kohet e fundit jane kurdise tane me ia gjete shpjegimin fjaleve te te vjetra te hueja ose shqiptare, me ane te aplikimit te shqipes se sotme pa piken e logjikes shkencore... rastet qe kane rezultue groteske jane te pafundme... si p.sh nji mesazh qe me kish ardhe sot ne adresen teme, ku Pirri ( Pirro ) u shpjegonte me ane te shprehje shqipe pi, rri!
Pra kjo paska qene motoja e Pirrit, pi, rri! Ha, pi, rri! Aj qe e ka shpjegue ban mire me shkue me hanger ndoj byftek e me u shtrie me fjete, ose duhej ta kishte shkrue qe po bante shakà!
por s' qe mjaftu me kaq... lista e fjaleve rezultojte e gjate dhe e gjane... me sa di un' prej Fishtes, Pirri, domethane BURRI... megjithate nuk guxoj me ia hy kesaj çeshtje ma thelle, tue pranue inkompetencen teme n' kte fushe... gjithsesi un' jam interesue per gjuhen shqipe si shumica e shqipatareve qe sot mund ta bajne kte pa luejte vendit...
simbas llogjikes se masiperme ( nji shkrim i mire kundra saj asht "Shqiperia, atdheu i elefanteve" i autorit Agron Tufa ) gjithkush mundet me shpjegu' emertimet e vjetra, pra historine e botes, tue pase nji njohje minimale te gjuhes shqipe... si me thane jane kurdise tane, a thue se jena n' Kurdistan...
ose bulevard, vjen nga shqipja ****-vard ( shetis bolet ) me falni per shprehjen e jo nga frengjishtja boulevard- shetitore...
ju uroj shendet
dhe kisha nji lutje, per te gjithe ata qe shkruejne gjana te tilla , te na tregojne ku i kane marre, pra te na japin njoftimin e duhun bibliografik!
Krijoni Kontakt