Shqipetaret keta njerez qe kurre nuk diten te punojne per vendin e tyre.
Para ca kohesh po lexoja nje liber interesant te quajtur "Apologjia e Sokratit" dhe teksa po lexoja kete liber, mendova se kryetarin e partise demokratike, zotin Sali Berisha mund ta personifikoja me Sokratin.
Eshte shume interesante historia e shqipetareve ne shekuj dhe historia e famshme e pluralizmit partiako-shqipetar ne keto vitet qe kaluan dhe po kalojne.
Sali Berisha personi i vetem karizmatik qe perfaqeson shqipetaret e ndershem por edhe verioret e ndershem,patriote, nacionaliste, verioret qe nuk durojne padrejtesite dhe lajkat ne dem te shqipetarise dhe te ardhmes se tyre.
Ishpresidenti shqipetar , aktualisht kryetari i opozites shqipetare zoti Sali Berisha, eshte dhe do te ngelet njeriu qe perfaqesoi vlerat e shqipetareve, njeriu qe demaskoi korrupsionin, krimin, klanet qeveritare qe keta te fundit nuk kane lene gje pa vjedhur ne kete vend te "shkretuar"
Mbreme vone ne Tv Klan pashe disa sekuenca te debatit "pyetje pergjigje" me Blendi Fevziun dhe tek shihja Berishen i vetem, qe dokumentonte krimet dhe gjithshka deri ne detaje qe kjo pozite socialiste Escobare me ne krye Pavlon kishte, ka bere dhe ben, nervozohesha se perse ky popull eshte kaq matuf sa edhe nje shoku ime, me thote qe ketij populli edhe penisin te ja shtiesh ne goje nuk i ben pershtypje dhe as qe nuk kupton se cfare luhet me te.
Ku eshte PD-ja, ku jane anetaret e saj, perse Berisha eshte i vetem ne lufte kunder te gjithe krimineleve shqipetare duke filluar nga Edi Rama, Ilir Meta, Gramoz Ruci, Arben Malaj e te tjere e duke mbaruar te kryetari i mafias kolumbiane shqipetare Pavlo Fatos Nano Escobar?
Te gjithe pd-istat iken me bishtin nder shale dhe e lane te vetem Sali Berishen, duke e vene ne banken e drejtesise para gjykatesve socialiste qe kriminalizuan Shqiperine dhe shqipetaret.
Kushdo qe e ka ndjekur dje emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, ka arritur te kuptoje se kush eshte Sali Berisha.
Eshte e vertete se disa here Berisha ka gabuar dhe ato here jo per faj te tij, por per faj te te atyre te cilet e mashtruan presidentin e asaj kohe.
Berisha ishte doktor dhe jo politikan, megjithate ai mori pergjegjesite kombetare mbi shpinen e tij duke e shpene perpara luften per demokraci dhe zhvillim te shqipetareve.
Berisha eshte i vetem, atje ne banken e te akuzuarve dhe lufton per drejtesi i vetem.
Eshte i njohur fakti qe revolucioni i 97-s eshte veper e paster e socialisteve qe erdhen me kallashe dhe me gjak, ne pushtet dhe me metoda meskine dhe menyra e ardhjes se tyre me kete lloj metode dhe propaganda e tyre , krijoi ne popull edhe psikozen se Berisha eshte nje malok, nje shpellar, nje njeri qe di vec te prishe, nje njeri qe di vec te jape urdhera per te bombarduar popullin e tij, nje njeri qe mund te krahasohet me kucedra, nje njeri i paskrupullt e keshtu me rradhe.
Sot Laberia thote me mire me Fatos Nanon e te robetohemi e te ngelemi te varfer edhe sikur Tosi ta shese Shqiperine, se sa me Berishen qe di vetem te djege e te shkaterroje.
Ja pra se cfare propagande e turpshme behet ne dem te shqipetareve.
Shikoni edhe vete ju shqipetare se cfare po ndodhe me Shqiperine dhe vereni se kush eshte ai qe ngrin zerin cdo dite ne lufte kunder se keqes shqipetare.
Berisha permend cdo here krimin qe ka kriminalizuar te gjithe Shqiperine dhe populli nuk leviz prej vendi.
Ambasadori amerikan i cili eshte perfaqesues i nje shteti te huaj ne Shqiperi para ca kohesh permendte "baronet e krimit" dhe populli perseri qendron mutepsur.
Ne emer te kujt e ben luften Sokrati shqipetar?
Ne emer te tij?
Per te bere karriere?
Apo per te nxjerre veten te paster nga kjo mutnaje qe ka mollepsur Shqiperine.
Dhe Sokrati fliste e i gjithe populli qeshte.
Dhe Sokrati shqipetar demaskonte tere hipokritet, antishqipetaret, kriminelet, xhelatete ndersa akuzuesit socialiste qe i vune flaken Shqiperise qeshin dhe kur qeshin ata qesh edhe populli me ta.
Sot Himares i eshte vene flaka dhe Greqia tallet me shqipetaret dhe akoma mbas 13 vjetesh nuk doli nje shqipetar te flijohet per Shqiperine, te tregoje se ne Shqiperi nuk ka vetem funderrina, nuk ka vetem tradhetare e antikombetare, nuk ka vetem njerez te shitur.
Ismail Kadare para ca ditesh ne nje konference te quajtur "Fete dhe Civilizimet ne Mijevjecarin e Ri" shpalosi hapur per here te pare ne historine e shqipetareve , te mirat dhe te keqijat e shqipetareve dhe per here te pare ne historine e kombit shqipetar doli nje Kadare qe foli ne dobi te kombit shqipetar, foli per shume gjera dhe ju qe do te lexoni kete artikull timin, besoj keni lexuar edhe fjalen e Kadarese ne kete konference.
Kadareja kesaj rradhe prishi interesat e grekerve dhe gazetat greke u merziten shume, te cilet kane filluar dhe do fillojne nje propagande te demshme kunder shqipetareve.
Ndersa shqipetaret orthodokse me te cilet Shqiperia dhe qeveria shqipetare dhe pozita socialiste perfaqesohet, u zverdhen nga ky fjalim i Kadarese.
Kadareja nuk eshte politikan dhe nuk ka deshire te perfaqesoje ndonje pjese te politikes shqipetare sepse nuk ka deshire te merret me njerez te paskrupullt qe nuk lene gje pa bere vetem per ca para te felliqura.
Kadareja mundohet me aq sa mundet per kombin shqipetar dhe fjalimi i tij ne konferencen e zhvilluar pak kohe me pare i cili nuk kishte nevoje per deshifrim , ishte nje gje shume e dobishme ne te mire te kombit.
Si Kadareja kemi pak njerez te tille.
Te tjeret jane demagoge, hipokrite, obskurantiste qe dine vetem te mashtrojne nje popull.
Sali Berisha kesaj rradhe perkrahja nuk i erdhi nga rradhet e PD-se apo PDr apo PR apo ndonje partie tjeter satelite por kesaj rradhe Sali Berisha pati perkrahjen e shkrimtarit te shquar, Ismail Kadarese.
A e vini re se si Berisha nuk perfaqesua dhe u perkrah nga njerezit lajkatare, nga njerezit hipokrite, nga te paaftet e te pamoralet dhe nga ata qe nuk kane sinqeritet dhe ndergjegje.
Sali Berisha me drejtesine e tij, ftoi me zerin e tij patriot e nacionalist vetem ata qe dine te kuptojne, dhe Kadareja ishte njeri nga ata.
Kot nuk thone: "Kembanat bien per ata qe kane veshe"
Berishes i duhet perkrahja e popullit, ai ka nevoje edhe per perkrahjen nga shtresa intelektuale.
Ate dite qe u vra Azem Hajdari, te gjithe ata qe kuptonin se cfare do te thote demokraci dhe liri dhe te drejta, u revoltuan me te drejte.
Te nesermen e atij mesi shtatori i gjithe populli u grumbullua per te percjelle ne varreza, kete deputet, kete deshmor te demokracise, kete njeri qe plumbat e klaneve te Escobareve ne pushtet, e gjunjezuan dhe e derguan per ne boten tjeter.
Dhe ate dite sigurimi i shtetit krijoi nje kaos te turpshem dhe te paharrueshem ne Tirane, duke e detyruar popullin te coroditet dhe trupin e te ndjerit ta lene ne mes te Tiranes.
E kush tjeter mund te bente te tilla maskaralleqe ne nje dite te tille qe demokracia shqipetare mori nje goditje jete a vdekje.
Mund ta bente nje popull verior qe ishte shumice ne kete varrim?
Jo jo kurre nuk ka ndodhur dhe nuk mund te ndodhte.
Kurre nuk kam degjuar qe shqipetaret e veriut ta lene kufomen ne mes te rruges e te behen bandite e te turperojne veten e tyre, familjet e tyre.
Dikush e beri dhe duhet te mbaje pergjegjesi.
Dikush e shpiku kete urrejtje qe Escobari te qendronte ne pushtet.
Dikush e shpiku kete lloj metode qe nga e nesermja e tutje, shqipetaret te tallen me Sokratin(Berishen).
Dhe ja sot, Berisha i vetem perpara gjykatesve kriminele socialiste.
Berisha ka shume dosje per keta kriminela por nuk ka se kujt te ja jape se gjykatesit jane te lidhur me krimin.
Berisha eshte i vetem, shpesh here ironizuar, hiperbolizuar, tallur, ofenduar, poshteruar, turperuar.
Nuk ka njeri qe mund ta zevendesoje Sokratin, aq mire sa qe ben Sali Berisha.
Sokrati i perket shekullit te IV-V para eres sone.
Berisha i perket shekullit te XXI pas Krishtit.
Lis
Krijoni Kontakt