Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Qielli i Madalenes

    Qielli i Madalenės…


    Lufta kish filluar papritur, krejt si njė lojė fėmijėsh. Flitej pėr tė prej disa kohėsh, por askush nuk e besonte se do tė vinte kaq shpejt, kaq paradoksale dhe e pėrgjakshme. Kishin ndrequr me sa kishin mundur strehimin e nėndheshem te mbetur qe nga lufta e shkuar dhe mblidheshin aty te gjithe si mehalle, kur fillonte ora e bombardimeve. Pas dy javesh, cdo gje dukej me se normale, sapo ora shenonte pese e tridhjete minuta, ne rregull, shkojme, i thoshin njerezit njeri-tjetrit dhe linin kafenete, dyqanet, rruget dhe te bindur hynin njeri pas tjetrit ne bodrum. Nen driten e zbehte te qirinjve, permasat e tij beheshin me te medha, loja e dritehijeve vertet ishte me rrezik, sepse jo vetem qe askush s’e kishte mendjen te lufta, por kercisnin shakate dhe te qeshurat, femrat s’e vrisnin trurin per fjalet qe leshonin, dhe burrat per duart e gjata. Ishte lufte, ku i dihej, edhe mund te vdisnin ate nate. Nje cope bombe a granate dhe sikur s’ke qene kurre ne kete jete.
    Dy dite me pare se te nisnin bombardimet, Madalena, studente ne vitin e fundit mjekesi, kish lene kryeqytetin dhe me nje makine te rastit ish kthyer ne qytetin e lindjes. I kujtoheshin si ne tym fjalet e gjyshit te vdekur para disa muajsh,se brezi i saj shume shpejt do ta shihte nje lufte te ndyre, degjove…te ndyre po te them, dhe peshtynte gelbazen e verdhe qe mezi e shkulte nga mushkerite e shkaterruara, ne nje kanaēe qe e mbante poshte shtratit. Lum si ti, mendoi ajo, te pakten s’tu bene tre luftra.
    Kur ishte folur me K-ne ne telefon heren e fundit, ai i lutej qe andej te kish kujdes dhe te mos bente asnje veprim te nxituar, mire, mire i thoshte ajo, pa pasur as idene me te vogel, dhe vazhdonte ta pyeste se kur do flisnin prape, si do merreshin vesh etj etj. Do bejme dicka, i kish premtuar ai ne tym qe nga ana tjeter e receptorit. Ndersa Madalenen e kishte perpire nje merzi e thelle dhe nje parandjenje e erret. Si kishin ardhur gjerat keshtu? Sikur ajo te kish pranuar te ikte me te nje vit me pare, sot s’do ti duhej te perballej me kete telash kaq te madh dhe ta panjohur. Por ajo s’kish dashur sepse edhe nje vit dhe mbaronte studimet. Edhe nje vit dhe gjithcka do hapej si me nje ēeles magjik para syve te saj. Kishte enderruar gjithe jeten te behej mjeke, kish studiuar me passion e me durim, ndersa tani per ca arsye qe ajo as mund t’i thithte dot, gjithcka ishte nderprere dhe kish mbetur si nje cung i hedhur buze rruge.
    Rruges per ne qytetin e saj shihte turma njerezish qe mbanin arme ne duar, femije dhe te rritur qe ngrinin tyta kallashesh ne ajer dhe shtinin, britma, tym. Diku vargu i makinave ngeci, shoferi doli jashte te shihte ē’behej. U kthye pas disa minutash i zverdhur ne fytyre. Kane gjetur nje kufome gruaje te masakruar, tha me ze te ulet dhe Madalenes i hyne te dridhura. O zot, cfare po behet?
    -Hiqni unazat a vareset e florinjta-u ishte drejtuar shoferi me pas grave qe ndodheshin ne makine-Nuk i dihet c’ben vaki..rrezik iu kepusin gishtat…
    Arriten vone ne qytet. Sapo ishte errur dhe Madalena provoi nje ndjesi ēlirimi kur pa perseri porten e jashtme, ashtu sic e kish lene heren e fundit, rrugicen perpara shtepise te paster dhe me lule te celura. Oh, kjo arome qe ia mbushte krejt qelizat e shpirtit me nje gaz dehes. Asgje s’do ndodhe, i foli pastaj nje ze brenda vetes, e keqja eshte shume larg prej ketu. Kurre s’i ishte dukur shtepia aq e ngrohte dhe aq e ēmuar sa ate nate…strehe e sigurt ku fsheh koken nga cdo stuhi.
    Pas dy ditesh filluan bombardimet. Lajmerimi u be ne radio dhe tv, njerezit vrapuan neper strehime, me ushqime, uje e veshje per cdo rast. Burrat diskutuan gjithe naten dhe i dhane karar qe kjo lufte e ēuditshme s’e kishte te gjate, e shumta brenda dy javesh a nje muaji cdo gje do kthehej ne normalitet. Shteti yne te merr frymen, tha pastaj ai qe dukej dhe me i sigurti ne ato qe thoshte. Po... ashtu eshte, tunden kokat te tjeret, zhytur ne shtellungat e duhanit. Mengjesin tjeter mesuan se kishin vrare ne makinen e tij djalin e Maries, qe ish nisur te shihte te shoqen ne qytezen fqinje. Vetem nje thike ne zemer, dhe kishte vdekur ne vend. Pike e zeze, thane njerezia, te bien tere ato bomba dhe tjetri shkon e vdes nga nje thike…
    Madalena nuk po arrinte te lidhej me K. Kishin kaluar dy muaj, por linjat me jashte rralle punonin, sherbimi postar shume i kufizuar, dhe askush s’te garantonte nese letrat arrinin ne vendin e duhur. Lajmet rreth luftes dhe fatit te saj te metejshem vinin kontradiktore. Furnizimi me energji dhe uje sa vinte e behej me i rralle. Ne pjesen jugore te qytetit aty ku bashkoheshin kodrat e ullinjve me horizontin, varej gjithe kohen nje fashe qielli e gjakosur. Bombat binin cdo nate afer ose larg, viktimat e para ishin shenuar neper listat e shtabeve te ngritura per mbrojtjen e qytetit. Vinin lajme per njerez te grabitur neper rruge e shtepira, per gra qe perdhunoheshin lirshem ne sy te burrave te lidhur, kufoma te djegura dhe varre te hedhura ne ere. Po laheshin hesape te vjetra dhe te reja…Ishte nje lufte e cuditshme, pa armiq dhe konflikte teorike.... Ndjehej si nje tronditje qe vinte nga zemra e tokes, nje lloj vullkani qe pas shperthimit nxirrte mbi siperfaqe bashke me llaven gjithe pisllekun e globit. Ndyheshin ne te zezen e tij ditet, netet, rrobat dhe jetet njerezore.
    Nje dite qershori kur te nxehtet e parakohshem te merrte frymen qe ne pike te mengjesit, dhe djersa te ngjitej neper qimet e trupit si nje leng i peshtire, Madalena pati ndjesine e te qenit e tradhetuar. Je e tradhetuar, i foli me ngadale vetes. Provoi te zhytej ne meditacion, nje gjendje pa peshe fizike, trup e mendje e leshuar ne nje hapesire pa dimensione, me nje deshire te fshehte, por te forte per t’u zhdukur nga faqja e dheut, ndoshta per fare. E pamundur. Sapo mbylli syte iu perfytyrua ai, diku ne nje breg deti me plazh te bardhe, me diell te forte, verbues, perdore me nje femer te gjate e hollake. Madalena iu afrua me hap te shpejte, ai e ndjeu, ktheu koken dhe e pa I habitur: Ti?!…Ajo nuk fliste, vetem shihte femren hollake qe po largohej sic dukej per t’i lene vetem …. Pastaj K u kthye plotesisht nga ajo dhe I foli perseri: C’ka ndodhur me ty? Kur te kam pare nje vit me pare, ke qene si nje gonxhe. Ajo buzeqeshi e hutuar, pa ditur ē’te bente. Ta merrte si kompliment apo si pakenaqesi? Por u shkund shpejt dhe u pergjigj: Ndoshta, por kaq kohe nen tymin e bombave dhe germadhave, mbyllur ne bodrumin e shtepise edhe kaktusi do thahej …Ai qeshi me nje ze te lemerishem dhe u largua me vrap drejt femres se panjohur…
    Madalena u ngrit rrufe, veshi nje fustan qe i kapi dora dhe u nis drejt zyres se postes, me shprese se dikush do e ndihmonte te bente nje telefon me K. Per cudine e saj u lidh shume lehte, i thane se komuniteti evropian kishte shtuar disa linja te reja per lidhje me jashte, por ajo e hutuar sic qe nuk arriti ta kuptonte plotesisht se ē’lidhje te drejperdrejte kishte komuniteti evropian me linjat qe lidhnin qytetin e saj me pertej kufijte. Nderkaq nga ana tjeter e receptorit degjoi pas kaq kohesh zerin e plote te tij, qe po i thoshte se ishte akoma duke fjetur, pasi kish punuar gjithe naten. Pak nga pergjumja dhe pak nga lodhja, asaj iu duk se tjetri mezi po pergjigjej dhe per me teper jo shume i shqetesuar apo i permalluar:
    - Si po shkon aty?- pyeti ai si per nje ndeshje futbolli.- Ka shanse te mbaroje shpejt apo jo?
    - E ku ta di une?, -foli ajo. – Cfare flitet andej?
    - Fjale dhe vetem fjale, -beri ai I merzitur.-Jam ne merak per ty,- u lengezua me pas zeri I tij.-Me ka marre malli, shpirt…
    Madalena ndjeu nje bllokim te menjehershem, pastaj gjakun qe i rrodhi vrullshem nen lekure, nxehte-nxehte, dallge-dallge…Shtrengoi receptorin deri sa veshi po i dhimbte nga forca, ndjente mrekulline e kontaktit, megjithese nje kontakt shume mizor, pastaj linja u nderpre per kushedi cilen arsye, por ndoshta pa ndonje arsye, asaj iu keput dicka ne nyjen e zerit dhe iku me syte e mbushur me lot.
    Po kalonte qendren e shkaterruar te qytetit kur kuptoi se dikush po e ndiqte me te njejtin ritem. Me bisht te syrit ajo maste largesine e hijes se tjetrit, nje largesi konstante, plot durim ne ate vape e zheg te papare. Ndryshoi trajektoren ne drejtim te disa dyqaneve te vogla qe kishin mbetur ende ne kembe, dhe perseri hija nuk iu nda. Kush dreqin je, pyeti ajo me ze te ulet, dhe ktheu koken. Por u qetesua kur vuri re nje djale te ri, me dy shishe qumeshti ne dore, qe po gulēonte nga vapa. Papritur ndjeu nje pickim te vogel ne ijen e majte, si nje fshikje hithre, pastaj nje lloj vilanie te embel, iu prene gjunjet dhe vetem kur shqoi ēurgun e gjakut qe i rridhte poshte fustanit ne asfaltin e nxehte, i vetetiu me ne fund esenca e gjendjes qe po jetonin te gjithe: luftes… Djaloshit i rane shishet e qumeshtit nga duart, qumesht e gjak u perzien bashke ne nje koktejl makaber, dhe asfalti i zi dhe i nxehte nisi t’i rrufise me etje…
    U permend pas disa oresh ne spitalin e qytetit, me njerezit e familjes mbi koke. I thane se nje plumb qorr e kishte goditur ne afersi te veshkes pa e prekur, fatmiresisht. Ajo mbylli syte dhe nuk foli. Nje keqardhje e thelle per veten perziere me nje ndjenje kenaqesie qe kish mbetur akoma gjalle, e mbyti papritur. Ndjente lotet t’i rridhnin ēurg neper fytyre dhe megjithese tashme e keqja siē i thoshin te gjithe kishte kaluar, asaj iu fiksua qe ky ishte vetem fillimi.
    Nga dritarja e dhomes se Madalenes dukej godina e spitalit psikiatrik. Cdo muzg dy gra rrinin pas hekurave te nje dritareje ne katin e dyte. Krejt lakuriq e te vaposura therrisnin per ndihme: na ndihmo…vranicki ..na ndihmo, dhe me pas shqyheshin se qeshuri ne nje hare trullosese….nje gjendje absolutisht e lumtur. Madalena i shihte qe nga shtrati, pa mundur te levizte trupin si dikur, dhe pranonte per momentin se te qenit i paafte menderisht ne keto kohe te ēmendura ishte nje fat i madh. Dhe kur me pas te dyja grate e lidhnin mendjen te nisnin striptizen e thesareve te tyre mishtore, kater duar te fuqishme i terhiqnin me force nga hekurat, dhe atehere degjoheshin serish klithmat e tyre, tashme krejt te ndryshme me pak caste me pare: ndihme…ndihme… Madalena priste gjithe ankth derisa i shihte serish pas hekurave, te zbutura e te trishtuara si dy Mona Liza te verteta......
    .......Ia kishin afruar me shume shtratin afer dritares. Ne netet si kjo, kur i nxehti te pervelonte lekuren ajo kerkonte t’ia hapnin te dy kanatat dhe i dukej sikur flinte nen nje mbulese yjesh e hene. Kish mbetur me trille te parrezikshme sidoqofte, qe nga rinia e hershme, qysh atehere kur ende s’e njihte shijen e luftes…ashtu heshturazi dhe mbyturazi, pa prishur rehatin e askujt. Qielli i falte nje shije te thelle lemerie, qe ia ngrinte gjymtyret, por ajo prape vazhdonte ta shihte e perqendruar, ashtu sic shohim nje film horror ku edhe ndjejme frike, edhe s’mundemi te largohemi prej tij. Me shpresen e ēmendur se ndoshta pas nje batute a skene do te zbulojme sekretin me te madh te jetes sone. Njerin krah e mbante nen koke, dhe dora tjeter levizte instiktivisht neper trup. Prekte lekuren e gjoksit qe sa vinte e leshohej, barkun qe ne ate pozicion dukej se kish humbur krejt, zbriste me poshte tek “trekendeshi i Bermudes”, neper kofshet e ndera lirshem dhe thelle i gezohej faktit qe ishte akoma gjalle. Ne hapesiren qe i falte korniza e dritares, dalloi udhen e qumeshtit, dhe pernjehere i rimbiu ne sy qumeshti qe perzihej me gjakun e saj mbi nje asfalt te nxehte qershori, per te ngopur kushedi cilen kuēeder, qe dilte pa pritur e pa kujtuar jo dhe shume rralle ketyre aneve…
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Her si Vlore duket e here si Elbasan e here si Dubrovnik..

    Shume i bukur pershkrimi i nje qyteti dhe fati i njerzve te mjere ne nje lufte... e sidomos ajo vilanosja e "embel" nga plumbi..

    Vazhdo Dikea..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    Vazhdo dikea

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend...
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu i im! - Ja kjo mė ēmend!

    (Janė 4 vargje tė njė vogėlushi me origjinė nga njė familje ishpartizanėsh qė u dėnuan mė pas nga diktatura tė katėr xhaxhallarėt e tij me 247 vjet burg pėr AGJITACION E PROPOGANDĖ)...
    Dikeafjatore!
    KE PENDĖ PROFESIONALE! Urimet mė tė mira pėr vitin 2004 juve dhe familjes tuaj tė nderuar.
    Agim

  5. #5
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ndodh qe perlat te kene forme kucedrash, ndodh edhe e kunderta, qe kucedrat te jene prej diamanti. si do qe te jete, ne se te rastis te njihesh me ekzistencen e ndonjeres prej ketyre qeniesh, apo formash arti, ne ate cast te mallkuar perballjeje, prekesh nga nje vale dehese adhurimi, nje vale qe deshiron te jete perpetuale, dhe here pas here, kthehesh dhe e lexon edhe njehere, qe t'a adhurosh edhe njehere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-06-2004 mė 01:03
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  6. #6
    Priceless Maska e boys_ashes
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    World
    Postime
    58
    bukur

    vazhdo keshtu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 28-06-2004 mė 23:43 Arsyeja: perdorimi i gjuhes se huaj
    The Truth will set you "Free"

Tema tė Ngjashme

  1. Qielli....e dua qiellin....
    Nga sam1r nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 23:25
  2. Mistere
    Nga Darius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 129
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 10:28
  3. Rizgjohet vullkani nėnujor. Qielli i Paqėsorit mbulohet me shtėllunga tymi
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 14:08
  4. Qielli im
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 22:42
  5. Kurani: toka apo qielli u krijua i pari?!
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 05:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •