shpirtin tim,
ngerc, cung e te mykur,
si dhe melodine e tij,
te ngerdheshur pa ty,
e kam te burgosur ne nje lot mbetur pezull,
midis qerpikeve dhe liqenit te heshtur te pafundesise.
per bukurine tende
e dashurine time,
per gjoksin prrush,
per ajrin,
per dheun,
per zjarrin, te betohem,
ti je qellimi i rrahjeve ne kraharor,
perendeshe e largesise se mallkuar,
e mungeses dhe e mallit,
qe tempullin t'a kam ngritur brenda ne gji.
je mushti i embel ku kam rene pergjithmone
dhe vera e kuqe qe nga kerthiza e pi.
per erresiren e nates,
fytyren e henes
dhe engjellin e debores ne mengjes,
je zonja e shpirtit tim.
Krijoni Kontakt