Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22

    Kongresi socialist, shans historik per te majten shqiptare

    Teksa kriza ne partine socialiste ka arritur temperaturen e vlimit me afrimin e dates se kongresit, opinionin publik shqiptar e ka mberthyer ankthi i zhvillimeve te kongresit socialist qe ne media eshte reklamuar si "zgjidhja perfundimtare e krizes". Por a do te jete kongresi zgjidhja e krizes ne partine socialiste? A perfaqeson partia socialiste te majten shqiptare? Nese pyetjes se pare vete kreret e partise socialiste i japin nje pergjigje definitive negative, pyetja e dyte nuk eshte lakuar fare ne opionin publik shqiptar. Kongresi socialist eshte stacioni i fundit i krizes socialiste dhe ne te njejten kohe perben nje shans historik per te majten shqiptare qe po u shfrytezua sic duhet mund te sjelle nje rilindje te se majtes shqiptare.

    Kriza ne PS, krize morali

    Eshte mese e dukshme qe kriza socialiste ka arritur shkallen e trete te saj. Duke qene se kriza ka lene pa u adresuar per vite me rradhe, ajo ka kaluar tashme shkallen e krizes politike dhe partiake dhe eshte kthyer ne nje krize morali. Emeruesi i perbashket i fraksioneve ne PS eshte Fatos Nano, morali i te cilit aktualisht eshte edhe morali i gjithe partise socialiste. Vete fakti qe Nano eshte kryetar i PS dhe ne te njejten kohe kryeminister i vendit, e kthen ate ne perfaqesuesin e PS dhe te majtes shqiptare, si brenda edhe jashte vendit. Kundershtaret e Fatos Nanos jane te gjithe ata qe nuk pranojne moralin Nanoist ne PS, prandaj edhe akuzat e tyre jane radikalizuar kohet e fundit duke arritur deri atje sa te kerkojne doreheqjen e hapur te Nanos si nga qeveria edhe nga posti i kryetarit te PS. Te gjithe kreret e kryesise se PS u eshte dashur keto kohe qe te zgjedhin qendrimin e tyre PRO apo KUNDER moralit Nano.

    Kongresi, nje formalitet apo ndryshim?

    Kongresi i bujshem socialist nuk ka per te sjelle as zgjidhjen e krizes ne vend dhe as dhenien fund te luftes politike brenda PS. Sipas te gjitha gjasave, Fatos Nano do te rizgjidhet kryetar i PS dhe kjo eshte vetem nje formalitet pasi Nano dhe njerezit rreth tij, ashtu sic i rregulluan listat e zgjedhesve lokale ne Durres e Tirane, po i rregullojne edhe listat e delegateve socialiste nga rrethet ku mbizoterojne mbeshtetesit e kryetarit Nano. Por a po mbahet ky kongres per te zgjedhur kryetarin e PS, apo per ti dhene nje zgjidhje krizes brenda partise socialiste? Cfare do te ndryshoje ne PS nese Nano do te rizgjidhet kryetar? Cfare do te ndryshoje ne PS nese Nano nuk rizgjidhet dot kryetar? A do ti pajtoje dot rezultati i votimeve ne kongres palet? A do te mundi dot ky kongres te fshije nga trupi i partise socialisteve damken e njerezve te implikuar ne krimin e organizuar dhe korrupsion? Cfare mesazhi do ti percjelli elektoratit socialist ky kongres? Jane te gjitha keto pyetje qe kane nevoje per pergjigje. Le ti marrim me rradhe.

    Kongresi, per te zgjedhur kryetarin, apo per ti dhene nje zgjidhje krizes?

    Kriza ne PS nuk eshte lufta per karigen e kryetarit te PS por adresimin e shume problemve themelore qe lidhen ne menyre te drejteperdrejte me pushtetin socialist. Kush mban pergjegjesi per keqqeverisjen ne vend qe ka cuar ne nje krize te gjithanshme ne vend, qe nga kriza e furnizimit me uje te pijshem e energji elektrike e deri tek kriza elektorale e kushtetuese ne qeveri? Socialistet shqiptare jane vene prej 3 vjetesh tashme me shpatulla pas murit si nga opozita edhe nga komuniteti nderkombetar. Ata kane zgjedhur ta terheqin kemben zvarre duke bere nje vesh shurdh e nje sy qorr duke mos dashur te pranojne krizen qe keta vete kane krijuar. Kupa u mbush dhe u derdh dhe tani dikush duhet te mbaje pergjegjesi per te. Duke mos dashur qe te marrin pergjegjesite e krizes, socialistet fillojne luften e atyre femijeve te mitur qe kur zihen ne faj tregojne me gisht njeri-tjetrin. Ne kete menyre ata anashkalojne problemet themelore dhe e degjenerojne kongresin nga nje debat ne lidhje me krizen ne nje votim formal konfirmimi per kryetarin e partise socialiste.

    A do te rizgjidhet Nano kryetar?

    Jam i bindur qe kjo eshte pyetja qe shkon ne mendjen e mbeshtesve te kryetarit aktual Nano ne lidhje me kongresin. Pavaresisht se sic e shpreha edhe me lart, votimi per kryetarin nuk duhet te jete prioriteti i kongresit socialist, duket se Nano nuk po kurrsen as kercenimet, as grushtat dhe as bashkepuntoret e tij, per te siguruar shumicen e delegateve qe i duhen per ta rikonfirmuar ate si kryetar te partise socialiste. Vete fakti qe konkurrentet e tjere socialiste per postin e kryetarit te PS po flasin ne media per nje "kongres tjeter socialist", kur ende nuk eshte mbajtur kongresi i dhjetorit, flet qarte qe Nano e ka siguruar rizgjedhjen e tij. Por nese Nano rizgjidhet kryetar, cfare ndryshimi do te sjelle kongresi? Asnje ndryshim dhe kriza ne partine socialiste do te radikalizohet me tej pasi rebelet nuk kane per te hequr dore nga kerkesat e tyre.

    Po sikur anti-nanoistet te triumfojne?

    Shanset qe kjo te ndodhi jane shume te vogla, por edhe nese nje gje e tille ndodh, kriza ne PS nuk ka per te gjetur zgjidhje. Largimi i Fatos Nanos nuk e pastron dhe as fuqizon partine socialiste, pasi per 13 vjet rresht vete kundershtaret e tij partiake me te zellshem sot kane ndihmuar ne ngritjen e kultit te kryetarit absolut Nano, edhe atehere kur ai ishte ne burg si hajdut ordiner, edhe atehere kur ai i nderronte qeverite si mbreti grate, edhe atehere kur ai izolohej hapur nga komuniteti nderkombetar, edhe atehere kur ai demtonte hapur interesat tona kombetare, edhe atehere kur ai braktisi vendin e tij me bisht nder shale, edhe atehere kur ai dha doreheqjen si kryetar i PS, edhe atehere kur ai u rikthue serrisht ne krye te PS pak muaj me vone, edhe atehere kur ai koordinoi skenarin e manipulimit te zgjedhjeve. Dikush mund te pyesi se si mund ta rrezojne Nanon keta sot, kur keta nuk e kane bere nje gje te tille ne 13 vjet edhe pse kane patur me dhjetra shanse per te marre ne dore freret e partise?! Fatos Nano ia ka dale me sukses qe moralin e tij tia veshi gjithe kryesise se PS aqsa shumica e elektoratit shqiptar tashme luften ne PS nuk e sheh si nje lufte principesh, por ne nje lufte klanesh per pushtet midis palesh qe nuk ndryshoje shume nga njeri-tjetri. Kundershtaret politike te Nanos brenda partise se tij nuk kane te drejten morale te sulmojne ate, pasi deri pak muaj me pare ata kane qene pjesetare te qeverise Nano dhe vetem pak jave me pare ata kane kerkuar kompromis mbi idene e "rikompozimit te qeverise".

    A do ti pajtoje verdikti i votimit ne kongres palet?

    A jane te dy palet pro dhe kunder Nano te pranojne verdiktin e kongresit, kushdo qofte ai? Fatos Nano e ka bere te qarte me qendrimet e tij ne konferencat e partise se ai do te qendroje me cdo kusht ne krye te partise duke perjashtuar te gjithe perkrahesit e sfidanteve te tij nga pjesmarrja ne kongres. Nano nuk ka per te pranuar asnje verdikt tjeter pervec rikonfirmimit te tij kryetar, pasi karrigia e kryetarit te PS eshte pushteti i vetem qe atij do ti mbetet tani qe qeveria e tij eshte ne agoni. Kundershtaret e Nano nga ana tjeter, nese zgjedhin te pranojne verdiktin e kongresit dhe te ulin koken e mbyllin goje brenda PS, do te thote qe ata pranojne moralin Nano dhe barren e fajit te pushtetit socialist ne keto 6 vjet. Me pak fjale, pranimi i rizgjedhjes se Fatos Nano ne kongres si kryetar i PS per kundershtaret e tij do te thote ndarja e fajit qe vjen me pushtetin Nanoist. Qe do thote, ndarjen e izolimit nderkombetar qe qeveria Nano gezon prej 3 vitesh tashme. Dolem perseri tek perfundimi qe kongresi nuk do te zgjidhe asgje, ai do te jete vetem nje formalitet.

    A do ti japi zgjidhje kongresi krizes qeveritare?

    Pergjigjia e kesaj pyetje eshte kategorike, jo. Kriza ne qeverisje qe ka mberthyer vendin prej vitesh tashme e ka burimni e saj pikerisht ne partine ne pushtet dhe pa nje zgjidhje te krizes ne PS nuk ka per te patur as nje zgjidhje te krizes qeveritare. Partia Socialiste ka nderruar me shume qeveri ne 6 vjet se sa Shqiperia ka patur gjate gjithe historise se saj moderne! Ky fakt flet vete qe jo vetem qe socialistet nuk jane ne gjendje ti japin zgjidhje krizes institucionale, por ata nuk njohin as ekzistencen e kesaj krize. Ne kushte te tilla, ku vendi eshte ne nje amulli te plote fale krizes institucionale, mund te thuhet me plot goje qe pushteti socialist vdiq, packa se ai nuk eshte varrosur akoma. Kryeministri Nano ka perzgjatur krizen institucionale ne vend me qellim qe ai te shkoje ne kongresin e PS ne pozitat e forta te kryeministrit, por ajo qe i kalon te gjithe socialistet ne panik, eshte pyetja: cfare do te ndodhi pas kongresit?

    Zhvillimet ne PS dhe elektorati socialist

    Viktimat me te goditura nga kriza ne PS eshte elektorati tradicional i saj. Keta duhet qe te paguajne pasojat e mos-qeverisjes si cdo shqiptar tjeter ne vend, por u duhet te vuajne edhe zhgenjimin e madh ne lidershipin e partise se tyre. Askush nuk kujtohet per te dhe kryesite e degeve lokale te partise socialiste jane kthyer ne fushe beteje midis mbeshtetesve te Nanos dhe grupit te Metes. Ne nje realitet te tille partiak, elektorati i majte shqiptar eshte fragmentizuar, deziluzionuar dhe shokuar jo vetem nga kriza ne PS por nga kriza ne qeverisjen e vendit. Tek e fundit, simpatizantet socialiste shqiptare jane konsumatore shqiptare qe u duhet te perballen me koston e larte te jeteses ne vend. Keta ndihen dyfish te zhgenjyer pasi ishte vota e tyre arsyeja perse PS erdhi ne pushtet, gjithashtu arsyeja perse vendi ka rene ne nje krize te tille. Ky zhgenjim u manifestua fare hapur ne zgjedhjet lokale. Teksa kreret socialiste ne Tirane i konsideronin te fituara bastionet e tyre ne jug te vendit, elektorati socialist votoi ne shumice per kandidatet e opozites.


    Rruga e vetme e daljes nga kriza ne PS

    Krahas ketyre zhvillimeve teper negative qe po perjeton e majta shqiptare, kongresi i dhjetorit do te perbeje nje shans historik per te majten shqiptare qe duhet shfrytezuar nga ata shqiptare te ndershem qe gezojne bindje te majta politike. Per elektoratin e ndershem te PS, kongresi do te perbeje nje shans per te distancuar veten plotesisht, njehere e pergjithmone nga lidershipi i PS dhe vete trashegimia komuniste e PS. Ne keto 13 vjet te ekzistences se saj si nje parti politike e transformuar, PS i eshte dashur qe te adresoje dy kriza identiteti: krizen e imazhit te saj si nje parti pasardhese e Partise se Punes se Shqiperise; krizen ne qeverisjen e vendit qe vjen si pasoje e inkriminimit politik te lidershipit te saj. PS sot vazhdon te jete nje pasardhese gjenetikisht e denje e Partise se Punes se Shqiperise dhe qeverite e saj jane te njohura boterisht per implikimin e tyre ne krim te organizuar dhe korrupsion.

    Ka ardhur koha qe e majta shqiptare te clirohet nga PS dhe lidershipi i saj njehere e pergjithmone. Ka ardhur koha qe te gjitha ato energji pozitive brenda PS te bashkohen per te krijuar nje parti te re me nje program te mirefillte social qe nuk ka asgje te perbashket me PS, lidershipin e saj apo historine e saj. Ka ardhur koha qe e majta shqiptare te kete nje perfaqesues te denje, morali i te cilit nuk eshte moral padrinoje apo njerezish qe abuzojne me pushtetin per perfitime personale. Keta nuk kane per te dale nga rradhet e lidershipit aktual, por duhet te dalin nga rradhet e elektoratit te majte shqiptar. PS dhe lidershipi i saj jane te pashprese pasi edhe nese ia dalin te paqetojne gjakrat e tyre, mbi ta do te vazhdojne te rendojne si trashegimia 50 vjecare komuniste edhe akuzat ligjore per implikim ne krim edhe korrupsion.

    Krijimi i nje partie te mirefillte te majte eshte rruga me e shkurter dhe me e mire e ringjalljes te se majtes se vertete shqiptare. PS dhe lidershipi i saj jane te pakorrigjueshem dhe vetem nje njeri teper naiv mund te besoje se ndryshimi i lidershipit ne PS do te ndryshoje mentalitetin 60 vjecar qe mbisundon ne kete parti. Kesaj here PS nuk u jep dot zgjdhje problemeve te saj me nje ndryshim emri, por me nje ndryshim rrenjesor si ne program edhe ne lidership, edhe ne elektorat. Kongresi i dhjetorit duhet te jete kongresi ne te cilin nuk duhet te diskutohet posti i kryetarit, por fati i se majtes shqiptare qe PS pretendon te perfaqesoje. Nese PS dhe lidershipi i saj nuk i intereson mendimi ndryshe apo elektorati i saj, atehere une do te thosha se elektorati i majte shqiptar nuk ka me nevoje per partine socialiste. Teksa elektorati socialist vuan krizen e gjithanshme qe buron nga keqqeverisja e vendit, lidershipi socialist llogarit mbajtjen e pushtetit, atij pushteti qe ka 3 vjet qe e ka humbur. Kam bindjen e plote se elektorati i majte shqiptar ka njohur nje emancipim shume here me te madh ne keto 13 vjet pluralizem se sa vete lidershipi i partise socialiste. Kongresi socialist mund te jete nje formalitet per palet e interesuara per postin e kryetarit, por do te sherbeje si nje thirrje zgjimi per elektoratin e majte shqiptar. Fati i se majtes do te vendoset jo ne kongresin socialist, por ne zhvillimet qe do ta pasojne ate. E ardhmja e se majtes shqiptare nuk eshte ne doren e klaneve dhe njerezve te implikuar ne krim qe shume shpejt do te perballen me ligjin, por ne doren e shqiptareve te ndershem qe gezojne bindje te majta politike.

    Ilirjan Papa
    11 Dhjetor 2003
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Analiza e Ilirianit per Kongresin Socialist eshte e mire dhe do kishte shum vlera ne se do kishim qofte nje grusht socialistesh brend ne PS te interesuar per te pasur parti socialiste me fizionomi europiane humaniste e per perkushtim ndaj ceshtjes se Fukarenjve..

    Sipas vendit kuvendi thot populli dhe kjo do te thot se cdo Parti Socialiste i ben programet per te miren e fukarenjve te vendit te vet.
    Nje parti e majte gjermano-zvicerano-kanadezo-Kuvaitiano-daneze etj..pra Parti e Majt ne vende te perparuara e te pasura do i bente plan programet per shtimin e komoditetit te jeteses se Masave popullore dhe permirsimin e kushteve te pensionistave, rinise shkollore e mir rritjen e femijve etj qe i kane shum te mira dhe tani..
    Ne vende te varfera te majteve i bie barra te sigurojne miellin e orizin e fasulen per te luftuar urine ..e te sigurojne ilacet elementare per te luftuar epidemite masive etj..

    pak histori..

    Ne Shqiperi kemi pasur levizje te majte e cila i ka fillimet ne sindikatat e para te fillimit te shekullit 20..pra diku nga vitet 1900-1905 ne Shkoder ku filluan zejtaret te festojne 1 majin si dit solidariteti e puntoreve.. nen shembullin e te majteve europiane..

    Ne vitet 1920-30 fillon nje e majte me e vrullshme me organizaten BASHKIMi e cila u dallua ne ate te ashtuquajtur Revolucion Fanolist..

    Me poezite e Sejfullah Maleshoves profilizohet qe ne vitet 1920-30-40 nje e Majte revolucionare me vizione idealiste.
    By-th shkymi Sovietik i Stalinit pati influenc te madhe ne te majten boterore dhe kjo influenc u ndje dhe ne Shqiperi.
    Studentet tane ne Europe ne vitet 1920-30-40 rane ne kontakt me te majten europiane dhe kjo per fat te keq vet ishte nen dirigjimin e Kominternit (Internacionalia Komuniste) i cili vet ishte bere me ose pa dashje nje instrument i Bandes Staliniste te Kremlinit..
    Revolucionare te mrekullueshem Gjerman, italian, Spanjol, Kanadez, Amerikan, anglez, Francez etj etj si dhe nga vendet sllave si Polonia, Jugosllavia, Bullgaria etj etj ishin bere deri diku agjente te Kremlinit dhe me e keqja ishte se ata mendonin se jane Misionare per nje Bot te re..
    Duke qene se shumica e ktyre revolucionareve europiane ishin intelektuale te mrekullueshem dhe influenca e tyre ne vendet e tyre ishte e jashtzakonshme..
    Shkrimtare, Artiste, Muzikante, Shkencetare e Profesore te Shquar ishin bere Komuniste me bindje dhe per fat te keq kto bindje i vune ne shinat e Stalinizmit i cili shfrytezoi Kulturen dhe famen e ktyre njerzve per te eksportuar modelin Gjakatar Stalinist si Aspirat gjoja e popujve te Botes..
    Stalinizmi barbar rusomadh shfrytezoi kapitalin njerzor e kulturor te se majtes europiane per te konsoliduar pushtetin sovietik brenda perandorise Staliniste dhe per te imponuar popujve Stalinizmin si model pushteti e per ti kthyer kto vende ne satelit te tije..
    Mirpo me kohe i doli era e m-utit dhe regjimit Stalinist dhe vet ne radhet e se majtes filloi nje levizje anti-staliniste qe nuk u pajtua me stilin gjakatar stalinist i cili u vu re qarte sidomos ne te famshmet Gjyqe politike te Moskes 1930-40.. ku mijra e mijra intelektuale Ruse si dhe revolucionare te kombeve tjra u gjykuan e u pushkatuan barbarisht nga banda e Kremlinit..
    Kur historianet tone (jo te tipit vegla te PS-se) do te ken ne dore te shikojne arkivat ruse do dalin dhe lista me emra te dhjetra revolucionareve Shqiptare qe u zhduken ne gulaget staliniste te Siberise..

    Qe ne fillimet e se Majtes Shqiptare edhe tek ne u cfaq rryma staliniste dhe rrymat anti staliniste dhe vet krijimi i partise Komuniste me 1941 ishte ne fakt kapitullim i se majtes europiane shqiptare para cobanllėkut stalinist i cili ne kte periudhe vjen era Dushan Mugosh e Terbac e Mallakaster..

    Vriten ose menjanohen gjithe e Majta Shqiptare me formim europian e dalin mbi uje gjakataret te cilet grumbullohen rreth Enver Hoxhes..

    Qamil Celat e Bedri Pejanet, Sejfullah Maleshovat e Koco Tashkot Ymer Dishnicat e Mustafa Gjinishat , Skender Luaraset e Demir Godellet, Zai Fundot e Zef Malat etj etj.. te cilet ishin pioneret e se Majtes Shqiptare shkelmohen ose lihen ne harres ose han nga nji plumb mbas qafe ne epoken e stalinizimit te se majtes ex-europiane shqiptare te gjat e mbas luftes..se dyt boterore..

    Fale kontributit te pionierve te se majtes Shqiptare nen vitet zogiste kemi nje levizje masive te rinise ne periudhen mbas 7 Prillit te 1939-tes..

    Rinia Shqiptare e frymezuar nga pioneret e se Majtes kryesisht shtresa e shkolluar e llojit te Qemal Stafes e Selfixhe Ciut e llojit te Mustafa Kacacit e Nako Spirut , Emin Durakut e Fadil Hoxhes etj etj u be model per Rinine shqiptare dhe frymezim per nje te ardhme te bukur per atdheun dhe vegjeline qe aspironin keto gjenerata..

    Deri sa kto gjenerata nuk ishin disiplinuar ne nje Parti politike nuk pati mes tyre vrasje dhe poshtersi por me daljen e Partise fillojne cfaqen dy rryma ne kte te majte..
    Lufta per sundim e Personave dhe kryesisht e Enver Hoxhes dhe desidenca..
    Desidenca ne te majten fillon te haje plumbat mbas shpine e kjo fillon ne 1942 ne Vlore e Skrapar etj me atentatet ndaj Sadik Premtes e Anastas Lules e grupit te tyre nga bandat e Hysni-Enver Mehmet Kapo Hoxhave..
    Me MUKJEn..(me prishjen e marreveshjes se Mukjes..fillon lufta mes te majtes Shqiptare dhe rrymave demokrato-Nacionaliste..

    Me kalimin e viteve zhduket e majta europiane Shqiptare dhe instalohet totalisht modeli stalinist sovietik ne shtet, ne Parti e ne filozofi..

    Pra Historia e se Majtes Shqiptare filloi si nje degez e Rilindjes Kombetare me pikpamje radikale per sherimin e Varferise etj etj dhe perfundoi si Regjim stalinist i eger, barbar monstruoz e dinak..

    Sot e ashtu quajtura Parti Socialiste e Shqiperise na beka nje Kongres..
    Ne kte Kongres do shkojne Hajdute qe i thone cdo dite njeri tjetrit...Ti je malavite..ti je bandit...ti je vrases..ti ke vjedhur aq miliona..e ti ke grabitur aq miliarda..etj etj..

    A mund te flitet se aty ka te majte e ne fund te fundit se a ka NJEREZ ne kte PARTI..?
    Aspak..

    PS eshte trashegimtarja e plehut te PPSH-se dhe qe ja kalon PPSH-se 120 fish ne dinakeri e demagogji.. ne anti-Humanizem e hajduteri..
    Ky Kongres eshte nje mbledhje hajdutesh dhe super hajdutesh me lidhje te forta me njeri jatrin ne pun te zeza dhe me krah te ngrohte nga e "majta" europiane Mafioze e Prod-Pakve..

    Kush do e plotsoje nevojen per nje te majte te vertete...kjo eshte ceshtja..
    Gjinush vetull-Brezhnjevi.. Mejdan ramizi.. servili .. Edvin Hajdut Enveri..?

    Jo.. ata jan Hajdute dhe pike dhe jo vetem hajdute..
    Ata jane ladri compagni .. pra Shok ne kurdisjen e "revolucionit demokratik te vonuar" qe me dhune rrezoi nje Shtet Demokratik dhe coj ne varre mijra Shqiptare..

    Ne se PD do te kuptoje kte nevoj per nje te Majte Shqiptare e do te dije te pershtase nje filozofi Kombetare me nje program social humanist athere do kemi nje Shprese se dicka e mire do behet..

    A e ka PD nje aftesi te tille per revizionim e vetpastrim e ri ngjallje???

    A e di PD se "Pasaniket" te cilet i kujtonte si themel te PD-se e kan shitur me kohe idealin e Partise se Dhjetorit qe kur muarren Pronat e u bene bashkpronare e shok ne Biznese me Kriminelet enverist me ARMANI??

    PS ben Kongresin..
    Veteranet e PS te llojit krokodil Agolli e Adnan qatipave nuk jan te majte por vec dallkauke me thinja ne Koke e spiune te eger te kauzes se Tyre kriminale..
    Po te rinjte e Ps-se cfar jane..
    Kostumet e Benzat i kane te reja Erion Bracet e Edvin Bizhgo-Kokat e Ben Blusho Klosat por zemren e idealet i kane me te zeza se Altin arap Orik shyto Zabito brok gjinushet..

    Ky Kongres do forcoje Unitetin e hajdutve dhe krimineleve dhe do shtoje fotoksin-piresit e mjere..

    Ky Kongres per fat te keq ka dhe Bekimin e Agjentes Mariz Lino.. bashk autore ne Masakren e Revolucionit te Vonuar te kanibaleve Luiz Hoxh e Zan Caushve..
    Ky Kongres ka dhe bekimin e krimineleve Qose Sali Vesel Thaqve..


    Le te shpresojme se OPOZITA SHQIPTARE me ne krye Tak Ngjelat e Mero Bazet..Yll Pangot e Ilirian Papat me shoke do te hapi nje epok te re me 28 Dhjetorin..

    qashtu..


    ...

  3. #3
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Hehehehehe
    Gjynaf qe nuk behen kongreset e PS si ato te PD, ku i nxirrnin nga salla duke i rrahur e pa u dhene fjalen anetaret e Partise se tyre.
    Kongrest e PD si plenumet e Enverit.
    Per sa i perket atyre bekimeve ti Braro, duhet ta pranosh jane goxha bekime.
    Qosja eshte akademik i nderuar, Thaci ishte ne Rambuje dhe komandant i UCk, Linoja ish-ambasadore e SHBA, po PDne pas zotin kush e bekon, pervec Bathorexhinjeve dhe ca femijeve.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Albo dhe Brari ju respektoj jashte mase per ato qe keni shkruajtur.

    Ashtu si tha Brari, nuk mendoj se mund te presim gje nga e majta Shqiptare.

    Sa i perket Opozites Shqiptare, cfare fuqije ka ajo opozite? A nuk ka kohe ajo tani qe eshte munduar te dobesoj fuqine e Nanos "me shoke" ? Cfare suksesi ka arritur? Atehere cfare suksesi mund te presim te arrij?

    Demonstratat e popullit jane shume te nevojshme. Sa me te forta demonstratat, sa me i fort te behet "Zeri i vertete" i popullit, dhe aq me mire mund te degjohet.

    Shqiperia ka nevoj per njerez si ju .... dhe jo si ata qe ka patur deri tani.

    Sinqerisht,
    Veshtrusja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 11-12-2003 mė 15:58

  5. #5
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Partia komuniste-Partia e punes se Shqiperise-Partia socialiste, jane deshtimi i Shqiperise edhe ne te ardhmen.

    Pak hyrje per kete parti e cila i solli deshtim, shkaterrim te Shqiperise, ceshtjes kombetare dhe gjithe alternativave progresiste ne Shqiperi.

    Me 8 nentor 1941 krijohet partia komuniste paraardhesja e partise se punes dhe mbas vitit 1991 krijohet partia socialiste pasardhese e partise se punes se Shqiperise.
    Disa nga krijuesit e partise komuniste qe do te trashegonte dhe nderronte dy here emrin e saj, jane Dushan Mugosha dhe Miladin Popovic, keta te fundit dhane idete dhe direktivat e tyre antishqipetare per te arritur ketu ku jemi sot.
    Enver Hoxha zgjidhet ne mars te 1943 si sekretari i PKSH-se.
    Per te mesuar me shume rreth krimeve monstruoze te Enver Hoxhes, kolegeve te tij te partise komuniste e ne vazhdim deri kur u rrezua rregjimi me gjakatar i historise shqipetare, mund te klikoni me poshte

    http://www.forumishqiptar.com/showth...2&pagenumber=1

    Krijuesit e partise komuniste do te ekzekutoheshin nje nga nje nga Enver Hoxha dhe nga klika e tij, te cilet bashkepunonin me kolaboracionistet serbe.
    Me nderrimin e emrit te partise, Enver Hoxha filloi masakren mbi popullin e thjeshte dhe tek te gjithe ata qe kundershtonin planet makabre te vrasjeve, internimeve, demaskimeve ne emer te popullit, zhdukjes pa gjurme te shume intelektualeve shqipetare.
    Me nderrimin e emrit nga parti komuniste ne Parti e Punes se Shqiperise, diktatori me i eger ne bote, do te izolonte popullin e "tij", do ta varferonte ne kulm te gjithe shqipetaret ne te gjitha aspektet.
    Per kete qellim, ne projektimin e ketyre veprimeve te pashembullta ne bote, kane ndihmuar bashkepunetoret e Enver Hoxhes, nje pjese e te cileve eshte e anetaresuar edhe sot ne partine socialiste.

    Partia socialiste
    Eshte kjo parti e cila e nderroi emrin ne dekaden e fundit te shekullit te kaluar.
    Eshte trasheguesja e partise se punes ku kjo e fundit izoloi popullin shqipetare per me shume se 30 vjet, duke ja kaluar ne krime edhe Stalinit dhe Hitlerit.
    Me krijimin e PPSH-se, Shqiperia u kthye ne nje kamp perqendrimi dhe tufezimi i popullit shqipetar duke i deformuar edhe historine e tij, solli kaosin e pashembullt qe po perjetojme sot.
    Partia socialiste ne vazhdim te ideve dhe direktivave te lene amanet nga Ramiz Alia, planezoi krijimin e kaosit perfundimtar shkaterrimtar ne vitin 1997.
    Fjalimin e Ramiz Alise se cfare duhej bere ne vitet e ardhshme pas ardhjes se "demokracise" mund ta gjeni ketu tek postimi im i 13-te.
    http://www.forumishqiptar.com/showth...5&pagenumber=1

    Revolucioni i 1997-s ishte veper e paster e komunisteve te ardhur ne pushtet.
    Duke kryer kete revolucion, partia socialiste dhe te gjithe ata qe marrin pjese ne te, shkaterruan njehere e mire te gjithe Shqiperine.
    Ekonomikisht, ushtarakisht, politikisht.
    Mbas vitit 1997, ne shtator te vitit 1998, vritet nga komunistet gjakatare, lideri i dhjetorit Azem Hajdari.
    Ky akt gjakatar perben krimin me monstruoz te kucedres PS e cila trashegoi mentalitetin bisantin dhe oriental, duke i ngjare ne krime Enver Hoxhes dhe Ali Pashe Tepelenes.
    Shqiperia sot eshte ne kolaps, jo per faj te popullit ose te opozites, por per faj te klaneve trasheguese kanibale te PS-se.

    Kongresi i PS-se eshte lufta midis dinosaurve enveriste per te gllaberuar pushtetin , popullin, Shqiperine edhe per nje shekull ne vazhdim.

    Shqipetaret nuk duhet te harrojne krimet makabre qe kjo parti ka bera ne shekullin e kaluar, gjithashtu nuk duhet te harrojne revolucionin e vitit 1997, veper e paster e trasheguesve te PPSH-se

    vijon)
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mendoj se ky artikull i perket disa nga pyetjeve qe ka shtruar Albo dhe gjithashtu politikes ne Shqiperi ne pergjithesi:

    Kriza - mbretėri, Kryeministri- monark, Presidenti - princ?!

    Nga Qemal SAKAJEVA

    1.

    Me tė parėn mund tė pohohet ose tė mohohet: Krizė, kryeministėr e president ka nė Shqipėri, por mbretėri, monark e princ nuk ka nė pushtet. Mes kėtyre "Po-ve" e "Jo-ve" si duhen kuptuar e shpjeguar pėrcaktimet e ish-kryeministrit Ilir Meta pėr kryeministrin e vendit dhe kryetarin e partisė, Fatos Nano si "monark", "autokrat" e "stalinist"? Edhe presidenti e kėshilltari i tij s'duhet tė kenė gjykuar nė zbrazėti, kur Moisiu u vetėsaktėsua se nuk ėshtė monark pėr tė emėruar pushtete tė pavotuara dhe pėr tė shkarkuar pushtete tė votuara. A nuk veton mendja se, pėrmendja e monarkut nė demokraci parlamentare ėshtė ngucė nga droja pėr rrėshqitje tė njėmendtė tė shtetit nė prapėsi kundėrkushtetuese, edhe pse lėshohen betime - britma si alibi pėr mosshkelje, kurrsesi, tė saj?

    Kur opozita, qė nga foltorja e Kuvendit e deri nė sheshe betohet se Kushtetutėn dhe tė drejtėn e votės sė lirė do t'i mbrojė me ēdo kusht, duhet menduar se kanė ngjarė diēka e rėndė: Ose opozita ka lajthitur nė kundėrshtimin e saj, ose pozita ėshtė kthyer nė parti-shtet dhe, gjithėpushteti i saj e ka vėnė nė rrezik demokracinė e thyeshme shqiptare.

    2.

    Populli thotė: "Ku dhėmb dhėmbi, shkon gjuha". Mendja, sytė e gjuha hetojnė, vėshtrojnė e shqiptojnė qė, nė Shqipėri ėshtė vendosur Kriza - mbretėri, sipas vizatimit mė tė keq tė interpretimit komunist tė mbretėrisė. A e di populli se deri ku shkojnė zotėrimet dhe kufinjtė e saj?

    Qeveria ėshtė nė zemėr tė krizės, qoftė pėr vendndodhje gjeografike, qoftė si strukturė e pushtetit tė saj. Kriza, si sėmundje e keqe, pasi zuri vend mirė, i lėshoi dhe i pėrhapi metastazat deri nė skaje, si fizikisht dhe nė mendim. Tė gjithė shqiptarėt nė kor, pavarėsisht bindjeve politike, e pranojnė se ka ndaluar qeverisja qendrore e vendore. Populli vetėqeveriset me vlerat e veta njerėzore e tė traditės. Ai pret e thėrret: Si tė gjendet njė qeveri?

    Kuvendi ėshtė bėrė Papushteti Legjislativ. Ai, jo vetėm nuk ėshtė vendosur pėrballė krizės, nė kacafytje pėr ta mundur atė, por ėshtė kthyer nė gjenerator qė ndizet nė kohėn e "fikjes sė qeverisė". Kuvendi, nė kėtė dramė, ka pranuar tė marrė rolin zėvendėsues, si tė thuash tė bėjė zėdhėnėsqeverinė. Ky ėshtė shkaku qė opozita kėrkon pėr ēdo ditė e nė ēdo seancė, qė Kuvendi tė zgjidhė ēėshtjen e ngecur qeveri, e pastaj tė merret me punė tė tjera. Ky bllokim i pėrbashkėt - opozita parlamentare, duke kėrkuar me tė drejtė zgjidhjen e krizės, ndėrsa pozita parlamentare, duke kėrkuar me hile kohė deri nė kongresin e socialistėve, e kanė kthyer Kuvendin nė kaun e dytė tė zgjedhės, pėrkrah kaut qeveri e qė, tė dy sė bashku, kanė rėnė nė gjunjė mes baltės, sepse nuk e tėrheqin dot mė qerren. Kriza e parlamentit ėshtė edhe mė e thellė: Ajo e ka emrin Kriza e Pėrfaqėsimit. Deputetėt nuk pėrfaqėsojnė mė zgjedhėsit dhe deputetėt brenda shumicės nuk pėrfaqėsojnė votuesit e tyre, prandaj atje luftohet pėr tė krijuar njė strukturė tjetėr deputetėsh nė kohėn e paskongresit.

    Presidenca, nėn dy ēadra miradije, nuk doli e mbrojtur nga rrebeshi i pritshėm, ashtu siē pati dukjen dhe mundėsinė. Ajo vetėdeshi dhe doli nėn shi e breshėr pėr t'u ulur nė fronin e qullur tė krizės. Me pak zgjuarsi mund tė ishte bėrė ēelėsi i zgjidhjes, sė paku tė mos ishte kthyer nė ēelės tė ngecur brenda bravės sė saj tė ndryshkur. Atje, nėn dy ēadra, s'pati njerėz tė menēur ose mungoi vullneti politik pėr ta shpėtuar nga prekja e sėmundjes sė rėndė Institucionin Mbi.

    Kriza mbretėron qė nga nėnpullazi i shtetit e deri tek nėnēatia e familjes; qė nga i pari i parė qė thirret Kryetari i Shtetit, deri tek i pari i fundit qė quhet kryetari i familjes. Kėtu, nė mbretėrinė Krizė, nuk pyetet mė "A ka krizė?", por pėshpėritet dėshpėrueshėm "A do tė mund tė dalim nga kriza?"

    3.

    Ka shtatė vjet qė gjithė lumi i informacionit pėr tek veshėt e sytė e shqiptarėve, pėrsėrit e pėrsėrit: Parti Socialiste, Kėshilli i Pėrgjithshėm Drejtues i Partisė Socialiste, shumica socialiste, konferencat socialiste, qeveri socialiste e plot emėrtime tė tjera nėn mbiemrin socialist, duke e tejngopur mjedisin tonė jetėsor deri atje sa njerėzit po thonė: "Nė ē'kohė jemi, nė tė Fatosit, apo tė Enverit?

    Tėrėfuqia e kryetarit shfaqet gati si e pathyeshme: Ai i mund kundėrshtarėt brenda partisė, lehtėsisht. Pėr shumė kohė i bėri tė mos guxonin tė nxirrnin as zė. Kur nisėn tė flasin, ua shpluhurosi dosjet, ua shenjon pronat, ua ēplon mėkatet. I pagėzon me epitete e i hedh nė harresė pėr t'i pėrmendur e mos harruar ata vetė e tė tjerėt, u ofron kulaē e kėrbaē.

    Ikje-ardhjet nė qeveri s'kanė tė numėruar, sepse ai ėshtė vetėmėruar sa herė ka dashur dhe, kur ėshtė larguar, prapė ėshtė ngritur kur ia ka dashur zogu i qejfit. I ka formuar e prishur qeveritė sipas pėshtjellimeve tė reve politike brenda Selisė e pėrreth Kryeministrisė. Padyshim ėshtė bėrė njeriu - ekran e njeriu - gazetė. Edhe nė ato tė varura, edhe nė ato tė pavarura. Njėzet e katėr orė rresht ai shfaqet patjetėr nė ēdo orė, diku e pėr diēka. Shumicėn e ka kundėr, por ai "Edhe i vetėm trim nė luftė". Bashkėpartiakėt e tij kundėr, tė penduar qė kanė heshtur (se s'kanė guxuar), e kanė cilėsuar Monark. Me kėtė pėrcaktim ata nuk e njejtėsojnė atė me mbretėrit bujarė, por me monarkun qė ka krijuar mbretėrinė e krizės dhe vetė rri i ulur nė fronin e saj. Mirėpo, njerėzit kanė nisur e pyesin: Kush e bėri atė monark?

    4.

    Presidenti konsensual erdhi nė fillim si term politik. Pastaj si emėr qytetari. Kriza e zgjedhjeve nė Dushk, qe aq magjike sa, pėrveē njė dyzine deputetėsh, pėr paradoks historik e paradoks shqiptar, pati fuqi tė nxjerrė edhe njė president, me cilėsor tė gatshėm: Konsensual.

    Ky president-krizė besohej se do tė bėhej president i vėrtetė, duke mos lejuar pėrsėritjen e asaj krize zgjedhore sa njė fshat. Por, si fshati Dushk u bė dhe Tirana kryeqytet. Presidentit, menjėherė i ra cilėsori konsensual. Ai ėshtė sulmuar ashpėr nga opozita pėr tri pėrgjegjėsi tė mėdha: Sepse lejoi njė Komision Qendror tė Zgjedhjeve tė pabarabartė 5:2 nė favor tė pozitės; sepse nuk i tha "ndal" masakrės sė listave zgjedhore dhe se po duron njė qeveri me zėvendėsministra qysh prej kohėsh, duke u mbrojtur me thėnien se nuk ėshtė Monark. Mirėpo, kėto ishin detyrat e vėshtira tė pritshme tė kėtij presidenti. Kur kriza mbretėron, presidenti s'mund tė bėjė princin e plakur, qė tė merret vetėm me shpėrndarje titujsh, dekoratash a vizitash. Nė kėtė krizė-mbretėri, presidenti po nuk u bė kryetar shteti, atėhere rreziku ėshtė qė populli tė vetėshpallet Mbret.

  7. #7
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Kongresi socialist, shans per te majten shqipetare ose per Toskerine

    Ashtu sikur u shpreha me lart, ky kongres do te jete nje kongres ne vazhden e kongreseve te rrenimit te shqipetareve dhe te Shqiperise.
    Shefi i qeverise shqipetare, ministrat, zevendesministrat, anetaret e partise socialiste dhe te gjithe drejtuesit e institucioneve shteterore, jane nga Shqiperia e jugut ose mund te perkufizohemi me fjalen "jane toske".
    Vini re me vemendje se kush jane ministrat e qeverise se sotshme dhe do te arrini te kuptoni se per Shqiperine nuk punojne te gjithe shqipetaret por vetem ajo pjese qe i bindet fqinjit te poshtem te Shqiperise.
    Nuk e di nese e keni vene re se kush lufton per kreun e partise socialiste.
    Jane Fatos Nano, Edi Rama, Rrexhep Mejdani qe te tre konkurente me origjine nga Laberia.
    Sic duket ndarja Toske Gege ka ndodhur dhe kjo jo per faj te opozites por nga deshira dhe etja per para, karriere, dhe perdhosje te shqipetareve.
    Partia socialiste sot nuk eshte me partia komuniste e cila u krijua nen dirigjimin e Popovicit dhe Mugoshes, por kjo parti me te gjithe anetaret e saj eshte nje parti e re qe ka kaluar nen kujdestarine e Dugosheve dhe Popoviceve Helene.
    Edhe ketu do te jepen direktiva, ide, plane se si duhet te shkermoqet dhe gllaberohet Shqiperia edhe per nje shekull ne vazhdim deri ate dite ku fatet e Shqiperise dhe shqipetareve te kalojne ne duart e ndonje shteti tjeter me pretendime ne tokat shqipetare.
    Opozita shqipetare gjate mandatit te saj si pozite ne vitin 1992-1997 pati ne perberje te saj 90% te ministrave me origjine nga jugu i Shqiperise.
    Pra gjithshka ka marre formen e nje qeverisje te paturpshme, te pamoralshme, te pandergjegjshme dhe per kete nuk eshte fajtor Sali Berisha dhe opozita qe ai drejton.
    Fatos Nano kerkon ta ndertoje Shqiperine me nje model tjeter te ngjashem me ate te diktatorit te shekullit te kaluar.
    Ne vend te bunkereve ai ka ndermend te ndertoje ne menyre pak me moderne ndonje lloj tjeter mbrojtjeje nga imeprialistat dhe revizionistet, gjithnje duke u mbeshtetur ne direktivat dhe idete qe i i vijne nga kryeqyteti Helen.
    Pra e lame Jugosllavine dhe tashme do te merremi me Greqine.
    Do te zhduken te gjithe anetaret kundershtare brenda ne PS, kryetari do te behet despot i shqipetareve dhe do te jete i perjetshem deri ne vdekje.
    Kjo nuk vlen vetem per Fatos Nanon por kjo vlen edhe per Edi Ramen, Rrexhep Mejdanin dhe te gjithe ata qe e dine se materializmi dhe sensualizmi jane dy gjera qe shijohen ne jete me shume se gjithshka.
    Edhe nje bombe automike kur shperthen ne nje vend, kjo bombe vret shume prej tyre por ata qe mbijetojne trashegojne semundjet e kesaj bombe qe sjell vetem vdekje.
    Enver Hoxha ishte vete bomba automike qe na hodhen jugosllave shume dekada me pare.
    Kush ishte kunder bombes Enver, vdiste, ata te tjeret mbijetonin.
    Disa nga ata qe mbijetuan jane klika e sotshme ne pushtet.
    Gjithshka po fryhet dhe eshte gati ne eksplodim.
    Dhe sic thote Albo, o sot o kurre se malokeria te shqyen.

    Te vetmen alternative qe kjo parti famekeqe qe ne origjine nuk pranon, eshte Perendimi.
    Ashtu sikur kuptojme me lehtesi, demagoget, obskurantistet, obstruksionistet, trasheguesit e veprave te Stalinit, nuk jane te afte te ngjiten ne rangun e qeverive te tjera perendimore per te vetmin fakt se geni i tyre perfaqeson orientin dhe lindjen dhe perfaqeson me vetedije dhe ndergjegje veprat e teoricienteve te medhenj Mark-Engels-Lenin-Stalin, te cilet i sollen kaos njerezimit duke i humbur disa shekuj zhvillimi.
    Perseri edhe se gjerat kane ndryshuar kjo parti qe ne substance te filozofise se saj ka ideologjine enveriste , shfaq shenjat te parikuperueshme te armiqesimit me shtetet e botes se zhvilluar.
    Vereni me vemendje bishen Rusi e cila perpelitet nen efektin e bombave qe shperthejne ne cdo qytet te saj.
    Nenshtrimi dhe skllaverimi qe ky shtet i quajtur dikur BRSS la ne Evropen Lindore, eshte i pashembullt duke mos folur fare per pjese te tjera te globit.
    Ashtu sikur thote Leshatori, qeveritaret shqipetare kane nevoje te ndihen skllever, xhahile, te xhelateve te tyre.
    Duke dalur ne perfundim, them se ne Shqiperi shtresa me e ndyre e kombit shqipetar pranon dhe merr persiper pergjegjesine kombetare duke e rrezuar cdo here te drejten e shqipetareve per liri, pavaresi, eksistence, zhvillimi, progres dhe mireqenie dhe bashkimin e saj bashke me familjet evropiane.
    Pasurimi i Fatos Nanos, Edi Rames dhe te gjithe klikes ne fuqi, nuk do te thote pasurim i shqipetareve, nuk do te thote shpetim nga kthetrat e heleneve apo sllaveve, nuk do te thote mireqenei per kombin shqipetar.
    Partia socialiste ashtu sikurse partia komuniste 62 vjete me pare, po vazhdon fushaten e saj antikombetare duke firmosur kesaj rradhe largimin e shqipetareve te Shqiperise jashte saj, te njejten gje ka bere edhe diktatori me i eger i koherave, Enver Hoxha kur ai firmoste per debimin e shqipetareve nga Kosova ne drejtim te Turqise e gjetke.
    Popullsia e Shqiperise nuk i kalon te 2.500.000 sot.
    Jane rreth 1.200.000 shqipetare te Shqiperise te shperngulur neper bote, dhe largimi i tyre me metoda komuniste, te kujton marreveshjen e qeverise jugosllave me ate te Shqiperise dhe ate te Turqise per debimin te mbi 300.000-400.000 shqipetareve te Kosoves drejt Turqise.
    Pra eshte kjo parti socialiste qe me metoda orientalo-lindore te dhunshme i beri gropen Shqiperise.
    Pasojat aktualisht do te jene te padukshme edhe per disa vjet por efektin me te madh do ta kene disa dekada me pas, kur socialistet te gjejne ndonje malok si Sali Berisha per ta akuzuar per shkaterrimin e Shqiperise.
    Neqoftese partia socialiste do te kishte sadopak moral, ajo duhet te shkrihet nga vete drejtuesit e saj dhe te dorezohen prana organeve kompetente per te marre denimin e merituar per krimet kunder shqipetareve.
    Por kjo parti nuk e ka ndermend jo vetem te ndermarre nje akt te tille por perkundrazi kjo parti ka shume mbeshtetes shume prej tyre te persekutuar dhe mashtrimi qe do ti behet ketij populli te budallepsur me kolektivizime, me shtetezime dhe kooperativize, do te jete afatgjate.
    Nuk ka rendesi nese populli fle ne stalle e derrit, nuk ka rendesi nese populli nuk ka uje, drita, te haje, te jetoje e te vishet, rendesi ka partia.
    Pra duke qene se PS-ja eshte nje parti famekeqe qe u themelua nga Popovicet dhe Mugoshet serbe te cilet vrane dhe prene popullin shqipetar te Kosoves me planet e vena ne jete nga Cubrillovici dhe Millosheviqi, duke qene gjithashtu kjo PS qe ne perberje te saj ka greke, ka instruktore arvanitas tipi i Napolon Zervas, Shqiperia nuk dó te te beje perpjete.
    Rritja e cmimit te energjise elektrike, rritja e cmimit te telefonise, rritja e cmimit te bukes, vjedhja e takses Majko per koridorin e 8, vjedhja ne dogana, do te thote buxhet per korruptimin e te gjithe anetareve te PS-se.
    Krimi i PS-se sot nuk eshte vrasja dhe internimet, krimi i PS-se sot eshte 100 fish me i rrezikshem se zhdukjet fizike.
    Sot fatet e kombit po i lihen ne dore nje shteti qe historikisht pavaresisht pacavurreve qe shkruhen, ka qene nje nga kundershtaret me te rrezikshem te Shqiperise dhe ajo eshte Greqia.
    Ka fakte, prova te dokumentuar ne forumin shqipetar per propaganden e tyre per gllaberimin e Shqiperise dhe lenien e saj ne kete nivel, derisa te realizohen qellimet e ketyre fqinjeve.
    Ne histori greket as nuk kane qene dhe as nuk jane miqte e Shqiperise.
    Ekspansioni ekonomik dhe kulturor ne histori qe Greqia ka ushtruar ndaj Shqiperise se jugut, Epirit, solli lindjen Gege dhe Toske, solli diferencimin e kulturave dhe percarjen gege dhe toske.
    Vete gjeneralet me te medhenj shqipetare te Epirit, me shumice nga Himara, u vrane per ceshtjen kombetare te Greqise dhe tradhetuan kombin shqipetar, ate komb dhe ate vend qe e lindi e rriti i dha vlera ne jete.
    Edhe Pirro Dhima pavaresisht se eshte grek, ai lindi ne Shqiperi, u rrit, u be i njohur ne Shqiperi dhe medaljet ishin te gatshme per te, ne olimpiadat boterore qe u zhvilluan duke shpallur e kampion
    bote.
    Ja pra se sa shume e kemi dashur kombin, se sa mik e kishim Greqine ne shekuj.
    Greqia ka fituar vlera ne saje te shqipetareve dhe jo ne saje te atyre grekeve qe njohin vetem buzuqe.
    Pra shqipetare ja kane dhene zemren, shpirtin, mendjen, fizikun, grekerve.
    Edhe qeveria socialiste bashke me partine e saj, nuk ka shkuar ne Greqi te beje fame, por kesaj rradhe kane ftuar greket ne Shqiperi per ta bere Greqine Shqiperi.
    Dhe tosket po kthehen dalengadale ne greke dhe ti shikojne shqipetaret e tyre si te huaj.
    Ky eshte diferencimi.
    Kjo parti qe ka shumicen e anetareve nga jugu i saj, kjo qeveri qe ka 99% te ministrave te saj toske, kjo parti qe ka vetem konkurente toske, tregon se dicka nuk shkon.
    Nuk ka permetar, sarandiot, vlonjat, korcar e keshtu me rradhe qe te ndaloje maskaraden e dinosaureve te Shqiperise.
    Ata jane bajga e Shqiperise.
    Vijon)
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  8. #8
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Toskeri-Gegni

    Lis,

    te keqinj e maskarenj ka si ne Jug ashtu e ne Veri te Shqiperise. Prandaj, duke marre spunto nga ky fakt, mos pergjitheso tere jugoret si te keqinj.
    Nuk po rri te listoj sesa ka dhene Jugu apo Veriu per Shqiperine duke dhene emra e fakte. Thjesht dua te theksoj se ndarja Veri-Jug eshte demodč dhe fyese per ata shqiptare qe etnikisht gjejne origjinen poshte Shkumbinit.
    Te gjithe jemi shqiptare, dhe gabimet a fajet tona perkundrejt atdheut s'jane ne genet jugore a veriore tonat, por tek e tere qenia jone si shqiptare.

  9. #9
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542

    Nano deklaron PS si 'de facto' parti te djathte

    Terthorazi, ne fjalimin e tij, F.Nano e hodhi poshte vizionin Keynesian te ekonomise, duke treguar keshtu qe Partia Socialiste eshte kthyer ne parti te djathte dhe do te ndjeke politika ala-Thatcher-iste.

    Me poshte nje citat nga fjalimi i sotem i F.Nanos

    " I kam vlerėsuar propozimet e oponentėve dhe konkurentėve tė mi dhe tė Qeverisė qė unė drejtoj dhe kam mbajtur shėnim mbi to. Nė linja tė pėrafėrta ato janė propozime qė bazohen nė shkollėn Kejnsianiste tė ekonomisė, e cila pretendonte se e Ardhura Kombėtare dhe Punėsimi arrijnė pikėn optimale nėpėrmjet investimeve publike tė Qeverisė. Por kjo teori ka dalė nga moda prej shumė dekadash,sepse pėrkrahėsit e “akseleratorit”
    vėrtetuan qė tė Ardhurat Kombėtare mund tė rriten edhe nėpėrmjet rritjes sė konsumit, i cili pėrshpejton nevojėn dhe zgjeron tregun pėr mė shumė prodhim dhe punėsim.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Besoj se percaktimi si i majte apo i djathte i nje partie politike, bazuar mbi aplikimet ekonomike nuk eshte i sakte. Mbi te gjitha nuk duhet te harrojme se ekonomia ne shqiperi eshte akoma shume informale si e tille asnje nga teorite e saj, nuk aplikon ne forma te pastra.

    Se pari, cfare po thote Nano ne keto rreshta ka kohe qe eshte vertetuar, dhe se dyti ekonomia eshte si puna e mushkes, i do drute ne nje menyre te caktuar qe te ece, dhe eshte e kote te mos ti bindesh qejfit te saj.

    Nano dhe PS jane mbi te gjitha subjekte politike LIBERALE dhe progresiste, keshtu totalisht te hapur ndaj cdo ideje qe i permireson gjerat, apo qe te con perpara. Eshte natyra e sjelljes se PS dhe Nanos qe i ben ata te majte. Eshte prezenca e argumentit, e debatit, e tolerances dhe e gjitheperfshirjes qe i kthen ata ne te majte.

    Nano dhe PS, prune stabilitet politik dhe social ne Shqiperi, ata u ulen ne tryeze me opoziten, ben pakte stabiliteti me te, c'tensionuan ambientin e urrejtjes dhe konfliktit ne Shqiperi, konsoliduan shtetin e shkaterruar, dhe e rindertuan ate me stabel se kurre. Nano kundershtaret brenda partise i ve kryeministra, punon me opoziten per te balancuar pushtetet, duke i dhene atyre Kontrollin e Shtetit, Prokurorine, dhe Presidentin.

    Jane keto dhe shume gjera te tjera qe i japin Nanos ngjyra te majta. Tekat e ekonomise variojne sa majtas djathtas, dhe Nano duhet ti sherbeje atyre ne cdo kah qofshin.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •