Interviste me kompozitorin Vasil S. Tole, fitues i projektit "Opera e Tokes", me operan e tij "Eumenidet"
- Z. Tole, sapo jini kthyer nga Athina, ku nje juri nderkombetare perzgjodhi kengetaret fitues te cilet do te kendojne operen tuaj "Eumenidet" ne kuader te olimpiades boterore Athina 2004. C`mund te na thoni per kete?
-Publiku shqiptar tashme eshte njohur me faktin se opera "Eumenidet", nje nga tragjedite e Eskilit, perkthyer ne shqip nga shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare dhe e kompozuar nga une, eshte fituesja e projektit nderkombetar te quajtur "Opera e Tokes" e cila do te interpretohet gjate Olimpiades Kulturore Athine 2004. Komiteti organizativ i operas, zhvilloi ne Athine nga data 28 nentor deri me 3 dhjetor 2003 konkursin nderkombetar per perzgjedhjen e kengetareve te cilet do te interpretojne operan. Kam kenaqesine te them se interesi i kengetareve nga e gjithe bota ishte i jashtezakonshem. Per kete u desh qe te perzgjidheshin 85 kengetare nga 25 shtete te botes, qe nga Azia e deri ne Amerike. Juria e perbere nga personalitete te mendimit dhe interpretimit muzikor, perzgjodhi 9 kengetaret fitues. Me koncertin i cili u zhvillua me publik ne Athens Concert Hall, me dt. 3 dhjetor, koncert i cili u transmetua edhe nga kanali shteteror grek ERT1, u interpretuan ariet kryesore te operas, te shoqeruara nga Orkestra e Ngjyrave te Athines. Koncertit e ne menyre te vecante faktit qe premiera e operas do te luhet ne Olimpia, ne vendin ku linden lojrat olimpike, i beri nje jehone te gjere edhe media e shkruar e Athines.
-A ka perfunduar kompozimi i operas "Eumenidet" dhe cilet jane pjesetaret e tjere te ketij produksioni shume te rendesishem?
Opera pas me shume se 2 vite pune perfundoi kete muaj. Ishte nje pune shume e veshtire dhe voluminoze. Ne opera jane 7 role kryesore, 3 kore te mesatare, nje trupe baleti, orkester e madhe, orkester me vegla popullore, recitues, kor i madh etj. Pra vetem numuri i interpretuesve e kalon 200-in. Regjisor i operas eshte Jannis Kokkos, regjisori me i shquar grek ne Perendim. Prej 40 vitesh, Z. Kokkos zhvillon aktivitetin e tij ne France, kryesisht me regji opere dhe veprash antike. Eshte nje kenaqesi e pamate qe vepra ime do te vihet ne skene nga mendja dhe regjia e ketij mjeshtri nderkombetar. Dirigjeni i operas eshte Alpaslan Ertyngealp, me origjine turke, i cili e zhvillon veprimtarine e tij si dirigjent me orkestren qendrore te Budapestit, Hungari. Eshte nje nga dirigjentet e rinj me fame nderkombetare, me shume produksione dhe koncerte ne te gjithe boten. Drejtori Artistik i operas do te jete Dr. Cezare Monxoni, ish-drejtori artistik i La Skales-Milano, dhe drejtori aktual i Magio Musicale Fiorentinos. Eshte padyshim nje nga personalitetet me te njohura te fushes se operas ne Itali dhe ne Europe. Ketij stafi i bashkohen edhe 9 kengetaret fitues te cilet jane perkatesisht nga Greqia, Rusia, Cekia, Meksika, Kina dhe Japnia. Me keqardhje perjetova faktin se asnje kengetar shqiptar nuk mundi te kalonte fazat e seleksionimit te kengetareve te cilat u zhvilluan ne kater kontinentet. Orkestra qe do te intepretoje operan do te jete Orkestra e Ngjyrave te kryeqytetit grek, Athine. Pra nje fryme olimpike edhe ne kete eveniment kulturor. Jam shume krenar per kete fat te nje vepre te kompozuar nga nje shqiptar.
-Kur do te jete premiera e operas "Eumenidet"?
Premiera e operas do te jete me datat 25 dhe 26 qershor 2004 ne teatrin antik te Olimpias. Surpriza me e madhe lidhet me faktin se gjuha ne te cilen do te kendohet opera eshte gjuha shqipe. Asnjehere me perpara nuk ka ndodhur qe gjuha jone, nen perkthimin e Ismail Kadarese te kendohet nga kengetare te kombesive te ndryshme si ky rast. Si krijues shqiptar kam ndjere nje satisfaksion te vecante kur gjuha jone e zgjedhur behet me te drejte pjese e omipiades boterore kulturore. Do te isha shume i nderuar qe ne premieren e operas te kisha te ftuar nderi zotin President te Republikes dhe zotin Kryeminister te Republikes se Shqiperise.
-Muzika juaj eshte pasoje e pasionit apo studimit e kembenguljes?
Me duhet te them se kompozimi tek ne eshte nje art i ri. Ketu kam parasysh faktin se veprat e para madhore te muzikes sone u formuan diku aty nga mesi i viteve _50 te shek. XX. Kjo gje do te thote, jo per modesti te teperuar, qe une dhe procesi im kompozicional eshte ende ne pune e siper per te perftuar sekretet e zanatit te veshtire te kompozimit. Vete kuptohet qe kjo eshte nje pune cfilitese, pasi nuk eshte thjesht ceshtja se kompozitori perpunon tingujt. Historia e muzikes boterore provon se zhvillimi I muzikes behet me stade estetike dhe me kapercime intelektuale te procesit muzikor, te cilat pasketaj reflektohen ne veprat perkatese te korifejve te muzikes. Une personalisht mendoj, se pavaresisht se ka munguar tradita e muzikes serioze dhe kompozicioni perkates, ne traditen tone muzikore folklorike gjenden te shtresuara menyra te menduari kompozicional arkaik te cilat jane me vlere mbareboterore. Nder te tjera, ketu kam parasysh konceptin kompozicional te iso-polifonise apo dhe te gjames malesore. Mendoj se thellimi i metejshem ne domethenien e ketyre ekzemplareve do te jete me shume interes per te pasur nje risi ne muzike tone serioze. Persa i perket vlerave kompozicionale te muzikes sone profesioniste, perulem me respekt perpara vepres se te gjithe atyre kompozitoreve qe mbushen nje zbrazetire te madhe ne kete drejtim, e ne menyre te vecante perpara vepres se kompozitorit me te shquar shqiptar Cesk Zadeja. Se fundi, kuptohet qe per te patur nje proces kompozicional sa me komod nevojiten edhe inkurajime te natyres materiale nga ana e shtetit dhe subjekteve te tjera.
-Me sa kuptova ju e quani pasuri te jashtezakonshme shtratin muzikor folklorik. Cila jane urat lidhese te kompozimeve te tua me te?
Ura e pare lidhese shenohet me faktin se une kam lindur ne Permet, ne qytetin qe njihet si qyteti i trendafilave dhe i muzikes popullore me saze. Besoj se te gjithe e dine dhe ndiejne vleren e madhe te origjines ne jeten e nje njeriu, e per me teper te nje artisti. Ura e dyte shenohet te jete ajo e cila ka te beje me identitetin tone shqiptar ne pergjithesi. Pikerisht ky dimension, i jep krijimtarise sime muzikore nje ngjyre dhe tingellim vendas, te pakrahasueshem me ndnje model tjeter. Kete gje e kane vene re edhe studiuesit e muzikes, si ne Shqiperi dhe jashte saj.
- Cila vlere interesante e kesaj gjase ka zgjuar kersherine boterore?
Pikerisht kozmogonia muzikore qe buron prej etnosit shqiptar dhe qe aplikohet mbi metodat bashkekohore muzikore te kompozimit.
-Cfare kini publikuar se fundimi si studiues?
Vepra ime e publikuar se fundmi eshte "Himni Kombetar", nje studim dy gjuhesh, se bashku me partituren dhe CD-ne e Himnit kombetar shqiptar. Prej vitesh me kishte terhequr historia e krijimit te ketij simboli kombetar, por dhe me kishte bere pershtypje fakti se shpesh here kjo histori tretej si ne mjegull. Per kete ju perkushtova ketij studimi te cilit i paraprin pershendetja e Presidentit te Republikes, z. Alfred Moisiu, i cili e cmoi me vend te shkruante me shume respekt dhe perkushtim per kete simbol te shquar te shqiptareve. Libri ka nje vlere te vecante sepse shoqerohet me paritituren dhe partet e himnit, dhe ne menyre te vecante me CD-ne muzikore ne te cilin jane regjistrime historike te himnit qysh prej vitit 1913 e deri me tani. Nje falenderim i vecante per financuesin e ketij botimi qe eshte Fondi Shqiptar per Monumentet dhe shtepise botuese "WEGEN".
"Koha Jone"
Krijoni Kontakt