Vera Lesko drejtore e qendres Vatrës deklaron ne Londer:“ Lufta kundra trafikimit ka qënë e vështirë, mbetet ende për tu bërë më shumë”. Trafikantët kanë marrë një goditje të rëndë dhe po tërhiqen, por ata janë ende të pamundur.
“Anti-Slavery International award 2003”, fitohet nga Vera Lesko
Nga: Muhamed VELIU GAZETA SHQIPTARE
E-mail autorin: mveliu@hotmail.com
Themeluesja e organizatës jo qeveritare Vatra në Vlorë Vera Lesko, u ka nderuar nga fondacioni Anti-Slavery Iternational në Londër me çmimin “Anti-Slavery Award 2003”. Ceremonija e dorëzimit të çmimit u zhvillua të ejten 20 Nëntor2003 në ambientet e librarisë, Wooterstone në Piccadilly Circus, W1 në qendër të Londrës .
Leskaj, pionjere në luftën kundra trafikimit të vajzave shqiptare dhe fëmive për prostitucion njëkohësisht themeluesja e parë e një shelteri për kujdesjen e viktimave të trafikut, ju dorëzua çmimi i përvitshëm prestigjos kundra skllavërisë nga zëvëndës asistent komisioneria pranë Metropolitane Police zonja Carole Howlett.
“Është një privilegj apsolut për mua të marr pjesë në dorëzimin e këtij çmimi kësaj zonje të nderuar nga Shqipërija e cila me një përkushtim të madh ka punuar në parandalimin e trafikimit të vajyave dhe fëmi jëve për prostitucion, tha në fillim të fjalës së saj Howlett. Më pas ajo ka dhënë spjegime rreth aktivitetit së policisë londineze në koordinimin e punës me organizmat jo qeveritare në Shqipëri për ndërtimin e një partneriteti efektiv në njohjen dhe sigurimin e duhur të informacionit në lidhje me trafikimin e vajzave për prostitucion në Londër. “Krimi i prostitucionit nuk është një krim i cili zhvillohet në Londër” ka vazhduar ajo” është një krim i shtrirë në të gjithë territorin e Anglisë. Ne duhet ti shtojmë përpjekjet në luftën kundra trafikantëve dhe ti krijojmë siguri viktimave të këtij tarafiku. Nga“Vice squad”(skuadra e prostitucionit) e ndërtuar me specialistët më të mire në Londër mësohet se ndërmjet 75%, 87% të vajzave që punojnë si prostituta në saunat e masazhit dhe shtëpitë publike, nuk janë shtetase britanike.20% nga to janë nga Ballkani,50% nga vendet balltike, dhe 17% nga Ukraina. Nga 300 vajza të ndaluara nga “Vice Squad” këtë vit 15 nga to ishin shqiptare. “
“Vera, unë si një oficere policije në këtë fushë të krimit për shumë kohë, njëkohësisht si grua ju ofroj ju në emër të vajzave, fëmijëve dhe njëkohësisht në emër të gjithë të pranishmëve këtë çmim me motivacionin “Për dedikim dhe kurajo në luftën kundra trafikimit dhe grave për prostitucion në Shqipëri.”
“Trafikantët janë goditur por jo mundur”
Në fjalën e saj përshëndetëse Vera Lesko tha se “Kurrë nuk mund ta besoja para shtatë vitesh kur po plotësoja disa pyetësor rreth trafikut në Vlorë, dhe më pas do të kisha mundësi të ekspozoja pjesën më të zezë dhe më tragjike të jetës së qindra mijëra vajzave shqiptare të trafikuara për prostitucion. Shumë vite kanë kaluar që atëhere. Dhimbjet, vuajtjet e qindra viktimave të këtij shfrytëzimi mizor, tani janë bërë pjesë e pandalshme në punën dhe jetën time të përditëshme. Emocionet që ndjeva ditën kur mu tregua se kisha fituar këtë çmim janë të patregushme. U ndjeva se nuk isha e vetëme në punën time.Kuptova se në mbështetje të punës së stafit tim dhe për mua kjo ndihmë shkonte matanë kufive të vendit tim të varfër.Unë kuptova të dashur zonja dhe zotërinj të pranishëm se ju jeni afër meje në çdo hap të punës time në luftë kundra trafikimit. Tashmë pas shtatë vitesh shumë gjëra kanë ndryshuar, në krahasim me shtatë vjet më parë, trafikantët nuk janë të njëjtë si në ato ditë, dhe veprimet e tyre tani ndërshkohen. Ata kanë marrë një goditje të rëndë dhe po tërhiqen,por ata janë ende të pamundur. Përkundrazi ata nuk operojnë haptas si dikur.Ata kanë ndryshuar sjelljet, mënyrën dhe pamjen, ata po bëhen më shumë profesionalë dhe mendojnë me kujdes çdo hap që hedhin. Në dy vitet e fundit në shelterin tonë kanë qëndruar 500 vajza nga Shqipërija dhe vende të ndryshme. Disa nga ato kanë denoncuar tutorët e tyre duke thënë ndihmë në hetime për të zbërthyer rrjetet e trafikantëve. Shumica e këtyre vajzave që kanë jetuar në shelter ju kanë kthyer jetës normale dhe ky është një lajm që duhet të na gëzojë të gjithëve.
Sensibilizimi
Sipas Leskos mbetet ende për të bërë në lidhje me ndërrimin e mentalitetit tek njerëzit në lidhje me trafikimin e vajzave. “Vetëm para disa ditëve një television i rëndësishëm shqiptarë abuzoi me naivitetin e një vajze ish prostitutë, e shpëtuar nga trafikantët duke treguar fyturën e saj gjatë një interviste” “ Nuk mund ta harroj zërin e saj duke folur me mua për ta shpëtuar nga turpi që ajo mund të ndeshej në fshatin e lindjes , të cilët tani më dinë të kaluarën e saj.Në të njëjtën kohë kam kërkuar nga media në Shqipëri të ndalojë bërjen e saj pjesë të problemit, por të ndihmojë në ndërrimin e këtij realiteti. Lufta kundra trafikimit ka qënë e vështirë dhe për këtë mbetet për të bërë më shumë.
Faleminderit
Në fund të fjalës së saj Vera Lesko nuk ka harruar pa falenderuar familjen e saj e cila si pasojë e kërcënimeve nga trafikantët u vendos në një qytet tjetër në Shqipëri, si dhe organizmat e ndryshme që kanë ndihmuar në punën e saj si DFID dhe Save the Children të cilët ishin të parët që mbështetën punën e saj.“Faleminderit Anti-Slavery International për vlerësimin e punës time duke shtuar se ky çmim do të më ndihmojë në rritjen e emergjive të mija në të ardhëmen. Jam e sigurtë të nderuar zonja dhe zotërinjë të pranishëm këtu se ju do të më ndihmoni në përpjekjet e mija.
Prononcohet Vera Pas marrjes së çmimit
Në një prononcim të saj vetëm disa minuta pas marrjes së çmimt zonja Lesko u ka shprehur se ajo ndjehet shumë e emocionuar, “Është gjëja më normale të ndjehem e tillë për faktin që vlerësohem pas shtatë vjet pune duke punuar me një fenomen sic është ai trafikimit qenjeve njerëzore një fenomen i vështirë” ka thënë ajo. “Për mua e gjithë kjo nuk është një gjë e pakët. Që ky vlerësim më bëhet nga një organizatë ndërkombëtare në Britaninë e Madhe është një diçka tjetër që më emocionon. Megjithatë marrja e këtij çmimi për veç vlerësimit që mbart më obligon me përgjegjësi më të mëdha në luftën që kam nisur para shtatë vjetëve që ta çoj më para deri sa ti themi stop trafikut njëherë e përgjithmonë”.
Flet drejtorja e përgjithëshme e Anti-Slavery Internationall Marry Cunneen.
Marry ç’farë eshtë Çmimi Anti-Slavery Award?
Ky çmim filloi të ipej për herë të parë nga Anti-slavery International për herë të parë në vitin 1991 si pasojë e shtimit të skllavërisë në botë, me qëllim për të vlerësuar punën e gjatë dhe kurajoze të organizatave apo individëve në vendet e prekura. Kandidatët për çmim përzgjidhen nga 350 arganizata ndërkombëtare në botë dhe fituesi përzgjidhet nga një panel i përbërë nga shtatë veta me background të ndryshëm, por njohës të problemeve të skllavërisë.
Pse zgjodhët Vera Leskon për vitin 2003?
Ky çmim i përvitshëm që ne japim i ipet një personi që me punën e bërë kundra skllavërisë sjellë në vëmendjen e opinionit publik se çfarë ndodh në realitet, pikërisht në terren atje ku fenomeni është prezent. Çmimi që Vera Lesko mori sot është në lidhje me çështjet të ndryshme të trafikut të vajzave në Shqipëri të bëra publike nga Vera dhe jo vetëm kaq por edhe për punën e saj të palodhur për tju gjindur pranë dhe ndihmuar vajzat e trafikuara.
Krijoni Kontakt