Projektligji i ri per lojrat e fatit qe parashikohet te miratohet sebashku me Paketen Fiskale 2004 parashikon qe rreth 70 per qind e parave te akumuluara nga subjektet t'u kthehen fituesve. Taksat ne keto linja nuk do te mblidhen me mbi xhiron, por ne kuota fikse. Ja te rejat qe sjell ligji i ri
Blerina Hoxha
Ndryshimet ne projektligjin e ri per lojrat e fatit do t'i bashkangjiten Paketes Fiskale te vitit 2004 duke pesuar dy ndryshime themelore. Se pari, tatimet mbi xhirot per lojrat me slotmachine dhe ruletat do te jene fikse dhe se dyti, subjektet detyrohen te kthejne rreth 70 per qind te parave te grumbulluara ndaj fituesve, bene te ditur burimet ne Ministrine e Financave. Deri tani tatimet mbi subjektet e lojrave te fatit sidomos ne ato qe e kane te mbeshtetur aktivitetin e tyre ne mjete elektronike jane mbledhur duke marre per baze xhiron. Nderkohe qe tatimi ne kete menyre, sipas konkluzionit te Ministrise se Financave ka rezultuar me shume evazion fiskal. Ne projektligjin e ri eshte vendosur qe keto aktivitete te tatohen ne ne baze te nje kuote fiske, si nje menyre per te shmangur abuzimet ne keto linja. Po keshtu financat kane vendosur qe perqindja e kthimit te jete ne raportet 70 per qind me 30 per qind per fituesit. Kjo sipas te njejtave burime do te sigurohet nepermjet instalimit te kuotave te kthimit ne slotmachina dhe ne ruleta, ndersa ne llotari te tjera keto do te kontrollohen nepermjet vulosjes se biletave nga Ministria e Financave. Po keshtu ligji i ri do te perfshije edhe nje riorganizim te lojrave qe ofrohen bashke me produkte te tjera. Kompanite qe te shesin produktet e tyre edhe me dhurata, duhet qe me pare te jene pajisur me leje perkatese dhe bashke me te, te paguajne nje takse te posacme. Deri tani keto linja ishin te palicensuara dhe te pataksuara nga tatimet. Ndryshimet do te vijone edhe me futjen nen kontrollin e fiskut te llotarive qe organizohen nga organizata te ndryshme per qellime humanitare. E tille ne vendin tone njihet llotaria e organizuar nga kryqi i kuq. Keto linja me ligjin e ri do te taksohen ashtu si aktivitetet e tjera te lojrave te fatit. Po keshtu ligji i ri do te perfshije nje organizim te ri te krejt kategorive te licensave, te cilat deri tani ishin dhene te klasifikuara ne kater lloje lojrash, ku perfshiheshin ato sportive, elektronike, te castit, kazinote dhe hipodromet. Ndryshimet ne ligjin aktual u ndermoren pas nje konflikti te eger ne pranveren e ketij viti ndermjet subjekteve te lojrave te fatit dhe Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, gjate te cilit shume aktivitete u mbyllen dhe u gjobiten. Fill pas kesaj situate Ministria e Financave mori inisiativen ligjore duke ngritur edhe nje grup pune per hartimin e nje projektligji te ri. Mirepo, ndryshimet ne nje prej ligjeve me problematike te paketes fiskale, nuk u shoqeruan me oponencen e komunitetit te biznesit, e cila ka filluar te ofrohet vitet e fundit per te ndryshimet ne paketen fiskale. Disa nga subjektet e lojrave te fatit jane ankuar ne Ministrine e Financave per kete qellim, porse burimet brenda ministrise thane se, dialogu me subjektet e lojrave te fatit per ndryshimet ne ligj ka qene i pamundur pasi ato nuk jane te organizuar ne shoqate.
Ja ndryshimet ne ligj
-Klasifikimi i licensave
-Dhenien e licensave sipas klasave ne dy faza
- Riformulim te kategorise se lojrave elektronike me fitim ne cast dhe vendosja e takses fiske per lojrat e fatit elektronike
- Organizimin e llotarive nga organet vendore per qellime humanitare dhe bamiresie
- Kazinote si shoqeri me kapital shteteror
- Konkurim per marrjen e licenses se kazinose
- Percaktim dhe kategorizim i lojerave qe luhen ne ambjentet e kazinove
- Kufizime ne dhenien e licenses
- Dhenia e licensave per personat privat ose shteteror, qe nepermjet tregtimit te mallrave organizojne llotari ne cast ose me hedhje shorti
Krijoni Kontakt