Humori kinez

Ishte pak pas orės gjashtė tė njė mbasditeje tė freskėt vjeshte. Pėr pak minuta mė duhej tė gjendesha nė podiumin e njė konference e megjithatė hapat i hidhja ngadalė. Shkelja me kėmbė mbi gjethet e rėna. Kishte kohė qė nuk kishte rėnė shi e ato kėrcisnin krrap-krrap si shkarpa nė thyerje e sipėr. Mbėrrita tek ndėrtesa e nė sallonin e stėrmadh pranė recepsionit vura re njė zonjė qė e njihja. Ishte Ingridi, asistentja e Ronaldit, mikut e kolegut tim qė organizonte konferencėn.
“Mirėmbrėma Eliza!” m’u drejtua tek i isha afruar. “Ronaldi mė porositi tė tė prisja e shoqėroja deri nė sallėn e konferencės. Pėr ēdo gjė tė paqartė gjatė mbrėmjes mund tė mė drejtohesh mua.
“Jo me kaq ngut”, ndėrhyra duke buzėqeshur. “Mė lejo tė them dhe unė mirėmbrėma.”
“Si gjithmonė jo keq me humor” tha e duke mė kthyer buzėqeshjen, mė bėri shenjė qė ta ndiqja.
Nė katin e dytė ishin ndezur tė gjithė llampadarėt; nė hapėsirat midis dyerve qėndronin pas mureve pasqyra tė shumta me korniza tė veshura me flori. Salla kryesore e kėtij kati ishte ajo ku po mbahej konferenca qė kishte pak ēaste qė kishte filluar. Ingridi m’u lut tė prisja jashtė sallės, derisa tė mė thėrrisnin e u zhduk nė njė nga dyert e shumta tė korridorit tė gjatė mes murit e parmakut tė gurtė tė punuar me gdhendje.
Nė vend qė tė zija vend nė njė nga stolat pranė derės kryesore tė sallės, ndalova para njė pasqyre pėr t’u kundruar. Tualeti ishte nė rregull. Edhe buzėqeshja ishte bindėse, krejt e bardhė brenda buzėve tė kuqe qė mė sillnin shijen e pjeshkės nė gojė. Buzėkuqi kishte pasur efektin e pritur mbi shikuesit. E ēfarė dėshiron mė shumė fytyra e njė femre? Tė shihet, e bukur apo jo e bukur qoftė.
Largova sytė nga pasqyra e thuajse nė atė ēast u hap dera kryesore e njė zotėri nė kostum tė errėt mė ftoi tė hyja. Emri im ish thirrur e duartrokitjet po mė tregonin rrugėn pėr nė podium. Shkėmbeva njė shikim me Ronaldin duke e falenderuar me zė tė ulėt. Pėrkulėm kryet lehtaz pėrballė njėri-tjetrit e mė nė fund ai mė bėri vend para mikrofonit. Ishte rradha ime. E qetė nisa tė flisja duke mbajtur sytė mbi publikun nė gjysmėerrėsirėn e lindur nga dritat e rėna.

Tė nderuar kolegė!

Ftesa pėr tė ligjėruar nė aktivitetin e sotshėm mė befasoi, jo aq shumė se mė duhej tė shfaqesha para njė publiku me njė fjalim, sesa pėr tematikėn qė do mė duhej tė shtjellohej nė tė. Nėse nuk do ta njihja drejtpėrdrejt zotin R., do tė mendoja se ėshtė njė shaka, njė keqkuptim, apo njė provokim i qėllimtė. Por duke pasur sigurinė, se ai bėn pjesė nė rrethin e miqve tė mi mė tė mirė, kuptova se ishte serioz nė ftesėn e vet.
Unė pra duhet tė ligjėroja mbi humorin kinez. Shumė prej jush do tė jenė habitur, kur e kanė parė kėtė temė tė shėnuar nė brendėsi tė broshurės sė kėtij aktiviteti. Shumė mund tė kenė pyetur veten, se ē’ėshtė humori kinez; tė tjerė mund tė kenė shkuar deri aty sa tė pyesin veten, se ē’punė kanė kinezėt me humorin.
Do tė mundohem nė vazhdim t’ju sjell nė mėnyrėn time idetė qė qėndrojnė pas humorit kinez, domethėnien e tij pėr mua si individ e disa shqetėsime tė miat lidhur me tė ardhmen e tij.

Koha kur pėr herė tė parė u vura nė kontakt me idenė e humorit kinez qe nė fėmijėri pėrmes prindėrve tė mi, kohė nė tė cilėn (pėr tė mė sjellė sa mė realisht tragjikomizmin e sė shkuarės sė hidhur tė tyre e pjesės mė tė madhe tė popullit tonė) ata mė treguan subjekte tė disa filmave kinezė qė i kishin parė dikur nė rini tė vet, kur revolucioni kinez me gjithė pasojat e veta kishte pushtuar edhe vendin tonė. Nė mes tė kėtyre pasojave bėnte pjesė edhe shfaqja e filmave kinezė nėpėr kinema, filma tė cilėt njerėzit dashur-padashur i kishin parė.
Ka kaluar shumė kohė prej atyre rrėfimeve, megjithatė titullin e njėrit prej filmave qė njėkohėsisht zbėrthente edhe pėrmbajtjen e tij e mbaj mend mirė. I pėrkthyer nė gjuhėn tonė filmi quhej “Gjithė kooperativa bleu njė kalė”. Pėrveē kėtij titulli mė ka mbetur nė mendje dhe shprehja “film kinez me ngjyra” qė fillimisht prindėrit e mė pas edhe unė prej tyre e pėrdornim pėr filmat moralisto-revolucionarė qė na jepej mundėsia tė shihnim. Nuk e mbaj mend saktėsisht, se kur e bėra kalimin nga shprehja “film kinez me ngjyra” nė “humor kinez”, por qė prej asaj kohe, tashmė tė zbehur nė kujtesė, kėtė shprehje e pėrdor rregullisht nė rastet e njė humori qė vetėm humor nuk e meriton emrin. Kėto farė gjėrash qė mė vijnė nė mendje pėrmes organeve tė dėgjimit mund tė jenė diēka pėr tė cilėn ndoshta tė duhet tė gudulisėsh veten qė tė arrish tė qeshėsh, ose diēka qė nė kushte normale do tė ēonte nė vėnien e kujės e aspak nė qeshje.

Kur zoti R. mė njoftoi pėr temėn, tė cilėn e dėshironte tė shtjelluar prej meje, e kuptova se ēfarė kėrkonte tė shihte tė cekur brenda saj.
Shprehjen “humor kinez” unė e kisha pėrdorur disa herė nė prani tė tij, por vetėm njėherė ajo kish patur rėndėsi tė veēantė. Kjo kish ndodhur nė shtator tė vitit 2002. Frymėzuar nga ngjarja qė kish ndodhur nė kryeqytetin tonė (qė njėkohėsisht ėshtė dhe qyteti i lindjes pėr tė dy ne), shkruajta diēka pėr tė e ia dėrgova me email. Sikurse dhe unė, ai i lexonte lajmet nga Shqipėria nė internet, ose priste t’i shpėrthenin si ndonjė bombė para syve nė kanalet e huaja televizive qė ndiqte.

Jua bėra tė ditur sa mė lart pėr t’ju futur pak mė mirė nė temė.
Duke qenė se prej Ronaldit mora lejen e plotė pėr bėrjen me zė tė njė pjese tė korrespondencės e bisedave tona, ju ftoj tė mė ndiqni si vijon, fillimisht me shkrimin tim pėr tė.


“Humori kinez (Pėrmbytja e ...)

Nė gjeografinė fizike na mėsuan se ndėr dukuritė e natyrės, tė cilėn ne si njerėz popullojmė, bėn pjesė derdhja e lumenjve nė liqene, dete ose oqeane.
Kėtė fundjavė ne mėsuam, se ē’ėshtė nė gjendje tė bėjė vullneti i njeriut; njeriu e mposhti edhe njėherė natyrėn. Jo vetėm qė nuk janė lumenjtė ata qė derdhen nė njė liqen (tė dashur nxėnės), por liqeni ėshtė nė gjendje tė dalė ashtu zemėrak dhe i vrullshėm si njė egėrsirė me dhėmbė tė mprehur e tė derdhet nė formė lumi mbi qytetin.
Ēudi e madhe do tė kish qenė, nėse do tė kish qenė liqeni ai qė do tė kish dalė nga porta me njė qėllim tė caktuar nė vetvete. Njė sensacion shkencor do tė ndodhte; nė Shqipėri do tė zbulohej edhe njė subjekt tjetėr me ndėrgjegje e aftėsi llogjikuese, Liqeni.
Ndėrkohė lumi rrjedh ashtu pa mend e pėrmbyt lagjen e pluhurt tė Tiranės.
Por qė nė fillim u bė e ditur, se gjithė kėtė e mundėsoi vetėm shtypja e njė suste. Pra supozimi im i mėsipėrm, sado revolucionues tė ishte pėr shkencėn, u rrėzua qė nė kokėn time.
Kėtė gjėnė qė ndodhi (se ēudi e madhe nuk ėshtė, pėrderisa u pėrjashtua hipoteza e panxjerrė nga goja ime) nė fundjavėn e fundit tė shtatorit tiranas, do ta zgjidhte bėrja e njohur e personit tė cilit i pėrket gishti shtypės...(Kėtu unė supozoj prapė!) Sigurisht qė fajtor do tė jetė pėrsėri njė i pafajshėm qė mundėsisht nė atė kohė ishte nė gjumė...Apo jo, do tė jenė njė ose dy fshatarė me gomerė me vete qė i kanė lėnė gjurmėt ashtu padashur nė rrethinat e vendngjarjes...Vetėm se kėtė herė nuk do tė jenė monedha floriri apo gjerdane vezulluese ato qė do tė gjenden...

“Kėto ditė sipas shėrbimit metereologjik, Tirana, kryeqyteti i Shqipėrisė, ėshtė pėrmbytur nga shirat. Sot arsyeja e pėrmbytjes ėshtė njė tjetėr; njė punonjės i “frustruar” ka shtypur sustėn qė hapte portėn ...” Kėtė e njoftonte njėri prej rrjeteve televizive lajmėsjellėse mė tė njohur nė Evropė nė orėn 19.30 tė ditės sė djelė.

Pra fajtori qenka gjetur ... edhe njėherė. Supozimi im u rrėzua ... edhe njėherė. Njė urra pėr gjetėsit e fajtorit ... Ndėrkohė lumi vazhdon tė rrjedhė, ashtu siē ėshtė jeta e qytetit tim (kryeqytetit tonė).”

Kėtu mbyllet shkrimi im drejtuar zotit R. Tė nesėrmen e asaj dite mora njė mesazh tė shkurtėr pėrgjigjės prej tij.

“Duhet tė patentosh tė drejtėn e pėrdorimit tė shprehjes “humor kinez”.
Pėr tė tjerat do tė nis njė email tjetėr gjatė ditės.”

Emaili i premtuar erdhi dhe u pasua dhe nga shkėmbimi i disa tė tjerėve, brenda tė cilėve ishte e pamundur qė tė mos kalonim tek ironitė lidhur me temėn. Tė paktėn pėr njė gjė ishim tė qetė. Asnjė prej familjarėve tanė nuk gjendej me banim nė zonėn e pėrmbytur. Kur u takuam nė Tiranė nė verėn pasardhėse, mes tė tjerash sollėm nė bisedė edhe liqenziun. As dėshirė s’kisha, tė shkoja ta shihja. Ngjashėm me mua i kish ndodhur edhe Ronaldit. Por fjalėt qė qarkullonin, tregonin pėr kthimin e tij nė moēal. Po pėr sėmundjet qė do tė shpėrhapen prej tij, a e ka vrarė mendjen kush? Por ndoshta puna ka arritur deri aty, sa me gjithė sėmundjet qė qarkullojnė nė Shqipėri, njė sėmundje mė shumė apo mė pak nuk do tė bėnte pėrshtypje. Ēfarė katastrofe! Mund ta quaje kėtė njė humor kinez tė llojit tė rėndė. Kur mė dėgjoi ta pėrdorja sėrish si shprehje, Ronaldi si ta kish kurdisur dikush me ēelės, solli nė bisedė ēėshtjen e patentimit tė “humorit kinez”.

“Mos u tall!” i thashė duke qeshur.
“Pėrkundrazi”, m’u pėrgjigj. E kam patur seriozisht qė kur ta shtrova si ide. Me tė lexuar shkrimin tėnd, vendosa ta nisja pėr publikim me emrin tėnd nė ndonjė gazetė nė Tiranė, por m’u duk e rrezikshme pėr ty e familjarėt e tu dhe e hoqa nga mendja. Megjithatė, disa ditė mė vonė nuk munda tė pėrmbahesha. Ia nisa njė gazete duke iu lutur ta botonin pa emėr, ose t’i vinin inicialet e njė emrin inekzistent.”
Kur m’i tha kėto fjalė, u preva. Jam e sigurtė qė do jem zverdhur nė fytyrė nė ato ēaste, sepse nė vend shtoi:
“Po nuk ka gjė pėr t’u shqetėsuar. Dėrgimin nuk e bėre ti, por unė nga njė adresė, ku as emri im nuk figuron. Pse tė mos qeshnin pak edhe njerėzit nė Tiranė?! Pastaj e nisa nė gazetėn qė ti e lexon rregullisht nė internet (po siē duket jo aq rregullisht, se ndryshe do e e kishe lexuar), jo nė ndonjė armike”, dhe qeshi.
Kur ai po pėrfundonte, erdha nė vete.
“Ti vazhdon tė bėsh shaka, por unė kam mundėsi tė kontrolloj arkivėn e gazetės nė fjalė e tė shoh, nėse qėndron ajo qė thua. Kėtė kontroll mund ta bėj qė nesėr nė Bibliotekėn Kombėtare, por sot pėr sot le tė supozojmė se qėndron; Pse nuk e dėrgove nė emrin tim? Nuk besoj se do t’i gjente gjė prindėrit e mi nga njė ēikėrrimė e tillė.”
Ndoshta i ndjerė nė faj, nxitoi tė pėrgjigjej:
“Vėrtet qė e bėra pėr tė tė mos shkaktuar ndonjė problem”.
“Fėmijė je fare”, iu ktheva. “Nuk ka pse justifikohesh pėr diēka tė tillė, por pėr mua mė shumė se shqetėsimi nga ata qė do tė prekeshin direkt nga shkrimi, problematik do tė ishte reagimi nga tė tjerė qė do tė shqetėsoheshin pėr titullin “Humori kinez”. Mė njeh mjaftueshėm pėr ta ditur se unė mendoj nė periudha afatgjata e si rrjedhim frikėn nuk e kam nga ajo ē’do tė mund tė ndodhė tani afėr, por pas shumė vitesh.”
Mė pa nė sy, si tė donte tė hetonte, nėse bėja shaka apo jo dhe kur vuri re shenja, se me shumė gjasa ishte njė shaka, nė vend tė pėrgjigjes, shpėrtheu:
“Hahaha...dmth ti po mendon qė tani pėr persekutimin qė do tė bėjnė kinezėt.”
Unė vazhdoja me seriozitet.
“Po. Duke ditur, se brenda pesėdhjetė viteve tė ardhshėm parashikohet qė Kina tė jetė njė nga superfuqitė ekonomike tė botės (ndoshta superfuqia mė e madhe, po tė dėgjosh ata qė mezi presin ta shohin Amerikėn tė zbresė nga froni), kam frikė pėr atė qė mund tė ndodhė me mua. Se siē dihet, ata shtete qė kanė nė dorė frerėt e ekonomisė botėrore, kanė edhe frerėt e politikės. E nė vende tė vogla, siē ėshte rasti i vendit tonė, nuk bėn tė merren nė gojė tė mėdhenjtė pėr tė cilėt kemi nevojė. Edhe sikur tė bėnte, nuk do tė guxonte kush, sepse do tė humbiste pikė tė mėdha, tė cilat do t’i regjistroheshin nė ambasadat pėrkatėse e mė pas “addio” vizės pėr nė vendet e marra nė gojė. Le tė lėmė mėnjanė kėtu rastin e personave qė dėshirojnė tė bėjnė karrierė nė insitucione shtetėrore e ndėrshtetėrore.”
“Po atėherė ne do tė jemi ne Bashkimin Evropian e le tė na marrin tė ligat gjithė vizashpėrndarėsit; do t’i kemi rrugėt e hapura pėr kudo”, ndėrhyri Ronaldi nė qeshje e sipėr.
“Ne nė BE? Para pesėdhjetė vitesh nuk hyjmė ne aty. Por edhe kur tė na vijė koha e hyrjes, kjo e fundit do tė jetė pėrafėrsisht e njėjtė me atė tė daljes.”
“Me atė tė daljes?” pyeti Ronaldi e sytė iu hapėn shumė, ndėrkohė qė e qeshura vazhdonte ta mundonte.
“Po, pėrafėrsisht nė atė kohė thuhet se do tė shpėrbėhet BE.” Atij ndėrkohė po i hapeshin sytė edhe mė shumė. “Perandoritė me bazė tė koklavitur si kjo e Evropės nuk munden ta kenė tė gjatė. Madhėshtia e kombeve tė veēantė nuk e lė tė marrė frymė si njėsi. E pėr prejardhjen e tyre kombėtare janė krenarė shumica dėrrmuese e evropianėve, shtetas tė BE-sė.
Pastaj dhe po tė ishim nė BE (se u larguam shumė nga pikėnisja), ē’lidhje ka kjo me Kinėn? Unė psh., do tė doja tė vizitoja Kinėn. Pėr ēdo kontinent e kam njė shtet qė e simpatizoj mė shumė se tė tjerėt e pėr Azinė ai ėshtė Tajvani, shteti-joshtet qė duke parė zhvillimin e demokratizimin e Kinės duket se ka nisur rrugėtimin drejt ribashkimit me tokėn amė. Mundėsinė ekonomike qė t’ia lejoj vetes njė udhėtim tė tillė, nė qoftė e mundur vėrtet, do tė mund ta kem vetėm pas shumė vitesh. Duke e pasur parasysh kėtė, si mund unė tė rrezikoj marrjen e vizės nė ambasadėn kineze? E nė rastin e bėrjes sė ditur tė patentės sė “humorit kinez” me autore Eliza B., Tajvanin mė mbetet ta shoh nė ėndėrr, sepse do tė gjendem nė “listėn e zezė” tė shtetit kinez e s’do tė mė bėjnė dot punė as privilegje pashaportash tė cilitdo shtet qofshin, qoftė edhe tė BE-sė. Mbetet vetėm tė shkoj me identitet tė rremė”, pėrfundova e mora frymė thellė. Doja tė mbysja tė qeshurėn qė mė mbante frymėn mbėrthyer si nė ngėrē duke qenė se e pengoja tė dilte prej trupit.
Ronaldi fshinte lotėt nga sytė e pėrpiqej tė qetėsonte fytin duke marrė frymė thellė.
“Tė marrtė e mira, tė marrtė”, mė tha. “Po unė as qė e kam nisur shkrimin tėnd e ti mė sajove gjithė kėtė gurgule. Sot je e ftuar nga unė. Djalė!” dhe ngriti dorėn pėr t’i bėrė shenjė kamarierit. “Edhe njėherė porosinė qė ju bėmė nė fillim.”
Kamarieri u largua e ne tė mbetur pėrsėri vetėm, ndėrruam temėn e bisedės.

Kėtu tė nderuar kolegė pėrfundon paraqitja e shtjellimit nga unė. Nė vazhdim do tė mund tė ndiqni pikat e nxjerra pėr diskutim pėr kėtė aktivitet, qė do tė paraqiten nga kolegu im, zoti R. Mė lejoni edhe njė fjali pėr ta pėrmbyllur atė ēka nė mirėkuptim me Ronaldin e solla pėr ju.
Janė koklavitje tė kėtij lloji brenda rrjedhės sė mendimi qė e bėjnė me rėndėsi njė ide tė dalė nė dritė qoftė edhe pa ndonjė qėllim tė caktuar.
Ju falenderoj pėr dėgjimin!

U dėgjuan duartrokitje, ndėrkohė qė nė gjysmėerrėsirėn e dritave tė rėna, nė rradhėt e para shquheshin buzėqeshje e buzė tė hapura deri nė qeshje. Ronaldi ishte i njohur pėr mėnyrėn e veēantė tė prezantimit tė temave dhe drejtimit tė disktuimeve. Edhe atij vetė i shquhej nė sy kėnaqėsia e realizimit me sukses tė kėsaj pike tė programit. U ngjit nė podium me hap tė ngadalshėm e nė buzėqeshje e sipėr vazhdonte tė mė duartrokiste. Duke zėnė vend para mikrofonit nisi tė fliste:
“Falemnderit pėr shtjellimin Eliza. Duke dashur tė theksoj rėndėsinė e fjalisė pėrmbyllėse tė koleges sime pėr ne si analistė, ju paraqes nė vazhdim pikat pėr diskutim nė konferencėn e sotshme: “Pėrballimi i katastrofave nė vendet nė zhvillim”, “Kina dhe fuqizimi i rolit tė saj nė tė ardhmen e afėrt, atė tė mesme dhe atė tė largėt” si dhe “BE, shanset pėr fuqizim e rreziqet pėr shpėrbėrje”.
Personave qė dėshirojnė tė marrin fjalėn, iu lutem tė shėnojnė emrin nė listėn, tė cilėn zonjusha qė shihni pranė rradhės sė parė, do t’jua kalojė nė duar. Diskutimi do tė deklarohet i hapur pas pushimi njė-orėsh qė do tė fillojė pas pesėmbėdhjetė minutash.

Zbriti nga podiumi e mė bėri shenjė tė takoheshim pas pak minutash tek dera kryesore e sallės. Shkelqente akoma nga buzėqeshja qė i ish qėndisur nė fytyrė. Diplomat i thekur, thashė me vete.

Pas kaq vitesh po e sjell nė mendje kėtė episod, relike e kohės kur i kisha lėnė vetes fushė tė lirė veprimi nė diskutimet e mia kundra falsiteteve tė politikės, diplomacisė e atyre qė merrnin pjesė nė to.

E ndėrsa shiriti po ndalet nė magnetofonin e kujtesės, pi gllėnjkat e fundit tė njė filxhani ēaji. Mbathur me veshjet e shtėpisė jam rehatuar nė kolltukun e preferuar; Radioja e ndezur mė sjell nė vesh tingujt e kėngės “Wind of change”; E nė prehėr mbaj njė libėr mbi ndėrtimin e murit kinez. Ēfarė ironie!


Dhjetor 2003