shekulli
-----------
Një bukuri që po “vritet”
Prof. Ass. SAZAN GURI
Ajo që s’duhet të ndodhte, po ndodh. Edhe plazhi i Shën Pjetrit, i shenjtë për nga emri, i shenjtë për nga bukuritë që ofron, po prishet. Më saktë, po shkatërrohet dhe e dini nga? Nga dora dhe lakmia e njeriut, për të cilin thonë që “Po t`i kishte duart të gjata deri në Hënë dhe atë do ta shkatërronte”. Plazhi i Shën Pjetrit, një plazh i virgjër dhe i rrallë për nga bukuritë që ofron, klasifikohet si plazhi i vetëm që i ngelet Qarkut të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që përbëjnë mosnjohje dhe mostrajtim. Kjo për arsye se plazhet e tjerë që ndodhen përgjatë vijës bregore Lezhë-Durrës qëllojnë ose të papërshtatshme ose që karakterizohen nga masa të forta shtrënguese për ndërtim. Ajo që shpesh thuhej apo mendohej, që shëmbëlltyra Golem të mos përsëritej në plazhet e tjerë nuk u mund të arrihej. Në plazhin e Shën Pjetrit janë ndarë dhe janë dhënë toka me koncesion për 99 vjet brenda sipërfaqes së pyllit, duke përfshirë tokë edhe nga mjediset e rërës së plazhit. Brenda sipërfaqes së pyllit kanë filluar të ndërtohen vila dykatëshe dhe parashikohet të ndërtohen ndërtesa shumëkatëshe, me supermarkete të mëdhenj, që të kujtojnë më tepër një jetë urbanistike se sa një gjallim turistik. I gjithë masterplani është përgatitur për t’i dhënë jetë një qyteti turistik jo të vogël, mbi rërë, nën pisha dhe pranë vijës bregore. Në të njëjtën kohë sot në botë, si në shtete të fuqishme, ashtu dhe më pak të fuqishme, largësitë e ndërtimit në plazhe kapin një distancë jo më të vogël se 300m (Itali), 600m (Francë), 900m (Angli) dhe 1200m (Amerikë). Për më tepër, në legjislacionet e sotme po mendohet të spostojnë edhe më shumë këto distanca.
Arsyet janë të thjeshta: Rërërat bregdetare paraqesin veti të lëngëzohen në raste tërmetesh. Dukuri të tilla shkaktojnë zhytje të ndërtimeve, veçanërisht kur këto të fundit ndërtohen me lëndë me bazë guri dhe jo druri. Për vijën bregore, e përgjithshmja është që të lëvizë karshi tokës, për shkak të rritjes botërore të nivelit të detit, si rrjedhojë e ngrohjes së klimës; Zonat bregore në vendin tonë më tepër përfaqësojnë zona të zhytjes (subsidente), kjo për shkak të drejtimeve me sens të kundërt të tensioneve tektonike që veprojnë përreth tyre; Brenda pyjeve halorë, veç prishjes së ekuilibrave natyrorë, (si prishja e dunave ku marrin jetë pishat e buta, prerja e detyruar e pemëve për pak ndërtim më tepër, etj.,) nuk ndërtohet edhe për faktin se jetesa e banorëve gjatë natës vështirësohet për efekt të sasisë së madhe të CO2 të çliruar. Brenda dhe përpara pyjeve, por edhe pranë vijës bregore reflektohen ndjeshëm dhe negativisht parametrat erë deti, erë rëre, zhurmë deti dhe frikë pylli. Si pas pyjeve ashtu edhe në largësi me vijën bregore parametrat e mësipërm reflektohen ëmbël, butë dhe pranueshëm.
Si mund të merret në konsideratë një masterplan, siç mund të jetë ky i Gjirit të Lalëzit (Shën Pjetër) pa studiuar më parë infrastrukturën mjedisore, pa studiuar zonën nga pikëpamja gjeoteknike, i pastudiuar nga pikëpamja hidrogjeologjike, i pastudiuar nga pikëpamja sizmologjike, i pastudiuar nga pikëpamja gjeomorfologjike e hidrologjike dhe ku nuk është menduar se ku do të sistemohen mbetjet bashkiake, si do të trajtohen ujërat e zeza etj. etj., aq më tepër kur pjesë të këtij masterplani mendohen në kodra me pjerrësi dhe të paqëndrueshme.
Natyrisht që më parë mendohet të pritet një fushë me pyll ose të rrallohet po aq fushë me pyll, në mënyrë që të fitohet dhe të ndërtohet në mënyrë më të justifikuar në një tokë të tillë. Në varësi të parametrave që ofrojnë studimet gjeomjedisore, si psh. ato të leverdisshmërisë ekonomike, të trajtimit të mbetjeve të rrezikshme, të trajtimit të mbetjeve urbane, të trajtimit të ujërave të zeza, të kërkimeve dhe furnizimit me ujë, të përdorimit të tokave, të gjeomorfologjisë dhe hidrologjisë, do të përvijohen konturet e një studimi tip “masterplan” për zhvillimin urbanistik, turistik dhe arkitekturor të sistemit bregdetar për plazhin e Durrësit. Me qëllim që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm, si kudo në botë, “masterplanet” për ngritje të fshatrave apo qyteteve turistikë (dhe për plazhe të tjera të territorit të vendit, veçanërisht për bregdetin Adriatik, tashmë më tepër gërryes/abraziv), duhet të pozicionohen: pas pyllit të pishave; në distance minimale 400 m, ku kjo të përfaqësojë dhe standardin shtetëror për ndërtim në zona bregdetare; të jenë jo më të larta se 3- 4 kate (maksimumi 5 kate); të jenë jo me ndërtime betoni, por me lëndë drusore dhe të lehta; projekte për qëllime argëtuese turistike dhe jo urbanizim.
Për këtë arsye nuk duhet të nënshkruhet asnjë kontratë për zhvillim teknologjie apo turizmi, të cilat gjenerojnë me kohën ndikime negative në mjedis, nëse pike së pari nuk përpilohet: një strategji e caktuar; një plan veprimi i caktuar; alternativa zhvillimi të caktuara të shoqëruara gjithsecila me projekte të leverdisshmërisë ekonomike. Për fat të mirë, kjo gjendje sapo ka filluar dhe ekzistojnë ende mundësi riparuese. Do të mjaftonte një “bonsens” sado i imët ndaj natyrës, sepse ajo nuk do të na e falë.
02/11/2003
----------
Beton e hekur po e ben Mafia Bregun e detit.
Brezi me Pyjet me pisha ne zonen Plepa-Golem-Mali Robit-Karpen ishte dikur nje mrekulli e natyres dhe e dores se njeriut qe mbolli ato mijra e mijra pisha qe ju pershtaten tokes ranore te zones.
Mbas 1990 e ketej Hajdute te te gjith kalibrave i jan sulur asaj zone dhe me ne fund e shkaterruan e sot ajo eshte kthyer nga Pyll bregdetar me Pisha ne nje tip LAPRAKE me plehra.
Tani dhe plazheve te Bukura te zones se Gjiut te Lalzit e Rodonit (Rrushkull-Hamallaj-Shenpjeter etj..) me ranishte e pyje natyrale e pyje te mbjella nga njeriu po u vjen fundi.
Per kuriozitet do shohim a do reagoje Parlamenti ose qeveria mbas artikullit te ktij Profesorit...apo jo..
Ose MOIKOMI te pakten qe mbahet si admirus i Breg detit..
Se Saliu as qe kupton nga kto gjera..
Kalonte per dit pran Lanes kur ish president e kurre nuk "vuri re" se aty po behej Depo Plehrash..
Tani i dha leksion hajduti Ed Rama.. qe i tha..Keshtu Pastrohet kryqyteti e keshtu vidhet..ke inat..plas..
Mir ja beri..
Krijoni Kontakt