Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 115
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    9

    te kthehesh o te mos kthehesh ne shqiperi kjo eshte ceshtja!

    po shkruaj kete teme e shpresoj te me ndihmoni.
    jam duke mbaruar universitetin e per e shumta nje vit do marr lauren. thashe se kjo ishte gjeja me e rendesishme, por dilemat s'kane te mbaruar. nuk di cfare te bej te kthehem ne shqiperi (ku jam e sigurt se do te gjej 1 pune te mire, ku do te kem miqte, shoqerine, te afermit e mi, do kem rendesine time, gur i rende ne token e tij) apo te mundohem te gjej ndonje pune ketu, qe ju siguroj nuk eshte e lehte, e shumta nje pune dosido (me rrofte laura) e te jem gjithmone e pare me ate sy mosperfilles e superior te kujt mendon se te jesh emigrant = qenie inferiore.

    do t'ju isha mirenjohese per 1 keshille tuajen. falemnderit!!!!!!!!!!!

  2. #2
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    klaracelo ,per te jetuar ne Shqiperi ne kete moment eshte shum e veshtire , te kuptoj deshiron te jesh prane njerzve te tu , prane shoqeris etj etj.
    Gje ndonje pune ne Itali se do te jesh me e qete sesa ne Shqiperi , dhe ne çdo qytet te Europes e shohin shqiptarin me nje sy tjeter , prandaj per kete mos e vrit mendjen.
    Degjo 10 vete dhe bo si di vete.
    paç fat dhe zoti te ndihmofte malli
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  3. #3
    olta
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    34
    Pyet ndienjen tende ajo eshte e vetmja mike qe te con ku duhet Arsyeja na tremb na fut ne udhekryqe pa mbarim por sapo i drejtohemi ndienjes ajo njeh vetem nje pergjigje, dhe pas kesaj ndiehemi te lehte si ajri dhe me nje arsye te tejpashme si kristali.
    E dashur nese ti ndiehesh vertete gure i rende prehu ne ne vendin tend do kete nje vend per ty nje vend per mua dhe nje vend per te gjithe ata qe gjejne dinjitetin ne ate vend. shume jete ne vend te huaj vertiten dhe se gjejne veten dhe kjo ndothe me te gjithe ata qe kane lene shpirtin ne atdhe so do not be afraid of nothing albania is the place where your heart belongs to follow it.
    globi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    9
    falenderit shume. jam e sigurt qe nje pergjigje e prere nuk ekziston, por me pelqen te di si mendojne bashkemoshataret e mi , te cilet si une jane ne cdo cep te botes. e dua te shtoj edhe 1 gje tjeter. kam pak dite qe jam presantuar me forumin e jam shume e lumtur e me pelqejne shume te gjithe. me pelqejne temat diskutimet, debatet, e lirshmeria me te cilen shprehen anetaret e ketij forumi, e megjithese eshte shpejt kam formuar simpatite e mia...............
    I LOVE VLORA!

  5. #5
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    une te them rri njeher ne Itali, gjej noj pune e shife si shkon.
    Te gjithe qe jane emigranta edhe perbuzen ndoshta nga te huajt, por nuk ka me keq kur perbuzesh ne vend tendin edhe te marrin neper kembe.
    Te shkosh ne Shqiperi, eshte njera rruge;Te pakten ashtu mendova edhe une para nje viti, mu duk ide fantastike. Por te them te drejten u zhgenjeva me shume gjera. Veshtiresia te gjesh nje pune, rrogat shume te vogla, pasiguri e vendit te punes, plus kushtet e veshtira. Arsyeja tjeter, eshte se une kisha ndryshuar aq shume ne mentalitet, edhe shume gjera te duken absurde edhe te kota.
    Une te them mendoju mire para se te marresh nje hap qe do te pendohesh.
    Gjithe te mirat edhe suksese kudo qe te shkosh.
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ciao klara.
    Nje keshille nga nje njeri qe po i provon te dyja.
    Rri aty ku je,perpiqu te gjesh nje pune te mire dhe jeto jeten tende.
    Shqiperia per tani eshte e bukur vetem 15 dite ne gusht(mendimi im).Qe do kesh te afermit,miqte dhe shoqerine ok.
    Qe do kesh rendesine tende dhe guri i rende ne vendin e vet kerko ta harrosh.
    Emigranti nuk eshte qenie inferiore.
    me respekt
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    s'du Maska e Lela01
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    ku m'do qefi
    Postime
    146
    Aaaaaaaaa leco e prishe muhabetin....si te rrije goca ne Itali, per mu Klara kthehu me vrap ne Shqiperi, te pakten ky eshte mendimi im dhe eshte gjeja qe do te beja une sikur te isha ne vendin tend.

    Leci pershendetje!
    Nqs je i lumtur mos bertit
    se trishtimi e ka gjumin e lehte....

  8. #8
    e poshter! Maska e Sheqerka
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Vendndodhja
    Ne zemer te tokes!
    Postime
    66
    klaracelo pershendetje !!!
    Une jam njeriu me i cmendur per tu kthyer ne shqiperi!
    Une mendoj se duhet te jetosh atje ku ndjehesh vetje jote.Kjo eshte gjeja me e rendesishme ne jete.Nje cope buke mund ta sigurosh kudo,por ama eshte shume e rendesishme edhe menyra se si ndihesh.Ne nje vend te huaj,e tille do te mbetesh perhere..Ndoshta shqiperia per momentin nuk ta mbush syrin,por une per vete,kur te mbaroj shkollen,e sigurte me mije perqind qe do te kthehem atje,ku jane njerezit e mi me te dashur..aty ku me kuptojne sic duhet..aty ku mund ta shfaq veten si jam..
    Megjithate une ndoshta flas edhe nga malli i tmerreshem qe me ka pushtuar per shqiperine..ti mendohu dhe bej ate qe te thote zemra jote..
    Perqafime...
    Nje zemer e madhe dashuron edhe nga keqardhja!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-07-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    9
    ju falenderoj shume te gjitheve, dhe cdo mesazh qe marr me emocionon shume sepse eshte i thene me gjithe zemer.
    I LOVE VLORA!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Sa e lehte eshte ti japesh keshilla ta tjereve.
    Po he o Lela se nuk rrihet ne Shqiperi.
    Ska uje,ska drita,ska pune dhe as te ardhme.
    Ne flasim se na merr malli por realiteti eshte i veshtire.
    flm Lela
    gjithe te mirat
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  2. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12
  5. Historia e minoritetit grek ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2002, 13:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •