Shikoni cfare masakrash po bejne shtetasit greke mbi shtetasit shqiptare dhe se si po lirohen nga burgu, pa asnje pengese.
A ka problem me te madh se ky per kombin tone?
Emigranti ynë 20- vjeçar është masakruar me thikë nga një çoban grek që i kishte humbur radioja
Viktima e radhës, mbërrin në Kapshticë kufoma e Aleksandrit
Bardhyl Berberi
KAPSHTICË - Ka mbërritur dje në doganën e Kapshticës trupi i pajetë i emigrantit shqiptar, i vrarë dy ditë më parë nga një blegtor grek. Viktima është 20 vjeç dhe quhet Aleksandër Xhavit Lufo. I riu shqiptar është qëlluar disa herë me thikë nga shtetasi grek pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radio. Policia ka arrestuar vrasësin dhe pritet lirimi i tij si në të gjitha rastet e tjera të vrasjes së shqiptarëve. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.
Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ndërkohë që rastet e vrasjeve të tyre nga shtetas grekë po shtohen me shpejtësi. Gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë, duke stimuluar kështu krime të reja. Dy vrasjet e fundit, autorët e të cilëve janë liruar nga gjykata, janë ekzekutimi i emigrantit shqiptar Gentian Celniku dhe ekzekutimi i të riut Vullnet Bytyci. Çelniku u qëllua me një plumb në kokë gjatë një kontrolli rutinë nga një polic, i cili u gjykua në liri dhe pak ditë më parë u shpall i pafajshëm. Kurse Bytyçi, vetëm 18 vjeç, u ekzekutua nga një ushtar grek ndërsa përpiqej të kalonte kufirin mes Shqipërisë e Greqisë për arsye ekonomike. Edhe ky ushtar vrasës është liruar tashmë. Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Komiteti i Helsinkit dhe Zyra kundër Torturave, kanë reaguar ashpër pas lirimit të policit që vrau Gentianin, ndërkohë që në Tiranë këto vrasje në seri dhe lirime të paprecedenta të vrasësve të emigrantëve tanë, kanë kaluar në heshtje të plotë.
Gazeta "Shekulli"
14/12/2003
Krijoni Kontakt