Isuf Bajrami
Ku janė trojet tona?
"Nė qoftėse ata vazhdojnė tė ngrehin pretendimet e njohura dhe tė vjetra territoriale ndaj Epirit, atėherė do tė dridhen varret e etėrve, vėllezėrve shqiptarė, qė ranė pėr lirinė e grekėrve dhe qė kanė kontribuar jo mė pakė se grekėt nė themelimin e Mbretėrisė greke."
- J.Vreto
Shoqėria ėshtė po aq e vetishme si materja: Lėvizė nė kohė e hapėsirė. E nė kėtė lėvizje gjen format e saj. Pėr fenomenin e bymimit dhe tkurrjes mund tė gjeni disa kapituj te "Lufta dhe Paqja" tė Tolstoit.
Kombi shqiptar,me etni kompakte, ka provuar periudha bymimi e tkurrje gjithnjė brenda trojeve tė veta, sepse nuk ka qenė asnjėherė pushtues i tokave tė huaja. Kėto procese i ka kaluar zakonisht duke qenė i pushtuar nga perandori aziosllave.
Ėshtė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė shtypi ynė dhe literatura nė pėrgjithėsi nuk janė marrė dhe nuk po merren sa e si duhet me ēėshtjen gjithėkombėtare. Ka sfera tė tėra tė kėsaj ēėshtjeje, qė nuk janė prekur pothuajse aspak. Ka plagė qė kombi shqiptar i ka nė trup e nuk i njeh fare. Ashtu si njė i sėmurė, qė nuk e di nga cila sėmundje vuan, ashtu dhe kombi ynė, sidomos
pjesa brenda kufijve tė vitit 1913,sėmundjen e rėndė tė coptimit kombėtar e pėrjeton aq turbullt sa shumica e njerėzve nuk dinė se ēfarė duhet bėrė e kėrkuar.
Njė nga ēėshtjet pėr tė cilat nuk ėshtė folur e nuk po flitet, ėshtė:Sa e ka dėmtuar coptimi i 1913-tės edhe pjesėn qė ka mbetur gjoja e lirė brenda kufijve tė shtetit ekzistues shqiptar? A ėshtė me tė vėrtetė e lirė kjo pjesė e kombit ?.
Nuk ėshtė fjala se duhet vetėm pėr t'i ditur kėto gjėra.Por pėr ta realizuar njė lėvizje sa mė tė gjallė kombėtare. Duhet tė buēasin tė gjitha mjetet e informimit, duhet tė botohen studime dhe libra, pėr t'i pohuar shkencėrisht tė vėrtetat qė na janė mohuar e po na mohohen aq padrejtėsisht.
Problemi kryesor,mė i ngutshmi dhe mė alarmanti, ėshtė qė ne duhet ta dim dhe t'i tregojmė me hollėsi vetes dhe botės se sa e si janė tejdėmtuar Shqipėria dhe shqiptarėt nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve tė dhunshėm mes neve.
Sot thuhet se punėt kan ndėrruar,Bota ,me SHBA-tė nė krye ėshtė humanizuar. Evropa e Bashkuar nuk duron asnjė predikim dhune ndaj lirisė dhe tė drejtave tė popujve, pakicave kombėtere e tė individėve. Prej tyre qeverija shqiptare (e A.Meksit) e ka marrė ēertifikatėn e demokracisė, ndėrsa Presidenti shqiptar me dhjetėra herė ka deklaruar se sot nė Greqi ka njė
qeveri demokratike, e cila do ta zgjidhė me drejtėsi edhe ēėshtjen e Ēamėrisė.
Nisur nga kėto arsye ,si dhe nga premtimi i fitores sė PD-sė, do tju jepte fund padrejtėsive tė
mėparshme, sikurse "ēpėrfilljes komuniste" ndaj interesave kombėtere, popullsia ēame u entuziazmua. Asaj iu pėrtėrinė shpresat dhe besimi se vėrtetė paskan qenė shqiptarėt nė pushtet e jo monarkofashistėt ata qė i kishin lėnė pa asgjė.
Sot, megjithėse qeveritarėt grekė e shqiptarė takohen dhe puthen para syve tė botės, ēėshtja e Ēamėrisė dhe e tė drejtave legjitime tė popullsisė sė shpėrngulur prej tokave e pronave tė veta pėrsėri kalon si nė harresė.
Micotaqisi pyetjes sė njė gazetari nė Tiranė, mė 1993 iu pėrgjigj prerė,pėr tė mos thėnė me arrogancė: "S'ka ēėshtje tė Ēamėrisi e tė popullsisė ēame...". Kėtė pėrgjigje e dėgjuan tė gjithė pjesmarrėsit, nė mesin e tyre edhe pushtetarėt shqiptar qė merrnin pjesė nė atė konferencė pėr shtyp,por heshtėn!!!.
Pas kėsaj heshtėn edhe flamurtarėt antienverist tė ēėshtjes ēame, tė cilėt kishin pandehur se mjafton tė fyenin epokėn e Enver Hoxhės dhe ēdo gjė do tė vihej nė vendin e vet. Mirėpo po ndodh krejt e kundėrta. Shqiptarėve tė shpėrngulur me dhunė nga Ēamėria, jo vetėm nuk u njihet e drejta mbi tokat e pronat sipas tė drejtės ndėrkombėtare, por nuk u jepet as vizė pėr tė vizituar miqėt e tė afėrmit e tyre nė Ēamėri. Pėrkundrazi, pėr hir tė fqinjėsisė sė mirė, nė
Shqipėri u vendosėn konsullata greke edhe atje ku askush nuk flet greqisht. Kisha Autoqefale e Shqipėrisė me marrėveshje qeveritare, thuajse iu shit patriarkanės antishqiptare.Nė Sarandė, Gjirokastėr e Himarė lėvrinė dhrahmia greke sė bashku me njė propagandė tė hapur
ēkombėtarizuese.Nga qarqe tė caktuaraqarkullojnė fjalė se nė Shqipėri paska grekė qė jetojkan nė trojet e veta, kur dihet se brenda kufijve tė shtetit shqiptar nuk ka asnjė pėllėmbė toke tė huaj.
Nga tė gjitha kėto dhe nga tė tjera del se jo vetėm nuk paskėmi tė drejtė tė ngrehim ēėshtjen e Ēamėrisė, por dalim edhe borxhlinj tė tokave e tė pasurisė qė ėshtė grabitur, tė gjakut qė ėshtė derdhur dhe tė persekutimeve qė janė bėrė.
Pėr kėto qė u than mė lart,dikush mund tė mė quaj ekstremist, nacionalist, kundėrshtar tė shum konventave tė nėnshkruara pa pėlqimin e shqiptarėve,etj. Do ti pranoj me gjithė zemėr kėto epitete,por me asgjė nuk do ta kėmbeja tė drejtėn e shqiptarėve tė shpėrngulur me dhunė pėr t'u kthyer nė trojet e veta e pėr tė trashėguar pronat qė u janė rrėmbyer kriminalisht. Pėr
tė jetuar tė lirė si ēdo popull tjetėr. Pėrndryshe, kot flasim pėr karta e Konventa ndėrkombėtare; kot e ngrehim zėrin pėr tė drejtat kombėtare e njerėzore, kot premtojmė se do t'u japim fund padrejtėsive qė na janė bėrė, kur pėr interesa partiake e karierizėm tė shfrenuar, vazhdojmė tė bėjmė lėshime nė dėm tė interesave kombėtare, tė cilat tė kujtojnė njė tė kaluar tė hidhur e diskriminuese.
Pėr arsye tė ndryshme politike dhe ekonomike nė kohėra tė vjetra dhe tė reja, grupe popullsish kan lėvizur duke u pėrzier me grupe tė tjera. Njikohėsisht vendosja e kufijve sipas interesave politike dhe jo duke marrėparasyshė shtrirjen e popullsive, ka bėrė qė jashtė kufijve tė mbeten grupe tė tėrė popullsish. Kėto grupe qė ndryshojnė nga shumica tjetėr e popullsisė
brenda njė shteti nga raca, gjuha, feja, pėrbėjnė pakica kombėtare ose minoritete nacionale.
Nė literaturėn e sė drejtės ndėrkombėtare ėshtė pėrcaktuar: ''Pakica kombėtare janė grupe njerėzish me prejardhje tė pėrbashkėt, gjuhė tė pėrbashkėt, apo bindje fetare tė pėrbashkėta dhe qė dallohen nga pjestarėt e tjerė tė njė kombėsie tė dhėnė pikėrisht nga kėto aspekte....''.
Mendoj se kombi shqiptar duhet tė ketė gjithnjė nė kujtesė,meqė me sa duket
Presidentin,Parlamentin,Qeverinė pak i shqetėson,fakti qė ''Omonia'' shpall se minoriteti i tyre grek nė Shqipėri ėshtė nė trojet e veta autoktone!!!. Dikush mund tė thotė: ''S'ke pse i merr seriozisht fjalėt e tilla!!!''.
Edhe kėshtu mund tė jetė. Por jo plotėsisht kėshtu, Logjika e gjėrave mė thot se kėta zėra janė tė njė orkestre mė tė thellė.
Shqiptarėt gjithmonė kan qenė dhe mbeten fqinjė tė mirė me popullin grek. I nderojmė pėr kulturėn e lashtė, tė ndritshme qė i hapi njerzimit, dhe pėr lulėzimin me tė, tė demokracisė sė parė antike.Ashtu dhe ata, u takon tė na nderojnė pėr origjinėn tonė hyjnore pellazgjike, me virtytet e larta si popull e si mik.
Por zhgėnjimi i madh ndaj fqinjėve,pėr tėrė at gjak qė derdhėn shqiptarėt nė altarin e lirisė sė tyre. Tė bėnė tė rikujtosh gjithnjė fjalėt e Bajronit pėr Shqipėrinė: ''S'ka komb tjetėr tė jetė marrė nėpėr kėmbė kaq pamėshirshėm nga shtetet fqinjė''.(1)
Pretenduesit e ''Omonias'' thonė se kan argumente!?.
Historia siē duket po pėrsėritet nė cikle tė vazhdueshme. Tragjedia ėshtė e njejtė. Ndryshojnė vetėm faktorėt. ''Miqėt''dolėn brenda Shqipėrisė me garderobė moderne helene.(2)
Kėto ndodhėn sepse disa autorė tė pėrkėdhelur, qė e kishin monopolizuar historinė, kanė kopjuar pjesė nga punimet e pseudohistorianėve tė huaj sllavo-ortodoks, pa ia kaluar gjykimit kritik. Kėto materiale tė quajtura me vlerė historike i kanė vendosur nė tekstin e Historisė sė Shqipėrisė. Tė dhėna tė cilat e kanė shtrembėruar, zbehur dhe e kanė lėnė me mjaft boshllėqe historinė e ndritur tė tė parėve tanė. Sikurse dihet, kėto tė meta e kanė sakatosur tekstin e ''Historisė sė Shqipėrisė'', qė konsiderohet si palca e pėrmbledhur e gjithė historisė shqiptare tė ligjėruar.
Ndoshta shfaqem disi i skajshėm nė kėto mendime, por mbshtetem te fjalėt e Ismail Qemalit: ''Nė ju e quani kokėfortėsi mbrojtjen e Atdheut, tė tėrėsisė tokėsore dhe tė drejtave tė shqiptarėve, aherė dijeni se kėtė kokėfortėsi shqiptari e ka pasur, e ka, e do ta ketė sa
tė jetė bota''.(3)
Dihet,historikisht drama e madhe mbi trojet e Shqipėrisė, nis pas Luftės ruso-turke
(1877)(4), Kongresi famėkeq i Berlinit (1878)(5), Konferenca e Ambasadorėve (1913)(6), etj.
Ku janė trojet autoktone tė shqiptarėve? Cilat janė trojet e vėrteta shqiptare?!!!
Autorė tė ndryshėm dhe specialistė tė gjeografisė kan provuar me tė dhėna tė tyre tė bėjnė shpjegime pėr madhėsinė e trojeve shqiptare. Sami Frashėri thotė se: ''Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 70.000 km2(7). Studjuesi francez L.Uelavitch thotė se: ''Madhėsia e sipėrfaqes sė Shqipėrisė ėshtė 75.000km2''(8). Studjuesi tjetėr shqiptar T.Selenica na jep njė -''sipėrfaqe tė Shqipėrisė nė 80.000km2''(9). Ndėrsa kufijt e vėrtetė, kufijt etnik tė Shqipėrisė, ashtu siē na i pėrshkruan Prof.A.Gashi janė:
K u f i r i p e r ė n d i m o r
Nga kjo anė Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron nė pikėn Skepi i Zi. Gjatėsia e buzės nė kėtė anė ėshtė 651 km.
K u f i r i v e r i - p e r ė n d i m o r
Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.
K u f i r i v e r i - l i n d o r
Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecė nga lindja deri tek katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri tek kuota 1548 e pastaj kthen pėrsėri nė lindje tė Karakollit tė Osman Pashės nėn kuotat 1619 - 1931.
Kjo vijė e kufirit pėrmbledhė qytetin e Kurshumlisė, Prokuples, Leskocit dhe tė Vrajes sė bashku me rajonet dhe katundet e tyre.
K u f i r i l i n d o r
Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron nė qoshin ku bashkohen dy lumenjtė, Venetika e Vistrica, me njė gjatėsi prej 342 km.
Kjo vijė lindore fut pėrbrenda krejt viset e humbura mbas luftės Ballkanike (1912), tė cilat
pėrbėhen prej kėtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovė, Prizren, Kaēanik, Vranie,
Gostivar, Tetovė, Shkup, Kumanovė, Preshevė, Dibėr, Kėrēovė, Strugė, Ohėr, Krushevė, Pėrlep, Resnie, Manastir, Follorinė, Kostur, Naselicė e Grebenė.
K u f i r i j u g - l i n d o r
Kjo vijė fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricė me Venetikon e mbaron nė grykėn e lumit Artė me njė gjatėsi gati 180 km.
K u f i r i j u g o r
Pėrmbledh brigjet detare tė gjirit tė Artės.Kėto brigje janė shum tė pėrthyeme e kanė njė gjatėsi prej mėse 93 km, dhe duke filluar nga goja e lumit Artė, mbėrrijnė tek qyteti i Prevezės.
Brenda kėtyre kufijve ndodhet Shqipėria, e cila shtrihet nė jug - perėndim tė siujdhesės
Ballkanike, mbi brigjet detare tė Adriatikut dhe tė detit Jon, nga jugu nė veri ndėrmjet skepave Skepi i Zi nė lindje tė Vrajės gjatėsi lindore nga Ferro.(10)
Me luftėrat Ballkanike,Konferenca e Londres mė 1913 i plotėsoi ėndėrrat e shteteve fqinje, Greqisė, Serbisė dhe Malit tė Zi dhe u vendos kufiri i sotėm nė mė pakė se gjysmėn e Shqipėrisė.(11)
Shqipėria etnike para ardhjes sė turqve nė Ballkan, zinte njė sipėrfaqe prej rreth 110.000
km2(12).Nė periudhėn e pavarėsisė sė shteteve fqinje, Serbisė, Malit tė Zi dhe greqisė, Turqia u ''fali'' kėtyre shteteve rreth 5.000 km2, tė tokės shqiptare(13). Luftėn e vitit 1876 - 1877 me
Rusinė, Turqia e pėrfundoj duke i dhėnė asaj nė interes tė popujve ortodoksė tė Ballkanit rreth 25.500 km2 tė tokave shqiptare.(14)
Nė fund tė shek.19-tė territori i Shqipėrisė etnike do tė konsiderohej rreth 80.00 km2 me 2.5 milion banorė(15), ndėrsa Konferenca e Paqės qė u mbajt nė Versaj mė 1919 - 1920 do tė konstatojė se territoret shqiptare nė vitet 1912-1913 zinin njė sipėrfaqe prej 90.270 km2 me rreth 3 milion banorė(16). Pėrkundėr kėtyre konstatimeve kjo Konferencė sanksionoi vendimet e Traktatit Paqėsor tė Londrės (1913), duke shkėputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 qė iu shpėrndau shteteve fqinje, kėshtu qė Shqipėrisė i mbetėn vetėm rreth 28.700 km2.(17) Ndėrsa sipas Vjetarit Statistikor tė Shqipėrisė, sipėrfaqja nė km2 e shtetit shqiptar ėshtė 28.748 km2.(18)
Me gjenocidet qė ushtruan mbi popullin shqiptar jashtė kufijve londinezė, e sidomos ndaj atyre nė Ēamėri, ata menduan se me shqiptarėt u kry ē'do gjė dhe vazhdojnė tė shofin pėrpara.
Nė Evropėn e sotshme e ndjejnė tė papėrligjur e pa mbėshtetje pushtimin nga jashtė edhe pse kontigjentet i mbledhin e i regjistrojnė me bekimine kishės e Patrikanės.(19)
Dhe nisin trokitjet nga brenda,gjer nė shkeljet flagrante tė sovranitetit shqiptar.
Pėr modesti dhe pėr besueshmėri tė fakteve tėrhiqem nė idenė qė shprehi dhe po i lė tė flasin tė tjerėt. Pėr aftėsi tė kufizuar apo thellim nė ''parcellėn'' e tė tjerėve, kėrkoj tolerancė dhe pres plotėsime.
Sipas dokumenteve historike tė botuara, qysh herėt, Ilirinė e Jugut(20) grekėt karshi e quanin Epir(21). Ashtu siē e shihnin nga ishujt.
Ėshtė njėllojė,vazhdojnė studjuesit, si peshkatarėt e ishujve Bohama ta quanin Floridėn ''Kontinent''. Emėr qė s'ka asgjė tė pėrbashkėt me kombėsinė e popujve qė jetojnė aty. Nė pjesėn qė i kushtohet Greēisė, Straboni(22) nuk e pėrmend Epirin kurse Ilirinė dhe Maqedoninė i trajton sė bashku.''Pas epirotėve dhe ilirėve, thotė ai, vinė fiset greke''. Siē e dimė nga ''Iliada''(23), kėto fise 'barbare jo helene, nuk bėnin pjesė nė Lidhjen greke kundėr
Trojės(24).Maqedonia dhe Epiri kishin njė gjuhė tė pėrbashkėt jashtėhelene, gjithashtu, thotė si Straboni edhe Plutarku(25). ''Epirotėt e maqedonėt, pėrforcon studjuesi gjerman Hahni(26), qenė fise tė afėrta me njėritjetrin, ose me prejardhje tė pėrbashkėt''.
Skėnderbeu thoshte:''Nėse kronikat nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotas''. Siē e quante Barleti: ''Princ i epirotėve''.(27)
''Shqiponja''siē quhej Pirroja(28),u vra nga tulla enigmatike nė thellėsi tė Greqisė sė sotshme,i goditur te vendi i pėrkrenarės epirote.
''Nė Epir gjatė lashtėsisė banonin vetėm popujt jogrekė, shkruante Tumman(29), qė flisnin gjuhėn maqedone ose, ēka ėshtė njėsoj, gjuha ilire''. Aristoteli(30) te vepra e tij ''Politika'', i
kushton vėmendje tė veēant Kushtetutės sė Epirit(31), si e ndryshme nga ajo helene. Skylakis(32) i lashtė, duke pėrmendur Ambrakinė(33) thotė: ''...prej kėtej nis Helada''(34).Aristoteli shkruan pėr ishullin Diomeda(35) nė detin Adriatik se: ''...kur vinė kėtu
helenėt...''.Dhe mė poshtė:''...kur vinė barbarėt qė rrojnė aty afėr...''.
Tė gjithė autorėt e hershėm grekė gjuhėn e Epirit e quajnė pellazgjike, jo greke. Nė asnjė dokument a historian spėrmenden pėrkthyes nė bisedime mes popujsh ''barbarė''. Pasi ata merreshin vesh pothuaj nė tė njėjtėn gjuhė tė tyre, jashtėhelene. Rrėnjėt e fjalėve tė vjetra tė Epirit, kujto tė perėndie, s'njiheshin nga grekėt, qenė tė kohės sė pellazgėve mė tė lashtė me tė
cilėt grekėt trazuan gjuhė e kulturė.(36) Atėherė, gjykojnė studiuesit, epirotėt dhe shqiptarėt vazhdues tė tyre,ku ua morrėn rrėnjėt kėtyre fjalėve nė gjuhėn e vet tė pėrditshme siē i
kemi dhe ne gjer mė sot.Mos befas,pasi u shfaqėn aty, komunikuan me tė vdekurit e lashtė!!!?.
Nė kėtė rrjedhė historike,studjuesi suedez Martin P.N.Nilson(37),thotė se: ''Epiri nga ēdo prirje del jogrek''. Perandori bizantin i shek.X-tėLeoni i Menēur(38) thotė se: ''Banorėt e Epirit janė shqiptarė''. Studjuesi Lyber(39) shkruan se: ''Ishulli i Korfuzit nė zanafillė banohej nga ilirėt''. Kronisti bizantin i shek.XIV-tė, Mihal Dukasnantar (40) i Shtėpisė Imperiale, tregon paanshėm se: ''sunduesi i Janinės, Thoma Preluboviqi i mbiquajturi ''shqiptar vrasės'',aninėn e pastronte nga shqiptarėt nė njė mėnyrė tė tillė, sa qė dhėndrrit tė vet shqiptar Gjin
Bue Shpatės i cili e rrethoi kėrrcėnueshėm, i dėrgonte me cinizėm si dhuratė shporta me sy tė nxjerrė shqiptarėve!!!''.
Megjithate,osmanėt skurpulozė nė regjistrime, Janinėn kur e pushtuan mė 1431 e quajtėn
''Tokė shqiptare''. Kėshtu ata shkruan gjithashtu''Delvinė'', ''Grebene'', etj.e jo Dhelvinon,Grevena,etj.Ndodhnin edhe fenomene tė tillaė nė shek.VI-tė p.e.r. mbreti Tharip i Epirit nė administratėn e oborrit mbretėror kishte marrė me rrogė njė athinas,i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si njė gjuhė tė dytė.(41)
Studjues,shkrimtarė,pikėtorė e me radhė, tė Evropės, duke kaluar nė kėto zona tė ngrohta, nė fund tė krijimeve tė tyre emėronin edhe vendin. Saktėsia e tyre e vėrtetė ėshtė ajo qė ėshtė lėnė. S'qe naivitet apo mosdije e tėrė atyre personaliteteve tė njohur,duke shkelur vetė nė Epir,bashkonin njohuritė e tyre me emėrtimin e banorėve autoktonė. Bajroni si arriti nė
Prevezė, nga aty shkruan: ''Shqipėri, lejom tė kthej sytė e mi mbi ty, o nėnė e
rreptė burrash tė ashpėr''.
Mė tej vazhdon: ''O Shqipėri, ku lindi Iskenderi...''.
Duke e nisur njė letėr mė 31.10.1809 ai shenon: ''Janinė - Shqipėri''. Mė tej pėrshkruan
arritjen e tij: ''Sė pari zbrita nė Shqipėri, Epiri i ēėmoēėm, ku ne hymė gjer afėr malit tė
Tomorrit...udhėtuam mes Ilirisė e Kaonisė...''. Duke kėnduar pėr shqiptarėt, Bajroni flet pėr njė nga fiset e njohur: ''E kush ėshtė mė trim se sulioti zeshkan'', (ėshtė kėnga e dytė e poemės sė njohur qė flet pėr Shqipėrinė e shqiptarėt). Apo mė tej:
''Agimi lind;me tė ēohen
brigjet e Shqipėrisė sė rreptė,
shkėmbinjtė e Sulit ''.(42)
Me sa dėshmohet,suliotėt nuk u lidhėn me lėvizjen fillestare eteriste, pasi ua parandjejnė dinakėrinė antishqiptare, pavarėsisht gjakut qė derdhėn tok me vėllezėrit tė tjerė shqiptarė, pėr lirinė e Greqisė.
Dr.Holand(43) nė vitin 1812 - 1813 shėnon nė shkrime tė tij: ''Udhėtime nė Ishujt Jonianė,
Shqipėri''. ''Hyra nė Epir, nė brendėsi tė Shqipėrisė'', shkruan piktori i shquar Levis. Nė
vizatimet e veta piktori I.Leiē shėnon mes tė tjerash: ''Janinė, kryeqytet i Shqipėrisė''; ''Qyteti
dhe Kėshtjella e Paramithisė - Shqipėri''; ''Varri i Ali Tepelenės - Janinė Shqipėri''; ''Kėshtjella e Pargės - Shqipėri''; ''Lugina e Sulit - Shqipėri'',etj.
Nė ditarin e vet nė Qefalon ,nė Gusht 1823 Bajroni shkruan: ''Suljotėt qenė njė kastė ushtarake e tė krishterėve shqiptarė qė rronin nė male tė larta, tė cilat sundonin rrjedhėn e lumit Akeron''. Pėr njerėz tė tillė Bajroni vazhdon: ''...ka diēka tė trashėguar nga lashtėsia, diēka epike, nga koha e Pirros''.
Nė librin ''Manuel pėr udhėtar nė Greqi'' (44), thuhet se: ''Shqipėri sot quhet tėrė Epiri
i lashtė,si dhe provincat jugore tė ilirisė sė herėt qė arrijnė deri nė gjirin Rizonik ose grykat e
Kotorrit''.
Marksi shkruan mė vete:''Duke zotėruar Durrėsin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari te Arta...ai flet nė gjuhėn e lashtė ilire qė bėnė pjesė nė familjen e madhe tė gjuhėve indoevropiane''(45). Koloneli Lik (46) shėnon se: ''Shqipėria zė tėrė vijėn e bregdetit nė
lindje tė Jonit dhe Adriatikut,pėrfshirė nė paralelet 39 - 43''. Duke qenė nė Epir, ai shkruan se :''...aty rregulloheshin punėt nė atė mėnyrė qė qe e pėrgjithshme nė Shqipėri''. Nė zgjatje tė Epirit mė nė Veri, Liku shkruan se: ''Asgjė nuk mund tė jetė mė tėrheqėse e mė piktoreske se pamja e Luginės sė Gjirokastrės...katundet e shumta tregojnė se ajo ėshtė njė nga rajonet mė tė lulėzuara tė Shqipėrisė''.
Dijetari Spencer(47) bėnė njė gjykim pėrgjithėsues: ''Mund tė ndryshojnė emrat e njė sėrė
rajonesh e t'i pėrfshijnė ato nė provinca tė tjera, por hartėn natyrore tė Shqipėrisė s'ka dorė njeriu ta fshijė ndėr kohė qė banorėt, krishterė a myslimanė, shquhen nga tė njėjtat tipare, zakone, doke dhe prej tė njėjtės gjuhė''.
Dr.Holland gjatėsinė e Shqipėrisė e pėrcakton 250 mile; Lik e jep 30 mile nė skajin jugor dhe 100 mile nė pjesėt e tjera,dėrsa kufijt nė bregdet i jep gjer nė Prevezė dhe Sulin e quan rajonin e skajshėm tė Shqipėrisė. Ai plotėson mė saktė duke thėnė se: ''Shqipėria nis me njė rrip toke tė ngushtė nga malet e Sulit nė Vai tė gjirit tė Artės, duke u zgjeruar me njė gjerėsi qė ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet''. Dhe vazhdon mė tej; ''Gjiri i Artės mund tė quhet dalje kryesore pėr pjesėn jugore tė Shqipėrisė''.(48)
Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotė se: ''Kufijt e Shqipėrisė mbarojnė nė jug nė gjirin e Lepentos, ose sipas disave nė gjirin e Artės...E tėrė zona duke pėrfshirė dhe karnaninė, mund tė quhet pa gabuar Shqipėri''.(49)
Kur vizitoi fshatin Qestorat tė Gjirokastrės, ai tha pėr shtėpitė e tyre:''...krejt ndryshe nga ēkishim parė nė Shqipėrinė e sotme''. Tė njėjtėn gjė, por nga njė drejtim tjetėr, e pėrcakton ushtari anglez Paton: ''Prej Novipazarit 10 orė larg tokės sė Malit tė Zi...fillon shqipja e cila qė kėtej shtrihet pėr nė jug,drejt Epirit''.(50)
Dijetari Erkhart(51),Janinėn e quan:''Kryeqytet i fiseve ēame''. Hjuz(52), duke e pėrcaktuar Janinėn nė Shqipėri, shton se kėsaj tė fundit ''mund ti shtohet Arta e Luro''. Mė tej Konicėn e pėrshkruan si:''...njė prej maleve mė tė mira tė qytetit shqiptar...ka 5.000 mijė banorė, me dy tė tretat mzsliman, 600 shtėpi shqiptare, 200 greke''. Pastaj flet pėr peshkopatėn e Gjirokastrės...Drinopollis (Dropulli i sotėm) me shkurtimin e emrit ''Fusha e Drinit''(53). Para
meje, shkruan Erkharti, kur doli karshi limaneve tė Artės,...shtrihet toka e Pirros, Skėnderbeut dhe Ali Pashė Tepelenės''. Po aty, gjatė vizitės, studjuesi Doduell (54) shkruan se: ''Gjiu i Ambrakisė ndan Epirin nga Akarnania,dhe nė anėn jugore tė tij ėshtė fillimi i Greqisė''. Regjistrimet osmane mbajtur tepėr sakt, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative tė tyre me rastin e krijimit tė nahijeve. Epirit i shenojnė 617 mijė vetė; afėr 120 mijė grekė, 33 mijė vllehė. Tė tjerėt i vė shqiptarė. Pra,vetėm njė e pesta grekė. Ato statistika
Sanxhakut tė Gjirokastrės nė mesin e shek.XIX-tė i shenojnė 148.759 banorė. Nga tėta 68.915
myslimanė; 60.872 krishterė; 18.972 grekė, asnjė vllehė.(55)
Ēamėria kishte 212 fshatra krishterė; 80 myslimanė. Statistikat mė pas shėnojnė se mė 1913 nė Ēamėri 96% flasin shqip, ndėrsa mė 1940 bije nė 80%.(56)
Pukėvili(57),i njohur si filohelen shkruan: ''Habitem shumė dhe nuk mund tė kuptoj, si ka
ndodhur qė nė Ēamėri dėgjohet vetėm gjuha shqipe, sikur shqiptarėt tė jenė kėtu vendės e jo
grekėt''. Napoleoni(58) e quajti pashallėkun e Janinės:''...njė shtet i qėndrueshėm me popullsi e zakone tė tė gjithė shqiptarėve''. Pėr kėtė hapėsirė shqiptare i apelohet Papės sė Romės pėr ndihmė Epirit, kur i i shkruhet nga Shqipėria, ''pėr njė pjesė tė vendit...nga Gjiri i Artės nė portin e Vlorės, pėrfshi Manastirin nė kufi tė Maqedonisė e Mecovėn nė shpatet e Pindit''.
Nė botimet e Pukėvilit(59) lexojmė:''...me numrin e tyre tė madh, me guximin, zellin e veprimtarinė e tyre,shqiptarėt do ia ndėrronin njė ditė faqen Greqisė''. Studjuesja e shquar rumune me origjinė shqiptare Dora D'Istria(60), thotė pėr shqiptarėt nė Greqi: ''Vetmohimi e flija e tyre qenė ndihma mė e madhe nė kryengritjen greke pėr ēlirim. Mbi shkėmbinjtė
e mbi zellin e Pargės gjenden ende tepricat e njė populli qė dha jetėn e vet pėr Pavarėsinė e
Greqisė.Atje ndodhen edhe gjurmėt e gjekut tė martirėve''.
Bashkėkohėsi i Ali Pashės,rusi i pranishėm E.Golubinski(61), thotė pėr tė: ''Atdheu i tij qyteti i Artės, nuk gjendet nė Perandorinė e Konstandinopojės...por nė njė principatė tė lirė
shqiptare.Ai qe pushtuar nga turqit mė 24.03.1449''. Kėto thėnie pohojnė atė qė Ali P.Tepelena i tha lirshėm Bessierit francez: ''Unė e quaj shtėpinė time Butrintin, Pargėn, Prevezėn dhe Vonicėn''.
Ēamėri quhet qarku i Shqipėrisė qė pėrfshinė krahinat e Paramithisė, Filatit, Pargės, Margėlliqit, Gumenicės, etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Ēamėria
pėrbėnė njė krahinė jo tė veēantė tė Shqipėrisė''(62). Po kėshtu thuhet edhe mė vonė:''Ēamėria ėshtė pjesa mė jugore e Shqipėrisė, dhe jep tė dhėna pėr numrin e popullsisė nė myslimanė e
ortodoksė''.(63)
Historiani grek Sathos(64) shkruan se: ''...nė Mesjetė Thesprotia pėrmendet si krahinė e banuar kryesisht prej shqiptarėve''. Njė pėrcaktim tė tillė e jep edhe Enciklopedia italiane(65): ''Thesprotia ėshtė emri grek i Ēamėrisė''. Edhe nė Konferencėn e Loussanos nė janar 1913-tė pėrfaqėsuesi i shtetit grek M.Cacllamanos(66) nė debatet e nxehta pėr Shqipėrinė u shpreh: ''...shqiptarėt banojnė nė njė krahinė plotėsisht tė caktuar nė Epir''.
Ē'ndodhi me tėrė kėta shqiptarė nė Epirin e tyre?!!!.
''Tretja'', nga ēkombėtarizimi prej Patriarkanės dhe megalidesė, motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis(67), shprehur me letėr Ministrit grek tė Punėve tė Jashtme mė 18.02.1877, ku thuhet: ''...shqiptarėt pa gjuhė tė lėvruar, pa arsim tė zhvilluar, pa fe tė pėrcaktuar, nuk do ti ruajnė dot pėr njė kohė tė gjatė kombėsinė e tyre, po do tė asimilohen
gradualisht prej grekve tė Epirit''.
''O GAR THANATOS SOU ZOI MOU ! Thonė
grekėt,qė nė gjuhėn shqipe don tė thotė:'' VDEKJA
JOTE , RRITJA IME !!!''.
Fatkeqėsi dhe fyerje pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pėr sakrificat qė bėri pėr fqinjėt e
jugut.Mė vonė ndodhi ajo qė thoshte Noli i madh: ''Ata qė u ēliruan me gjakun e mundimet tona ,...janė mė tė kėqinjtė armiqtė tanė''.(68)
Pas revolucionit francez(69),filloi njė epokė e re. Me likuidimin e copėtimit feudal, lindėn tėrėsitė nacionale, kombėtare. Njė ndėr shtetet qė lindėn pas kėsaj periudhe ėshtė Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve tė saj liritė civile, politike nė masė tė barabartė. Klauzola tė tilla u pėrcaktuan me Traktatin e Londrės (1829)(70), tė Parisit (1856)(71), tė Berlinit
(1878)(72), qė janė quajtur traktate ''Minoritare''. Deri mė 1914 ishin bėrė jo mė pakė se
30 traktate tė tilla ndėrkombėtare.
Siē u tha edhe mė lart Pukėvili(73) shkruan: ''Ēamėt jetojnė nė jug tė lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri nė Janinė. Vendbanimet e tyre kryesore janė:
Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia''.
Ēamėria,pra,ėshtė njė zonė e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e pėrbėnte pjesėn kryesore tė pakicės kombėtare shqiptare nė Greqi, nė njė sipėrfaqe me 1950 km2, u ēlirua nga pushtimi turk mė 1912, nė tė njėjtėn kohė si e gjithė Shqipėria. Kongresi i Berlinit (1878) dhe mė pas Konferenca e Londres (1913), mė pas Koferenca e Firencės(74), qė pėrcakton kufijtė e pjesės jugore dhe juglindore tė Shqipėrisė vendosėn qė kjo trevė
shqiptare tė kalonte nėn sundimin grek. Ajo pėrfshinte 189 qytete dhe fshatra, me njė popullsi sipas regjistrimit turk tė vitit 1908, mbi 72.000 banorė.
Pas caktimit tė kufirit shqiptaro - grek, nga Protokolli i Firencės(75), Fuqitė e Mėdha i kėrkuan Greqisė tė tėrhiqte trupat e pushtimit brenda njė muaji nga Shqipėria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E.Venizellosin(76), i njohur si antishqiptar i tėrbuar, penguan tėrheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatėn ''Autonomiste
tė Vorio - Epirit''(77), e cila me njė terror tė egėr vėrsulej kundėr shqiptarėve qė kėrkonin bashkimin e atdheut tė tyre.
Mė 02.03.1914, ministri i Greqisė J.K.Zografos, bėri luftė pėr aneksimin e Shqipėrisė sė
Jugut. Ai u bė edhe kryeministėr i tė ashtuquajturit ''Vorio - Epir'', me qendėr nė Gjirokastėr. Por kjo ''zonė e Autonomisė sė Vorio - Epirit'', nuk e pati jetėn e gjatė, se iu kundėrvunė forcat e qeverisė sė Vlorės. Rezistenca e popullit tė kėsaj zone tė udhėhequra nga luftėtarėt siuharrem Rushiti, Alush Taka,etj.(78) i shpartalluan forcat greke.
Nė vitet e mėvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dėbimit tė popullsisė shqiptare me anė tė kombinimit tė detyrueshėm me popullsinė greke. Po ashtu u organizuan ēeta tė cilat bėnin terror tė paparė, u bėnė shpronėsimet arbitrare, u vunė sanksionet
nė ekonomi,e bashkė me to inkurajuan e nxitėn edhe pėrēarjen fetare midis shqiptarėve.
Para kėtyre veprimeve ēnjerėzore qė pėrbėjnė krime tė rėnda, qėndrojnė deklaratat demagogjike tė Greqisėpėr gjoja kujdesin dhe interesimin qė ajo tregon pėr pakicat kombėtare qė jetojnė nė territorin e saj. Psh.nė Traktatin e Konstantinopojės (1881)(79), pasi morri provincėn e Thesalisė dhe njė pjesė tė Epirit, u zotua se do tė mbrojė pakicat kombėtare. Artikulli i tretė i traktatit thotė:
''Jeta,pasuria,nderi,feja dhe veprimtaria e kėtyre zonave,tė dhėna Greqisė
dhe qė do tė mbeten nėn administratėn greke, duhet tė rrespektohen me kuj-
desė.Ata do tė gėzojnė tė njėjtat tė drejta politike dhe qytetare si dhe
shtetasit grekė''.(80)
Nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore, Greqia nėnshkruan nė Servė(81), mė 10.08.1920, Traktatin pėr mbrojtjen e tė drejtave tė gjuhės e tė fesė, tė minoriteteve.
Pas dėshtimit tė fushatės ushtarake greke nė Azinė e Vogėl, Greqia u detyrua tė nėnshkruaj mė 30.01.1923, nė Lozanė njė Konventė(82), pėr shkėmbimin e detyrueshėm tė shtetasve turq me origjinėn greke qė jetojnė nė Azinė e Vogėl, me shtetasit grekė tė kombėsisė turke, qė jetojnė nė Thrakinė lindore. Pėr tė mbikqyrur shkėmbimin, sipas konventės u caktua njė
komision tė pėrbėrė nga katėr anėtar turq,katėr anėtar grekė dhe tre anėtar tė zgjedhur nga Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve, midis shtetasve qė nuk kishin marrė pjesė nė Luftėn e Parė Botėrore.
Kėta u emruan mė 17 shtator 1923: njė danez, njė spanjoll dhe njė suedez. Ndėrkaq qeveria greke vazhdoi fushatėn e saj tė shpifjeve kundėr Shqipėrisė, edhe pse kishte deklaruar se nuk do tė pėrfshinte shqiptarėt e Ēamėrisė nė shkėmbimin e popullsisė turke. Sigurime tė
tilla ishin dhėnė edhe nga pėrfaqėsuesi i Greqisė nė Tiranė. Pėr pabesinė dhe mungesė ''korrekte'', grekėt pėrmenden qė nga kohėrat e vjetra. Aleksandri i Madh pėr kėto veprime i pėrmend disa herė. Kėshtu dhe pasardhėsit e tyre nuk e mbajnė fjalėn, ndryshe firmosin e garantojnė dhe ndryshe veprojnė. Kėshtu qė mijėra ēamė u dėbuan nga vatra e tyre dhe u dėrguan me forcė nė Turqi, duke i paraqitur si pjestarė tė kombėsisė turke(83). Shumė herė shqiptarėt e Ēamėrisė, gjatė kėsaj periudhe i janė drejtuar Lidhjes sė Kombeve, me protesta dhe telegrame ku kan kėrkuar prej saj mbrojtjen e tė drejtave tė tyre tė shkelura
nga qeveria greke. Nė kėtė kohė qeveria shqiptare e F.S.Nolit ndėrhyn pranė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve me njė letėr, mė 11 gusht 1924, ku i shkruan ndėr tė tjerash: ''...Ėshtė deklaruar,gjithashtu, se ēdo anėtar i Lidhjes sė Kombeve ka tė drejtė, duke u nisur nga ndjenja e dashurisė,tė tėrheēė vėmendjen e asamblesė ose kėshillit mbi ēdo rrethanė qė cenon
marrėdhėnjet ndėrkombėtare dhe qė si pasojė rrezikon tė turbulloj paqen ose mirėkuptimin midis kombeve...''.(84)
Qeveria shqiptare i kėrkonte Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve qė qeveria greke tė pėrmbushė me besnikėri zotimin qė kishte marrė nė Konferencėn e Lozanės, qė mos t'i trajtonte shqiptarėt si turqė. Si rezultat i telegrameve dhe protestave tė vazhdueshme qė i vinin
Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve nga krerėt ēamė dhe qeveria shqiptare, nė muajin dhjetor 1925, Kėshilli ftoi anėtarėt asnjanės tė Komisionit, tė mbikqyrte shkėmbimin e popullsisė greke dhe turke,qė tė bėheshin garant pėrpara Lidhjes sė Kombeve pėr mbrojtjen e
pakicave kombėtare shqiptare. Mė 15.03.1926,Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve, konkludoi pėr ēėshtjet e ngritura nga delegati shqiptar mė 04.12.1925.(85)
Pėrfaqėsuesit grek nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve iu tėrhiqet vėrejtja, pranoi pėr suprimimin e nėnkomisionit tė Epirit dhe ndaloi dėrgimin e 800 personave, tė popullsisė ēame nga fshatrat Kardhiē dhe Dhragomi, qė ishin pėrgaditur pėr t'u shpėrngulur me forcė.
Kjo ishte njė fitore e pjesėshme pėr ndalimin e mėtejshėm tė shpėrnguljes sė popullatės ēame. Por nuk arriti asgjė pėr riatdhesimin e afro 33.000 shqiptarėve ēamė qė u shpėrngulėn me forcė pėr nė Anadoll.
Kalojnė dy vite e gjysėm nga koha kur qeveria shqiptare, duke parė se deklarata e qeverisė greke nuk zbatohej, pėrsėriti kėrkesėn e saj mė 09.05.1928. Kjo kėrkesė u shqyrtua nė sesionin e 50 tė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve mė 05.06.1928. Nė kėtė sesion delegati shqiptar u pėrqėndrua nė kėto kėrkesa:
'' 1.Qeveria greke nuk ka bėrė asnjė deklaratė punimi publike, kėshtu qė departamentet e ndryshme nuk dijnė qė shqiptarėt janė tė shkėmbyeshėm, dhe nė kėtė mėnyrė kundėr tyre vazhdojnė tė merren masa shtrėnguese.
2.Kthimi i pasurive tė marra popullsisė ēame nė favor tė refugjatėve grekė tė
ardhur nga Azia e Vogėl.
3.Pjesėmarrja e popullsisė ēame nė zgjedhje, si edhe qytetarėt grekė. ipas numrit
popullsisė ēame i takonin dy pėrfaqėsues, ndėrkohė qė nuk kishte asnjė.
4.Ndalimi i shpronėsimit nė kundėrshtim me ligjet, qė i bėnte fshatarėt shqiptarė
pa tokė dhe pa kullotė.
5.Ngritjen e shkollave nė gjuhėn shqipe.
6.Lirimin nga disa taksa tė tepėrta.etj.''.(86)
Le tė shikojmė dhe tė krahasojmė arsimin nė tė dy anėt e kufirit jugor se si i kanė zbatuar aktet ndėrkombėtare.
Kėshilli i Lidhjes sė Kombeve i mbledhur mė 08 gusht 1928, pasi diskutoi pėr problemin e pasurisė sė shqiptarėve nė Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi qė problemi tė zgjidhet me bisedime dypalėshe, sipas akteve ndėrkombėtare. Nė kėtė kohė, sipas dėshmive tė komisionit hetimor,minoriteti grek nė Shqipėri kishte shkollat me mėsuesit e vet, me mėsimdhėnie nė gjuhėn amtare. Nė tė njėjtėn kohė nė Greqi ku pakica kombėtare shqiptare, dy herė mė tė
mėdha se pakica greke nė Shqipėri,nuk kishte as edhe njė shkollė tė vetme nė gjuhėn shqipe.F.S.Noli nė cilėsinė e tij si kryetar i delegacionit shqiptar nė Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesė mė 1924:
''Ēamėria, tėrėsisht shqiptare e aneksueme Greqisė mė 1913, nuk ka tė drejtė tė ketė
njė shkollė tė vetme, nė njė kohė qė minoriteti i vogėl grek nė Shqipėri ka shumė
shkolla greke...''.(87)
Edhe vet Venizellosi(88) nė vitin 1924 pėrpara Lidhjes sė Kombeve deklaron se nė zonėn e Epirit qė pėrmblidhte edhe Ēamėrinė, nuk kishte asnjė shkollė pėr pakicat kombėtare shqiptare.Ky pėrfaqėsues i Greqisė, megjithėse dha premtime pėrpara Asamblesė, asnjė ndryshim nuk e bėri.
Nė vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e shtetit shqiptar, qė ndalonte funksionimin e shkollave private nė Shqipėri. Kėshtu u ndryshua Neni 5 - tė i deklaratės shqiptare tė 2 tetorit 1912. Si pasojė e zbatimit tė kėtyre dispozitave u mbyllėn 48 shkolla private, tė llojeve tė ndryshme si dhe 19 shkolla tė huaja private. Kėto shkolla ndaheshin:
21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Myslimane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse''.(89)
Pėr mbylljen e 6 shkollave private ortodokse, qarqet shoviniste greke tė tėrbuara se u prekėn tė drejtat e pakicės greke, bėnė ankesė nė Kėshillin e Lidhjes sė Kombeve. Delegati shqiptar nė seancėn e 14 - tė, mė 18 janar 1935, deklaroi: ''Shtetasit shqiptar qė u pėrkasin pakicave tė racės, fesė apo tė gjuhės, do tė gėzojnė tė njėjtin trajtim si dhe tė njėjtat garanci nė tė drejtė
dhe nė fakt si edhe shtetasit e tėrė shqiptarė. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarė i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do tė jetė i detyrueshėm dhe do tė jepet falas,...''(90).
Pas shum debatesh ,nė pėrfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisė Ndėrkombėtare, vendosi pėr ndalimin e shkollave private nė Shqipėri mė 15 prill 1935. Vlen tė theksohet se qarqet shoviniste greke bėnė njė zhurmė tė madhe pėr mbylljen e 6 - tė shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mėsuesve. Nė kėshillin e Lidhjes sė Kombeve u paraqitėn statistikat e kohės, tė cilat tregojnė se: ''...popullsisė shqiptare i takonte tė shkojė nė shkollė 4.8%, ndėrsa pėr pakicėn greke nė Shqipėri, nė atė kohė shkonin nė 9.9%, kurse pakica kombėtare shqiptare nė Greqi nuk kishte asnjė shkollė. Kurse nė Greqi nė vitin 1930 vetėm 75%tė fėmijėve ndiqnin
shkollėn me minoritetin grek nė Shqipėri,me financat e shtetit e ndiqnin 79.3%.(91)
Mė 1938 prefekti grek nė Ēamėri Andonaqas, e ndaloi zyrtarisht pėrdorimin e gjuhės shqipe nė Ēamėri.(92)
Tė gjitha kėto plane shfarosėse pėrgaditėn tragjedinė e madhe, tragjedinė mė tė madhe pėr ēamėt nė vitet 1944 - '45, ku shovinistėt grekė vranė me mijėra ēamė dhe shpėrngulėn me dhunė popullsinė shqiptare tė besimit mysliman nga trojet e veta autoktone.(93)
Duke u munduar qė tė lihen mbrapa (nė harresė) tragjeditė e trojeve dhe popullsisė ēame, ''Omonia'' vazhdon komedinė e vet pėrpara me pretendime tė reja. Si duket zbaton thėnien e ministrit grek Samaras nė ''Neo Thesprotia''se: ''...minoriteti nė Shqipėri ėshtė shtylla jonė ku ne do tė mbėshtetemi atje pėr tė ardhmen''.
Mė qartė s'ka se si thuhet.
Nėse marrin argument integrimi faktin se nė Shqipėri ka pasur koloni helene, atėherė bukur e thot njė thėnje Abdyl Frashėri(94): ''...se grekėt duhet tė kėrkojnė edhe Italinė Jugore, Azinė e Vogėl,Rumaninė dhe Marsejėn e Francės!!!''.
Nė qoftėse ata vazhdojnė tė ngrehin pretendimet e njohura dhe tė vjetra territoriale ndaj
Epirit, atėherė, siē thoshte Jani Vreto: ''Do tė dridhen varret e etėrve, vėllezėrve shqiptarė, qė ranė pėr lirinė e grekėrve dhe qė kanė kontribuar jo mė pakė se grekėt nė themelimin e Mbretėrisė greke(95). Greqia e sotme nuk mund tė quhet shtet demokratik. Ajo ėshtė
antidemokratike,e mund ta quajmė me plot meritė njė shtet mesjetar. Shteti grek jo vetėm qė nuk i njeh tė drejtat e ēamėve, por as nuk i lejon tė vizitojnė trojet e tyre ku i kan varret e tė parėve. Nuk ka asnjė ligj nė botė qė tė pėrvetėsojė me dhunė tokėn, shtėpinė dhe pasurinė e tjetrit. Grekėt me dekada i shfrytėzojnė pasuritė e ēamėve!!.
Po djemve dhe vajzave shqiptare, qė tė detyruar pėr bukėn e gojės shkojnė me koka tė ulura pėr tė punuar, pse u ndėrrohen emrat, kombėsia dhe u varin kryq tė zinjė ortodoks nė qafė??? Pse i keqtrajtojnė si skllevėr?? Vlen tė ju bėhet kjo pyetje edhe pėrfaqėsuesve tė Evropės, SHBA -sė, Japonisė,etj. tė cilėt morėn pjesė nė ceremoninė e 2500 vjetorit tė demokracisė greke mė 04 tetor 1991,pėrse nuk pyetėt a ka sot demokraci Greqia?!
Ju qė morėt pjesė nė kėto manifestime demokratike, pėrse nuk bėtė njė pyetje tė vetme:
- KU JANĖ THESPOTĖT E PARĖ,ĒAMĖT? Pėrse nuk kthehen nė trojet e tyre?!!!
Po ju filozofė, pėrse nuk i pyetėt ''demokratėt'' grekė: - A KA SHKOLLA SHQIPE NĖ ĒAMĖRI?!.
Me rastin e 2500 vjetorit tė demokracisė greke, pėrse shteti grek nuk bėri njė tolerancė tė
pėrgjithshme demokratike,qė ēamėt e shpėrngulur me dhunė tė rikthehen nė trojet e veta?.
Kjo do ta nderonte shtetin grek,pėrfaqėsuesit e Evropės, SHBA - sė, Japonisė, etj. dhe tė gjithė qė morėn pjesė nė festat e 2500 vjetorit tė demokracisė.
Kėto nuk u bėnė sepse shovinistėt grekė kan nevojė ende pėr shfrytėzimin dhe pėrvetėsimin e pronave tė ēamėve. Kanė nevojė ende tė bėjnė politikė tė ndyrė ndaj refugjatėve shqiptarė, duke iu kthyer identitetin kombėtar nė grek, duke i kryqėzuar me kryqin e zi ortodoks grek.
Por pėr tė gjitha kėto, turpi do t'i ndjek brez pas brezi.
__________________
1."Correspondence de Lord Byron",Paris,1825
2.Z.Mirdita,"Mitet dhe mitologjia nė antikė",Rilindja
Prishtinė 1988,fq.147
3."The memoirs of Ismail Kemal Bey",London 1920
4.Dr.Ali Hadri,"Historia e popullit shqiptar",(pėr
shkolla fillore),Prishtinė 1966,fq.82
5.Po aty.
6.Po aty.
7.Sami Frashėri,"Dheshkronja",Bukuresht 1886
8.L.Uelavitch,"L'Albania",Paris 1902
9.T.Selenica,"Shqipėria nė vitet 1927","Nezioni
geografiche sul Albania",Roma 1902,fq.5
10."Kosova",(OSHAPK.),Tiranė nr.20,8 dhjetor 1991,fq.1
11.Dr.Muhamet Pirraku,"Ripushtimi jugosllav i
kosovės",fq.7
12.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombėtare shqiptare
deri nė Lidhjen e Prizrenit",Prishtinė
1979,fq.11-20,"Dielli",nr.21/27,1979
13.Mr.Kolė Krasniēi,"Roli i fesė nė ruajtjen e
identitetit dhe tė harmonisė kombėtare te
shqiptarėt",Vjenė 1996,fq.56-58
14.Ahmet Hamiti,"Ēėshtja
shqiptare",Koha,nr.14/1991,fq.26
15.Liman Rushiti,"Stradanja albanskog Naroda na Kosovu
"1912-1918,Zagreb 1991,fq.24
16.Dr.Muhamet Pirraku,"Kultura kombėtare shqiptare
deri nė Lidhjen e Prizrenit",Prishtinė
1979,fq.6
17.Vjetari Statistikor i Shqipėrisė,1991,fq.12
18.Konferenca e Ambasadorėve
(1912-1913),shih.FESH.fq.503
19.Po aty,fq.812
20.Hansjėrg Frėmmer,"Die Illyrer",Karlsruhe,1988
21.HPSH.pjesa parė,fq.46
22.Straboni ,VII.5
23.Homeri,"Iliada"
24.Lufta e Trojės,shih "Fjalor i mitologjisė",fq.150
25.Po aty.
26.J.G.Fon Han,"Albanesische Studien",Wien,1854
27.M.Barleti,"Historia e jetės dhe e veprave tė
Skėnderbeut",Rilindja Prishtinė 1982
28.Neoptolemi(Pirroja),shih."Fjalor mitologjik",fq.173
29.Johan Erik Tunman (1746-1778),"Untersuchungen uber
die Geschichte oestlichen
europaeischen Voelker".
30.Aristoteli,"Politika",Rilindja Prishtinė 1978
31.Po aty.
32.Po aty.
33.Po aty.
34.Po aty.
35.Po aty.
36.Agim Shehu,"Kombi",nr.8,9,10,fq.4
37.Martin P.N.Nilson,"Studien z.Geschichte d'alten
Epiros",Lun,1909
38.Po aty.
39.Lyber,"Fjalori i Antikiteteve klasike".
40.Po aty.
41.A.Shehu,Po aty.
42.Bajroni,Po aty.
43.A.Shehu,Po aty.
44."Manual pėr udhėtar nė Greqi".
45.A.Shehu,Po aty.
46.Uilliam Martin Lik,"Travels in Northern
Greece",1835
47.A.Shehu,Po aty.
48.A.Shehu,Po aty.
49.A.Shehu,Po aty.
50.A.Shehu,Po aty.
51.A.Shehu,Po aty.
52.A.Shehu,Po aty.
53.A.Shehu,Po aty.
54.A.Shehu,Po aty.
55.AH.Stamboll.
56.Po aty.
57.F.C.H.Pukėvil (1770-1838),"Voyage de
laGre'ce",Paris,1820 dhe Histoire de la
rege'ne'ration de la Gre'ce.
58.Napoleon,"Kujtime"Bruksell 1834
59.Pukėvil,Po aty.
60.A.Shehu,Po aty.
61.A.Shehu,Po aty.
62."Enciklopedia e Madhe Elenike",v.223.
63."Enciklopedia greke",e vitit 1936
64.A.Shehu,Po aty.
65."Enciklopedia italiane",e vitit 1972
66.Arben Puto,"Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e
fuqive tė mėdha",1912-1914
67.Stevano Skuludhis,(Ministėr i Punėve tė Jashtme tė
Greqisė),"Letėr",e 18.02.1877
68.A.Shehu,Po aty.
69.Rasim Bedo,"Ēamėria",nr.19(38),fq.3 ,dhjetor 1992
70.R.Bedo,Po aty.
71.R.Bedo,Po aty.
72.R.Bedo,Po aty.
73.Pukėvili,"Reise durch grecheuland",Hamburg 1824
74.HPSH,pjesa e dytė ,fq.401
75.Po aty.
76.Po aty.
77.Po aty.
78.R.Bedo,Po aty.
79.Po aty.
80.Po aty.
81.Po aty.
82.Po aty.
83.Po aty.
84.R.Bedo,Po aty.
85.Dhimitru,"Das Mindercheitenrech in
Grechenland",Hamburg 1935
86.Zeitschrift fur geschischtwissenschaft,nr.1976
87.Gazeta "Bashkimi",1924
88.Po aty.
89.Gazeta "Besa",1935
90.Po aty.
91.Po aty.
92.Gazeta "Zėri i Ēamėrisė",1945-1946
93.Po aty.
94.Abdyl Frashėri,Gazeta,"Moniteur
Universal",Paris,maj 1879
95.D.Shehu,Gazeta "Ēamėria",nr.1(20),janar 1992 fq.7-8
Gjilan;2003
Krijoni Kontakt