ndryshonte politiken e saj ndaj Turqise, dhe te ndihmoje duke filluar qe me termetin e madh qe ndodhi ne Turqi dhe me pas duke hapur driten jeshile per hyrjen e Turqise ne Evropen e bashkuar, medja filloi te ndryshonte taktiken e saj. Ne lajme cdo dite shihje gjera pozitive per Turqit, se si Greke martoheshin me Turq dhe se sa te lumtur ishin ata etj. Kjo filloi te ndikonte sado pak ne mentalitetin e Grekeve.

    Keshtu pra qe te kthehem ne teme, une mendoj se njerezit ndikohen shume nga menyra se cfare u serviret atyre nga media, nga politika e nje shteti, si dhe nga feja, por kjo gje varet nga fakti se sa e fuqishme eshte kjo fe ne vende te ndryshme.

    Gjithashtu do doja te thoja se shqiptaret kur erdhen ne fillim ne Greqi, nderronin emrat e tyre per t'u dukur si vorioepirote pasi Greket pranonin vetem vorioepirotet ne pune. Keshtu pra, ata qe jane per t'u fajesuar nuk jane shqiptaret qe merrnin malet duke rrezikuar jeten e tyre, por Greket qe mendonin se vetem vorioepirotet jane te mire. Megjithate sot, shumica e Shqiptareve paraqiten me emrat e tyre te vertete.

    Nuk duhet lene gjithashtu pa thene se Shqiptaret sot, jane integruar ne Greqi mjaft mire. Sot, shume shqiptare njohin mjaft mire gjujhen Greke, madje shume prej tyre mund te shkruajne Greqisht. E kam fjalen ketu per brezin e vjeter, jo per femijet qe kane shkuar ne shkollat greke. Per ata as qe nuk diskutohet fare. Gjithashtu duhet thene se brezi i dyte nuk po perballohet me problemet qe kaloi brezi i pare dhe shenja e racizmit nuk po ndjehet pothuajse fare.

    Megjithate nuk duhet lenje menjeane nje problem tjeter qe po hasin femijet Shqiptar. Ata nuk kane mundesine qe te mesojne gjuhen Shqipe. Eshte e vertete qe ne familjet e tyre flitet Shqipja, por qe te mesosh gjuhen Shqipe ne menyre te sakte duhet patjeter keta femije ta mesojne ne shkolle. Nje gje e tille mungon ne Greqi. Ky eshte me te vertete nje problem i madh, do thoja akoma me i madh se sa fyerjet qe mund te ndeshim ne te medhenjte nga disa Greke.

    Se fundi do doja te thoja se para se te nxitohemi dhe te akuzojme te tjeret per shenja rracizmi, duhet te pyesim veten tone; a jemi neve raciste? Shume veta ankohen per sjelljet e Grekeve ndaj Shqiptareve, dhe ne shumicen e rasteve kane te drejte, por ajo qe mua me vjen keq eshte se me shume ankohen ata persona qe vete tregojne shenja rracizmi ndaj te tjereve.

    Eshte me te vertete per te ardhur keq kur sheh votat ne sondazhin nese duhet Shqiptaret te ngrene flamurin Grek apo jo. Une per veten time do ndjehesha krenar nese nje Grek do ngrinte flamurin Shqiptar ne Shqiperi. Per me teper eshte per nder nje Shqiptar te ngreje flamurin Grek ne Greqi, pasi keshtu na jepet mundesia t'i tregojme botes se Shqiptaret nuk jane as kriminele dhe as hajduta.

    Gjithashtu kam pare reagimin e Shqiptareve ketu ne forum persa i perket rraces se zeze. Ne disa caste me vinte turp qe isha Shqiptar. Megjithate, dua te jem optimist dhe te besoj se nuk jane shumica e Shqiptareve rraciste, por te hapur ndaj te gjithe rracave te njerezve.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    Dora Vete Maska e tironce4ever
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    66
    hello Liveintwoplaces
    une nuk do ndihem krenare nese nje grek do ngirnte flamurin
    shqiptar ........... per te vetmin fak se ai flamur eshte simbol i nje kombi cfaredoqofte ai grek shqiptar canadez....perfaqson nje komb edhe njerzit e atij kombi pra te perket ty qe te rrjedh gjak shqiptari ne vena ta ngres ate flamur
    Po faktin e ndryshimit te emrit si ma shpjegon ti mua........po ajo cfare arsye ka qe te behet per te evituar racizmin ?
    nuk e di nese je i informuar me cfare ndothi ne himare per ate flamur qe flet ti edhe une bashe
    sic e kam thene keto jane idete e mia edhe edhe nuk pretendoj qe cdo njeri te jete dakort sic pranoj qe te jen ne kontradite
    Life goes on.......

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nuk eshte qe ne vendet e tjera te japin lule kur arrin,por Greqia mban vendin e pare persa i perket diskriminimit kundrejt shqiptareve.
    Sigurisht edhe ne nuk jemi te gjithe engjej, por kjo nuk shfajeson politiken greke kundrejt nesh.
    Nuk me interesojne idete,kombet,flamuret e rrracat kur merren nder kembe te drejtat e njeriut.
    Nuk po akuzoj per rracizem por kerkoj te drejte..
    Ate te drejte qe ēdo emigrant e fiton me pune,djerse dhe kontributin per mireqenien e vendit ku jeton.
    Pa diskutim nuk duhet te harrojme qe Greqia eshte edhe vendi me numrin me te madh te emigranteve shqiptare.
    Dhe nuk duhet mohuar ndihma qe i kane dhene popullit tone,perkundrazi...


    liveintwoplaces
    Bashkohem me ty persa i perket komenteve mbi rracen e zeze.
    Eshte turp me te vertete..shpresoj qe viti i ri te sjelle edhe pak tolerance dhe respekt per te gjithe,pa gjykime per ngjyren,rracen,fete..
    pershendetje
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Tironce4ever, hello edhe nga ana ime

    Ne fakt nuk ka rendesi nese jemi dakort apo jo. Mua per veten time me behet qefi kur kemi mendime te kunderta se ne kete menyre gjate diskutimit dalin me shume gjera per t'u vleresuar nga te dyja palet.

    Ne fakt gezohem kur te tjeret kane nje mendim te kundert, mjafton qe te mos kete fyerje dhe sulme personale. Dhe jam me se i bindur se ne kete forum kjo gje nuk ndodh.

    Persa i perket ndryshimit te emrave, do te lutesha te mos jesh kaq e ashper pasi ti jeton ne nje vend qe te drejtat e njeriut mbrohen me shume se ketej nga lindja, dhe eshte me lehte te flasesh kur je jashte problemit. Po sikur te ishe ti nje nga ato persona qe do udhetonin per nje jave rrjesht neper male dhe pasi te arrijne ne destinacionin e tyre te marrin vesh se nese nuk jane vorioepirote shanset per te gjetur nje pune do ishi shume te pakta, per te mos thene fare? E imagjinon te besh tere ate rruge dhe me pas te mendosh se do kthehesh se shpejti nga ai vend qe u largove?

    Nuk diskutohet fare se eshte qendrimi i Grekeve ndaj Shqiptareve qe duhet denuar, por perseri them se kjo nuk do te thote se Greket jane me shume rraciste se popujt e tjere.

    Mendoje per pak sikur ne vendin tend te vinin Greke dhe cdo dite te shihje ne lajme vjedhje dhe vrasje nga Shqiptaret. Kushtoi pak vemendje kesaj fjale "cdo dite". Kam qene vet prezent dhe i shihja lajmet. Nuk kishte dite qe nuk degjoja per nje shqiptar qe kishte vjedhur apo vrare. Mendoje pra veten tende per nje cast te tille ne Shqiperi duke degjuar perdite se Greket vjedhin dhe vrasin Shqiptaret. Si do mendoje ti? Si do te silleshe ndaj Grekeve? Sigurisht qe nuk do doje t'u shihje as fytyren.

    Por kjo nuk tregon se ti je raciste. Eshte media qe te ka imponuar ty ne mendjen tende urrejtjen per Greket.

    A e din ti se heronjte me te medhenj te Greqise kane qene Arvanitas? Te gjithe keta i kane luftuar per lirine e Greqise dhe kane ngrejtur flamurin Grek. Mua kjo me ben te ndjehem krenar se jam shqiptar. Ashtu sic me ben te ndjehem krenar kur nje Odise Sinai ngren flamurin grek dhe u deklaron ne kete menyre botes mbare dhe ne vecanti Grekeve se shqiptaret nuk jane ato qe mendoni juve.

    Dhe keshtu kohet do kalojne, shqiptaret do tregojne se cilet jane ata me te vertete dhe Greket do nderrojne mentalitetin qe ata kane per neve dhe nuk do sillen me ashtu sic jane sjellur dikur. Po te krahasosh qendrimin e Grekeve ndaj Shqiptareve me ate para 5,6,7, apo 10 vjetesh do shohesh se ka ndryshuar shume.

    Mua me beri pershtypje per ngrejtjen e flamurit se pakica ishte ajo qe denonte veprimin e Sinait, shumica e popullit Grek e perkrahnin dhe sidomos inteligjenca greke. Pas 10 apo 20 vjetesh keto gjera nuk do diskutohen fare.

    Sigurisht qe Greqia eshte shume me prapa se Kanadaja apo perendimi, por edhe ne Greqi po ndodhin hapa drejt perendimit, ndonese ka nga ata qe duan ta pengojne Greqine te shkoje drejt perendimit.

    Dhe per ta mbyllur, ju them qe gjithmone para se te gjykoni te tjeret, vendosni veten tuaj ne ate pozicion qe ndodhen te tjeret dhe atehere gjykimi juaj do jete me i bute se ne fillim. Mendoni pra se si ne shqiptaret do reagonim ndaj Grekeve. Ne Shqiptaret fatkeqesisht kemi treguar shenja negative ndaj vete Shqiptareve, jo me ndaj te huajve. Pa shihni pak politikanet tane qe nuk interesohen fare per ne emigrantet si dhe per Shqiperine, por vetem per karrigen e tyre. Si mund te pres une pra gjera me te mira nga qeverite e tjera? Le te mos harrojme se tjetri te rrespekton me shume kur je i fuqishem. Le te behemi pra me te fuqishem duke filluar nga politikanet tane dhe do e shohim se si do na rrespektojne te tjeret.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Te dashur bashkeatdhetare qe keni prekur ne temen me te dhimbeshme shqipetare.

    Nuk eshte e vertete qe shqipetaret jane te diskriminuar vetem ne greqi por kudo me perjashtim te tokes se bekuar Amerike qe ne momentin qe shkele ate toke quhesh ameriakane.

    Kudo qe shkojne shqipetaret e ndjejne veten me te huaj se jane ne itali, france,angle,gjermani e ku ta di une,te them te drejten une jetoj ne londer ku shqipetare ua kane nxjerre bojen, duke i bere kriminele,hajdute,terroriste edhe pse nuk jane te tille,cdo fis e ka nga nje pis, por nuk jane te gjithe te nje niveli edukimi dhe kjo eshte mese e vertete, por jo edhe aq te poshtruar sa nuk guxon te tregosh shtetesin tende e te skuqesh kur te pyet dikush se nga je.
    Kemi lindur e do te vdesim te tille deri ne momentin kur njerezit te behen te ndergjegjeshem se edhe ne si shqipetare kemi nje nivel edukimi e emancipimi ku duhet te trajtohemi te barabarte si cdo shtetas tjeter, e ndoshta do te na duhen dekada te tera per te mbuluar gjurmet e zeza qe kane bere shqipetaret ne vite.

    Shqipetare te bashkuar se simboli jone tregon me shume se sa mendojne.

    kristali
    Edhe pak gjak aortal.

  9. #9
    Dora Vete Maska e tironce4ever
    Anėtarėsuar
    07-12-2002
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    66
    Liveintwoplaces
    thanx per mirkuptimin.
    Ajo qe thua ti qe duhet ta jetosh pastaj te flasesh eshte shume e drejte por sic e thash me lart une jetoj ne canada dhe per ironi te fatit une punoj me grek menageri dhe punojesit e tjere jan grek vetem une jam shqiptare po ne nje bised qe kam ber me ta me ka pelqyer dicka qe me kane thene edhe po ta citoj si me poshe:
    *digjet i njomi me te thatin* (normal qe ne nuk jemi te perkryer edhe bejme vjedhje dere ne vrasje qe sduhet thene)por me keta persona qe kryejne keto veprime ti nuk ke pse te perkufizozh te tere emigrantet shqiptare,se ka edhe nga ata qe punojne studjone edhe sic e the edhe me lart jane te paret deri aty sa u takon te ngrejne edhe flamurin grek ne festen greke
    pra i bie qe greket te kene pak me te theksuar ndjenen e rracizmit
    Life goes on.......

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    Toronto Canada
    Postime
    37
    EVROPE ...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •