Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22

Tema: Kurthi

  1. #1
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371

    Kurthi

    -C'fare ndodhi?
    -Si c'fare ndodhi?
    -C'fare ka ndodhur me ty qe je keshtu?
    -Gerta, nuk e di perse e ke fjalen?
    -Me ty ka ndodhur dicka.
    -Te gjitheve u ndodh dicka edhe mua po ashtu dhe une nuk kam nder mend ta diskutoj me ty tani
    -Nuk ka problem,nuk them ta diskutosh po shkruaje ne nje leter shume here deri sa mos te te bej pershtypje.
    -Ne rregull-ja ktheva shkurt
    Nuk kisha qejf ti futesha nje bisedimi psikologjik ne kete ambient ku isha.Po e pasqyroj pak,Gerta ishte ulur ne krah me mua,Eugeni i dashuri i saj po kerkonte nje CD po pa rezultat se ishin te gjitha metal jo te pershtatshme,Juliana e dashura ime po mbushte gotat me pije.
    Mua dhe Julianes na pelqente ti ftonim te shtepia te dy,aq me teper qe une me Eugenin ishim shoke jo shume te ngushte po ja kalonim mire gjthmone.Dua te pohoj dhe dicka tjeter.....me pelqente Gerta,shume e zgjuar dhe mund ti thoje me plot gojen nje femer e bukur.Nuk e kuptoja se pse duhet te me shkonin syte te ajo pasi Juliana ishte nje goce shume e zgjuar dhe per nga bukuria ishin gati njesoj.
    Gerta ishte e paprekshme per shume arsye.E para ishte shume besnike Eugenit dhe e donte jashte mase,e dyta Eugenin e kisha shok dhe e treta i kisha premtuar Julianes qe nuk do ta lendoja me pas asaj nate kur me kapi ne nje cep te diskos duke u puthur me njeren.Po nuk ishte komplet faji i imi se ajo me provokoi,me erdhi afer dhe mu ngjit kur po bleja pijet ,kur kercyem nga menyra se si i levizte gjoksi u dukte qe ishte pa sytjena keshtu nuk e mbajta dot veten.
    Prandaj me mire ta harroja Gerten ne ate aspekt se luheshin shume ndjenja ne mes, ajo gje mund te ndodhte vetem po te........nuk mund ta besoja iden fantastike qe me erdhi ne mendje.
    -Ho me Eugen te pelqen gje nga keto CD?
    -Dime, dhe ti vetem metal degjon!!!
    -Jo kam dhe ca CD te tjera,si te duket Madona?
    -Mire fare.....Gerta na mbush dy gota te lutem!
    U ulem.Gocat u futen nga aneksi.
    -Eugen nuk te besohet cfare i ndodhi nje shokut tim-i thashe
    -C'fare?
    -Ai kishte nje shok,te dy te martuar,po ishin te lodhur dhe u ishin bere gjerat e merzitshme.Keshtu vendosen nje dite per ti dhen kenaqesi dhe eksitim jetes qe te ndrronin grate.
    -Mos ja fut kot-
    -Pa shaka e kam dhe me bukura ishte se nuk donin qe dhe grate ta merrnin vesh.
    -Dhe?-nuk ju durua Eugenit pa me prer
    -Dhe ja arriten qellimit
    U detyrova ta prisja ne mes se Juliana na solli pije(mu duk mua apo Eugeni se si e pa kete rradhe...me nje shikim tjeter se sa zakonisht)
    -C'fare po te tregon ky Eugen?-e pyeti Juliana
    -Ka histori eshte i modh fare-ia ktheu Eugeni,me syte qe ishndriten cuditerisht
    -Juliana e le Gerten vetem-i thashe si per ta kujtuar
    Sa iku Juliana Eugeni mu hodh
    -Si ja arriten qellimit,Dime?
    Discover me like emptiness.......

  2. #2
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    -E leht nuk ishte po dhe e veshtire jo,ne 1 te nates dolen nga shtepite e tyre dhe u futen ne krevatet e njeri -tjetrit dhe ben dashuri pa u rene ne sy grave se ishin persona te tjere.
    -E pabesueshme Dime po sy nuk kishin ato?
    -Posi jo po nuk shihnin dot se dhomen ishte shume erresire.
    -Po floket,trupi,menyra e te berit dashuri nuk ndryshonte?
    -U qelloi me fat qe kishin te njejtin fizik dhe nuk ndryshonin shume.
    Vura re qe Eugeni po me shihte me vemendje sikur donte te bente krahasimin e tij me mua.
    -Cfare te tha ai shoku si ju doli,Dime?
    -Perfekt fare,imagjinoe cfare eksitimi dhe aventure kaluan pas asaj here e ben kete gje dhe per pak koh dhe jo me.
    -Qenka aventure ideale -tha Eugeni dhe i nguli syte Julianes qe po vinte bashke me Gerten per te na bere shoqeri.Ato dy ore te tjera kaluan me bisedime te pergjithshme ku Eugeni nuk mori shume pjese.Une shihja Gerten kur ktheja syte nga Eugeni ai po shihte,Eugeni shihte Julianen kur kthente syte nga mu e kuptonte qe une po e shihja.Juliana me shihte ne sy gati gjithe kohen si per te kuptuar cfare kisha folur me Eugenin me perpara dhe Gerta te shikonte ne sy me te qindin e sekondes.
    -Ikim tani-foli Gerta
    -Rrime dhe pak me shume,te lutem
    -Jo jo se do ikim ne pune,mirupafshim Dime -me dha doren pa ma afruar faqen
    -Mirupafshim Juliana,afrou me jep nje te puthur-i thot Eugeni
    -Ik Eugen se je bere tape me duket
    -Nuk jam bere tap jo,Dime si thua dalim per nje pije te ky klubi i lagjes neser?
    -Posi jo,ora 7 si duket?
    -Mire fare.
    Dita e neserme me shkoi duke menduar naten e kaluar.Mos po i futesha nje gjeje shume te rrezikshme,mendova ta leja me kaq pastaj mu kujtua Gerta dhe format e saj.
    Eugenin e gjeta te klubi po me priste,porositen dy pije dhe pa folur per formalitetet e perditshme direkt me pyeti:
    -Ej,po ata shoket e ty si e ben ate aventure duke jetuar aq larg njeri tjetrit?
    Mos po me provokente Eugeni tani se une nuk i thashe se ku jetonin
    -Po ata jetonin ngjitur me njeri tjetrin,njeri ne kat te pare tjtri ne te dytin.
    -Tamam si ne Dime.
    -Po pra se kisha ven re kete gje -ja ktheva
    -Degjo te te them dicka!
    -Fol
    -Po sikur ate aventure qe ben ata shoket e tu ta provonim edhe ne
    -Eugen,si e mer guximin,nuk eprisja nga ty-i thashe
    -Te me falesh po te ofendova dhe harroje cfare te thash por une e kam par si e sheh ti Gerten,ajo eshte nje femer terheqese dhe nuk mund te me thuash se nuk te pelqen te njejtin mendim kam dhe une per Julianen,mendoje do ishte gje e pabesueshme do ta mbanim mend gjithe jeten pastaj ata shoket e tu i kishin gra dhe nuk pyeten dhe jo ne qe vetem te dashura i kemi.
    Nuk po me besohej qe Eugeni ra dakort,emocionet po me shtoheshin,perfytyroja Gerten ne krahet e mi.
    -Eugen,mua nuk me kishte shkuar ne mendje kjo gje....po ne djall te veje pse jo?
    -Hallall Dime,gjithmon kam thene se ti premton si djale,por na duhet nje plan
    -Posi jo,sot eshte e merkure si thua per kete te shtune?
    -Shume mire,u be.
    -Prit njeher se nuk eshte bere akoma,ti je 3-4 cm me i gjate se une kjo nuk eshte problem,ke abazhur te krevati?
    -Po kam-tha Eugeni
    -Edhe une,ne ora 12:45 do fikim siguresat e shtepive,perdet e dritareve do ti mbullesh qe drite mos te futet,kur te shkoj ora 1 fiks do shkembehemi te shkallet dhe do ta takojme njeri tjetrin ne 1:45 prap.
    -Ne 1:45,po pse kaq heret?
    -Po pse mos do te hash dhe mengjes me Julianen keshtu!Mos harro qe eshte e dashura ime ajo,kjo eshte loje e rrezikshme dhe ku i dihet cfare ndodh prandaj duhet me u bere shume te kujdeshem.Pra te shtunen do hedhim te njejtin parfum,BVLGARI,pasi Gerta me ka thene qe e pelqen dhe Juliana vdes per ate,vetem evitoi kontaktet e aferta me Julianen.
    -Dime,kemi nje problem?
    -Cfare?
    -Floket e tu jan pak te gjate!!
    E vertet,si tia beja?Ja vlente kjo sakrifice?
    -E rregulloj une dhe ate-i thashe-po tani vjen me e veshtira ......si sillemi ne shtrat,patjeter duhet ta di si e ben ti me Gerten dhe une do te tregoj.
    Ky ishte momenti qe ne heshtem.Nuk po fliste asnjeri i pari derisa Eugeni tha:
    -Po iki te marr 4 shot tequila!!
    Mbasi i hodhem ato dhe ndjem efektin e tyre nuk pati me problem.Eugeni me tregonte dhe une mendoja "e shkreta Gerta si nuk e ze gjumi me kete stil qe ka ky,prit e dashur se do vi Dime "the supersexual man" "
    Kur fillova te tregoj,Eugeni degjonte si pa interes.Me beri pak cudi dhe kur mbarova ma priti shkurt:
    -Vetem kaq?
    -Pse si te duket ty?
    -Jo jo ti e di por nuk me dukete mjaftueshme
    -Nuk jemi ketu per te gjykuar por per te perfunduar nje plan-ja ktheva
    Discover me like emptiness.......

  3. #3
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    E shtuna erdhi.
    Gjate ketyre diteve une vajta dhe pashe dhomen e Eugenit dhe ai erdhi pa timen keshtu qe ta kishim nje ide se ku futeshim.Vendosem qe ne rast rreziku te lenim gjithcka ne mes cfaredo qe te ishte dhe te benim zhurme te shkallet e apartamentit.Pastaj sa te ndizeshin dritat dhe te behej problem ne do kishim mundesi te ndroheshim prap.
    Une vajta ne floktore dhe i preva floket,i dhashe nje stil te perafert me Eugenin.Goca qe me preu floket ma hoqi trunin,i fuste gishtat te floket e mi dhe i perkedhelte,mundohesha ta hiqja mendjen andej por me dukej sikur Gerta me perkedhelte dhe me thosh "mos ik Dime...mos mu largo ....kthehu tek une o shpirt ti zbusim tigrat bashke".Cdo gje qe me rrethonte ato dite me dukej erotike,zhurmat e makinave,objektet qe prekja u jepja pamje seksuale as Julianen nuk e lashe te qet ato tre nete.
    -Juliana,i ftojme sot per dark Eugenin me Gerten?
    -Pse s'do dalim ne sot?
    -Me mire rrime brenda edhe koha nuk eshte e mire.
    -Mire,ata te dy me pelqejne si cift
    I thirra te dy,edhe ata nuk kishin plan sic ishte parashikuar.Me pelqyen stilin e ri te flokeve dhe Gerta sygjeroi Eugenin te ikte te e njejta butike ku ika une.Mbremja kaloi e qete pa lene ndonje dyshim per cfare do pasonte.
    I thame naten e mire njeri tjetrit.Juliana u shtri direkt.Ate doja dhe une,pasi pashe nje cik TV u shtriva dhe une rreth ores 12.Po prisja ne heshtje per ndonje gerhitje te leht po me kot Juliana asnjeher nuk gerhiste.Ne 12:45 i peshperita Julianes dhe me kujdes u cova nga krevati dhe dola te shkallet e apartamentit.Eugeni po me priste aty,vajtem te kutia elektrike dhe fikem dy siguresat e shtepive tona.Qetesi.Asnje levizje apo zhurme.Koha erdhi.
    -Pac fat o mik-me tha Eugeni
    -Edhe ti o plak-ja ktheva
    Ngjitha shkallet me kujdes,hapa deren kryesore(qe ishte lene e hapur )eca me kujdes drejt dhomes se gjumit.U futa pa bere zhurmen me te vogel,kaloj anes krevatit ....dhe ne ate erresire mund te shihja formen e Gertes.Zemra si nuk po me dilte nga kraharori.Rri i qete i thashe vetes ndryshe ke per ta prish.U shtriva ne krah te saj.....ah parfumi sa i embel.Ndejta 2 min keshtu,dora ime filloi te prekte trupin e saj ne pikat me te nxehta.Nuk po shihja ndonje reagim deri tani dhe po me shqetesonte,pas pak degjoj ca renkime te lehta "oh i dashur","vazhdo,mos ndalo kurre me...oh....ohhhhh".Nuk kaloi shume kur...........o zot....o allah...o engjej....o djaj,behuni bashke ketu te gjithe te jeni deshmitare se cfare po ndodh.Gerta ishte shume e nxehte si shqiponje...jo si shqiponje si luaneshe....po po si luaneshe ishte dhe mua me dukej vetja si nje sorkadhe ne kthetrat e saj.Nuk mund te pershkruhen ato 45 min me Gerten,rrotullimet e saja 180 grade dhe pozicionet qe merrte ishin marramendese.Isha komplet ne pushtetin e saj dhe ne ate pushtet doja te isha pa mbarim.Orgazmat e Gertes nuk kishin te pushuar,renkimet(paqesore)puthjet,ledhatimet pambarim.Kisha frike se mos me linte shenje me thonj aq e eksituar ishte.
    Sa mbaruam pa thene asnje fjale u kthye ja futi gjumit prap.Me mire per mua nuk dome duhej te peshperisja dhe te mundohesha te beja zerin e Eugenit,pas ketij momenti e kisha harruar dhe si peshperiste ai.
    Ika vjedhurazi nga krevati,dola te shkallet nuk e pashe Eugenin,kur ja doli dhe dridhej:
    -Ja dolem Dime....Dime ja dolem!!
    -Po Eugen ja dolem,do ngelim ne histori si te vetmit !!!
    -Oh si ishte Juliana!!!!!!!!!!!!!
    -Ej,lene si ishte Juliana se s'dua tia dij nga ty po ik fli gjume se i kthej une siguresat.
    -Naten e mire
    -Noten!
    Ktheva siguresat dhe ika ne shtepine time.U shtriva,Juliana ishte si e lashe.Thashe tani po bej nje dush sic e bem ne plan me perpara dhe me duhej te zgjohesha me perpara asaj qe te isha i kthjellet per cdo reagim jo te zakonshem.
    Mengjesi erdhi,kthej koken nga Juliana e shoh qe po flinte duke buzeqeshur.I dhashe nje te puthur kur u zgjua.
    -Te te bej nje kafe?-e pyeta.
    Tundi koken ne shenje pohimi,ja bera kafen me mire se kurre ,e rraha me luge shume Nescafe me nje shkume si jo me perpara.E pime kafen pa folur fare.Ishte shume serioze,nuk me pelqeu fare."Po kjo cfare ka?" mendoja.Te ket kuptuar gje valle....bo bo si me ja bo pastaj,derisa larg mund ta conte Juliana inatin.
    -Dime,dua te flasim ?
    -Ehe,perse?
    -Une e di qe mbase nuk do te vij mire po dicka ndodhi naten qe kaloi.
    Doja te ikja me vrap se duroja dot shikimin e saj kur te me thoshte per cfare vendosa une me Eugenin.
    -Cfare ndodhi o shpirt-i thashe
    -Dua te jem e sinqerte me ty se ndryshe nuk embaj dot brenda.Kishte kohe qe kur beja dashuri me ty nuk me pelqente me,mund te them qe e urreja.Kisha vendosur dhe te ndaheshim po pas nates qe kaloi ti ishe i mrekullueshem shpirt.
    Ne ke te moment Juliana mu hodh ne qafe dhe me puthte pa pushim.
    -Te dua Dime.....te dua jashte mase Dime....o hamshori im Dime...gjithe jeten e kam ditur qe ti je i vetmi per mua,nuk ka djal tjeter qe krahasohet me ty o zemer,o yll,o i paarritshem ne shtrat...fol nje fjal i dashuri im!
    Une kisha ngrire,besoj se po.Bore nuk po binte po une isha i sigurte se kisha ngrire.Puthjet e Julianes nuk i ndjenja si puthje po si thika qe me benin copa-copa,fjalet e saj nuk ishin te embla ishin acid qe me pershkoni trupin.....dhe ne kete ferr....ne kete ferr te pameshirshem degjova dhe Eugenin qe zbriste shkallet dhe kendonte me ze te larte nje kenge nga Madonna!!!
    Discover me like emptiness.......

  4. #4
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Isha ulur ne aeroport me nje cante te leht.Kisha vendosur te ikja ne Gothenburg kete fundjave pasi nje shoqja ime e punes kishte nje katalog nga ky qytet i cili me pelqeu shume.Me Julianen u ndava,nuk kaloi shume.I nxora si pretekst qe pse nuk kishte qene e sinqerte me mua ne fillim.U zume ajo me thoshte qe ta falja sic me fali dhe ajo mua per ate historine e diskos po nuk pranova.E verteta ishte se une nuk beja dot me dashuri me ate.Si mund te beja dashuri pas asaj qe me tha.
    Me Eugenin nuk vendosem ta perserisnim prap ate episod.Edhe Gerta i kishte thene qe nuk donte te bente dashuri ne erresire me sepse kishte goditur koken te muri ate nate qe ishte me mua dhe syri iu nxi per nje jave.Keshtu dhe ne e harruam.Heren e fundit qe fola ne tel me Eugenin me tha qe kishte ndruar shtepine dhe donte te fejohej dhe me Gerten.
    Juliana nuk e di nga behet tani,heren e fundit qe folem ne tel u zume prape dhe kete rradhe me mallkoi dhe me mallkoi shume rende:
    "Mos befsh me seks kurre "-me tha.
    Dhe ja ku gjendesha sot ne pritje te avionit plot tre muaj pas atij mallkimi pa ndjer ere femre.
    Orari per tu fut brenda erdhi.U la ne mes te avionit kur ne krah te majte shoh Frederik,me kete kisha punuar ne nje studio muzikore kur une ikja dhe i bija me ca cuna per te formuar nje grup.
    -Frederik!
    -Dime,si ja kalon!
    -Shume mire faleminderit!
    Frederik ishte nje burre rreth te dyzetave.E dija qe vinte nga Suedia,gjithmon pas sesioneve muzikore dilnim dhe pinim me ndonje klub afer studiove.
    -Per ku keshtu,Dime?
    -Po iki per qef ne Gothenburg,po ti?
    -Une po iki ne shtepi!
    -Nuk punon me atje?
    -Jo,ajo ishte vetem eksperience dhe ndihmoja shokun tim, se dije ti qe kam familje une ne Suedi?
    -Jo.
    -Une jetoj 20 min larg Gothenburg.
    Rruga nuk u ndie fare duke biseduar.
    -Po ne Gothenburg ku do rrish?
    -Nuk e di-i thashe -nuk kam prenotuar hotel,vetem bileten preva.
    -Eja nga une Dime-me tha-shtepine e kam te madhe,kam dhome pritje,eshte 20 min larg po mund te marresh trenin per ne Gothenburg.
    Discover me like emptiness.......

  5. #5
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Me erdhi surprise kjo oferte."E premte ne darke sa te gjej hotel dhe te lodhem.....une te djelen iki"thashe me vete.
    -Faleminderit Frederik,po nuk dua te te shqetesoj.
    -Mos ki merak per ate ,gruaja dhe vajza ime jane persona te mrekullueshem do ti takosh vet.
    Ma mbushi mendjen.
    Sa dolem jashte me tha se do bente nje telefon qe tu lindte te ditur qe do vinim.Morem nje taksi dhe u nisem,kaluam Gothenburg dhe po shkonim ne zone te qet,dalngadale ndertesat u zhduken dhe vendin e zuri natyra e bukur.
    -Larg jetoke!-i thashe
    -Po,me mire eshte.
    -Ne cfare menyre?
    -Nuk me pelqe Gothenburg,Dime,ti e di sa problem e kemi me drogen ne kete qytet.Nuk dua qe dhe vajza ime te perfundoje aty.E coj vet me makine ne shkolle ,e marr vete.Gjithmone e pyes nga shkon,me ke shoqerohet.Eshte 19 vjec dhe dua te kem nen kontroll ne keto vite delikate.
    Arritem te shtepia,vile dykateshe shume e bukur.U futem brenda nuk kishte njeri.
    -Gruaja me vajzen kane dale keshtu po te tregoj dhomen .
    Me mire mendova sa kisha ardhur dhe nuk me dukej e aresyeshme ti takoja keshtu i sapo ardhur nga rruga.Te rregullohem thashe njeher te hedh dhe parfumin tim te fundit "Mania" dhe ateher do isha gati ti takoja....per te lene pak pershtypje pra mo!!
    Ate darke e shpenzova ne Gothenburg,Frederik me shpjegoi ku ishte treni keshtu ika ne qytet.Baret ishin plot.Nuk qenddrova shume u ktheva ne shtepi.
    I rashe ziles,porten e hapi Frederik.
    -Futu Dime,si ja kalove?
    -Mire jo keq,kalova ne Gotaplatsen,neser do kaloj nga Kungsportavgum...nuk e di po ja them mire emrin?
    -Ha ha ha nuk ka problem eja te te prezantoj Rut gruan time.
    Kur kthej koken shoh Rut.Alamet femre,nuk ke cfare te thush per femrat suedeze.
    -Mireseerdhe,Frederik me foli per ty!
    -Gezohem qe u njohem(shume fare bile)!!!!
    Floket e gjata bjonde te krehura me kujdes i binin ne shpatull,syte blu me cepa oriental i tregonin pjesen me te madhe te fytyres, lekura ne ngjyre....
    Discover me like emptiness.......

  6. #6
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    ....cokollate qe patjeter ishte perpunuar me ndonje sallon rrezesh i rezatonte ne ato dritat e kuqerremte.
    -Shkojme te dhoma e ndenjes-tha Frederik
    Me bene syte mua apo tek ajo dhome po shikonte televizor,me koken lakuar pak mbrapa,nje engjell.Profili i saj i rregullt,kembet e gjata te perthyera ne menyre elegante,floket biond si floke ari,u shtanga aq impresion me beri.
    -Dime,kjo eshte vajza ime Gotilda.
    Ajo krijese hyjnore sa degjoi zerin e te jatit u cua ne kembe me shpejtesine e nje atleteje....dhe trupin si atlete e kishte.
    -Gotilda-u prezantua me nje ciltersi feminore.
    -Dime- i thashe me gjysem zeri.
    U ulem me pyeten ca doja te pija,mora nje gin me tonik.Me pyeten shume,mu duk vetja si ne nje hetimore pak a shume dhe i vetmi qe e kisha shkelur kete shtepi prej shume kohesh.Ata dukeshin sikur ishin te ndare nga njerezimi,jetonin ne menyren e tyre dhe nuk u interesonte.Frederik komandonte bisedimin dhe mbreteresha me princeshen pasonin.
    -Ishe ne qytet,si ishin baret?-mu hodh Gotilda
    E vura re qe kjo vajze e mungonte ate atmosfere
    -Si gjithmon Gotilda,njerez qe dehen-u pergjigj per mua Frederiku
    -Ben ne Shqiperi nxehte?-me pyeti Rut
    -Shkon dhe 38!
    -Sa nxehte,edhe meshkujt duhen te jene te nxehte..ha ha- ma priti
    Ups,po kjo cfare qe?E mora per nje shaka te momentit.Isha shume ne forme ate nate.U tregova histori,i bera te qesh te dyja shume.Frederiku me shikonte dhe kenaqej qe une shkoja mire ne bisedim me ato(te pakten keshtu mu duk mua).Keshtu kaloi kjo nate dhe une isha i lodhur.
    -Do me falni mua-u thashe
    -Pa problem Dime,por neser ne mbremje je i ftuar per darke ketu.Rut me Gotilda do gatuajne dhe ke per ta pare sa do te shijoj.
    -Neser ne mbremje ketu do jem do mbaroj cdo gje deri mbasdite.
    Ika te nesermen per ne qytet prap po mendjen e kisha mbrapa.Si ishin te dyja,sa simpatike femra.Sikur te kishe te zgjidhje nuk do dije ke te zgjidhje."Mos mendo keshtu"i thashe vetes "neser do ikesh dhe e rendesishme eshte qe te kalosh nje koh te mire dhe pa komplikime"
    Kalova ne dyqane,bleva ca CD dhe nje bluze per kujtim,kur u ndala me nje dyqan GOTH,ishte nje fustan fantastik ne vitrine duke e pare me shkoi mendja te Rut dhe Gotilda,kush nga ato te dyja do dukej me bukur aty...se gjeta dot pergjigjen ika.
    Dita kaloi dhe erdhi mbremja.Zbrita poshte i gjeta te tre po me prisnim,ashtu ndenjem nja 1 ore ku une tregova cfare kisha shetitur gjate dites dhe u ulem ne tavoline.Ushqimi ishte i mire,me ra ne sy tavolina ishte e vogel vetem per 4 veta plus kur i ra piruni Frederik,Rut u cua dhe ate lau.me punoi mendja se keta nuk para ftojne shume njerez ne shtepi.Pashe vendin e gotave nuk kishte me,te katra ishin ne tavoline.Te gjitha keto vrojtime mu nderpryen......ato filluan te flirtonin shume.Une kam nje teori per flirtimin,
    1.Kur vajza ti ngul syte 1 sec kur nuk je duke folur,i ke terheq vemendjen.
    2.Kur ti ngul 3 sec,ajo te pelqen
    3.Kur ti ngul 5 sec dhe siper....ajo do te marri shpirtin....ne shtrat
    Gotilda po flirtonte si ne piken 3.
    Rut e merrte pirunin ngadale fuste ushqimin pastaj thithte dhe gjuhen duke me pare.Perballe kisha nje vullkan ne shperthim.Nuk dija kujt ti beja qefin dhe kujt jo.Kisha frike se duke pare njeren do humbte interesin tjetra.Zgjedhje mizore.
    Mbaruam dhe u ulem prape ne dhomen e ndenjes.Ketu Rut perkedhelte floket kurse Gotilda krahet...si ka mundesi kaq hapur!!Tani po mendoja se kush nga keto do jepte shenje e para kur Frederik tha:
    -Koha per te fjet gjume tani.
    Ato te dyja u cuan direkt,flirtimi u zhduk moren te dyja per nga dera dhe me thane:
    -Naten e mire Dime,shihemi neser ne mengjes para se te ikesh.
    U ngjita ne dhome pak i zhgenjyer,une jo se prisja gje por kur femra flirton ne ate menyre.Mbylla deren dhe i kisha veshet ngrehur per ndonje zhurme ..pa rezultat.Fika dritat dhe ushtriva per gjume.
    Nuk e di sa ishte ora po ne trupin tim dikush po mbushte duart,u zgjova me syte gjysem per gjume dhe shoh fytyren time para dy gjokseve llatar.Floket e saj te gjata kishin rene ne surratin tim.
    -E dija se do vije- i thashe,pa e ditur se kush ishte
    -Shshhhhhh,mos fol me ze te larte-mu pergjigj dhe dora e saj e drejtoi koken time poshte
    Une si i bindur po shijoja gjithcka."Kush do jete kjo valle,Rut apo Gotilda?".Per nga zeri mu duk Rut per nga trupi po me duket Gotilda.Vendosa te ngjitesha lart dhe ti shihja fytyren kur ajo me mbylli syte dhe ndjeva qe po me lidhte shall.Doja ta ndaloja.
    -Mos e prish kete moment-me peshperiti
    Rut do jet mendova.Donte te me lidhte dhe duart po ketu nuk pranova,insistova qe jo.Ah,cfare momenti.Ajo bente dashuri ngadale,ndalonte dhe fillonte prap nervat e mia ishin ne kontrollin e saj.Kur ritmi filloi pa pushim e degjova qe me therriste
    -Orgasmatron.....O orgasmatroni im(me vone e mora vesh qe orgasmatron d.m.th. "makine orgazme")Kur mbaruam me la te qet pa me prekur.Nuk doja te levizja isha i mbytyr diku me nje vend ku ne vend te ujit ishte kenaqesia.
    Gotilda do jete kjo mendova,tani do ta zbuloja kur hoqa shallin e pashe qe sapo po dilte nga dhoma.Oh Dreq!Me ngeli fiksim qe se pash kush ishte po thashe neser ne mengjes do ta kuptoj.
    U zgjova besoj nga dreka.Zbrita poshte gjeta Frederikun.
    -Dime,kur te jesh gati nisemi,Rut me Gotilda dolen ne qytet dhe me thane te te beja te fala.
    Dhe kete sma kishte marre mendja,nejse thashe do iki dhe sdo ta marr vesh..pune e madhe.U bera gati.Frederik do me shoqeronte deri ne qytet me makinen e tij.
    -Ne cfare vendi te bukur qe jeton ti Frederik.
    -E vertet eshte Dime po si cdo vend ka dhe anen tjeter te monedhes.
    -Nuk ka ane monedhe tjeter ketu-i thashe une sikur e dija me mire.
    -Ka Dime ka,ti me sheh mua ketu dhe thua sa mire eshte Frederik larg nga cdo gje,por po te them dhe dicka tjeter..Gotilda nuk eshte e vetmja aresye qe une jetoj larg te tjereve?
    -Pse kush eshte?
    -Dime une kam nje vajze tjeter,3 vjet me te madhe se Gotilda,dhe u be 2 vjet qe eshte me virusin HIV.
    -Po ajo nuk jeton me ty apo jo Fredrik?- e pyeta dhe sepse po nervozohesha
    -Me mua jeton Dime ne te njejtin kat ku fjete ti,e pe ate deren ne fund te korridorit ajo eshte dhoma e saj,po mbyllet atje dhe nuk ka qef te dali kur vin njerez.Po ta them vetem ty se me dukesh djal i mir.
    "Une djal i mir?".U zverdha,po me perzihej stomaku.
    -Cfare ke Dime,mos u merzit se HIV nuk eshte ngjitese nga ajri...ti se ke takuar ate!!!
    "Se ke takuar...se ke takuar"i thoja vetes por prap tmerri po me zinte..nata e kaluar,po te ket qen ajo?Shihja pallatat e Gothenburgh po me dukeshin si keshtjella ..e humba fare.
    -Dime cfare ke?
    -Ndaloe makinen-i thashe,dola jashte per tu freskuar..duart me dridheshin.U ktheva pa i fol Frederik mora canten.
    -Dime,ku po shkon...ti se ke takuar ate....apo jo?....apo jo?-me pyeste Frederik.
    Nuk i ktheva pergjigje,vetem me nje moment perfytyrova se si marshi i makines do dukej te balli i Frederik?Si "UNICORN" mendova.
    E kisha humbur komplet flisja me vete gjithe rruges:
    "E ke takuar?....Se ke takuar?"
    "E ke takuar?....Se ke takuar?"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dimegeni : 28-11-2003 mė 16:36
    Discover me like emptiness.......

  7. #7
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    U ula ne sediljen e avionit dhe mu kujtua Juliana.
    Sa i embel mallkimi i saj "Mos befsh seks kurre,Dime"!!!!!!!!!
    Discover me like emptiness.......

  8. #8
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    aha, kaq kollaj m'a hengre dime?
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  9. #9
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Dimegenironi modern i shqipes, shkruan pėr gjėra tė vjetra sa bota por meqe shqip nuk para i ndeshim vazhdojmė tė lexojmė. E mbasi mbaron ajo rrokada me gratė a tė dashurat pjesa tjetėr eklipson gjithė cke shkruar mė parė.

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    E modhe fare kjo Dime. Hej, po ēne Dime dhe Eugeni? Ishte imagjinatė apo thjeshtė i ke ndryshuar emrat?

    E fortė edhe surpiza nė fund , me sirenėn e natės. Veēse t'i shtosh qė kur hype nė avjon pėr t'u kthyer, dhe t'u kujtua Juliana, kishin vėnė albumin e TYPE-O-NEGATIVE "My girlfriends girlfriend." Duhet t'i kesh dėgjuar besoj...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kuriozitete ne Islam !!!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 10-10-2017, 04:03
  2. Kurthi gazetarit Mazher Mahmoodt arreston Besnik Qemen
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 10:04
  3. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. "Gafa" qė bllokoi titullin pėr Janullatos
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 31-07-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •