Historia e panjohur e djaloshit nga qyteti i Shkodrės, qė u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Torinos. Lufta nė male kundėr forcave tė Sigurimit dhe vrasja tragjike

Si ia prenė kokėn nė '46-ėn Gjergj Vatės, qarkomandantit tė Shkodrės

Lec Ndoc TAMARINDA

Gjergj Vata lindi nė Shkodėr mė 14.3.1914 nė njė shtrat tė ngrohtė fetar e atdhetar sepse gjyshi i tij, Gjelosh Deda, si luftėtar sė bashku me kryeprijėsin e Dukagjinit, Mark Lula, mori pjesė nė Lidhjen e Prizrenit mė 1878. Babai i tij, Vata, sė bashku mė udhėheqėsin popullor tė Shllakut, Gjetė Gega, me 300 luftėtarė u rreshtua nė mbrojtje tė tokave shqiptare tė Plavės e Gucisė pas Kongresit tė Berlinit mė 1878, ndėrsa nėna e tij, Sosja, ishte mbesė e njėrit prej 7 shaljanėve qė u vranė heroikisht e pabesisht nga veziri turk nė kalanė e Rozafės mė 1816. Nė vitet 1921-1929, Gjergji vazhdon shkollėn nė kolegjin Saverian tė Shkodrės, njė institucion shkollor me tradita tė shkėlqyera patriotike, fetare ku kishin mėsuar Faik Konica, Ndre Mjeda (poet), Luigj Gurakuqi, Dr. Frederiok Shiroka etj. Mė 1929-1932 vazhdoi gjimnazin e fretėrve "Illyricum" ku mori maturėn shkėlqyeshėm (6 maturantė gjithsej). Pedagogė nė kėtė shkollė ishin At Gjergj Fishta (drejtor), At Justin Rrota, At Gjon Shllaku, At Ambroz Martaska, At Anton Harapi, At Marin Sirdani, At Donat Kurti, At Pjetėr Meshkalla tė pėrgatitur nė Perėndim. Nacionalizmi i Gjergj Vatės u brumos, nė rradhė tė parė, nė familje, u thellua mė tej nė kolegjin saverian e gjimnazin e fretėnve.

Nė Akademinė Ushtarake tė Torinos

Nė vitin 1932, kur mori maturėn, me pėrkrahejn e ndėrhyrjen e At Gjergj Fishtės pranė ministrit tė Arsimit Hilė Mosi, iu nxorr bursa pėr akademinė ushtarake nė Torino (dega artileri) ku shkoi si student i kompletuar duke ditur italishten e frėngjishten. Nga viti 1932-1937 vazhdoi shkollėn nė akademi ushtarake ku manifestoi njė pėrgatitje tė shkėlqyer si student, me moral tė lartė si fetar dhe antifashist. Urrente fashizmin si sistem diktatorial qė me forcėn e armėve synonte tė pushtonte popujt e tjerė. Mendimet e tij i shprehte nė njė rreth tė ngushtė shokėsh tė besuar duke iu ruajtur agjentėve tė SIMIT (Sigurimi ushtarak Italian), OVRA-s (policia politike) se po tė diktohej pėr mendime tė tilla pėrfundonte nė plumb, burg ose intnernim nė ishujt e Italisė, Gaeta, Ventotone etj. Urrente propagandėn fallso tė Musolinit qė me anė tė 8 milion bajonetave aludonte pėr krijimin e njė perandorie tė madhe si nė kohėn e perandorit romak Jul Ēezarit nė territore tė pushtuara si nė Afrikėn e Veriut, Ballkan, Lindjen e Mesme duke thėnė pėr detin Mesdhe: "Deti ynė". Njė popull,- thoshte Gjergji- s'mund tė jetė i lumtur kur qeveria e tij synon tė pushtojė popujt e tjerė. Nė tetor 1936 nė njė bisedė tė lirė njė student napolitan e fyen Gjergjin si komb duke i cilėsuar shqiptarėt tė egėr, barbarė, primitivė, por ky i fundit me njė oratori tė rrallė, bazuar nė argumenta historikė mbron kombin shqiptar duke pėrfunduar ligjėratėn e tij: Unė krenohem qė jam shqiptar. Nė korrik tė vitit 1937, kur kreu akademinė shkėlqyeshėm, i propozohet pėr tė qėndruar oficer aktiv nė Itali, por ky e refuzon bazuar nė shprehjen "Guri i rėndė peshon nė vend tė vet". Po kėtė vit kur kthehet nė Shkodėr pėr arsye personale nuk vishet ushtarak, por me ndėrhyrjen e kryetarit tė bashkisė Ndoc Ēoba emėrohet kryetar komune nė Shllak (1938-1939). Pėr afro 4 vjet qė ndenji si kryetar komune, pėr sa kishte mundėsi, ndihmoi familjet e varfėra, mėsoi dy fėmijė tė ciklit fillor falas, bile nė mjaft raste u blente libra, pajtoi ngatėrresa familjare, pėr tokėn, etj duke fituar njė respect tė jashtėzakonshėm nė popull.

Qarkomandant i Shkodrės

Nė tetor tė vitit 1941 vishet ushtarak me gradėn toger dhe caktohet komandant batalioni nė Kukės ku qėndroi deri nė pranverėn e vitit 1942 prej kah transferohet nė Shkodėr zv. Komandant rrethi me gradėn kapiten. Pėr aftėsi profesionale nė pranverėn e vitit 1943 emėrohet komandant rrethi me gradėn Kapiten i Parė. Celulat komuniste tė Shkodrės, krahas tė tjerėve, kishin vėnė nė shėnjestėr pėr t'u vrarė edhe Gjergj Vatėn. Nė fillim tė majt 1943 tek po shkonte nė punė i pashoqėruar me roje atė ditė dy atentatorė tė rinj komunistė, hipur nė motocikletė tentuan ta vrasin pas shpine, por Gjergji i diktoi dhe me revole nė dorė i detyroi atentatorėt tė largohen tė lemerisur. Duke qenė njeri largpamės dhe vizionar i sė ardhmes nė fillim tė korrikut 1943 sė bashku me Pjetėr Daragjatin dėrgoi nė Theth tre makina me armė e municion tė cilat u shpėrndanė nė nėntė bajraqet e Dukagjinit. Pas kapitullimit tė italisė fashiste nė vend tė tyre erdhėn nazistėt gjermanė qė komandaturėn e tyre e vendosėn aty ku sot ėshtė konsollata italiane nė Shkodėr dhe shefi i Gestapos ishte kapiteni Hausding. Nė shtator tė vitit 1944 Gjergj Vata emėrohet komandant qarku me gradėn major. Si gjatė pushtimit fashist italian e mė pas atij gjerman, ai punoi si oficer pa patur asnjė lidhje as me SIMIN, OVRA-n, e Gestapon, sepse duke pasur bindje nacionaliste ai urrente fashizmin italo-gjerman. Nė vitin 1944, si shumė nacionalistė e patriotė tė tjerė, Gjergji mendonte se nazizmi gjerman do tė thyhej nga koalicioni antifashist, por pėr Shqipėrinė ishte mundėsia e ardhjes sė komunizmit. Mbėshtetur nė kėtė situatė, pėr t'i dalė pėrpara rrezikut komunist, mė 3-4 maj 1944 nė kinema "Rozafa" tė Shkodrės u mblodhėn 152 pėrfaqėsues tė Malėsisė sė Madhe, Dukagjinit, Postribės, Anės sė Malit, Pukės, Lezhės, Mirditės, Shkodrės. Nė kėtė mbledhje, krahas tė tjerave, merrte pjesė Gjergj Vata, Mark Gjon Marku, patėr Anton Harapi. U hartua njė platformė veprimi dhe u pėrcaktua njė shtab nė krye tė tė cilit u caktua kolonel Luigj Mikeli, por vendimet e kėsaj mbledhjeje, pėr mungesė tė mosorganizimit, moskordinimit tė veprimeve u venitėn dhe ky dokument mbeti nė letėr. Nė nėntor tė 1944 ushtria partizane e organizuar nė batalione, brigada, divizione, korpormata, pasi mori Tiranėn mė 17.11.1944 u drejtua nė Veri me qendėr nė Shkodėr. Nė ato ditė ky qytet gėlonte nga turma nacionalistėsh si nga jugu, Shkodra, dhe Shqipėria veri-lindore. Njė pjesė e nacionalistėve mendonin tė largoheshin nga Shqipėria, ndėrsa Gjergj Vata, Llesh Marashi, Prek Cali, Shaban Elezi, Hasan Isufi, Jup Kazazi do tė organizonin rezistencėn e armatosur kėtu nė vend. Gjergj Vata si komandant qarku, intelektual me vision e kulturė tė gjerė, pėrparėsi i jepte sqarimit tė njerėzve pėr rezikun e pasojat e komunizmit. Mė 28 nėntor 1944, para prefekturės sė Shkodrės u bė njė tubim motoja e tė cilit ishte Atdheu na thėrret, tė gjithė nė kėmbė pėr tė mbrojtur vendin nga komunizmi. Folėn oratorė tė ndryshėm si Mark Gjon Markaj, Gjergj Vata, Pal Thani, etj. Po atė ditė, mbi 2000 burra tė armatosur, me destinacion Dukagjinin, u nisėn nė kėmbė me itinerarin Shkodėr, Koplik, Bajzė. Gjergji si komandant Qarku kishte mundėsi tė largohej me autokolonat gjermane, por preferoi tė ecte nė kėmbė me shokėt e idealit.

Rrethimi nga forcat e Sigurimit

Gjatė qėndresės e luftės nė mal ēeta e Gjergjit ėshtė rrethuar shumė herė nga forcat e ndjekjes e tė sigurimit ku me guxim, trimėri ēau rrethimet me humbje sa mė tė pakta nė njerėz falė strategjisė ushtarake tė sulmit e tė tėrheqjes pėr arsye taktike. Nė gjysmėn e janarit 1945, ēetės sė Gjergjit iu shtuan dy intelektualė. Prifti gjerman don Alfons Tracki dhe nacionalisti i ri Ndoc Kolė Jakova (vėllai i Artistit tė Popullit Preng Jakova). Nė sajė tė punės sė madhe propagandistike dhe aksioneve tė vazhdueshme luftarake reputacioni i ēetės sė tij ishte shtuar shumė dhe pėr pasojė vazhdimisht shtohej me luftėtarė tė rinj. Gjatė qėndresės dhe luftės nė mal, nė zona tė ndryshme tė Dukagjinit ka zhvilluar shumė beteja ndėr tė cilat pėrmendim ajo e Shpellės sė Zezė nė komunėn Postribė tė rrethit Shkodėr ku mė 13.2.1946 ēeta e tij prej 8 vetėsh: Gjergj Vata, Ndoc Jakova, Dom Alfons Tracki, Kolė Mark Toma, Pjetėr Kolė Brahimi, Zef Mirash Zefi, Mark Mirash Zefi, Ded Mirash Zefi rrethohen prej forcave tė sigurimit tė komanduara nga toger Baba. Emri i tij i vėrtetė ishte Hodo Habibi nga Kuēi i Kurveleshit kriminel, sadist, imoral. Nė pamundėsi pėr tė luftuar para shpellės, pėr arsye taktike sė bashku me shokėt e armatosur ngjitet pėrpjetė nė bjeshkėt e Ndėrmollnave tek vendi i quajtur Kroni i arit, ndėrsa prifit dom Alfonsi mbante nė dorė office uratė dhe bagnin e shenjtė. Rrethimi ishte bėrė i plotė dhe rrezikonte jetėn e tė gjithėve, prandaj Gjergji me altruizmin e tij i drejtohet Zef Mirash Zefit. Koha s'pret se rrezikohemi tė gjithė, prandaj merr shokėt tuaj bashkė me priftin, gjeni shtegun pėr tė ēarė rrethimin se pritėn e mbaj vetė sa tė kem armė e municion, por dijeni kėtė se i gjallė s'i dorėzohem komunistėve dhe fishekunm e fundit e ruaj pėr vete.

Nė Shpellėn e Cukalit

Nė fillim tė nėntorit 1946 Gjergji mbet me pak njerėz nė mal dhe shkoi nė zonėn e Temalit ku fshatari Kolė Marash Prendi prej Arre e strehoi deri mė 16 nėntor tė vetėm se tė dy shokėt e tij i kishte nisur diku me shėrbim. Meqėnėse arma i ishte prishė, nėpėrmjet Kolės i ēoi fjalė Dedė Pjetėr Ndout (Valaj) nga Dushmani i cili ia kreu porosinė duke i prurė armė tė re fishekė e municion. Prej Temali i pėrcjellė nga Kolė Marash Prendi shkoi tek shpella e Shkėmbit tė kuq rrėzė Cukalit nė Shllak. Ku kaloi ditėt e fundit tė ejtės sė itj, pėrbri sė cilės ishte njė greminė e thellė ka njė moment tė jetės kur ca njerėz, nė rrethana tė jashtėzakonshme gjenden para mėdyshjes me zgjedhė jetėn ose vdekjen. Nė rast se zgjedh jetėn duke thyer idealin tėnd pėr tė cilin ke luftuar mbetesh njeri me ligėshti njerėzore, nė rast se zgjedh vdekjen mbetesh hero nė kujtesėn e njerėzve dhe nė histori. Nė rast se zgjedh vetvrasjen, nė rrethana tė caktuara, ligji kishtar s'ta pranon Nemo judex in causa sua (askush s'mund tė jetė gjykatės i vetvetes) thotė njė proverb latin, prandaj Gjergji e pėrjashtonte kėtė verdikt. I vetėm nė shpellė, nė fund tė fundit Gjergjin e shqetėsonin dy gjėra se mos plagosej rėndė nė pėrpjekje dhe e zinin tė gjallė ose mos e vrisnin pas shpine se ballė pėr ballė s'ia kishte frikėn askujt. Ai ndinte dhembje shpirtėrore kur mendonte se si u shtrinė si kripa nė ujė ato mijėra luftėtarė antikomunistė qė nė dhjetor 1944 e mė pas mbushėn mallet e Dukagjinit e tė gjithė Shqipėrisė me qėllimin e vetėm pėr tė shporrur komunzimin nga vendi ynė, kur mendonte se mjaft shokė tė idealit ishin vrarė ose tė tjerė dergjeshin nė burgjet e ferrit komunist ose nė kampet e internimit. Gjatė jetės sė tij tė shkurtėr (32 vjeē) ai shpalosi nacionalizmin e tij me vepra; mbrojti dinjitetin e kombit shqiptar nga shpifjet e studentit napoletan qė shqiptarėt i quajti tė egėr, primitiv, barbar, mė 1937 kur kreu akademinė ushtarake nė Torino (pėr artileri) si student I shkėlqyer, refuzoi propozimin pėr tė qėndruar officer aktiv nė Itali, mė 28 nėntor 1944 si komandant qarku kishte mundėsi tė largohej nga Shqipėria, por me idealin e tij preferoi tė dalė nė mal pėr tė luftuar komunizmin nė gjysmėn e shtatorit 1946 refuzoi gjeneralin anglez pėr t'u larguar nga Shqipėria me helicopter. Sė fundi ai mendonte pėr familjen nė veēanti pėr nėnėn Sose pėr tė cilėn kishte debulesė tė veēantė, por mbi atė kishte vėnė interesat e atdheut duke kujtuar thėnien e poetit hungarez Shandor Petėf "Pėr dashurinė jap jetėn, pėr atdhe jap dashurinė".

Misteri i vrasjes

Vritet pabesisht pas shpine mė 7 dhjetor 1946. Kriminelėt sadistė pasi e vrasin, i marrin ēdo gjė qė kishte, i presin kokėn dhe kufomėn e hodhėn nė greminė. Ky krim i shėmtuar nuk ishte i veēuar, sepse pėr analogji, nacionalisti Arap Sadikaj nga Kurveleshi vritet nė luftė me partizanėt e Memo Metos, kufomės i presin kokėn dhe familjarėt s'u lejuan ta varrosnin kufomėn pa krye. Vrasja e Gjergj Vatės deri nė vitin 1992 mbeti enigmė. Me interesimin e nipit tė tij Kel Vata iu gjetėn eshtrat tė cilat u rivarrosėn me ceremoni nė varrezat e Rmajit nė Shkodėr nė dhjetor tė vitit 1993 nė prani tė autoriteteve lokale, tė pėrndjekurve politikė tė partive politike, pa pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė PS. Ish Presidenti i Republikės Sali Berisha, me dekretin 1045 dt 20.3.1995 i dha medaljen "Martir i Demokracisė" (pas vdekjes) me motivacionin "Intelektual dhe patriot i nderuar, dha jetėn nė luftė tė hapur kundr diktaturės komuniste pėr njė Shqipėri tė lirė e tė bashkuar".