Një tjetër operacion kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narotike, i cili u organizua nga policët italianë të Guardia di Financa ka përfunduar me një sekuestrim të suksesshëm. Dje janë sekuestruar në Malpensa të Italisë 20 kilogramë kokainë, e cila është droga e fundit që po pushton tregun.
Valixhja misterioze
Sipas mediave italiane, funksionarët e doganës kanë qenë duke kryer kontrollet rutinë në një maune të madhe e cila ishte nisur nga Brazili me destinacion Tiranën. Në këtë makinë kanë gjetur një valixhe të humbur mbi të cilën çuditërisht nuk ishte shkruar asnjë etiketë. Maunja kishte ndaluar në depozitën ku zbarkojnë bagazhet, ndërkohë që valixhja po endej mes bagazheve të humbura. Doganierët kanë vendosur ta kontrollojnë, por fillimisht e kanë lënë "në dorë" të nuhatjes së qenëve antidrogë të Guardia di Financa pasi menjëherë kanë dyshuar që në valixhe mund të gjenin ndonjë lloj droge. Në fakt, pasi qentë kanë dhënë sinjalin e pare, valixhja është hapur. Policët kanë zbuluar se bashkë me maunen po udhëtonin nga Brazili drejt Tiranës edhe 9,655 kilogramë kokainë, të fshehur në valixhen anonime dhe pa etiketë, me destinacion të panjohur dhe e fshehur mes bagazheve të humbura. Natyrisht që policët antidrogë kanë nisur edhe një kontroll të detajuar në maune ku më pas janë gjetur 10,400 kilogramë heroinë. Kështu sasia e drogës së sekuestruar ka arritur gjithsej në 20 kilogramë. Ky aksion është konsideruar si një goditje e rëndësishme kundër trafikut ndërkombëtar të drogës që fatkeqësisht ka nisur të përdorë rrugë shumë strategjike duke synuar gjithnjë e më shumë tregun europian, veçanërisht shtete si Holanda, Zvicra dhe Gjermania. Ky fakt vërtetohet nga sasirat e vogla të drogës që kapen çdo ditë e natyrisht edhe nga kolpo të mëdha si ai i djeshmi. Vetëm gjatë 6 muajve të fundit të këtij viti në Malpensa janë sekuestuar më shumë se 150 kilogramë kokainë e pastër
Krijoni Kontakt