Pa dyshim qe Gjergj Kastriot Skenderbeu eshte nje nga figurat kryesore te historise sone. Si figure e tille, ai ka frymezuar dhe eshte bere personazh kryesor i shume krijimeve folklorike si kenge, legjenda e mite te ndryshme. Shume autore shqiptare dhe te huaj e kane trajtuar figuren e Skenderbeut ne veprat e tyre, por persa i perket krijimeve folklorike te kohes se Skenderbeut, numri i tyre qe ka arritur deri ne ditet tona, fatkeqsisht eshte i paket. Kane mbetur vetem tre kenge dhe kenga e Gjorg Golemit, ku permendet emri i Skenderbeut. Megjithate, vete fakti se elemente te kengeve te vjetra rreth Skenderbeut gjenden ne folklorin arberesh te Italise, deshmon ekzistencen e tyre. Shkaku nuk eshte vetem koha e larget e krijimit te tyre, por perpjekjet gjate pushtimit te gjate otoman per ta fshire nga historia kete figure te shquar. Mungesen e kengeve e kane mbushur tregimet e shumta qe kane kaluar brez pas brezi, dhe flasin per kete periudhe te lavdishme te historise. Nderkohe, autor te ndryshem i kane perdorur keto krijime. Nje nder to, “Rapsodia di un poema albanese” e De Rades, s’ka dyshim se ajo eshte nje veper origjinale e tij, por nuk mund te themi se ajo eshte ndertuar vetem nga fantasia e autorit.
Krijoni Kontakt