Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2003
    Postime
    6

    Mbinjeriu i Nietzches, realitet apo ēmenduri?

    po meqe pashe shume tema interesante mendova te dergoj edhe une nje, zgjodha kete se nuk kam pasur mundesine qe te disktuoj me njeri per veprat e nietzche keshtu kush ndihet mire dhe ka lexuar ndojne gje le te urdherohet ne kete sofer
    bye all

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    c'rendesi kane ato qe thuhet per nje mbinjeri.
    Mbinjeri- dhe i ke thene te gjitha.
    Te tjerat jane pallavra.
    Pra , thjesht MBINJERI
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ehe...pas shume drithmash e ankthesh, "Zarathustra" do te fliste:

    Jo! Kthehu,
    Me gjithe ankthin tend!
    Oh, kthehu
    Tek e fundit vetmi!
    Gjithe rekete e loteve,
    Derdhen per ty!
    Dhe flaka e fundit e zemres--
    Per ty digjet!
    Oh! Kthehu,
    Perendia im i panjohur! Dhimbja ime! e fundit--lumturi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 26-11-2003 mė 00:14
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Edhe megjithate Cupke, mbinjeriu i Nices, tundon mendjet e te gjitheve qe marrin nje doze sado te vogel te helmit.
    Se eshte helm qe shijon
    Larg ankthit, larg vetmise (vetmia? nuk eshte ankth) larg loteve, larg dashurise, urrejtjes, dhimbjes, varferise, frikes, larg perendise se panjohur, larg perendise se njohur...uh prit se dola te Camus!
    apo dola tek stoiket e lashte greke?

    Une them, pse te jesh mbinjeri, kur mund te gezosh te qenit njeri?
    Summertime baby!

  5. #5
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Bingo!

    Kete desha te them edhe une aty me la. Nicja nuk ishte aspak "mbinjeriu" i veprave te tij. Ishte zemerbute, shendetlig, i vetmuar dhe nuk e braktisi zotin me kaq pasion apo ekstaze ashtu sic na ben ta besojme.

    Je larg Camus my friend, se mua me duket se Camus nuk ndjente dhimbje fare

    Mbinjeri=perendi apo jo? E di si me pat thene nje here dikush? Se zoti (nese ekziston) nuk eshte as gjysma e njeriut perderisa nuk vuan. Po kur e kish patur tamam "derdimeni"
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966

    Re: Bingo!

    Postuar mė parė nga Cupke_pe_Korce


    Je larg Camus my friend, se mua me duket se Camus nuk ndjente dhimbje fare
    Pikerisht...larg gjithckaje. Ay eshte mbinjeriu i Nices. Ai eshte i huaji i Camus, ai eshte stoicizmi per te cilin kane nevoje te gjithe ata (ne) qe duan t'i shpetojne dickaje (gjithckaje ne nje moment)...

    Sa mire me kupton ti Cupke duhet te jemi kusherinj. lol
    Summertime baby!

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Pershesh i ke bere kusheri :)

    Ishin epikureanet qe ishin larg ankthit, dhimbjes, vetmise, frikes e me rradhe. Stoiket me sa me kujtohet, kerkonin ate shijen e hidhur te jetes, mjafton qe ishin te vetedijshem per kete. Stoiket besonin ne zot, ne nje te pameshirshem vecse, kapricoz dhe vulgar (mos ish gje fati?) Mbinjeriu i Nices ishte zot i vetvetes (apo s'ishte hic?) Camus nga ana tjeter, nuk shijonte asgje fare, dhe a e di pse? Se eshte absurde te thuash qe shijon--thosh ai-- kur jeta ska shije (ke sizifi)

    Mua asnjeri s'ma mbushi mendjen po nejse
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 26-11-2003 mė 01:36
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2003
    Postime
    6
    bukur paska lindur nje 'lufte' midis jush people, po nje gje nuk kuptoj pse duhet ti largoheni temes duke futur edhe rryma te tjera qe ne fund te fundit vetem sa ngaterrojne mendimet, cupke dyshon shume te nietzche se ai nuk e braktisi zotin aq shume sa dukej po nuk e di a e ke lexuar ANTIKRISHTIN se aty e degjeneron fene dhe sidomos figuren e priftit sepse per te feja perbente nje rrezik per rritjen e mbinjeriut

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Ke te drejte kusherire, lemsh i kam bere...po e kisha koken shume me spirale ate dite

    Dionis, "Antikrishti" eshte vjellje vreri ngaj klerit. Nicja ne cdo liber vjell vrer ndaj te gjitheve. Per te, gjithe filozofet para tij ishin pre e ideollogjive, sidomos Kantin e merr me shkelma, Hegelin e percmon.
    Nice ishte nje njeri i vetmuar, nje gjeni qe ishte i kufizuar si te shumtet ne rutinen e jetes, dhe ashtu krijoi mbinjeriun, kete personazh qe nuk influencohej nga gjerat e vogla ne jete. Kete figure qe nuk behet pre e emocioneve, qe nuk eshte pjese e shoqerise--qe njefare menyre ngjan me shoket imagjinare qe kane femijet.

    Pergjigja per pyetjen tende: realitet apo cmenduri?

    Asnjera. Thjesht krijim i nje gjeniu, nje trill skizofrenie, ne te cilin Nicja shikonte idhullin qe donte te ishte.
    Summertime baby!

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ihto , me gjithe ato goca simpatike qe ke pas ne klase te Filozofia ( sidomos njona ) , nuk ma ka merrte mendja se ke qene ndonjehere i vemendshem ne mesim , por po zhgenjehem lol

    Pergjigja e temes : Fantazi e cmendur ! Njerezit , si gjithmone ilustrojne imagjinaten e tyre te inspiruar nga Nice .

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bota e Publicisteve Musliman - Shtypi !!
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 12:33
  2. Miti si realitet dhe si gėnjeshtėr, PROF.DR. ARTAN FUGA
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-05-2006, 17:43
  3. Teknologjia Matrix po bėhet realitet?
    Nga Tini- nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 09:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •