Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2003
    Vendndodhja
    Ko
    Postime
    63

    Puthja E Gabuar

    P U T H J A E G A B U A R

    Gjithnjė i druhesha,
    ia kam pasur frikėn,
    Kėtij ēasti kur mes nesh
    do tė vinte puthja!
    Kolombi rrezikoi,
    por gjeti Amerikėn,
    Ndėrsa mua anija
    mė mbeta nėpėr ujra!

    Mė ndodhi ajo
    qė i trembesha prej kohėsh,
    Ti zgjodhe faqet
    pėr tė mė puthur,
    Po unė s’u lidha me ty
    pėr tė tė pasur motėr,
    As jam yt vėlla,
    qė tė kishte humbur!

    Pėr tė ardhur tek ti
    braktisa Jupiterin,
    Ku kisha rreth vetes
    njė mijė e njė vajza,
    Por asnjėra prej tyre
    nuk mė desh si ti,
    Asnjėra,buzėt,
    nuk m’i vuri te faqja!

    A s’shkojmė edhe njė herė
    brenda puthjes sonė,
    Nėn bliret qė i quanim
    mediokėr!
    Se ndoshta mund tė mos jetė
    edhe aq vonė,
    Pėr ta kuptuar qė s’je ime motėr!

    2 nėntor 2003



    NĖ KASAPANĖ

    Ky njeri do tė tė vrasė
    ty shqerkėz e vogėl,
    Mos e shih nė sy
    me dashuri aq tė madhe!
    Ajo thika e tij
    qė ty tė duket lodėr,
    Do bėjė qė mos blegėrish mė
    nėpėr livadhe!

    Kėshtu do mė kish ndodhur
    edhe mua dikur,
    Me njė njeri qė e vėshtroja
    siē bėn ti me tė.
    Shqerkėz e vogėl
    qė do tė piqesh nė furrė,
    Unė asnjė syri tė bukur
    nuk i besoj mė!

    28 shtator 2003


    PARABOLĖ

    Mė mbetėn sytė
    Andej
    Nga vjen brenga!


    Se prej andej
    Mė vjen gjithnjė
    Edhe ti
    E dashur!


    Jo derėn,

    Dritaren,

    E kam lėnė hapur!



    28 shtator 2003

  2. #2
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    te mrekullueshme...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58
    "te mrekullueshme..."(??)
    Me siguri une sduhet te jem ne rregull>

Tema tė Ngjashme

  1. Puthja dhe vendet publike!
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 04:31
  2. Puthja per shendetin
    Nga atropin nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-07-2023, 11:11
  3. Gishti drejtohet ne vend te gabuar!
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 06:32
  4. Puthja magjike.......
    Nga DI_ANA nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 17-07-2008, 08:57
  5. Puthja diellore!
    Nga SkenderRusi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 02:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •