Tė rinjtė dhe jeta e natės, nė fundjavėn e kryeqytetit shqiptar

Tiranė, 6 Dhjetor, - Tirana nė fundjavė duket se merr mė shumė kuptimin e njė qyteti tė lėvizshėm edhe gjatė ditėve tė ftohta tė nėntorit, kur njerėzit i drejtohen klubeve tė natės, pube-ve dhe diskotekave. Tė rinjtė e kryeqytetit kanė mbushur jetėn e natės edhe nė ditėt festave, ndryshe nga fundjavat e tjera.

Diskoteka e parė nė Tiranė ėshtė hapur 13 vjet mė parė. Muzika qė ato ofrojnė tani ėshtė njė pėrbėrje e shformuar nė; rock, pop, rap, alternativ, havy, pop elektronik, hip hop. Nėpėr klubet e natės nė Tiranė tė rinjtė tė veshur me modėn e fundit, duke dashur tė imitojnė pasionet dhe preferencant nė veshjen dhe mėnyrėn e tyre tė argėtimit nė fundjavė.

Ata janė tė paparashikueshėm duke tė kujtuar globalizmin, por kėsaj rradhe atė tė shpirtrave, ndėrsa "sėmundja ngjitėse" e tyre mbetet muzika, njė metaforė ku ata lexojnė ēfarė duan. "Nė qoftė se do tė shkoni nėpėr diskoteka apo pub-e tė ndryshme tė kryeqytetit dhe ta lini veten t'ju pėrfshijė vala, vetėm atėhere do tė kuptoni se kush janė ata, tė rinjtė pėr tė cilėt nuk dini asgjė", shkruhet nė faqen zyrtare nė Internet tė bashkisė sė Tiranės, nė njė opsion me titullin "jeta sociale".

Tė dalėsh nė orėt e vona tė mbrėmjes nė kryeqytetin shqiptar jo shumė tė ndryshme nga kryeqytetet e tjera europiane, duke parė, jetuar nga afėr dhe duke qenė i pėrfshirė nė botėn e tė rinjve, do tė ndiesh se jeta ėshtė e bukur, se "muzika dhe kėnaqėsia" flasin njė gjuhė dhe nuk ndryshojnė nga ajo amerikane, italiane, franceze apo angleze.