Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Sa kam per te thene...

    Sa kam per te thene...e fjalet me ngerthen ne fyt, me lidhen lak e me mbysin, ende pa lere. I vetmi tingull i lire eshte psheretima. Nje psheretime e tejzgjatur sikur del nga fundi i dheut. Nje gjendje apatie... nje rruge pa krye... Kaq kisha per te thene!!!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Dikur kisha shume per te te thene...Dikur doja te te thoja shume gjera...Aq shume sa shpirti si nxinte fjalet, as mendja, as pemet, as lulet, as hapesira...Eh sa do doja te te thoja,,,po per cudi asnje fjale s'te thashe,,,dhe te vjen te qash, te qash...
    LuM i RrEmByEr

  3. #3
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Sa kam per te thene..... Fjale dashurie eres i kam uluritur, bertitur, por ja qe ajo frynte kunder meje, dhe fjalet kurr te ty skan arritur! Tani kam ngelur pa za, vec zemra akoma rreh, eshte e vetmja zhurme qe degjoj nat per nat, nga kraharori fjala te Dua kerkon te dali jashte, por vetem shpirti im mund ta degjoj!

  4. #4
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Dikur t'i kam thënë fjalët më të bukura që dija, nuk flisja unë, fliste shpirti im. Ti gjithë kohën heshtje apo flisje gjëra që s'i kuptoja. Ndonëse i kam zhdukur që të gjitha letrat e tua, i kujtoj fjalët dhe ende s'arrij t'i kuptoj.

    Nuk di përse, një ditë më detyrove të t'i them ca fjalë që kurrë nuk do të t'i kisha thënë e as menduar. E loze një lojë perfide dhe ndonëse shtrëngoja dhëmbët të mos i them, fjalët më shpëtuan. Thjesht - ma imponove!

    Tash mund të jesh e qetë, unë nuk flas më, as nuk dua të dëgjoj gjë për ty. Tash mund të jesh e qetë, sepse në ndërdijen tënde ke krijuar bindjen se faji është i imi, e hoqe barrën nga vetja. Ashtu le të jetë. Vazhdo të jesh e qetë sepse nuk do të bëj asgjë që ta ndryshoj më bindjen, as tënden, as timen.

    Tani ia kam lënë radhën heshtjes të flasë në atë gjuhën e vet aq të mistershme...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 26-11-2003 më 19:19
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    humbjes se fjaleve

    Dikur i kam thene te gjitha
    tani te gjitha me thone heshtjen
    qe s'ia vlen t'ia gjej kuptimin.
    Eshte bukur ne keqesine e asaj
    qe nuk ke cfare te thuash
    e cfare te degjish me.
    ...
    Fjalia e fundit mund te jete
    njera fytyre e fyerjes
    qe deklaron humbjen e asaj qe kishim
    nese e kishim patur.
    ...
    Ikja e fundit mund te jete fjala
    e "nderdijes" time qe s'ia vlen
    te ta le ne dore.
    ...
    Po e marr trasten e kujtimeve
    plot me vetet e mija
    qe nuk i njohe dot ,
    megjithe servirjen e bujarshme
    Dhe duke te lene ne kenaqesine
    se duke me njohur mua
    u mjaftove me veten tende
    As nuk me ke njohur ende
    as ti ende nuk je plotesuar
    ...
    C'po them edhe une keshtu?
    kur thashe se nuk kam cfare te te them me!
    ...
    Nese i kam thene te gjitha
    nuk qenka e thene te jem shterrur
    Po bej thashetheme me mendimet e mija
    te dalura menc,
    prej gezimit qe ti nuk je me
    aty ku me nderkembezon
    fytyren me fjalet
    dhe shpirtin me sendet.
    ...
    Ti mund ta shesesh sendin qe e therret shpirt
    per nje grusht parash
    nderkohe une nuk kam mesuar ende te numeroj
    as me ze.
    ...
    nje gjethe dhe dy rrathe hene
    dy gjethe dhe nje diell i mbytur ne liqenin e syve
    une pa ty
    ti pa mua
    e bota plot se plot.
    ...
    Pse e vrasim mendjen kaq kot???
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Hej, Shi' me pelqeu ajo fjala "nderdije" dhe e shkrova ne fleten time te mos e harroj . Dhe gjithe dhimbja e sherueshme (jo e harrueshme) qe ke lene ne ditarin e perbashket me dhimbi, deri tek kujtimi i asaj qe shkrova , per dike qe iku, pa me bere te pendohem.
    pershendetje dhimbetareve, macia
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Sa kam për të thënë e po i kursej fjalët sepse kur t'i them, sikur i hedh në humnerë. Vlen për të dyja llojet: ato të bukurat dhe ato të tjerat.

    E kam stakuar trurin.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  8. #8
    ** Vijezim Drite ** Maska e Altina
    Anëtarësuar
    07-09-2003
    Vendndodhja
    Ne kohe, ne diell, ne ere...
    Postime
    158
    " Sa kam per te thene.." tani nuk ka me vlere...
    Jane sterholluar kohe te gjate neper kthina te nderfaqura idesh...
    Nese i them ... jane pluhur ne ere, prekin vetem token ne renie...
    I vizatoj keto shkronja ....
    Ashtu si ben dita me imazhet e saj, qe pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet me pas...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Atë që s'e thashë unë
    E the ti
    Atë që s'e the ti
    e thash unë
    Atë që s'e thamë as unë as ti
    E ruajmë
    me xhelozi
    E ruajmë në brendësi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 16-12-2003 më 14:59
    !...

  10. #10
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Erdha prape!
    Mos me shif me habi, kete radhe kam vendosur te te them gjithcka...Nuk kam me frike, frika nuk eshte per te dashuruarit, frika eshte per ata qe kam frike te dashurojne..Hemm kushedi c'po pertyp ne mendjen tende pjellore...Me do?- me pyet me habi, dhe une mendohem...mendohem perseri...dhe historia perseritet...Nuk paskam fuqi ti anashkaloj pesaj pyetje, e ti e di...e ti e di qe te dua...sot me shume se kurre...Ehhh me plasi shpirti, me ler, me ler ti them ato qe dua te them e ti iki larg...oh te lutem mos me shiko ne sy...nuk mundem, a e kupton nuk mundem te them te pakten nje zanore, kur syte e ty me veshtrojne...E ti vazhdon te me veshtrosh perseri...dashuri e mallkuar...paskam lindur per te dashuruar...E ti, per te mbartur dashurine time te pafat...

    Vazhdon...
    LuM i RrEmByEr

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •