Historianet do te shenojne qe ne shume vende, perparimi i tregjeve dhe sipermarrjes se lire ndihmoi krijimin e nje klase te mesme qe ishte boll vetebesuese per te kerkuar te drejtat e veta. Do te tregojne rolin e teknologjise ne pengimin e censures dhe kontrollit qendror - dhe do te mrekullohen me fuqine e komunikimeve te castit per te perhapur te verteten, lajmet dhe kurajon neper kufij.
Sakrificat e amerikaneve nuk jane njohur apo vleresuar gjithmone, por ato ia kane vlejtur. Ngaqe ne dhe aleatet tane ishim te palekundshem, Gjermania dhe Japonia jane vende demokratike qe nuk kercenojne me boten. Nje perballim berthamor me Bashkimin Sovjetik mori fund ne menyre paqesore - ashtu si dhe vete Bashkimi Sovjetik. Vendet e Europes po levizin drejt bashkimit, jo duke u ndare ne kampe te armatosura dhe qe marrin tatepjeten drejt genocidit. Cdo vend ka mesuar, ose duhet te kete mesuar, nje mesim te rendesishem: Per lirine ia vlen te luftohet, te vdiset dhe te mbrohet - dhe perparimi i lirise con drejt paqes. Dhe tani, ate mesim duhet ta zbatojme ne kohen tone. Kemi arritur edhe nje tjeter pike kthese - dhe vendosmeria qe tregojme do te formesoje fazen tjeter te levizjes boterore demokratike.
Perkushtimi yne ndaj demokracise vihet ne prove ne Lindjen e Mesme, e cila eshte fokusi im sot, dhe duhet te jete fokus i politikes se jashtme amerikane per dhjetevjecaret qe do te vijne. Ne shume vende te Lindjes se Mesme - vende me rendesi te madhe strategjike - demokracia nuk ka hedhur ende rrenje. Dhe lindin pyetjet: A jane popujt e Lindjes se Mesme disi larg pikes ku arrin liria? A jane miliona burra, gra e femije te denuar nga historia apo kultura per te jetuar ne despotizem? A jane te vetmit qe te mos e njohin lirine dhe te mos kene kurre as edhe mundesi zgjedhjeje ne kete ceshtje? Une, per vete, nuk e besoj kete. Une besoj qe cdo njeri ka aftesine dhe te drejten per te qene i lire.
Disa skeptike te demokracise deklarojne qe traditat e fese islame jane jomikpritese ndaj qeverise perfaqesuese. Kjo "arrogance kulturore," sic ia ka ngjitur termin Ronald Regani, ka nje histori te gjate. Pas dorezimit japonez ne vitin 1945, nje i ashtuquajtur ekspert japonez deklaroi qe demokracia ne ate ish-perandori "nuk do te funksiononte kurre." Nje tjeter vezhgues deklaroi qe perspektivat per demokracine ne Gjermanine e pas-Hitlerit jane, citoj, "ne rastin me te mire, te pasigurta" - kete pretendim e deklaroi ne vitin 1957. Shtatedhjetekater vjet me pare, gazeta Sunday London Times deklaroi qe nente te dhjetat e popullsise se Indise ishin "analfabete qe nuk e vrisnin asfare per politiken." Megjithate, kur demokracia indiane u vu ne rrezik ne vitet 1970, populli indian tregoi perkushtimin e vet ndaj lirise ne nje referendum kombetar qe e shpetoi formen e tyre te qeverisjes.
Kohe pas kohe, vezhguesit kane ngritur pikepyetje nese ky vend, apo ai popull, apo ky grup, jane "gati" per demokracine - sikur liria te ishte nje cmim qe e fiton sepse permbush standartet tona perendimore te perparimit. Ne fakt, vete puna e perditshme e demokracise eshte pikerisht udha e perparimit. Ajo meson bashkepunim, shkembimin e lire te ideve dhe zgjidhjen paqesore te dallimeve. Sic po demonstrojne burra e gra, nga Bangladeshi ne Botsvana, ne Mongoli, pikerisht praktika e demokracise e ben nje vend gati per demokraci dhe cdo vend mund te futet ne kete udhe.
Duhet te jete e qarte per te gjithe qe feja islame - besimi i nje te pestes se njerezimit - eshte ne perputhje me sundimin demokratik. Perparimi demokratik gjendet ne shume vende kryesisht myslimane - ne Turqi dhe Indonezi, ne Senegal dhe Shqiperi, Nigeri dhe Sierra Leone. Burrat e grate myslimane jane qytetare te mire te Indise dhe Afrikes se Jugut, te vendeve te Europes Perendimore dhe te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Me shume se gjysma e te gjithe myslimaneve ne te gjithe boten jetojne ne liri nen qeveri te ngritura ne menyre demokratike. Ata kane sukses ne shoqeri demokratike, jo pavaresisht fese se tyre, por per shkak te saj. Nje fe qe kerkon pergjegjshmeri morale individuale, dhe nxit ballafaqimin e individit me Perendine, eshte plotesisht ne perputhje me te drejtat dhe pergjegjesite e vete-qeverisjes.
Megjithate, sot ne Lindjen e Mesme ekziston nje sfide e madhe. Ne fjalet e nje raporti te koheve te fundit nga studiues arabe, vala globale e demokracise - citoj - "paksa i ka arritur shtetet arabe." Ata vazhdojne: "Ky deficit lirie minon zhvillimin njerezor dhe eshte nje prej manifestimeve me te dhimbshme te zhvillimit te manget politik." Deficiti i lirise qe pershkruajne ata ka pasoja te tmerrshme per njerezit e Lindjes se Mesme dhe per boten. Ne shume vende te Lindjes se Mesme varferia eshte e thelle dhe po perhapet, grave u mungojne te drejtat dhe u mohohet shkollimi. Shoqeri te tera mbeten ne vend numero nderkohe qe bota leviz perpara. Keto nuk jane deshtime te nje kulture apo te nje feje. Keto jane deshtime te doktrinave politike dhe ekonomike.
Me kalimin e epokes koloniale, Lindja e Mesme pa ngritjen e shume diktaturave ushtarake. Disa sundimtare adoptuan dogmat e socializmit, moren kontroll total te partive politike, te medias dhe te universiteteve. U bene aleate te bllokut sovjetik dhe terrorizmit nderkombetar. Diktatoret ne Irak dhe ne Siri premtuan rivendosjen e nderit kombetar, kthimin ne lavdite e lashta. Ne vend te ketyre, kane lene pas trashegimite e tortures, shtypjes, mizerjes dhe shkaterrimit.
Te tjere njerez, dhe grupe njerezish, kane fituar influence ne Lindjen e Mesme dhe pertej saj nepermjet nje ideologjie terrori teokratik. Pas gjuhes se tyre te fese qendron ambicia per pushtet politik absolut. Sekte sundimtare si ai i talibaneve tregojne versionin e tyre te hyjnise fetare ne kamzhikimin publik te grave, shtypjes se eger te cfaredo dallimi apo kundershtimi dhe ne mbeshtetjen per terroristet qe armatosen dhe trainohen per te vrare te pafajshmit. Talibani premtoi pasterti fetare dhe krenari kombetare. Ne vend te ketyre, duke shkaterruar ne menyre sistematike nje shoqeri krenare dhe punetore, kane lene pas vuajtje dhe uri.
Shume qeveri te Lindjes se Mesme tani kuptojne qe diktatura ushtarake dhe sundimi teokratik jane nje autostrade e drejte, e niveluar per askund. Por disa qeveri ende qendrojne te kapura pas zakoneve te vjetra te kontrollit qendror. Ka qeveri qe ende kane frike dhe shtypin mendimin dhe krijueshmerine e pavarur dhe sipermarrjen private - cilesite njerezore qe sigurojne - shoqeri te forta dhe te suksesshme. Edhe kur keto vende kane burime te stermedha natyrore, nuk respektojne apo zhvillojne burimet e tyre te medha - talentin dhe energjite e burrave e grave qe punojne dhe jetojne ne liri.
Ne vend qe te merren me gabime te se shkuares dhe te fajesojne te tjeret, qeverite ne Lindjen e Mesme nevojitet te ballafaqohen me problemet reale, dhe t'u sherbejne interesave te verteta te vendeve te tyre. Popujt e mire dhe te afte te Lindjes se Mesme te gjithe meritojne udheheqje te pergjegjshme. Per nje kohe teper te gjate, shume njerez ne ate rajon kane qene viktima dhe subjekte - ata meritojne te jene qytetare aktive.
Qeverite ne te gjithe Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore po fillojne te shohin nevojen per ndryshim. Maroku ka nje parlament te ri te shumellojshem; Mbreti Muhamed e ka nxitur te zgjeroje te drejtat e grave. Ja si ia shpjegoi Madheria e Tij reformat e tij parlamentit: "Si mund te arrije perparim shoqeria nderkohe qe grate, te cilat perfaqesojne gjysmen e kombit, kane te drejta te shkelura dhe vuajne si rezultat i padrejtesise, dhunes dhe menjanimit, pavaresisht nga dinjiteti dhe drejtesia qe u jepet atyre nga feja jone e lavdishme?" Mbreti i Marokut ka te drejte: E ardhmja e vendeve myslimane do te jete me e mire per te gjithe me pjesemarrjen e plote te grave.
Vitin e kaluar, ne Bahrein, qytetaret zgjodhen parlamentin e tyre per heren e pare ne afro tri dhjetevjecare; Omani ka zgjeruar te drejten e votes per te gjithe qytetaret e rritur; Katari ka nje kushtetute te re; Jemeni ka nje sistem politik shumepartiak; Kuvajti ka nje kuvend kombetar te zgjedhur drejtperdrejt; dhe Jordania kete vere zhvilloi zgjedhje historike. Sondazhet e fundit ne vendet arabe shpalosin mbeshtetje te gjere per pluralizmin politik, shtetin ligjor dhe lirine e fjales. Keto jane nxitjet e demokracise se Lindjes se Mesme dhe bartin premtimin e ndryshimeve te medha qe jane duke ardhur.
Nderkohe qe ne rajonin e Lindjes se Mesme vijne ndryshimet, ata qe kane pushtetin duhet te pyesin veten: A do te mbahen mend sepse i kane rezistuar reformes, apo se e kane udhehequr ate? Ne Iran, kerkesa per demokraci eshte e forte dhe e gjere, sic e pame muajin e kaluar kur mijera u mblodhen per te t'i uruar mireseardhjen ne shtepi Shirin Ebadit, fitueses se Cmimit Nobel per Paqen. Regjimi ne Teheran duhet te marre parasysh kerkesat demokratike te popullit iranian, ose te humbase pretendimin e vet te fundit per legjitimitet.
Per popullin palestinez, rruga e vetme drejt pavaresise, dinjitetit dhe perparimit eshte rruga e demokracise. Dhe udheheqesit palestineze qe bllokojne dhe minojne reformat demokratike, ushqejne urrejtjen dhe nxisin dhunen nuk jane aspak udheheqes. Ata jane pengesat kryesore ndaj paqes, dhe ndaj suksesit te popullit palestinez. Qeveria saudite po ndermerr hapat e para drejt reformes, duke perfshire nje plan per prezantimin gradual te zgjedhjeve. Duke i dhene popullit saudit nje rol me te madh ne shoqerine e vet, qeveria saudite mund te demonstroje udheheqje te vertete ne rajon.
Kombi i madh dhe krenar i Egjiptit ka treguar rrugen drejt paqes ne Lindjen e Mesme dhe tani duhet te tregoje rrugen drejt demokracise ne Lindjen e Mesme. Kampionet e demokracise ne rajon e kuptojne qe demokracia nuk eshte e perkryer, nuk eshte rruga drejt utopise, por eshte e vetmaj rruge drejt suksesit dhe dinjitetit kombetar.
Nderkohe qe vezhgojme dhe nxisim reforma ne rajon, jemi te kujdesshem qe modernizimi nuk eshte e njejta gje si perendimizimi.
Megjithate, keto jane parime thelbesore te perbashketa per cdo shoqeri te suksesshme, ne cdo kulture. Shoqerite e suksesshme kufizojne fuqine e shtetit dhe fuqine e ushtrise - ne menyre qe qeverite t'u pergjigjen vullneteve te popujve, dhe jo vullnetit te nje elite. Shoqerite e suksesshme mbrojne lirine me ane te sundimit te palekundur dhe te paanshem te ligjit, ne vend qe ligji te zbatohet ne menyre perzgjedhese per te ndeshkuar kundershtare politike. Shoqerite e suksesshme lejojne hapesire per institucione te shendetshme qytetare - per parti politike dhe sindikata, gazeta e media elektronike te pavarura. Shoqerite e suksesshme garantojne lirine fetare - te drejten per t'i sherbyer dhe per te nderuar Perendine pa frike persekutimi. Shoqerite e suksesshme privatizojne ekonomite e tyre dhe sigurojne te drejtat e prones. Ato ndalojne dhe ndeshkojne korrupsionin zyrtar dhe investojne ne shendetin dhe shkollimin e popullit te tyre. Ato njohin te drejtat e grave. Dhe ne vend qe te drejtojne urrejtje dhe percmim kunder te tjereve, shoqerite e suksesshme i bejne apel shpresave te popujve te vet.
Keto parime jetesore po zbatohen ne vendet e Afganistanit dhe Irakut. Me udheheqjen e qendrueshme te Presidentit Karzai, populli i Afganistanit po nderton nje qeveri moderne dhe paqesore. Muajin tjeter, 500 delegate do te mblidhen ne nje kuvend kombetar ne Kabul per te miratuar nje kushtetute te re afgane. Projekti i propozuar do te ngrinte nje parlament me dy dhoma, do te percaktonte zgjedhje kombetare per vitin tjeter dhe do te njihte identitetin mysliman te Afganistanit, nderkohe qe mbron te drejtat e te gjithe qytetareve. Afganistani perballet me sfida te vazhdueshme ekonomike dhe sigurie - do te ballafaqohet me keto sfida si nje demokraci e lire dhe e qendrueshme.
Ne Irak, Autoriteti i Perkohshem i Koalicionit dhe Keshilli Qeverises Iraken po punojne gjithashtu sebashku per te ndertuar nje demokraci - dhe pas tre dhjetevjecaresh tiranie, kjo pune nuk eshte e lehte. Ish-diktatori sundonte me ane te terrorit dhe mashtrimit, dhe la pas zakone te rrenjosura thelle te frikes dhe mosbesimit. Sigurimi i demokracise ne Irak eshte pune e shume duarve. Forcat amerikane dhe te koalicionit po sakrifikojne per paqen e Irakut dhe per sigurine e vendeve te lira. Punonjesit e ndihmave nga shume vende po perballen me rrezikun tek ndihmojne popullin iraken. Ngritja e nje Iraku te lire ne zemren e Lindjes se Mesme do te jete nje ngjarje madhore ne revolucionin demokratik global.
Megjithate, Amerika ka permbushur edhe me pare detyra te veshtira. Vendi yne eshte i forte; jemi te forte ne zemer. Dhe nuk jemi vetem. Liria po gjen aleate ne cdo vend; liria gjen aleate ne cdo kulture. Dhe nderkohe qe ballafaqohemi me terrorin dhe dhunen e botes, mund te jemi te sigurte qe autori i lirise nuk eshte indiferent ndaj fatit te lirise.
Me te gjitha sprovat dhe te gjitha sfidat e epokes sone, kjo eshte, mbi te gjitha, epoka e lirise.
* Pjese nga fjalimi i Presidentit te SHBA ne pervjetorin e 20-te te Fondacionit Kombetar per Demokracine
"Duhet te jete e qarte per te gjithe qe feja islame - besimi i nje te pestes se njerezimit - eshte ne perputhje me sundimin demokratik. Perparimi demokratik gjendet ne shume vende kryesisht myslimane, ne Turqi dhe Indonezi, ne Senegal dhe Shqiperi, Nigeri dhe Sierra Leone"
Krijoni Kontakt