TIRANE
Prej tre ditėsh familja Gjura nė Laprakė tė Tiranės ėshtė pėrfshirė nga ankthi i zhdukjes sė vajzės sė tyre. Vajza ka dalė nga shtėpia paraditen e hėnė dhe ėshtė larguar pa lėnė asnjė adresė. Mė kot janė pėrpjekur familjarėt pėr ta gjetur nėpėr tė afėrmit apo shoqet e saja. Ndėrkohė, edhe pas denocimit tė zhdukjes sė vajzės sė tyre nė polici, nuk ka patur ndonjė zhvillim pėr lokalizimin dhe kthimin e saj. E.Gjura vazhdon tė mbajė tė shkėputura lidhjet me familjen dhe tre ditė pas zhdukjes nuk dihet ende nė ėshtė larguar me dėshirė, apo ėshtė rrėmbyer.
Kėrkimet
Me tė marrė sinjalizimin pėrkatės agjentė tė Komisariatit numėr 3 tė policisė sė Tiranės filluan punėn pėr lokalizimin dhe kthimin e vajzės nė shtėpi. Burime policore thanė pėr Gazetėn se nga pyetja e familjarėve dhe tė afėrmve nuk rezulton se 15-vjeēarja tė ketė ikur pėr shkak tė mosmarrėveshjeve nga shtėpia. Kjo e ka bėrė edhe mė enigmatike zhdukjen e saj, pasi nuk dihet tė ketė pasur ndonjė lidhje dashurore, e cila mund tė sillte njė arratisje nga shtėpia. Aktualisht fotogafia e adoleshentes ėshtė shpėrdarė nėpėr postblloqe dhe pika tė kalimit tė kufirit. Kjo e fundit ėshtė bėrė, sipas policies, si masė paraprake pėr prandalimin e daljes sė vajzės jashtė shtetit.
Kthimi
Ndėrkohė dje janė kthyer dy adoleshėntė tė tjerė, tė cilėt ishin larguar nga shtėpia tė njėjtėn ditė me 15-vjeēaren. B.Fasllia dhe A.Qehajaja janė kthyer pasditen e djeshme, ndėrkohė qė kishin dy ditė tė larguar nga shtėpia. Familjet e kėtyre tė tmerruar nga largimi pa adresė i fėmijėve kishin denoncuar nė polici. Dy adoleshentėt e kthyer dje banonin nė tė njėtėn lagje tė kryeqytetit me E.Gjurėn dhe kjo ka bėrė qė fillimisht policia tė dyshonte se ata ishin larguar nė grup. Ndėrkohė qė B.Fasllia dhe A.Qehajaja u kthyen dhe deklaruan se kishin tentuar tė iknin pėr nė Angli, rezultoi se ata nuk kishin qenė me 15-vjeēaren, madje nuk e njihnin atė.
Krijoni Kontakt