Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Jeta Nen Nje Prapanice

    Sot eshte dita e 7332 e luftes sime. Ndihem i lodhur. Gati per t’u dorezuar. Ndjenja e fajit nuk me le te qete. Do ndeshkohem. Dikur do vije dita kur nje tjeter te hakmerret mbi mua. E ndiej, arrij te shoh larg njerezimin qe do rrembeje c’mund te kete nen kembe, per te me rrahur ne vdekje. Une do i pres. Ashtu si po qendroj ketu, i ngrire e me syte pertoke, afer shtepise time. Perballe, dritaret ne katin e trete, vazhdojne te qendrojne mbyllur. Brenda jeton nje armikja ime. E ndiej qe mer fryme aty. E degjoj kur i therret vdekjes me emer. Njehere me tha qe ngjaja i bukur si nje kafshe e therrur. E rreth meje nje pellg i zi. I mpiksur. Atehere klithi, ngjeshi turinjte e bushtres ne ajer e renkoi, perverse. Une ika me vrap. Ku me ka pare ndonjehere te ngordhur ajo. U binda qe pergjon. Per mua. Per armikun e saj.
    Tani leshon ndonjehere kelyshet e vet, qe si femije bushtre, kane mesuar te me thote baba kur iu kaloj afer. Une i nxjerr dhembet e mi te bardhe para. Ata s’tremben. Kujtojne se qesh e me vrap shkojne tek nena e tyre t’i tregojne c’i kam mesuar une.
    -Po ti c’ben?
    -Asgje! Nxitoj pa u takuar me njeri. Marr rrugen qe me fut te hyrja ime. Therras ashensorin e vetem kur futem brenda tij ndihem ne paqe. Atehere qesh. I afroj frymen time pasqyres e shkruaj disa here mbi avull”Kurva”!
    Dal nga ashensori, e i perulur, hap deren per t’u futur brenda. Nuk ka njeri ne korridor. Nxjerr shishet e mia nga canta e shpines, e i vendos ne frigorifer. Mallkoj nen ze ata qe jane ne dhomat e tjera, e me celesin qe shtrengoj ne duar, hap dhomen. Aty shtrihem i lodhur mbi nderresat e mia. Shtrati rri gjithmone i parregulluar. Hap kanatat e dritares. Gjithmone mbetet nga ai ajri i keq i mengjesit brenda. Gati mbytem. Me vjen per te vjelle, e te dera perplasem me qiraxhiun ngjitur, qe vjen te me kerkoje cigare.
    Atehere lus zotin te mos vjell mbi armikun tim. Kafshoj mishin e gjuhes, mbushem fort me ajer, aq sa jam per te shperthyer. Aq sa arrij te nxjerr vetem nje buzeqeshje te peshtire. Kurse tjetri nuk me njeh. Nuk me kupton. Me bie kraheve, e me tregon c’i ka ndodhur dje. Me flet per sportin. Per plagen qe s’i eshte mbyllur akoma. Per stinet qe do vijne. Ora ka per te ecur nje akrep prapsht. Te nesermen do jete manifesti i homoseksualeve ne piazza republika.
    Arij te shkeputem me nje shishe qe nxjerr nga frigoriferi. Mbyll grillen. Erresire. Bindem qe e kam te pamundur te shoh veten time. Atehere degjoj muzike. Pi dhe qaj. Me vjen keq per veten. Pas meje jetojne shpirtra te shojtur. Jashte meje hapen harqve dritash, ku behet nje jete tjeter. Jo e imja.
    Une vizatoj vija mbi fytyren time. Aq sa arrij te qesh. Mjaft. Ndihem i pangopur per t’u harruar…
    …Kam nevoje per ndihme miku im. Kam vertet nevoje per ndihme…
    & & &

    Dita e tij nisi me keq se zakonisht
    & & &
    -Miremengjes! Nje kafe dhe nje xhin!
    . –Tani fillon gjithcka,-kujtoi.
    Kapi ne duar filxhanin e nxehte. U dogj. Nuk tregoi me gisht asnje. U ul ne tavoline. Nisi te degjoje…
    Harroi te degjoje. Nisi te shikoje. Kapi me bishtin e syrit nje 40 vjecar te zi. Qe levizte prapa shpines se tij. Qe mori dicka ne tavolinen ngjitur me te tijen. E nisi te qeshe sikur ai mos ishte.
    Ruajti qetesine. Levizi shpatullat i besdisur. Nuk i vuri me veshin njeriut prapa. Deri kur ne nje moment te dyte, tjetri po dilte nga lokali. Vetem atehere ngriti me kembe nje karrige dhe e goditi. E shtriu pertoke dhe iu hodh persiper. Nisi ta godase me shkelma. Rreshkiti nen duar thiken xhepit e filloi te fishkelleje. Doli jashte me nofullat e deformuara.
    -Te rri te pres autobusin?-mendoi, e me gishtin e mesit ngritur lart, prenotoi makinat.
    Brenda autobusit nisi te ece. Iu duk pambarim mizeria e njerezve-pengesa. Gjeti vendin pas vitheve te nje minoreneje. U shtrengua brenda asaj hapsire aq sa nisi te psheretije. Asnje nuk u ndie. U spostua nje hap me prapa, e filloi te ferkoje organin e tij. Fort. Gjithnje e me shume. Te tjeret shikonin. Ulnin syte e nuk flisnin. E kur u ndje i kenaqur, u ngjesh akoma perpara.
    -Te gjithe me syte ne qiell,-peshperiti.
    Mbeshteti duart mbi trup. Barku iu fut brenda deri ne skelet. U mblodh ne vete. Kerrusi koken e nisi te fishkelleje. Frike. Ankth. Indiference…
    -ku ke humbur? Sot eshte shenjeterimi,-ndjeu t’i flisnin nga prapa. U kthye i lodhur. Pa nje shok te harruar prej kohesh dhe i zgjati doren. Tjetri e terhoqi pas vetes dhe e puthi. Dy here. Ne te njejten faqe. U spostua me larg. Vetem. I vdekur.
    -Pse je keshtu?-i foli vetes.
    -Te shkeli dikush.
    Levizi i gjithi.
    Autobusi frenoi e ai u gjet i mbuluar nga te tjere. Priti te ngriheshin te gjithe. Zgjati doren e u bind qe duhej te cohej vete. I dha fund udhetimit, e vendosi te ndaloje diku.

    …Neonet dhe copa e nje hene qe kishte harruar oren, po jepnin shpirt ato caste.
    Ishte hera e pare qe shkelte ne ate zone. E panjohur. Sikur te tjere kishin qene me pare aty, e kishin vendosur mos largoheshin me. Te lodhur. Te semure. Te padukshem. Te shtrire ne gjumin e cdo nate mbi trotuaret e lagesht te atij vendi.
    Rreshkiti si hije mes tyre, u ul mbi kartona qe me vone do beheshin zjarr, e mbeshteti duart ne koke.
    -Eja ketu, afer meje,-degjoi dhe pa nje njeri me duart e hapura.
    Nuk levizi. Nuk foli dot. Tjetri ishte i gjate. I frikshem. Me qafen e holle, te thyer ne dysh mbi gjoks.
    -C’te solli ketu?-i tha, e beri nje refleks te hijshem, duke shkalafitur me nje gjysem rrethi kacurrelat qe i pengonin veshtrimin.
    -Ika!
    Eja me mua,-dhe tjetri e terhoqi me nje force te vrazhde pas vetes.
    Nuk nuk ecen shume, kaluan disa metra, e u gjenden ne nje trotuar pis. Shishe te zbrazura e tabela te ngjeshura ne toke:Wc qensh.
    -Arritem! Naten do mbulohesh me xhaketen time. Ben fresket.
    -Mire.-tha e kuptoi qe ishte diku mes dy dimensionesh. Brenda te panjohurve qe i flisnin e s’i flisnin.
    Edhe te tjeret, si i panjohuri i tij, e kane copen e tyre te trotuarit.
    Njerez pa ekzistence. Me frike e ankth per te djeshmen, per token ku kane varrosur te tashmet. Ata. Te gjymtuar pa e kuptuar ndonjehere pse.
    Edhe ate, mengjeseve do e bente qull makina qe lan rruget. Pa e dalluar ne ishte a s’ishte. Do vinte dita kur koha te bente nje kercim me lart. Te kalonin caste, e fasadat te dilnin boje. Shiritat e hekurit qe do mbanin me kembe ato mure, do ndryshkeshin nga uji i cdo mengjesi. E ai do binte ere. Si te tjeret. Kurse vendit do i jepej nje ngjyre tjeter. Do lyenin ata bashke me te gjitha fasadat. Blu. Te vdekur. Te padalluar nga te tjeret qe as kishin pse te pengoheshin ne kembe te zbathura, ta dala jashte xhaketave. Sepse ata ishin te padukshem. Problemet e tij ishin anonime. E atehere c’dreqin kerkonte aty?
    -ulu mbi jeten tende,-e i beri me koke nje grumbull kartonash. –Mos fol, e asnje nuk do te bjere ne qafe.
    Uli prapanicen mbi jeten e tij. S’ndodhi asgje. U rrehatua, aq sa nisi te mendoje prapanicen qe tani po rehetohej mbi copen e madhe te kartonit.
    Qeshi. Jo per shume. I erdhi pas vetes njeriu i meparshem. U be t’i flase. Tjetri e goditi me shkelm kockave. Edhe nje here. Ai u mblodh kruspull prej dhimbjes. Uleriu me ze te ulet, e u kollit gjak.
    -Cohu. Mos rri aty! Me gjej te ha!
    Me syte e zgurdulluar, mblodhi ato copa te skeletit qe i ishin shkeputur gjate sulmit. Pa kujdes, i futi ne xhanten e shpines e kokeulur nxitoi. Nuk u kthye asnjehere prapa. Derisa u ndodh larg. Ne kerkim te dickaje per te ngrene. Per tjetrin. Eci aq sa u keput. U plas ne nje vend pa njerez, e vetem atehere i dha oksigjen trurit te mendonte. Kafshoi nje cope mish nga dora dhe e peshtyu me perbuzje. Si qen. Tani kishte mish e skelet me pak.
    -Zgjohu, Llazar,-i foli vetes me zerin e nje tjetri, e brenda pusit te ndergjegjies, gjeti shtegun qe e futi brenda restorantit. Porositi te haje. Per dy. Ai dhe vetja e tij. Asnje tjeter. E ne mes te te ngrenit, qeshi, i mbushi fort faqet e tij me ushqimin qe s’u permbajt e shpertheu mbi te tjeret. Uleriu. Ia dha vrapit, me kemben e nje pule qe akoma perpelitej ne xhepin e xhaketes. Qe tani ishte e tija.
    -U kenaqa! Oh zot!,-e pa t’i rreshkiste prej vetes tisi i nje fytyre te trishte qe e urrente cdo mengjes. Edhe sot kishte bere armiq te rinj. Me mire te kthehej ne dhomen e tij...
    & & &
    Arriti te shtyhej nga njerezit qe hynin ne vagona metroje. Psheretiu, e hodhi syte rrotull. Ishin ngjitur njeri me tjetrin,e ai u var te hekuri afer, qe te mbahej. Treni u nis, e ne ate acarim te zakonshem degjoi dicka. Iu duk si zhurma e nje zinxhiri qe hapej, e kontrrolloi veten. Asgje. Floket e tij levizen vendit. Dikush qe po psheretinte pas tij, iu afrua me shume. Aq sa u ndje ne kurth. Mes hekurit e te panjohurit prapa. Qe nuk priti me, por i futi duart poshte shpatullave dhe e mbertheu ne hekur. Gjaku iu mpiks ngado. Paniku i la vendin urrejtjes. Me doren e kafshuar, kontrrolloi njerin xhep. Prania e tjetrit po behej e padurueshme. Gjithnje e me afer. Priti. Asgje. I panjohuri po i klithte ne veshush dreqin je ti,-e filloi te terhiqej prapa. –Ti…Ku eshte prapanica jote?
    E shtyu me force, u kthye, me doren tjeter nxorri dicka nga xhepi. E ne vend te nje thike mengjesi, kemba e pules se pjekur i shpetoi nga duart, kerceu mbi koka njerezish e u hodh nga dritarja. Nuk u mor me te. Vuri duart ne fundshpine, e trazoi me to ajrin qe ishte me bollek. Iu be vertet sikur nuk kishte me prapanice. Ku dreqin e kishte harruar atehere?
    Shtyu me berryla njerez. Dikush u pengua e u rrezua me te. Ishte hajdut. I kishte futur doren ne xhante, e tani po terhiqte c’kishte brenda. Kocka njeriu.
    -Hajduti!,-thirri, po zeri pa ngjyre nuk i terhoqi te tjeret. Ishte klithma e hajdutit qe kur pa c’kishte marre, u plas gjithanej pa ndjenja. Njerezit iu mblodhen rrotull. Dikush e ndihmoi te cohej, e ai nisi te tregoje. Iu vuri para rebrat e Atij, ende te fresketa ne gjak, e beri me gisht. Drejt kujt? Njerezit po bindeshin per dyshimet e tyre. Por asnje nuk po i afrohej. Te pakten deri kur dikush, klithi:
    -Ai njeri nuk ka prapanice,-e kjo mjaftoi te degjeneroje terbimin mes tyre. Me grushtat e tundur lart, iu mblodhen, e rrethuan, kerkuan ta vrasin.
    -Prisni,-u ndie zeri i holle i nje femre.
    Heshtje. Te gjithe u kthyen drejt asaj qe pa piken e drojes zhveshi pantallonat. Uli me kujdes mbathjet e i shkoi afer.
    -E njeh kete,-i tha e nisi te qeshe.
    Njerezit u shtyne nga te kater anet. U eksituan si shtaze. Do ta kishin masakruar, po te mos kishte gjetur nje vrime mes tyre, qe e coi drejt e te nje tjeter vagon.
    Ketu kishte me pak njerez, te gjithe te heshtur e te mbytur ne plane per te nesermen.
    -Uf, shpetova me duket,-foli, kur… treni u trondit.
    Edhe ai vagon u mbush me shpirtra ankimtare. Iken dritat, e mes dhjetra ulerimave, degjoi si po benin seks dy njerez.
    Seks. Brenda vagonit te mbushur me te tjere. Me doren e sakatosur goditi veten. Nuk ndihej mire.
    Metroja rinisi ecjen, e dritat u kthyen prape.
    Kush ka bere seks,-mendoi. Gjeti dy. -Ja ku jane,-tha, kur ne moment, gruaja nisi te klithe. Ndryshe. Jo si me perpara. Barku i saj i fryre rrotullohej andej kendej. Kafshoi gjuhen, shtrengoi dhembet, e vetem kur degjoi –Shtyje, shtyje,-u rrezua pa ndjenja pertoke.
    Ishte zgjuar dy minuta me vone. Mbi koke ishte nje femije nje ditesh,i lyer ne gjak e me kordonin e paprere qe i sherbente si organ. Tani po pshuroste mbi ate. Iu peshtiros, u ngrit me kembe e iu dha pas femijes. Qe duke erdhur rrotull njerezve te tjere, klithte gjithe gezim, babi, babi.
    -Jo,-tha.-Eshte e pamundur!
    -Jeni ne fundlinje! Ftohen te gjithe zoterinjte pasagjere te zbresin. Neser ju pret e njejta dite si sot!…
    iu fsheh te porsalindurit e u vodh jashte. Nje erresire e verber i ra persiper duke e qorruar fare. Gjitheandej mure.
    Derisa degjoi zera. Ndjeu eren e tymit. Pa zjarre te vegjel, mbi trotuare. Iu kujtua mjegullisht te kishte qene aty. Kerkoi te thoteos, por e pamundur. Dy duart qe ai i njihte mire nga forca e kapen per koke. I hodhen dicka siper dhe e terhoqen me zor.
    -Ku ke humbur?-, kurse ai s’degjonte. Me drojtje shikonte majat e kepuceve, qe kishin rene mbi te aq sa e kishin lene sakat. Dreq, shiko si po te trajtojme,-i tha tjetri, duke i treguar me bisht nje pale prapanica qe ngroheshin prane zjarrit, te ulur mbi kartona te thate e te ndritshem.
    Nuk kerkoi te mendoje me. Shkoi dhe u ul ai vete mbi prapanicat e tij. Mes njerezve te vdekur, qe te pakten dinin mire c’ishte zjarri. E ngrohta. Larg te tjerat. Trotuari i tij 2 me 2 ,do i mjaftonte sa te rornte mbi toke.
    …Duke folur ne heshtje, nxorri prej shpines copat e rebrave qe s’kishte mundur t’i merrte hajduti. Ia dha te hante bamiresit te tij. Ndjeu ftohte. U ngrit me kembe me te ndenjurat qe kishin rizene pozicion, e i fryu zjarrit duke i vene siper, flaken e kartonit te fundit, qe do digjej ngadale, deri ne mengjes.

    ERUSIS


    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Eris,
    Tregim fantastik! Tė betohem qė edhe F.J.Kafka do e kishte vėshtirė tė mos xhelozohej. Urimet e mija mė tė siqnerta. Forca narrative e ytja ėshtė drithėruese. Ti shkapėrcen tė gjitha caqet mediokre tė prozės. Ti ke arritur tė hartosh njė paradė tė pėrsosun tipash, dhe sinqerisht regjisorėt e filmave aktual modernė do tė tė paguanin mjaft mirė. Unė edhe njė herė tė them qė ndjeva kėnaqėsinė e njė pende profesionale.
    Urime mik dhe ec pėrpara!
    Agimi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk kam pasur kurre durim te lexoj nje pjese kaq te gjate, por mund te them se kjo ja vlejti plotesisht.
    E mrekullueshme.
    Urime mik.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    12
    Fenomenale,ky shkrim i yti me solli te njejtin emocion qe kam ndrier kur kam pare nje film artistik "Klubi i sherreve" besoj se duhet ta kesh pare,flet per mediokritetin e jetesores,se si ne,njerezit e perballlim jeten.
    SHume shkrim i bukur,bashkohem me mendimin e Z.Doci se duhet te te paguajne shume regjisoret per te "vjedhur" e paraqitur ne ekran shkrimet e tua.
    Urime Jorida
    Turma eshte ajo kafsha elementare ku instikti eshte gjithandej dhe mendimi asgjekundi......

Tema tė Ngjashme

  1. "Skandali Pango": Gjykata denon "Top Channel" me 450,00 euro
    Nga digital nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1004
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •