Lajmėrim pėr Publikimin e njė Libri


PERCEPTIMI I GJINISĖ NĖ SHQIPĖRI


CIVIC EDUCATION PROJECT kėrkon kontributin tuaj pėr realizimin e njė publikimi punėsh studimore dhe akademike nė lidhje me gjininė nė Shqipėri, si njė nga numrat e pavarur tė serisė rajonalė Perceptimi/Mėsimdhėnia e Gjinisė: Studimet e Grave nė Evropėn Jug-Lindore. Libri do tė jetė njė pėrmbledhje e perspektivave kritike dhe ndėrdisiplinore mbi gjininė nė aspektin historik dhe atė bashkėkohor nė Shqipėri. Libri do tė publikohet nga Qendra pėr Studime mbi Gratė nė Beograd dhe do tė shpėrndahet nėpėr Evropė si njė burim studimi dhe si mjet mėsimdhėnie. Mirėpresim shkrime nga tė gjitha disiplinat, si edhe nga aktorė socialė qė nuk janė nė botėn akademike, si pėr shembull punonj ėsit e fushave qė merren me reformat shoqėrore dhe institucionale.

Mirėpresim veēanėrisht shkrimet qė mund tė pėrfshihen nė njė nga temat e mėposhtme:



- Punime teorike kritike mbi sjelljet gjinore – studimet kulturore, filozofi.

- Studime kritike mbi maskilizmin

- Punime qė merren me identitetet e ndryshme gjinore nė Shqipėri – dhe ndėrlidhjet e gjinisė me seksualitetin. Pėr shembull, si sillen komunitetet homoseksuale nė njė shoqėri pėrgjithėsisht armiqėsore?

- Studime origjinale rreth tė shkuarės sė afėrt socialistė do tė mirėpriten: Ēfarė lloj kulture materialiste u adoptua pėr tė indentifikuar maskilizmin dhe feminilitetin nė periudhėn socialiste?

- Marrėdhėniet midis reformave institucionale dhe identifikimeve gjinore dhe sjellja e tyre nė periudhėn post-socialiste, duke pėrfshirė kėtu ndryshimet politike, ekonomike dhe institucionale nė pėrbėrjen gjinore dhe perceptimin e tyre. Si i kanė kuptuar shqiptarėt e zakonshėm ndryshimet e nisura nga tregu dhe shoqėria civile nėn influencėn e reformave pėr integrimin evropian?

- Studime kritike mbi historikun, qėllimet dhe rezultatet e punės sė organizatave jo-qeveritare ndėrkombėtare nė fushėn e gjinisė.

- Raporte kritike qė kanė tė bėjnė me mėsimdhėnien e studimeve gjinore nė arsimin shqiptare parė kjo nga perspektiva e institucioneve, mėsuesve dhe e studentėve.

- Nė ē’mėnyrė ndėrlidhet gjinia me etnicitetin? A ėshtė stereotipi i grave rome ndryshe nga ai i grave shqiptare? Si identifikohen qytetarėt shqiptarė me kombėsi joshqiptare nė lidhje me gjininė nė shoqėrinė shqiptare post-socialiste? Si reagojnė gratė me kombėsi joshqiptare ndaj sjelljeve dominuese tė maskilizmit dhe feminilitetit nė Shqipėri? Po meshkujt me kombėsi joshqiptare?



Ju lutem dorėzoni abstraktet para: 10 Dhjetor 2003
Data e dorėzimit tė shkrimit: 1 Shkurt 2004
Gjatėsia e punimit: 2,000 – 5,000 fjalė
Gjuha e punimit: preferohet Anglisht, ose shqip.


Ju lutem dėrgojini punimet tuaja, komentet, si edhe pyetjet tek editorėt e kėtij libri:

Sonila Danaj (CEP nė Universitetin e Tiranės, Universiteti “A. Xhuvani”)

Danjela Shkalla (CEP, Universiteti “A. Xhuvani”)

Shannon Woodcock (CEP nė Universitetin e Tiranės, Universiteti “A. Xhuvani”)



Nė adresėn e mėposhtme:

genderalbania@yahoo.com.au



Pjesėmarrėsit do tė ftohen nė takime nė grup si edhe nė takime shoqėrore pėr tė sqaruar qėllimet e projektit. Ne do tė ofrojmė ndihmėn tonė nė lidhje me editimin.

Mirėpresim bashkėpunimin tuaj!