Shpesh mahnitem sa shpejt rrokullisen vitet, dhe jo vetem aq por nuk pertojne aspak te marrin me vete gjithshka gjejne perpara, dhe vetem pasi arrijne luginen e thelle llokocisin me nje uturime te madhe si te duan te shprehin disa zukitje mendimesh qe vitet i kane fshehur dikur ne skutat e thella te memorjes. E ajo vete duket qe ka bere nje pakt me harresen e cila mundohet te mbaje ne burgun e saj grimca te tera qe duken sikur cimbisin pafundesine, por asaj i shpetojne nga kthetrat disa pika qe vijne e vendosen ne mendjen time e qe nepermjet damareve vene ne levizje gishtat...
Nje imcak vinte tutje tehu ne nje Guzhine tipike Shqiptare,-"Babi, babi, po pse ma vuri Kreshnik gjyshi emrin"- pyet imcaku i habitur duke mos ndaluar se levizuri nje karrige qe si per dreq nuk qendronte ne ekuiliber. I perqendruar ne maksimum te karrigia degjon si neper vegim nje murmuritje qe mundohej te shpjegonte neper tym disa histori me njerez te fuqishem, kaloresa tringellues, te lehte si era e te pathyeshem si Malet e nje vendi qe nuk ekzistonte vecse neper legjenda...
U desh qe gjethet ta ndrronin ngjyren disa here perpara se imcaku te kthehej ne nje cunak i cili kishte nje kureshtje te cuditshme kundrejt gjithshkaje qe e rrethonte, kureshtje qe shpesh here kthehej ne bezdisje e shpesh ne nje torture nga ato qe vetem femijet te dhurojne, -" O bako, bako, po pse lindi me mbiemer Mati ai gjyshi, po Mati ca eshte, po.. po.." e po-te ishin te mveshura me buzeqeshje feminore, levizje capkene, e shpesh ndonje prapesi, dhe rralle ndonjehere murmuritjet ngrinin koke e mur-murnin lidhje farefisnore me disa mbreter qe cunakun e benin te flinte gjume...
GJyshja e merrte ne Sarande kur zhurma e Shkolles akoma nuk humbiste ne terrin e vetmise dhe e mbante gjate, gjate, aq sa cunit i dukej se kalonte nje jete e pastaj ne Tirane fillonte nje tjeter. Padashje u njoh me Dashurine e pare, nje Dashuri e embel, e qete, pa rrahje te shpeshta, por e shtruar dhe hir plote. Nje Dashuri qe i kushtohej Detit Blu, te thelle e gjigand, per te cilin noti dukej pak per ti shprehur Dashurine, prandaj afrohej naten dhe ne terrin e saj dritkat e yjeve depertonin shpejt per te lozur me dallget e atij deti te pafund e cuni e ndiqte lojen gjate e Dashuria shtohej e shtohej...
Por krahet e realitetit filluan te hapeshin shpejt e ato frynin larg e me larg memoriet e bukura te kaluara dhe i hapnin rrugen nje kuptimi e nje jete te re...
U linda e u rrita ne Tirane ne prill 1982 dhe kete prill mbush vetem 22 vjec. 190 cm. i gjate dhe... te tjerat i permbledh fotografia. Pas shkolles fillore Mihal Grameno konkuron ne shkollen e mesme profesionale Harry T' Fultz ne Tirane ku si per inat te tij konkuronin rreth nje mije nxenes pretendues per 125 vende te mundshme. Futet ne degen e elektronikes dhe tani mund te them pa frike qe ka qene shkolle qe ja vlente ti thaje trute kur i thone. Nuk dua te zgjatem shume me kohen adoleshenteske pasi ajo e ka qefin me moshen dhe historite e "bemat" jane aq te shumta saqe fillojne e te merzisin. Vlen te permendet fakti qe ajo kohe beri te bie ne dashuri me personin qe sot ka ndare jeten dhe qe e do jashtezakonisht.
I lidhur me nje firme Greke punon ne Rrjetet Telekomunikative dhe Kompjuterike ne Greqi dhe viziton mbi gjysmen e qyteteve Greke muajt e veres para se te filloje vitin e peste, ku dhe merr zjarr nje tjeter Dashuri por kete rradhe per token Meme. Kjo dashuri ngurtesohet e ze vend mire pas mbarimit te shkolles se Mesme dhe nje seri levizjesh ne Ameriken e Veriut duke perfunduar ne Kanada.
Vazhdon shkollen e Larte ne York University dhe pjese te programit ne Waterloo University (nje nga universitet me te mira ne shkencat egzakte ne Ameriken e Veriut) per shkenca Egzakte dhe Kompjuterike. Shume i apasionuar pas sitemeve Dixhitale dhe gjuheve Assamble qe bejne lidhjen e Hardit me Softin. Mbaron per pak.. Llogjike te Matematikes Diskrete dhe JAVA.
Shpenzon te pakten 5 ore ne jave duke notuar dhe me pak se dy ore duke lozur Basketboll (ka luajtur me te rinjte e Goshit ku vitin e fundit arritem ne Gjysem Finale me Korcen) perton te veje ne palester edhe pse dera e saj nga e Pishines eshte vetem 10 sec. me kembe.
Me merr malli shume per Tiranen dhe sidomos Saranden edhe pse i kam vizituar dy here deri tani.
Per ta mbyllur, personalisht jam bindur tashme qe ne Shqiptaret e kemi gjakun shume te vecante, dhe ashtu sic historikisht bashkimi ka bere qe te leme gjurme te thella ne Historine Boterore ashtu mendoj qe eshte e vetmja menyren qe te kalojme nga terri i nates nen mrekulline e Diellit, dhe sidomos kam shume besim ke Rinia Shqiptare, vini re me kujdes ne kete Forum dhe do te shihni qe ajo eshte e mrekullueshme.
Ju Falenderoj te gjitheve.
Krijoni Kontakt