Del robi në rrugë, dhe pa patur nevojë të hapë fare The New York Times, në faqe të parë të saj lexon titullin "For Albanians, It's Come to This: A Son for a TV" apo "Për shqiptarët ka shkuar deri këtu: Një Djalë për një TV" shkruar nga një Nicholas Wood. Ndjehesh aq keq, sa të duket se ata që të shohin hëm ty hëm artikullin mbetet vetëm të të pyesin "Ke gjë për të shitur?"
Artikullin online mund ta gjeni, po jap një lidhje,
dhe po ju lutem të dërgoni sa më shumë e-mail që të mundni tek adresa letter@nytimes.com, ti faksoni (212) 556-3622, apo dërgoni letra Editorit në adresën: The New York Times, 229 West 43rd Street, New York, N.Y. 10036-3959.
Mjaftojnë dhe dy fjalë.
Krijoni Kontakt