E di qe tani sapo jam prezantuar e ndoshta shume nga ju do te thone po kjo budallaqe eshte tani qe po na e hap barkun.
Dashuria E pare
Kisha degjuar qe dashuria e pare asnjehere s'harrohet por te pakten ke kujtime apo mbresa qe do ti kujtosh por fatkeqesisht une nuk kam asgje.
Historia ime.....
Kur isha aty nga viti i 4 i shkolles se mesme rashe ne dashuri: ne dashuri ti thuash qe i themi ne ne Shqiperi se nuk se si te biesh ne dashuri vetem duke e pare robin dhe pa e njohur fare ne kuptimin e fjales ma merr mendja qe eshte/ishte me shume obsession. Adoleshenca.........
Ky cuni ishte i pelqyer nga te gjithe dhe ishte shume i embel. Te gjitha gocat kishin simpati per te dhe kur me pyesnin mua nese me pelqente une gjithmone thoshja jo se me vinte inat qe kishte gjithe ata admirues por brenda vetes sikur fillova te ndeja per te.
Fillova te flisja me te miremengjes e mirmbrema por kaq ishte dhe kur e shifja me binte gjaku ne fund te kembeve. Keni parasysh se cfare dua te them me te se shume nga ju e keni provuar.
Filloi te me hidhte fjale me kunja dhe gjithmone bente gallate per nje shokun tim te klases dhe me pyeste nese ishte i dashuri im se e dinte qe e kisha inat. D.m.th i pelqeja edhe atij. Kur me pyeste nese doja te dilja per kafe i thoja jo se nuk kisha kohe e budallalliqe te tjera perfundimisht e evitoja, se doja te dukesha goce e mire ke parasysh ne Shqiperi jeton duke menduar se cfare do te mendojne robte per ty sikur te kesh te dashur, per opinion.
Me pas me duket se iku ne Gjermani por gjithmone vetem mendoja per te. Pas nje viti a me shume u kthye nga Gjermania. Pastaj kur vajta ne shkolle ne Tirane e shifja kur kalonte rruges me makinen e tij por kaq ishte e gjitha. Por keni parasysh se cfare ben dashuria e shifja makinen e tij qe nga presidenca sikur ai te ishte tek Nikolino. Jo vetem kaq por me pas iku ne Zvicer apo nuk e di se ku dhe une isha ne Shqiperi, kur u ngrita ne mengjes nga ora 6, se me duhej te behesha gati per shkolle, isha shume e gezuar dhe kisha nje ndenje te mire qe do e shifja, guess what kur dola tek rruga e gjuheve te huaja ai erdhi me makine ndaloi dhe me mori, dhe as qe nuk e dija fare qe ishte kthyer dhe ishte ne Shqiperi. Nuk me besohej, sa nuk po vdisja por nuk e dhashe veten. Po ikte ne Elbasan dhe ne makine kishte ca miq te tij. Vetem e pyeta se si ishte dhe si i kishte nga familja, dhe i thashe dhe faleminderit kur zbrita. Kur zbrita sa nuk po me leshonin kembet.
Per mua mjaftonte qe ta shifja vetem duke kaluar kalimthi me makine dhe ndjehesha mire.
Nuk e pashe per disa dite. Isha gjithe diten e gezuar dhe kisha nje parandenje se do te lidhesha me ate njeri dhe e mendoja duke me sjelle lule, dhe thashe me vte kur ta shof here tjeter do ti them "TE DUA" por isha gabim dhe shume gabim biles.
Nje nate pashe ne enderr sikur vajta tek nje njeri qe te parashikon fatin se kisha degjuar qe ishte tek "Rruga e Durresit" dhe ne enderr me tha se une nuk do te kisha jete me kete njeri dhe ne mengjes asgje nuk me kujtohej vetem keto fjale.
Kur nje shoqja ime (shoqe ti thuash) qe qekur e kam njohur nuk e mbaj mend te kete thene nje fjale te mire gjithmone vetem lajme te hidheruara kam degjuar nga ajo goce tha- degjove se cfare kishte ndodhur filan fisteku kishte vdekur, kishte bere aksident. Sa nuk vdiqa dhe i thase a je e sigurte se ne qytet ishin dy veta me te njejtin emer te pakten qe i njihja une. Po tha ajo jam mese e sigurte dhe kishte nja 5 dite qe kishte vdekur.
U mundova te mos e jap veten se ajo ishte robi i fundit qe doja ta dinte se une e doja ate cun. U ndava nga ajo dhe vajta ke dhoma ime dhe u futa ne shtrat se nuk doja te me degjonin te tjeret dhe po qaja mesa fuqi qe kisha. Kur erdhi shoqja ime e dhomes me pyeti se cfare kishte ndodhur dhe nuk i tregoja dot nga dhimbja qe kisha. Pastaj i tregova..............Qaja per dite , per nate, cdo ore, cdo minute dhe cdo sekonde e ndoshta do te qaj gjithe jeten time qe nuk isha me te kur kisha mundesi.
Tema kryesore e kesaj historie ishte qe ke te dashuroni thojini sa nuk eshte vone, dhe mos jetoni per opinion. Sikur neser te vdes me ka ngelur brenge qe une asnjehere nuk i tregova se e dashuroja gjer ne vdekje, por nga ana tjeter them me vete me mire qe nuk kam qene e lidhur me te se do te vuaja me shume, megjithese nuk e di se si vuan njeriu me shume vetem kaq sa vuajta e sa do te vuaj gjithe jeten time.
Pavaresisht qe vetem dy-tre veta e dinin se une e doja te gjithe e kuptonin ne shkolle e kudo qe isha se kisha pasur fatkeqesi po asnje nuk e dinte se kisha humbur my soulmate, dashurine e jetes time. Nganjehere cuditem me forcen e dashurise qe e desha dhe qe ta dini juve as puthur ndnjehere nuk e kisha.
N.q.s e keni degjuar kengen e Ronan Keating "If tomorrow never comes"
If tomorrow never comes
would she know how much i loved her.......and so on
per ju qe nuk kuptoni anglisht n.q.s e nesermja nuk do te vinte a do e dinte ajo se sa shume e desha.
Kam pasur shume kerkesa nga cunat, dhe te gjithe bien ne dashuri me mua kur me njohin si shoqe se kam very good pesonality dhe jam shume terheqese (good looking) por problemi im eshte se une nuk dua dot njeri. Pyes veten se a do te jete e mundur ndonjehere, maybe or maybe not.
Qe nuk kam per te dashur ndonjehere me ate force as qe nuk do mend fare por a do te dua ndonjehere valle sadopak. Edhe une si cdo goce tjeter kam enderrat e mia dhe kur shof cifte me behet zemra mal por sikur behem dhe xheloze ne te njejten kohe, ne kuptimin e mire te fjales. Pse nuk kam edhe nje njeri qe ta dua dhe te me doje real love i mean.
Pra sot sic e shifni juve jam mbushur mend por nje cike si vone: kur ishte koha qe ti thoja nje njeriu qe e doja nuk e beja dot por tani le ta merrni vesh ju dhe e gjithe bota se une e desha tmerrsisht ate............. dhe me duket se do e shof prape, por realiteti eshte jo.
Ti je ne nje bote
e une ne nje tjeter
sa keq qe nuk lidhemi dot
me telefon as me leter.
Nuk e di pse pyes si nuk lidhemi dot
kur ne nuk u lidhem kur ishim ne nje bote
![]()
I loved you then
and i love you still
I miss you now
and i always will!!!!
"Parandenjat e mia nuk me kane genjyer kurre, kujtimi i nje gazi a nje brenge jehon me dhembje mbi shpirtin tim dhe nxjerr se andejmi gjithefare tingujsh Qenkam gatuar ne menyre te cuditshme"
Krijoni Kontakt