Nga Dimitris Agrafiotis

Krimi i organizuar ne Ballkan ka terhequr vemendjen e komunitetit te zbatimit te ligjit dhe te senatit te SHBA. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) beson se krimi nga Ballkani, Europa Lindore e Qendrore dhe ish Bashkimi Sovjetik, po zgjerohet dhe do te vazhdoje te zgjerohet.

"Ne nje apo dy vitet e fundit, vendet europiane kane realizuar se krimi i organizuar i Ballkanit eshte nje nga kercenimet me te medha kriminale qe ato ndeshin," tha ndihmes drejtori i Divizionit te Hetimit te Krimeve te FBI, Grant D. Eshli, ne nje deklarim ne tetor perpara nenkomitetit per ceshtjet europiane te komitetit te Senatit te SHBA per marredheniet e jashtme.

Ai shtoi se organizmat policore europiane vleresojne se rrjetet e krimit te Ballkanit kontrollojne tani 70 perqind te tregut te heroines, te disa nga vendeve me te medha te Europes dhe po marrin persiper me shpejtesi trafikimin njerezor, prostituimin dhe rrjetet e vjedhjes se makinave neper Europe.

Analistet besojne se bandat jane perfshire ne te gjitha llojet e veprimtarise kriminale: trafikimi i droges, trafikimi njerezor, vjedhjet dhe plackitjet e shtepive, pastrimi i parave dhe mashtrimi i sigurimit, krimi i kumarit te organizuar dhe parate e zhvatura me batakcilleqe.

Sipas Eshlit, grupet e organizuara nga Shqiperia e kane zgjeruar veprimtarine e tyre ne Itali, Gjermani, Zvicer, Britani e Madhe dhe vendet skandinave. Ne vitet e fundit, tha ai, krimi i organizuar shqiptar u shtri ne Shtetet e Bashkuara duke krijuar partneritet me familjet Gambino, Xhenoveze dhe Lukeze per te lehtesuar krime te vecanta. Ne Itali, nderkohe, grupet e Mafjas sic thuhet, kane perfituar nga afersia e vendit me Europen Juglindore per ta lidhur veten me grupet e organizuara kriminale ne Ballkan te perfshira ne kontrabanden e armeve dhe cigareve, trafikimin njerezor dhe kontrabandimin e te huajve.

Me qellim qe t'i dale perpara ketij problemi ne rritje, Eshli tha se FBI ka ngritur nismen e Krimit te Organizuar te Ballkanit (BOC) i cili eshte perqendruar ne veprimtarine kriminale qe del nga Sllovenia, Kroacia, Serbi- Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. BOC eshte nje ndermarrje e nivelit te larte e seksionit te krimit te organizuar te FBI dhe e seksionit te krimit te organizuar dhe bandave kriminale te departamentit te drejtesise se SHBA, vuri ne dukje ai.

* Autori eshte korespondent i Southeast European Times, Athine