Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Shkrimtarët mbështesin poema violente!

    Punimet e tij ishin art dhe krijimtaria e tij duhej mbrojtur - thone shkrimtare te njohur ne lidhje me poemat e nje 15 vjeçari.

    Nje grup shkrimtaresh, perfshire ketu dhe fituesin e fundit te cmimit Nobel per letersi duan qe gjykata Supreme ne Kaliforni, SHBA te ndihmojne 15 vjecarin nga San Jose i cili u denua si i fajshem per kercenime kriminele te shprehura nepermjet poemave te tij.
    Poemat edhe pse violente dhe te frikshme, jane punime krijuese te cilat duhet te tolerohen nga sistemi thone shkrimtaret
    Ndersa gjykata permend se kjo lloj poeme nuk mund te mbrohet me pretekstin e krijimit. Titulluar "Faces" (Fytyra), poema fillon si vajtimi i nje adoleshenti te vetmuar ("Who are these faces around me?... I wish I had a choice on what I want to be like they do" - Kush jane keto fytyra rreth meje? ... Do isha fatlum sikur dhe une te kisha mundesine te zgjidhja cfare doja te behesha, sic zgjedhin ata) por me pas poema merr nje kthese ne ide duke vazhduar "I am Dark, Destructive & Dangerous ... I can be the next kid to bring guns to kill students at school." (Jam i erret, shkaterrues dhe i rrezikshem... mund te jem nje tjeter nga ata femije qe sjellin arme ne shkolle per te vrare nxenesit.)
    Dy shoqe te klases se djalit te ri qe kishin lexuar poemen ne Mars te 2001 ishin trembur duke pasur parasysh se vetem dy dite me pare nje 15 vjecar kishte qelluar me arme ne nje shkolle ne San Diego, duke vrare dy dhe plagosur 13. Gjithashtu kujtimet e masakres ne gjimnazin Columbine ne Littleton, Colo. ishin akoma te fresketa ne ate periudhe.
    Kur e pyeten per poemen e tij George Julius T., tha se poezia ishte vetem shakaja e nje dite te keqe. Por ai u denua nga gjyqi i te rinjve me 90 dite ne burgun e te rinjve si dhe me perjashtim nga shkolla.
    Poemat nganjehere i trembin njerzit per shprehjen e emocioneve te tyre, tha novelisti J.M. Coetzee, laureanti per Nobel ne 2003, krahun e tij e mbajten dhe shkrimtare te tjere si dhe organizata te tjera per mbrojtjen e te drejtes se fjales, duke perfshire dhe PEN USA (organizate e perbere nga 2600 shkrimtare) te cilat kerkonin hapjen e ceshtjes.
    Poemat dhe krijimet e tjera "mundet vertet te trembin apo shqetesojne" u shprehen ata para trupit gjykues. "Por ne kete menyre ato ndihmojne ne fabrikimin kulturor, zhvillojne krijimtarine dhe imagjinaten si dhe na lejojne te kuptojme veten dhe te tjeret."
    Nje poeme nuk duhet te trajtohet si krim, u shprehen shkrimtaret, vetem ne rast se eshte shkruar drejperdrejt per qellime kriminale.
    Ne Janar, Gjykata Qendrore e shtetit pranoi te rrishikonte kete ceshtje por qe atehere ka vazhduar te marre argumente te shkruara po lajmeruar ne rrihapjen e saj.


    Marre nga Detroit Free Press, 16 Nentor 2003

  2. #2
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    interesante. flm qe e solle!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    kjo eshte pak a shume si ajo :

    "Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit"

    Por eshte edhe nje tjeter qe nuk e kujtoj tani: Kur nuk ke c'i ben nuk e di se kujt ,ben nuk e di se cfare..

    Me duket e tejkaluar masa e marre ndaj djalit 15 vjecar. Ne poezi shpreh ndjenjat dhe rebelimin e tij dhe kjo nuk do te thote qe vertete do bej ashtu sic thote.

    " Kush jane keto fytyra rreth meje? ... Do isha fatlum sikur dhe une te kisha mundesine te zgjidhja cfare doja te behesha, sic zgjedhin ata)
    "Jam i erret, shkaterrues dhe i rrezikshem... mund te jem nje tjeter nga ata femije qe sjellin arme ne shkolle per te vrare nxenesit.)

    Ai thote "MUND" dhe nepermjet kesaj kerkon ndihme , do te ndryshohet dicka qe ai te mos arrije te behet ashtu si ka frike se do arrije.Te mos detyrohet te jete nje nga ata......

    Te erret, shkaterrues te rrezikshem jemi te gjithe.Rraca njerezore eshte e tille ne thelb. Te gjithe e dime por nuk e pranojme.Pretendojme se jemi komplet ndryshe por nese shkeputen zinxhiret qe na mbajne lidhur, te tille jemi.
    Laguna Blu

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:29
  2. Thirrje Per Shqiptaret E Maqedoni Ta Mbeshtesin -aksh-n.evetmja Alternativ
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 00:32
  3. SHBA dhe vendet kryesore perëndimore mbështesin pavarësinë e Kosovës
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 12:49
  4. SHBA mbështesin minoritetin shqiptar në Greqi
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 19:13
  5. Londer: Kleriku islamik, islamiket shqiptare mbeshtesin Al-Qaeda
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 09:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •